Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Shkodra

    Refleksione mbi Shkodren

    (koha Jone)

    nga Skender Drini

    Ky qytet te fut ne mendime te thella dhe te trishton. Te trishton sepse nuk jeton si nje qenie e gjalle, por si nje arkiv qe ngerthen ne vetvete 2500 vjet histori. Dremit ne kete lemsh te gjate koherash dhe mbrohet me kete lemsh te gjate koherash.
    Djepi i kultures, djepi i kesaj dhe asaj.... Mund te kete qene po tani i ka mbetur femija ne djep! E fikem, e morem ne qafe kete qytet duke e mbrojtur me histori. Ajo eshte kthyer ne menyre te ndergjegjshme apo te pandergjegjshme ne nje nga ato maskat qe u vene ne fytyre atyre qe do te ekzekutohen per te mos pare flaken e plumbave.
    Mund te kemi menduar edhe per keto maska si per nje humanizem komik. Cfare nevoje kane per te denuarit qe e dine qe do te vdesin pas disa minutash? Ajo maske eshte nje humanizem mashtrues, sepse, duke mos pare, u jep te denuareve disa minuta shprese, por, ne te vertete, i mban te parebeluar.
    Trimat e kane flakur shamine maske qe iu lidhte syte dhe jane pushkatuar pa te. Ku jane keta trima sot? Si nuk e kupton kjo Shkodra qe po fiket pak nga pak me sy te lidhur? Jo, e kupton, sepse te gjithe flasin dhe ankohen per kete gje, por pakkush eshte i zoti te beje dicka.
    Me e keqja eshte se fikja ketij qyteti po i vjen nga shume ane dhe kjo ben pothuaj te pamundur te gjesh cila eshte arma vrastare. Nga ana tjeter, kjo vjen edhe pse nuk duam te thellohemi, nuk duam te studiojme dhe te analizojme, nuk duam te trazojme gjerat e pabukura dhe atehere nuk na mbetet tjeter vecse te rrime dhe te fshihemi pas historise.
    Po, a mund te na mbroje gjithnje edhe ajo? Thuhet se po na mbyt nje urbanizem fshatar, po pse nuk themi qe krahas vlerave te padiskutueshme kulturore, artistike dhe civilizuese, qyteti ka vuajtur dhe me pare nga keto.
    Pjesa kryesore e qytetit, sidomos krahu mysliman, eshte mbajtur me tregti dhe me renten e tokes, qe nje pjese ishte e trasheguar, nje pjese ishte benefis turk. Pjesa katolike e qytetit eshte me e varfer sepse benefiset turke rrjedhin me pak ne ate drejtim.
    Deri ne prag te clirimit te vendit marredheniet e pronave te tokave me bujqit pothuaj i ngjajne marredhenieve gjysme feudale, te bazuara ne kontrata tradicionale gojore, te cilat rrallehere jane respektuar plotesisht. Kjo, sepse pronaret shkodrane te tokave kane qene tolerante ne vjeljen e te ardhurave, qe ne shume raste ishte fakultative dhe qe me vone mbeti pothuaj krejtesisht ne doren e bujkut, qe i conte pronarit aq sa i merrte mendja.
    Kjo ndofta eshte ne nderin e ketyre pronareve, te diferencuar ndjeshem nga pronaret e tjere te tokave ne krahina te tjera te Shqiperise, po nga ana tjeter eshte nje tregues i terthorte i te kenaqurit me pak, me ate qe te bie ne dore.
    Edhe marredheniet etiko-sociale mes bujkut dhe pronarit te tokes jane me te ndryshme se ne disa ane te tjera te Shqiperise, ngaqe bujkun ne rrethinat e Shkodres dhe pertej tyre nuk mund ta fyeje, ta nenshtroje dhe ta poshteroje, nuk mund ta penoje te kishte oxhak mbi cati, ose nuk mund t'i trazoje familjen sepse te vriste.
    Nje pjese e madhe e bujqve ishin deri vone si pjesetare te familjeve te pronareve. Ata merrnin pjese rregullisht ne gezimet dhe hidherimet e tyre dhe ishin te mirepritur. Fshatari nuk kishte per te madhe t'i therriste beut, as agait nga dera e oborrit dhe te shtrohej kembekryq kater ore pas oxhakut.
    Merret me mend cfare mund te bisedonte ky fshatar ato kater ore aty! Kjo eshte mikpritje, kjo eshte bujari fisnikeri dhe gjithcka mund te na shkoje neper mend, por mund te mos na shkoje neper mend qe ky ishte nje rrafshim me mentalitetin fshatar dhe nje pranim te terthorte i atij mentaliteti.
    Qofshim te gabuar, por deri ne prag te clirimit te vendit nuk eshte Shkodra qe ben presion mbi fshatin, po eshte fshati qe ben presion mbi qytetin. Po, nga ana tjeter, eshte e pakuptueshme si mund ta ushtroje kete presion kur deri shume vone kishte mbetur ne gjenezen e tij, ne nje prapambetje te llahtarshme!
    Nese kthehemi disa dekada prapa dhe kujtojme ato iniciativat e "famshme" per zhdukjen e zakoneve prapanike, do te kujtojme se cfare tablosh primitive nxorren ne drite ato. Deri ne vitet pesedhjete dhe ndofta me pertej nje pjese e konsiderueshme e familjeve shkodrane mbante bageti ne shtepi dhe kishte edhe nje depo bari (kullen e sanes). Pra, marredheniet me fshatin ishin te panderprera, megjithese kishte ardhur nje kohe tjeter.
    Kush do ta justifikoje kete gjendje thote qe bagetia dhe depoja e barit ne shtepi i perkasin koherave pas rrethimit te Shkodres nga serbo-malazezet, nga frika e perseritjes se nje urije te dyte, po ato mund te jene edhe me te hershme.
    Qarkullon nje shprehje per Shkodren, qe shumekush e pranon me teper krahun e dyte te saj, si per nje qytet qe ka mbajtur mbi shpine dy mallkime, ate te kulles se sanes dhe te diktatures. Po, pse aq katastrofik presioni i diktatures ndaj ketij qyteti, pse e diferencoi ajo nga te tjeret, megjithese aty ishte themeluar nje nga celulat e para komuniste?
    Sepse Shkodra e perqafoi ne menyre shume te zbehte luften nacional-clirimtare dhe komunizmin, kjo sepse ishte nje qytet radikal ne pikepamje, sepse kishte nje mireqenie ekonomike relativisht me te larte se pjesa tjeter e vendit, sepse kishte nje ide me te qarte per eksperiencen sovjetike fale kontributit te intelektualeve patriote nga fusha e klerit.
    Vec te tjerash, ketu e ka zanafillen terbimi i madh i diktatures ndaj klerit me vone. Ankohemi shume ndaj te ardhurve te ketyre viteve te fundit se na shkaterruan qytetin dhe ky nuk eshte krejt i padrejte, po nuk vrasim mendjen te gjejme shkaqet.
    Ne nje vellim ne shtyp autori i ketyre radheve shkruan ne menyre alternative: "I ardhuri i keq e prish qytetin, ndersa te ardhurin e mire e prish qyteti!" Vetem nje pjese e vogel e te ardhurve ishin te keqinj, por nese ata e inonduan qytetin gjeten mbeshtetje ne basifondet e tija.
    Ata zbriten nga malet ne te panjohuren dhe bene zullume, nje lloj si ajo pjese e emigranteve shqiptare qe u futen ne te panjohuren Europe dhe bene prapesira. Eshte e njejta tablo.
    Mafiozet shqiptare nuk mund te bejne asgje ne Itali e Greqi pa mafiozet vendas. Pastaj harrojme dicka me rendesi, harrojme qe i kemi thirrur vete ata, i thirri demokracia, por i thirri keq, pa u krijuar asnje kusht.
    Pse te kete Shkodra sot gjakmarrje, pse ta huazoje prape nga keta? Kjo ndodh rishtaz per ate qe thame me lart, per presionin me te madh te fshatit mbi qytetin, se sa te qytetit mbi fshain, sepse Shkodra nuk e ka pasur tradite gjakmarrjen. Ajo ishte latente ne vitet e shtrenguara te diktatures dhe shpertheu me frymemarrjen e demokracise.
    Te ardhurit mbartin me vete nje gen "agresiv", qe Shkodres i eshte zbehur nga tkurrja e gjate e diktatures, nga emigrimi i elementit me dinamik te saj dhe nga arsye te tjera.
    Mund te jete interesante nje konsiderate rreth atashimit te madh te Shkodres pas futbollit. Vec dashurise per kete sport ajo derdhi ate dinamizem dhe shpirt krijues qe ishte e rrezikshme po te angazhohej e fusha te tjera.
    Te vetmet biseda te parrezikshme ishin ato per futbollin, por edhe ketu duhej njefare kujdesi per te mos share shume Dinamon e Partizanin. Persa i perket genit "agresiv" te ardhurve nuk u duhet ta konsiderojne ilaritet mendimin, qe pas disa dekadash ai mund te kthehet ne nje element shtytes nese integrohet pozitivisht, nese merr ate qe duhet te marri dhe jap ate qe duhet te japi ne mjediset qytetare shkodrane.
    Shkodra eshte shquajtur ne rrjedha te shekujve per nje tolerance te mrekullueshme fetare. Ne kete qytet qe erdhi deri ne prag te clirimit me 25-30 mije banore jetonin prane e prane njeri-tjetrit tre religjione te ndryshme, qe asnjehere nuk paten trazime serioze brenda vetes.
    Vleren e civilizuar te qytetit e rrit edhe me shume fakti qe aty punuan disa konsullata te huaja, roli i disa prej te cilave eshte tani mjaft i njohur. Po, pervec ndonje provokatori te vogel ata nuk arriten te fabrikojne as tradhtare te medhenj, as spiun te medhenj dhe as zjarrvenes te medhenj te fese.
    Familje te medha te qytetit, pavaresisht nga perkatesia fetare, kishin kumbari me gjera-tjetren, shkonin e vinin per festa dhe respektonin ritet e njeri-tjetrit.
    Ne ate kohe Shkodra nuk ishte e ndare ne braham, budista dhe indu, sic mundohet te beje shakara ndonjeri, duke nenkuptuar me ta nje etalon te huaj per njeri-tjetrin. As sot Shkodra nuk eshte e ndare ashtu dhe perjeton gjithnje nje tolerance te admirueshme fetare.
    Megjithate, ne mjedise jo dhe aq te rendesishme gjenden gjithnje njerez qe rrine me veshet perpjete per te numeruar postet drejtuese ne pushtet, ne ekonomi, apo ne kulture, apo dhe ne sfera te tjera dhe per t'i ballafaquar ato me raporte fetare dhe kete gje jo rralle e bejne edhe ata qe e kane ne dore vendosjen e njerezve ne keto poste. Ilaritet qe shkaktojne disa nga keta persona qe zene keto poste tregon qe ata qe rrine me veshet perpjete nuk mendojne aspak per raportin mes njeriut te zot dhe te pazot, mes te aftit dhe te paaftit.
    Ne fund te fundit ky eshte raporti i vertete shqetesues, sepse ne njeri i zoti ne nje post drejtues nuk shqeteson askend me perkatesin e vet fetare. Keshtu do te ishte nese muziken ne Shkoder ta drejtonte kompozitori Zef Coba, teatrin Serafin Fanku muzeumin studiuesi i njohur Vili Kasmi, biblioteken helenisti Gjon Shllaku, apo nese rektor i universitetit do te ishte biologu i shquar Dhimiter Dhora dhe drejtues i qendres se kultures muzikanti Ridvan Karakaci.
    Disa nga personat e lartpermendur e kane kaluar moshen e punes, por u permenden si etalone te kultures, megjithese mosha e punes per nje njeri te shquar do te ishte mire te lihej ne doren e tij.
    Eshte pikerisht ashtu sic ben shaka nje humorist kur thote qe askush nuk do te varte buzet nese si kryetar bashkie do te zgjidhej nje njeri i zoti, qofte ky edhe Dalaj Lama! Njeri i zoti nuk te le "kohe" te mendosh per perkatesin e tij fetare dhe nuk e reflekton kete ne postin drejtues.
    E degjon me ore te tera Rrok Mirditen dhe as qe kujtohesh per religjionin e tij. Per te kujtohesh vetem si per nje njeri qe e do kete vend, qe e do progresin dhe qe te nxit te kujtohesh se je shqiptar!
    Ndonjehere se si mendon qe Shkodra nder mote ka qene e ndertuar si nje oaz mbi nje truall rere nga kane filtruar pa kthim njerezit dhe figurat me te shquara te saj. Pa u shtyre shume ne mote, se po te shtyhesh teper ky filtrim do te ishte katastrofik, mund te themi qe Shkodra nuk ka qene ne gjendje te rikuperoje nje poet si Gasper Palin, nje potencial kritik si Qemal Dracinin nje studiues si Arshi Pipen, nje aktor si Zef Jubanin, apo kompozitor si Prenk Jakoven dhe Tonin Harapin.
    Ku do ta gjejme me Luk Kacen qe e trajtuan aq poshtersisht dhe e moren neper kembe? Tinka Kurti eshte brenda kultures kombetare, duke jetuar dhe punuar ne kryeqytet, po e keqja eshte qe nuk ka nje binjake ne Shkoder!
    Dikush mund te thote qe koha qe shkon monumentalizon, krijon shabllone monumentale dhe sikur te pengon te shohesh vlera bashkekohore qe te sillen neper kembe. Edhe kjo mund te jete, por nuk eshte aq evidente per Shkodren.
    E vecanta eshte se emrat e lartpermendur jane talente dhe kapacitete te dala nga spontaniteti dhe jo nga nje politike e drejtuar kulturore-artistike. Shkodra ka vuajtur per kete lloj politike, por edhe nese ajo eshte sajuar gjate periudhes se diktatures Shkodra ka qene vetem nje apendiks i ketyre politikave.
    Edhe pas clirimit te vendit, Shkodra do te mbijetoje me "dhjamin" e vene nga shoqerite e shumta artistiko-kulturore fetare te paraclirimit. Ne ato kohe kishte me dhjetera banda muzikore, per shembull, ne Shkoder, kurse sot nuk jemi ne gjenjde te ngreme ne kembe nje te vetme! Shkodra e ka pasur te ndjeshme nevojen e nje elite politike dhe deri ne nje fare mase e ka edhe sot, sepse nuk kane jetuar gjithnje politikane iluministe te permasave te Gurakuqit, Saracit, Ivanajve, apo edhe te nje ministri me vizione te vecanta administrative sic ishte Musa Juka.
    Ndofta nuk eshte e tepert te thuhet qe qyteti eshte qeverisur nga dy pushtete, njeri i emeruar dhe ne mjaft raste i perbere nga nje elite e kultivuar dhe tjetri honorifik, i mbetur si trashegimi e dyerve te medha, qe ne mjaft vite perbehej nga nje elite e pakultivuar, por qe ishte teper potenciale se zoteronte pasuri te medha.
    Kjo elite kishte krijuar nje oaz vetekenaqesie rreth vetes dhe kishte nje fobi dhe nje frike rreth botes pertej saj. Duke qene e pashkolluar bota pertej ishte krejt e panjohur per kete elite dhe eshte ashtu sic thote E.Canetti per njeriun e pakultivuar qe "nuk i trembet asgjeje me shume se te panjohures" (E.Canetti "Masse et puissance").
    E panjohura e beri kete elite me 1880 te trembej nga hekurudha e pare ballkanike qe ishte menduar te niste ne Shkoder. Sot Shkodra nuk e ka me kete frike, madje ka nje guxim te tepruar, por i mungojne shanset. Eshte nje qytet pasionant, sidomos ne politike, ku ndonjehere e ka kapercyer arsyen, por e ka mbledhur veten shpejt dhe ka gjetur ekuilibrin, sic e ka gjetur tani. Ky pasion futet ndonjehere ne fusha qe nuk i takojne.
    Mezi u vendos ne bashki ngritja e monumentit te Karamahmut Pashes, sepse dikush ishte per monumentin e Zogut, dikush te Azem Hajdarit. Ne qender te qytetit eshte monumenti i Luigj Gurakuqit dhe fill pas tij rruga "Ahmet Zogu". Nuk ka ndonje gje te keqe, por duhen kritere, sepse po u vendos si kriter te kenaqurit e te gjitheve, atehere duhen kenaqur edhe nja dhjete komuniste qe kane mbetur ne Shkoder duke i vene ndonje rrugice emrin e ish-diktatorit.
    Po, ne fund te fundit, eshte ekonomia ajo qe percakton gjithcka dhe ekonomia eshte keq. Ndofta shkodranet ishin enderrimtaret me te medhenj te demokracise, por ajo pervec nje emigracioni teper te shtrenguar nuk u dha tjeter. Kjo, jo vetem per nje mungese pragmatizmi, apo edhe te nje tendencioziteti te qeverise socialiste, por edhe per mungesen e theksuar te imponimit te elites politike.
    Eshte pergjithesisht kjo mangesi imponimi qe i jep pergjigje asaj pyetjeje qe i mundon shkodranet pse nuk ka nepunes te larte dhe ministra nga Shkodra. Shkodra ndofta eshte aq e zymte sa duket ne veshtrim te pare, nuk eshte "e merdhitur" sic e klasifikojne pesimistet.
    Ka nje tendence ne rritje per te kerkuar ndryshime. Ka nje bashki dhe nje prefekture qe po punojne me mire brenda tolerances politike. Ka nje perpjekje te intelektualeve per t'i hapur udhe Shkodres permes Malit te Zi drejt Evropes Qendrore. Po fillojne te kthehen pak nga pak te rinjte nga emigrimi me qellimin per te investuar ne fusha te ndryshme.
    Evropa eshte gjithnje Evropa per shkodranet, por jo me me ate ekuivalencen e dikurshme te parajses.
    Shkodra duhet te veshtroje perpara, pa e harruar kurrsesi te kaluaren e saj dhe pa e kthyer kurrsesi ne mit ate.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    nga shtypi

