Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Gjimnazi “Qemal Stafa” noton mbi ujrat e zeza

    Gjimnazi “Qemal Stafa” noton mbi ujrat e zeza

    Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Qemal Stafa” noton mbi ujrat e zeza dhe gjendet në orët e rrezikut të epidemisë. Pikërisht gjimnazi i njohur me traditë 80-vjeccare që nuk ka pësuar asgjë nga luftrat dhe tërmetet, tani përjeton ditët e zymta të indiferencës shtetërore, ku ccdo ditë mund të shfaqet ndonjë sëmundje e rrezikshme për gjimnazistët. Për këtë janë shumë të shqetësuar edhe prindërit e 1500 nxënësve të cilët me të drejtë kërkojnë nga organizmat përkatëse rregullimin e situatës.Alarmin e kanë dhënë dje, drejtuesit e gjimnazit të njohur të kryeqytetit të cilët kanë disa ditë që i kanë nisur disa shkresa urgjente organeve përkatëse për të ndërhyrë, që të mundësohet zhvillimi normal i mësimit në këtë shkollë.Në këtë letër thuhet: Drejtoria e shkollës “Qemal Stafa” ju lutet të ndërhyni për një problem emergjent që s’ka gjetur zgjidhje prej kohësh. Sepse shkolla jonë me tradita të vjetra në arsimin shqiptar, e cila ndodhet në qendër të Tiranës, po vazhdon të notojë mbi ujërat e zeza. Problemi rëndohet ccdo ditë e më shumë sepse lagështira e tepërt ka depërtuar në themelet e anës veriore të kësaj godine duke i dëmtuar ato”. Më tej drejtori Jovan Kristaqi shkruan se “si rezultat i kësaj, ka ccarje muresh në mënyrë të frikshme dhe devijim të planit të dyshemesë së katit të parë”. Sipas tij, shkaqet kanë të bëjnë me bllokimet e kanaleve, të kolektorëve ose problemeve të tjera teknike, por në rradhë të parë shkaku kryesor është indiferenca totale e institucioneve që merren me këtë punë. Sipas drejtorit, në këtë shkollë mësojnë mbi 1500 nxënës dhe kjo indiferencë e strukturave përgjegjëse është e pafalshme. Përvecc kësaj letre të dytë, drejtori vë në dukje se ka shkruar edhe para dhjetë ditëve një letër në adresë të strukturave përgjegjëse, por gjendja nuk ka ndryshuar akoma. “Askush nuk ka ardhur dhe ende nuk është bërë akoma asgjë”, ka nënvizuar drejtori. Me këtë rast ai bëri një apel publik duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme të problemit, ngaqë situata nuk mund të tolerohet më. “Nëse nuk do të veproni menjëherë, ju paralajmëroj se ndryshe ju do të mbani përgjegjësi të plotë për ndonjë rast të jashtëzakonshëm që mund të ndodhë”, ka theksuar ai.

    Sot.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Me vjen keq per gjimnazin "Qemal Stafa" qe ka perfunduar kaq keq.

    Nejse...
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    do ta kujtojme si ishte dikur ndrinte i gjithe

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pse ka pritur kaq shume ky Jovani ?
    Shoku Edvin ka krijuar nje administrate Bashkie ku cdo hall mund ta qash brenda minutit.
    Jovan Bregu Jovan Bregu, e paske ruajtur nevojen kaq vite qe ta perdoresh kunder 3 korrikut.
    Drejtor gjimnazi ky, Faqezi.
    Paska dhj Berisha te themelet e Shkolles me Gencin, kte do te trumbetoje ky firaun i PS.

  5. #5
    PimpetT (paj ) ;) Maska e __SwEeT_GirL__
    Anëtarësuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    somewherE
    Postime
    576
    uaaaa

    un aty kom shumicen e shoqerise.... gjynof te shkretit....

    Vazhdon mesimi apo jo...?
    nejse se do i marr ne tel neser

    uaaa me te vertete cfare katanditsje dhe masakrimi i shkolles..... turp per ato qe me sa duket as qe e paskan ndermend me e rregullu....
    E zeza urjat e zeza neper shkoll.... ky ishte kulmi
    * I DiDnT asK 2 B AlbaNiaN...I JuSt GoT LuckY ♥ *

    CrosiN Da Dead LiNe...Y


  6. #6
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    pse ka naj gjimnaz ne tiron qe nuk noton ne ujra te zeza kshu?
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    liderët shqiptarë kudo që janë ,ata nuk i ka shqetësuar e as nuk i shqetësoninë problemet që kan trojet shqiptare në përgjithësi.Problemi me të cilin ata mirren është ballkanija,si ate (ballkaninë)ta rahatoin e ta shohin të ndrituar ,se sa për problemet e shqiptarëve për to nuk çanë hallet kush se ne shqiptarët jemi mësuar me probleme e me të këqiat që na vijnë pa u ndalur fare.Andaj një përmbytje e tillë e një shkolle për elitën politike është" cikërrim",me të cilën as çë duhet të mirren këta politi(kuaj)kanë,shçiptaro-grek.

Tema të Ngjashme

  1. Gjimnazi “Loyola” në Prizren
    Nga forum126 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 18-03-2012, 20:04
  2. Gjimnazi ''Zef Lush Marku''-shkup
    Nga AnaH_M në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-03-2011, 06:31
  3. Gjimnazi Sami Frashëri, në Counter Strike
    Nga new-man në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 11:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •