Sa bukur e përshkruan ai shkrimi hapës.Për një çast mu duk vetja sikur nuk po shkruhej për ndonjë qytet të Shqipërisë por për ndonjë qytet imagjinar me plot gjallëri e aktivitete..
Por realiteti është krejt ndryshe.Situata e Korçës ashtu si dhe e një pjese së mirë të provincës shqiptare është e mjerueshme.
Nuk është më ajo Korça e bukur plot lulishte,gjelbërim,rrugë të pastra,njerëz me edukatë që kur të flisnin me atë dialektin karakteristik të bënin pak si për të qeshur por që indirekt të bënin për vete.Korça tashmë ska as një park,edhe ato që ishin në qendër të qytetit ishin (në verë që isha) për mos o Zot.Pisllëku i madh dhe një kaos rrugor,ku më i forti e me Benzin më të bukur të hypte në tortuar e të shtypte pa i plasur menderja fare.
Kishe qef një herë e një kohë të dilje nga Pandat,që nga qendra e deri lart ishte plot parqe e gjelbërim...tashmë ndërtime pa/me leje që i prishën bukurinë Parisit tonë të vogël.Në qendër çtë them...pisllëku i madh (si në çdo qytet shqiptar) dhe lloj lloj matrapazi,me një tufë 5000 lekshe në dorë duke kërkuar dhe ai nëpër baltë të bëjë ndonjë lek.Kalldrëmet e famshme e aq të bukura tashmë shkojnë drejt shkatërrimit,për shkak të pakujdesisë qytetare dhe asaj institucionale.Jeta e natës...
Asgjë....
Nqs ju e quani jetë nate ato 2-3 klube ku mbas orës 9 nuk shkel këmbë njeri atëhere po keni të drejtë.Deri në 8.30 -900 kishte njerëz (çifte).Pastaj ato lokalet ku shkruheshin me gërma të mëdha VETËM PËR FAMILJARË ma heqin trurin.Po si i bëhet mor jahu për ne beqot,do ngelemi rrugëvelol
Kështu kjo jeta e natës së provincës....
Mirë do bënit të pyesnit ndonjë që rri non stop atje,se ne që ikim e rrijmë nga 20-30 ditë të gjitha fantastike na duken.. (sidomos ata që ikin,me qëllimin e vetëm me shit një çik por.dhë...por një çik fare ama ) lol
Krijoni Kontakt