    Vlerat historike tė kėsaj banese janė duke u zhdukur. Pushteti lokal prej vitesh e ka lėnė pas dore fatin e saj.
    Shtėpia muze e Gurakuqit, peng i njė pronari

    Copėzat e mbetura nga historia e Luigj Gurakuqit po zhduken ēdo ditė e mė shumė. Shtėpia muze e tij, ajo qė pėr shumė vite ka mundur tė ruajė dhe tė rrėfejė pėr tė tjerėt fotografitė dokumentet qė paraqisnin veprimtarinė patriotike, letrare, politike tė Gurakuqit…reliket e sendet personale tė tij, deri dhe rrobat me gjak qė mbante ditėn e vrasjes…tani rrezikohet tė shembet e tėra.
    Deri nė kohėt e vona kjo banesė tipike shkodrane, ka funksionuar si shtėpi muze dhe vlerat e saj arkitektonike dhe muzeale i kanė parė tė gjithė vizitorėt. Pėr aq kohė qė kjo shtėpi e ruante vlerėn e saj si shtėpi muze, ruhej me kujdes nga Palokė Dukeli, i cili jetonte nė njė jerevenė (barakė me mur) nė cep tė oborrit tė kėsaj shtėpie.
    Pėr aq kohė shtėpia ka patur vizitorė tė shumtė dhe ka shėrbyer si vend xhirimi pėr filma dhe emisione tė ndryshme.
    Privatizimi i njė shtėpie muze
    Pastaj nė fillim tė viteve '90 kjo shtėpi u privatizua nga Shtjefėn Gega, i cili e kishtė kėmbyer jerevinė ku jetonte kujdestari Palokė Dukeli, me hyrje pallati.
    Privatizimi i saj pati dhe probleme gjyqėsore, mes Gegės dhe trashėgimtarėve tė Gurakuqit, ndonėse Gega pretendonte se ia kishte blerė banesėn njėrit prej kėtyre trashėgimtarėve, shtetases Mashe Mazreku qė jetonte nė Tiranė.
    Sipas drejtorit tė degės sė monumenteve tė kulturės nė Shkodėr, privatizimi i kėtij objekti ishte i padrejtė dhe kjo solli degradimin e kėsaj banese. Nė vitin 2000 u dhanė nga shteti 3 milionė lekė tė reja, tė ndarė nė dy pjesė, (1.8 milionė dhe 1.2 milionė) pėr restaurimin e saj. U bėnė dhe preventivat dhe do ndėrhyhej nė dy katet nė cep tė shtėpisė dhe pastaj nė dy dhomat e tjera. Siē sqaron drejtori i degės sė monumenteve tė kulturės nė Shkodėr, nė kėtė kohė, shtėpia nuk ishte shumė e dėmtuar, por pronari Gega nuk lejoi kryerjen e punimeve. Ai kishte vėnė si kusht qė t'i merrte vetė paratė e dhėna nga shteti dhe ta riparonte po vetė kėtė shtėpi. E gjithė kjo ishte nė kundėrshtim me ligjin.
    Gjithsesi askush nuk ndėrhyri nė zgjidhjen e kėtij problemi ndaj Gega nuk lejoi mė hyrjen nė kėtė shtėpi muze. Kėshtu, qė prej asaj kohe shtėpia vazhdon tė degradohet.
    Heshtja e pushtetit lokal
    Ministria e Kulturės Rinisė dhe Sporteve, Instituti i Monumenteve tė Kulturės dhe dega e Shkodrės kanė menduar ta zgjidhin kėtė problem duke dhėnė fondet e duhura pėr restaurimin e shtėpisė "Ėshtė hartuar projekti i restaurimit tė plotė tė saj dhe janė premtuar fondet nė shtator",- tha drejtori i monumenteve tė kulturės nė Shkodėr, Marash Plepi.
    Por sipas Plepit, kjo nuk ėshtė zgjidhja pėrfundimtare pasi pronari Shtjefėn Gega ėshtė duke ndėrtuar mure tė larta nė pjesėn lindore tė shtėpisė, mbi themelet e mureve ekzistuese. Kjo ėshtė shkelje flagrante e kritereve tė restaurimit, thotė Plepi, i cili ka vėnė nė dijeni pushtetin lokal dhe policinė.
    Por askush nuk po ndėrhyn. Plepi fajėson pushtetin vendor, i cili duhet tė marrė masa pėr bllokimin e punimeve deri nė njė zgjidhje pėrfundimtare ligjore. Bashkia duhet tė bllokojė objektin nė ndėrtim dhe tė vihet ai nėn ruajtje. Duhet ngritur njė komision me pėrfaqėsues tė pushtetit lokal, monumenteve tė kulturės dhe policisė, i cili tė verifikojė dėmet e shkaktuara dhe tė gjendet njė zgjidhje pėrfundimtare. "Ky ėshtė shansi i fundit pėr kėtė objekt",- thotė Plepi-"Pasi mė vonė ajo nuk do ekzistojė fare.
    Qytetarė tė shumtė mė kanė telefonuar apo dhe takuar duke shprehur shqetėsimin pėr kėtė objekt, i cili po shkatėrrohet". Sipas disa miqve tė familjes Gurakuqi, tė cilėt kanė ndjekur me vėmendje problemet e kėsaj banese, privatizimi i saj ka qenė fatal.
    Anila Dushi

    Pronari i ri nuk prononcohet
    Shtjefėn Gega, ai qė prej kohėsh e ka provatizuar kėtė shtėpi muze nuk pranon tė prononcohet pėr tė gjitha kėto probleme qė janė shkaktuar.
    Askush nuk mund t'ia afrohet derės sė asaj shtėpie pėr aq kohė sa edhe vetė policia e pushteti lokal nuk kanė mundur tė depėrtojnė muret e larta qė rrethojnė shtėpinė e degraduar tė Luigj Gurakuqit. Shtjefėn Gega e quan pronė tė tijėn e tė parpekshme kėtė shtėpi. Asgjė mė shumė se kaq nuk sqaron.

    Pėrshkrimi
    Nė shtėpinė e Gurakuqit
    Shtėpia muze "Luigj Gurakuqi" ėshtė njė monument kulture me vlera historike dhe arkitektonike, pėrfaqėsuese e banesės shkodrane tė fundit tė shekullit XVIII e fillimit tė shekullit XIX. Shtėpia ėshtė ndėrtuar nė njė rrugė tė ngushtė tė lagjes "Gjuhadol" sot "Perlat Rexhepi" dhe aty ka lindur e jetuar patrioti i shquar Luigj Gurakuqi. Dyert e mėdha tė oborrit janė mbėshtetur mbi dy shtylla guri tė latuar. Pas oborrit me lule ndodhet shtėpia me ēardakun e hapur pa tavane dhe me njė shkallė guri tė latuar. Nė fund tė ēardakut ėshtė njė qoshk me tre shkallė mbi dysheme tė ēardakut ku ndodhen dhe njė rresht sergjene dhe dy dyer tė daltuara me qemer druri tė gdhendur, tri dritare tė odės sė zjarrit, njėra sipėr pėr dritė, dhe dy tė tjerat poshtė me hekura pėr tė parė njerėzit qė hynin e dilnin nė banesė. Pėrmes njė korridori tė ngushtė dhe njė dere pėrballė hyet nė dhomėn e fjetjes dhe nga dera majtas nė dhomėn e mirė.


    .........
    ta haje dreqi privatizimin e demo-socialistave.
    -------------------------------------------------
    Erzen,

    Ju lutem kujdes fjalorin.

    [eni]
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Edhe shkodren e ka hanger dreqi me krejt.




    .......
    SHKODER (12 Tetor) - Njė 33-vjeēar nga fshati Bardhaj, rreth 5 km nga qyteti i Shkodrės u ndalua sot pasdite nga policia lokale pasi kishte kėrcėnuar dhe mė pas rrahur dy mjekė. Burime nga policia lokale thanė se, rreth orės 17.30 nė repartin e kirurgjisė tė spitalit rajonal tė Shkodrės u paraqit 33-vjeēari Gėzim Duka i aksidentuar lehtė me motoēikletė, i cili ka kėrkuar ndihmėn e parė mjekėsore. Sipas burimeve, mė pas, ai pa asnjė ka kėrcėnuar dhe rrahur mjekėt kirurgė Halit Golemi dhe Shkėlqim Halili, duke iu shkaktuar plagė tė lehta nė pjesė tė ndryshme tė trupit. Menjėherė, drejtuesit e spitalit lajmėruan policinė qė shkoi nė vendngjarje dhe ndaloi 33-vjeēarin. Duka dyshohet se ėshtė autor edhe i disa veprave penale tė kryera nė kohė tė ndryshme nė rrethin e Shkodrės.

    anjo/ko (BalkanWeb)
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  4. #4
    shtrige..e..mire Maska e prettyshkodrane
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Vendndodhja
    larg shkodres
    Postime
    157
    Sa keq me vjen qe lexoj gjera te tilla per qytetin tim te dashur qe e dua shume edhe mi cdo gje kisha dashte te ishte the best
    Me vjen keq qe traditat e saja po vine e zbehen cdo dite e ma shume.......qe emri saj te bjere poshte e ma poshte......
    i lutem zotit qe te vije nje dite kur gjithcka te rregullohet edhe une te jem krenare qe jam shkodrane,edhe te kthehem e lumtur ne vendin tim....................anaway i love SHKODRA
    SA HERE LARG TEJE DO JEM
    GJITHMONE NE ZEMER DO TE KEM
    NESE DO KEM CA PIKA LOT NE SY
    DIJE SE ATO JANE LOT MALLI PER TY....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Korrieri

    -------------


    Shkoder, ngacmonte fqinjen, vritet 38 vjecari

    Astrit Makaj ka vrare me dy plumba pistolete Gjelosh Hilin nga lagja "Partizani", pasi ky prej kohesh ngacmonte te afermen e tij, Dila Kuvendi, nene e dy femijeve.
    Nje vrasje ne emer te moralit.



    Ka perfituar nga mungesa e gjate e bashkeshortit per "t'i rene me qafe", fqinjes se tij, 30 vjecare, por ka gjetur vdekjen nga plumbat hakmarres ne emer te moralit.
    Ky ka qene fati i 38 vjecarit, Gjelosh Hili, nga Pulti i Dukagjinit, banor i lagjes "Partizani" te Shkodres. I cili ka mbetur i vdekur pas plumbave te marre ne gjoks mbremjen e se merkures.
    Sipas burimeve zyrtare te policise se Shkodres, autori i krimit eshte identifikuar dhe eshte shpallur ne kerim.
    Te njejta burime shtojne se ai eshte 23 vjecari Astrit Makaj nga Dukagjini me banim ne te njejten lagje dhe i aferm i gruas se ngacmuar Dila Kuvendi.
    Gruaja, nena e dy vajzave, eshte ndjere gjithmone nen presionin e ngacmimeve te fqinjit, qe banonte vetem 10 metra larg shtepise se saj. E vetme ne shtepi, pas largimit te burrit emigrant ne Angli, ajo fillimisht nuk i ka treguar askujt per bezdisjet tendencioze, qe shumekush i quan te turpshme. Sipas deshmise se saj ne polici, Gjeloshi, nuk eshte mjaftuar vetem me fjale e kerkesa te hapura, por shume here ka tentuar edhe t'i hyje ne shtepi. Gje qe nuk eshte mundesuar pas rezistences se hapur te gruas. Atehere kur nuk ka mundur dot me te perballoje presionin, ajo i ka treguar per hallin e vet te shoqit dhe te afermve. Pas kesaj, ka qene 23 vjecari Makaj, ai qe ka vendosur te vere ne vend nderin e Diles, duke mos kursyer plumbat ndaj "dhunuesit". Policia, e mberritur menjehere ne vendngjarje, ka mundur te gjeje armen e krimit, pistolete dhe gezhojat. 38 vjecari, i plagosur u dergua ne spitalin rajonal te qytetit, por per shkak te plageve te renda te marra ne pjese te ndryshme te trupit, ai nderroi jete. Dila Kuvendi eshte shoqeruar ne komisariat, nderkohe qe pas identifikimit te autorit te vrasjes, ai eshte shpallur ne kerkim.
    -----------


    Tash rapsodi popullor Sali Mani ka qit nji kang.


    Heeeeeeeejjj

    O gjelosh o trim drangue
    Ma mir n'Dorian me perfundue
    Se ne 'gru t'huj ti me ngacmue
    Kur t'merr malli n' moll e ftue

    o heejjjjjjjjjjjjjj

    O kuvendon Dila me gra
    Mjer kush burrin larg e ka
    Halle plot mar i ka shpija
    Po s'len rehat mar as kojshia


    O ky astriti o djalo i ri e
    Ka kap pushk ka njesh alltie
    N'rrug Gjeloshin e ka mbrrie
    Plumin nen bark mor ja ka shtie.

    ringi dingi tingi cingi bingi xhingi

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-10-2002
    Vendndodhja
    Planeti "TOKE"
    Postime
    71
    Aman more Brah nga i gjen ca shkrime, me qiri i gjen ne mes te dites me diell
    Si rapsod ze vendin e pare. Rapsodi gazetave
    Se marr vesh je gajdexhi apo lahutar?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    fler flere a fler fleri, c'te zuri meraku ty.
    na trego ti ndoj gje me interestorante me qe dukesh inteligjent/e.

  8. #8
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Ha, ha, ha Brari...

    StarCraft.

    P.S. A s'ngjan kjo me ato qe po ndodhin aneekend vendit? Nje poet Kosovar ka thane:

    "Zgjohu Kosove,
    zgjohu nana ime. Balli dhe emri im i shkelur.
    Zgjohu moj , a s'po ma ndien vajin?"

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10
  4. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  5. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •