Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17

Tema: Bujar Qamili

  1. #11
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar mė parė nga ^^Gjalica^^
    Syni synin dashuronte

    Ti me zemrėn time
    Jo moj vajzė mos luaj
    Sonte ne kėt dasėm
    Mė buzeqesh,mė bėn tė vuaj

    Zani im , shpirti
    Vashė ty ta gėzonte
    Kur kėndoja kangėn
    Syni synin dashuronte

    Falmi vashė dy sytė e tu
    Zoti vet ti paska shkru
    Amanet ty ta ka lanė
    Tjeter kujt mos me ia dhanė

    Se moj zemėr unė e di
    Kena lind veē pėr dashni
    Dashninė zoti na e ka fal
    Me u dasht sa te jena gjallė

    Qė nga ajo ditė
    Vitet kan kaluar
    Vetėm se ate mbrėmjen
    Kurr skam me harruar

    Edhe nėpėr botė
    Kudo ku kam shkuar
    Ate kėngėn tane
    me gjith shpirt e kam kėduar.


    Je e vogel rrumbullak


    E kam nje merak o mi goce
    Si tia bej se di
    Me trego moj goce e vogel
    Se ku rrin me shpi

    S'ta tregoj une ty mor cuno
    Se nuk ka lezet
    Po e deshe shpin mor cuno
    Hajde gjeje vet

    Ti mos u merzit o moj goce
    Shpin kam pėr ta gjet
    E po sta gjeta shpin o mi goce
    Do t'ma tregosh vet

    Se ku rri me shpi mor cuno
    Po deshe me e ditė
    Unė e kam tek kafja e madhe
    Ku kalon pėrditė

    Oh cke moj goce
    Qe po rrin ke shpija
    Kam hallet e mija cuno
    Se mė ka zan dashnija

    Je e vogel rrumbullak
    Se me ty kam zan marak
    Hajde hajde marshalla
    Se me ty kam zan sevda
    Je e vogel rrumbullak
    Se me ty kam zan merak

    Hajde goce marshalla
    Djal me ty kam ra n'evda

    O cke mre cuno
    Qe po m'vjen vėrdalle
    O nuk tė lė rehat moj goce
    Deri sa te jem gjallė

    Je e vogel rrumbullak
    Se me ty kam zan marak
    Hajde hajde marshalla
    Se me ty kam zan sevda
    Je e vogel rrumbullak
    Se me ty kam zan merak

    Hajde hajde goce marshalla
    Djal me ty kam ra n'sevda



    Ē'po kendon bilbili


    Ē'po kėndon bilbili moj
    O nė degė tė manit
    Ai kėndon per mue moj
    S'do tia dij asnjanit

    Kno bilbil ti fushave
    Bashkė me kėngėn e vashave
    Qė kėndojnė lėndinave
    Pranė trėndelinave

    Ē'po kėndon bilbili moj
    O nė degė tė mollės
    Ai kėndon pėr mue moj
    S'do tia dij asnjanės

    Kno bilbil ti fushave
    Bashkė me kėngėn e vashave
    Qė kėndojnė lėndinave
    Pranė trėndelinave
    Faleminderit Gjalica, per pjesmarrje ne shoqeri... me andje e ndegjoja kte kengen e Bilbilit! po sikur te ndegjoja dhe "Zerin e Bilbilit"? qe zoti e ka krijuar te vetmin ze te tij,
    * *
    sa i embel sa i ndjenje,
    mu ne zemer seq me there!
    vall, a do te del dhe ndoiher pranvera?
    t'kendon bilbili si-perhera
    nga ta ndegjoja, ne dhena tjera...?!

    hajla!
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  2. #12
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Bujari dhe Artiola duet

    Ty mor djal s'tė dua

    Bujari

    Unė tė pres ty cdo mėngjes
    Dhe s'tė them ty asnjė fjalė
    Unė e ndjej shikimin tand
    Po at zemėr pse sma fal?

    Si njė hije ty tė ndjek
    Gjithandej kudo qė shkon
    Zemra jeme fort troket
    Po ti zemrėn sma degjon

    Artiola

    Je i mire e pėr merak
    Ma ndal zemra kur t'shikoj
    Prit tė rritem edhe pak
    Se kam frikė se mos gaboj

    Bujari & Artiola

    Ty moj vajzė unė shumė tė dua
    Ki kujdes se bėn zarar
    Mati fjalėt qė mi thua
    Se marr flakė e digjem zjarr

    Bujari

    Unė tė pres ty cdo mėngjes
    Dhe s'tė them ty asnjė fjalė
    Unė e ndjej shikimin tand
    Po at zemėr pse sma fal?

    Si njė hije ty tė ndjek
    Gjithandej kudo qė shkon
    Zemra jeme fort troket
    Po ti zemrėn sma degjon

    Artiola

    C'ke mer cun qė vje ksaj ane
    100 herė unė ta kam thanė
    Ti e ke djal nji shkodrane
    Qė e don tjetra ne Tironė

    Bujari

    Vajza tė bukura, ka shkodrane
    Dhe dashni, pėr zemėr kanė
    Besa drejt du me ta thanė
    M'ka met menja nė Tiranė.

    Bujari & Artiola

    Ty moj vajzė unė shumė tė dua
    Ki kujdes se bėn zarar
    Mati fjalėt qė mi thua
    Se marr flakė e digjem zjarr
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gjallica : 28-03-2006 mė 14:57

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-05-2005
    Vendndodhja
    Shkoder
    Postime
    139
    A e din kush si e ka titullin ajo kenga "Kur kalon ti rruges sime si lule zambak, ndalu pak e hishma synin se kam zan marak.." edhe a e din kush se mund ta baj download?

    Flm
    Kur u ndane, keshtu na rane.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    Nga Kengetari Bujar Uka, Titulli "Bylbyl"!

    Pranvera kaloi bylbyl
    Pranvera kaloi,
    Plaget sna i sheroi bylbyl
    Plaget s'na sheroi,
    Dola ne dritare bylbyl
    Erdhi i za bylbyly,
    A'thua mos je ti? bylbyl
    A po kendon bylbyly
    Shum mu duken gjat keta muaj te dimri
    Do ti shkruaj bylbyl
    O ne pol qylymi
    Shum mu duken gjat' keta muaj te veres
    Do ti shkruaj bylbyl
    O ne qosh te deres !
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    Oh, Kenga ime...

    1) Nga zjarret e mija
    Nese mund te rro, rro nga dashunia
    Ndize veten qiri, qiri me ni emer
    Jepi jetes drit, jepi lules emer...

    Oh, kenga ime mos u digj e kote
    Merre udhen nisu, nisu neper bote...(dy here)

    2) Nese te doli para ndoj shtegtar
    Ndoj shpres e ik, ik te un met pa
    Nese u dogje per atdhe nga mallengjimi
    Fluturo dhe eja, eja nga mergimi...

    Oh, kenga ime mos u digj e kote
    Merre udhen nisu,nisu neper bote...(dy here)

    3) Kullave dugagjinit
    Kullave te gurit jepi zemer shqipes
    Shqipes e Flamurit
    se ne kosov dhe njerzit tash, jan ne drit
    lutu per Kosov, lutju Perendise...

    Qh,kenga ime mos u digj e kote
    Merre udhen nisu, nisu neper bote...(dy here)
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  6. #16
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Bujar Qamili: “Zėri” dhe “zemra” e kėngėtarėve, nuk e kanė braktisur Shkodrėn

    Gjithmonė i respektueshėm dhe i thjeshtė, kėngėtari i madh i muzikės popullore shkodrane dhe shqiptare Bujar Qamili, tregon jo vetėm fillimet dhe njerėzit me tė cilėt ka bashkėpunuar, por edhe sukseset dhe mendimet e tij pėr kėngėn popullore. Bujari ėshtė i gėzuar edhe pėr djalin e tij, i cili ėshtė njė profesor i shkollės muzikės nė Shkodėr dhe kritikon momentin jo tė mirė tė mungesės sė kompozimit tė kėngėve tė reja popullore shkodrane. Bujari deklaron se “kėngėtari duhet tė kėndojė kėngė nga ēdo trevė e Shqipėrisė”.

    Pyetjes sė parė mbi fillimet e tij nė kėngė dhe botėn e artit, Bujari i pėrgjigjet me shumė emocion dhe respekt pėr tė kaluarėn. Ai thotė se: “Unė me tė vėrtetė sot mund tė kem arritur shumė, por unė nuk harroj kurrė qė ti hedhė sytė edhe nga e kaluara. Unė kam qenė rreth 14-15 vjeē thotė Bujari, kur kam filluar me klubin e rinisė “Heronjtė e Vigut” i cili ka qenė mbėshtetja kryesore jo vetėm te unė, por edhe te kėngėtarė tė tjerė me shumė emėr. Aty kanė qenė Justina Alija, Tonin Tėrshana, Sherif Merdani, Bashkim Alibali apo muzikantėt tė cilėt kėtė klub rinie, e bėnin njė epiqendėr tė artistėve me njė drejtor tė shkėlqyer Zef Bushatin dhe regjisor tė ndjerin Hilmi Tukaj. Por unė kam vazhduar tė kėndoj edhe nė fabrikėn e Duhan – Cigareve dhe e ndjeva veten mirė, sepse aty ishte Gėzim Kruja. Prej aty mė thirrėn nė shtėpinė e kulturės “Vasil Shanto” dhe aty fillova pak e nga pak, tė kėndoj kėngėn popullore shkodrane. Unė dua me kėtė rast tė pėrmend muzikantin e madh shkodran Nazmi Lishi, i cili me siguri duke parė vlerat e vokalit tim dhe interesin qė unė kisha pėr kėngėn popullore shqiptare dhe veēanėrisht atė shkodrane, mori pėrsipėr tė bėnte njė recital”, tregon kėngėtari shkodran. Nė kėtė rast kam pasur edhe ndihmėn e madhe tė drejtorit tė asaj kohe Bashkim Alibali. Koncerti i parė recital shkoi jashtėzakonisht mirė dhe bėra edhe njė turne nėpėr Shqipėri dhe aty ndjeva njė kėnaqėsi tė madhe duke menduar “se po bahem dikushi”, shton ai. Mbas kėtij recitali mė propozuan tė bėjmė tė dytin dhe unė kisha problem repertorin. Gjithsesi kjo punė kaloi lehtė tregon Bujari, sepse repertori kryesor ishte kėnga popullore shkodrane. Mbas kėtyre koncerteve recital, mua mė vjen ftesa nga njė institucion profesionist, nė tė cilin shumė kėngėtarė kishin zili vetėm tė hynin nė sallė dhe ky ėshtė teatri “Migjeni”. “Unė fillova me estradėn nė shumė premiera dhe tanimė e ndjeva veten profesionist dhe kjo sepse unė nė kėtė estradė profesioniste, kam gjetur njė elitė artistėsh kaq tė mėdhenj dhe kaq tė fuqishėm sa qė unė sot, vazhdoj tė jem korrekt me tė gjitha aspektet ku bėhet njė koncert apo jepet njė shfaqe”, pohon kėngėtari shkodran. Bujari me shumė respekt tregon se nė estradė ka gjetur Tano Banushin e madh, Paulin Prekėn, “kam gjetur madhėshtoren Zyli Milotin, kam gjetur artistin e madh Zef Deda”, Jolanda Shalėn, Drande Xhain, dhe them vazhdon kėngėtari Qamili tė pyes: Si mundet me kėto njerėz tė mos fitosh njė edukatė pune dhe profesioni, tė jashtėzakonshme?

    Unė kam shkuar nė vitet 80-tė nė estradė dhe kam vazhduar deri nė 92-shin e kėto janė fillimet e mia nė muzikė dhe jetėn profesionale nė kėtė drejtim, shprehet i mirėnjohuri Bujar Qamili. Pastaj ai tregon edhe pėr djalin e tij muzikant, i cili ka mbaruar liceun nė Shkodėr, dhe duke pasur edhe “veshin e thyer” sikundėr thotė ai, u pėrgatit tė konkurrojė nė Tiranė. “Artijoni nė konkurrim doli shumė mirė dhe vazhdoi studimet duke mbaruar vitin e parė dhe vitet e tjera, duke u diplomuar pėr kitarė. Tani ėshtė njė profesor i kitarės nė shkollėn e muzikės “Prekė Jakova” nė Shkodėr”, thekson ai. Pėr gazetėn “SOT” kėngėtari u pėrgjigj dhe dha mendimin etij nė lidhje me muzikėn popullore sot nė vendin tonė. “Unė do tė jem me ju tepėr i hapur. Sot ėshtė i lirė gjithsekush tė flasė, tė shkruaj, tė kėndoj dhe tė mendojė ēfarė tė dojė. Por gjėrat duhen thėnė si janė nė realitet. Unė e kam pėr krenari tė jashtėzakonshme tė jem kėngėtar i Shkodrės vazhdon ai. Unė kam vendosur njė gur nė themelet e interpretuesve tė kėngės popullore shkodrane dhe kėtė tė drejtė timen ekskluzive, nuk mund tė ma mohojė askush. Mė ka hyrė nė gjak kjo kėngė dhe kjo gjė qė nė estradė, ku kam gjetur dy artist si Bik Ndoja dhe Shyqyri Alushi. Ato e dinė se sa sukses kam pasur nė atė kohė, sepse i kam dėgjuar dhe jam munduar me marrė tė mirat dhe anėt pozitive tė tyre.

    Por dua tė dal kėtu, sepse dikur nė Shkodėr janė bėrė “Festivalet e Kėngės Popullore Qytetare Shkodrane”. Ka qenė edhe “Filarmonia e Shtėpisė sė Kulturės” nė drejtimin e Xhavit Ujkanit. Unė kam arritur tre festivale tė kėngės popullore qytetare shkodrane, dhe kam marrė edhe ēmime”, thotė Bujari me nostalgji, duke dashur tė sqarojė edhe shumė aktivitete serioze nė atė kohė. “Kėto koncerte kanė vazhduar me vite deri sa nė estradėn profesioniste tė Shkodrės erdhi njė njeri si Luan Borova, i cili bėri revolucion nė kėngėn popullore shkodrane. Ai ka marrė tė gjitha kėngėt e vjetra shkodrane tė ekzekutuara nga disa instrumente folklorikė tradicional tė Shkodrės dhe i hodhi nė njė formacion orkestral tė kohės. Ai ka bėrė qė nė pak vite tė orkestrojė tre koncerte tė “Karafilave qė ka Shkodra” dhe qė janė baras me 99 kėngė. Unė e pranoj botėrisht se jam i vetmi kėngėtar qė nė kėngėt e mia, dora e Borovės ishte mbi 40-tė herė”, pohon ai. Nė kėtė mėnyrė kėnga popullore shkodrane mori vlera tė mėdha dhe tė bukura.

    Sot kėnga popullore shkodrane deklaron Bujari, ka njė mungesė tė theksuar kompozimi. Kjo ėshtė njė mungesė e theksuar dhe e pa diskutueshme, forcon fjalinė kėngėtari i madh i muzikės popullore. “Ka vite qė ėshtė bėrė festivali i tretė i kėngės popullore qytetare dhe ėshtė bėrė vetėm njė kompozim i ri pėr atė kohė i kompozitorit tė madh Pjetėr Gaci. Emri ėshtė “Ky Marak” dhe gati u vendos qė tė hiqej si kėngė. Kjo kėngė doli dhe mori pėrmasa tė jashtėzakonshme dhe e kanė kėnduar mbi 30-tė kėngėtarė e qysh nė atė kėngė tė fundit e futur nė tė gjitha dasmat shkodrane dhe sot nuk ka mė. Kjo ėshtė njė mungesė e theksuar e kompozimit, nė njė kohė qė nė Shkodėr ka muzikant tė jashtėzakonshėm dhe tė mrekullueshėm”, tregon Bujari. Unė mund tė pėrmend Roland Gulin, Ilir Zogėn, Luan Degestanin por “nuk bėjnė kėngė mor vėlla” shpėrthen Bujari, mė detyrojnė mua qė nė njė album qė mund tė bėj, ti kthehem Shkodrės tė shumė viteve mė parė. Tė gjithė ato qė kanė mundėsitė pėr tė bėrė kėngėn e re shkodrane, nuk prodhojnė. E mira ėshtė qė kėto koncerte tė vazhdojnė dhe momentalisht ėshtė vetėm agjencia “Buna 1” qė po e mban Shkodrėn me koncerte dhe spektakle, deklaron me keqardhje Bujar Qamili.

    Kėngėtari shkodran qė ėshtė fitues i shumė ēmimeve ka edhe “Folk Universin” me ēmimin e publikut si dhe ēmimin “Nderi i Unionit” nga “Unioni Artistik i Kombit Shqiptar”. Por Bujari nga Presidenti i Republikės, ka marrė edhe urdhrin “Naim Frashri i Artė” duke qenė njė nga kėngėtarėt mė tė veēantė pėr ēmime, medalje dhe prezantime nė tė gjithė botėn ku ka shqiptarė. Pyetja tjetėr pėr Bujarin ishte nė formėn e “vėrejtjes” se pse nuk bėnte koncerte recitale nė Shkodėr. Kėngėtari i madh i kėngės popullore shkodrane, tepėr i interesuar pėr tė sqaruar njė herė e pėrgjithmonė kėtė problem deklaroi: “Unė e vlerėsoj edhe si pyetje edhe si vėrejtje. Pastaj kam deklaruar se kėtė vėrejte ma kanė bėrė edhe shumė simpatizantė tė mi dhe unė do t’ju them atė qė ėshtė realiteti. Unė nuk kam vėrejtje qė tė bėj koncert nė Shkodėr, por nuk kam mundėsi tė bėj njė koncert nė Shkodėr, duke pasur parasysh se koncerti ka pėrmasa jashtėzakonisht tė mėdha. Unė flas pėr njė koncert recital qė fillon qė nga “A” deri tė “ZH-ja” dhe nuk e bėj nė qytetin tim, pėr njė arsye qė ėshtė pėrmasa e madhe me tė ftuarit, grupi valleve, orkestracionet, organizimi, grupi TV-sė, punonjėsit e skenės, fonia, ndriēimi, salla e shumė tė tjera. Unė po tė them botėrisht se tė hysh nė “Sallėn e Pallatit tė Kongreseve”, hyn me 20 milion tė vjetra minus pėr recitalin tim”. Pastaj Bujari sqaron se kėto 20 milion merren nga 2000 spektatorėt pėr dy net me 10.000 lekė tė vjetra biletėn.

    “Nė Shkodėr e para ka 500 vende nė “Migjeni”, dhe biletėn unė nuk mund ta bėj mė tepėr se 5000 lekė tė vjetra dhe duhet tė jap 10-tė ditė rresht shfaqje, gjė qė ėshtė e pa mundur pėr tė nxjerrė harxhimet qė shtohen pikėrisht kėto 10-tė ditė shfaqje. Fitimi im, janė sponsorėt dhe vetėm ato. Sepse koncerti i merr tė gjitha lekėt e biletave e mjafton tė them se 6 milion tė vjetra bėjnė 6-tė orė nė pallatin e kongreseve dhe shumė miliona tė tjera, tė cilat shkojnė 20 milion tė vjetra”, pohon kėngėtari shkodran. Pothuaj nė fund, Bujarin pėr gazetėn e pyesim pėrse ka bashkėpunim dhe duete profesioniste vetėm me kėngėtaren Artiola Toska dhe jo me ndonjė artiste shkodrane. Do tė kisha dėshirė thotė ai, “por zoti e ka dhėnė se ajo nė radhė tė parė ėshtė njė talent me zė brilant dhe teknikė tė kėnduari qė radhė kush e ka”. Unė prapė them vazhdon ai, qė pėr krah meje tė ishte njė kėngėtare shkodrane, por ėshtė pak e pa mundur sqaron ai, sepse nė pėrgjithėsi kėngėtaret shkodrane nė karrierėn e tyre artistike kanė njė defekt, sepse kanė mbetur brenda Shkodrės. Kėtė e kam vėrejtje shoqėrore, sepse ato mė duan dhe i dua shumė pa pėrjashtim. Bujari deklaron se nė drejtim tė repertorit kėngėtarėt shkodranė, janė vetėm brenda Shkodrės dhe kjo sipas tij ėshtė njė defekt i madh. “Munden nė repertor tė tyre tė futet ndonjė kėngė e Shqipėrisė sė mesme apo tė jugut dhe trevave shqiptare. Do tė ishte edhe njė popullaritet krejt tjetėr. Mua mė urojnė duke mė thėnė se: e ke bėrė kėngėn shkodrane tė dėgjohet nė Gjirokastėr, por kėngėtari ėshtė kėngėtar, dhe duhet tė kėndojė gjithēka”, shprehet ai. Bujari nė fund thotė se atij i janė bėrė shumė oferta pėr tė shkuar dhe banuar nė botė dhe jashtė Shkodrės. Por ai nuk ka pranuar, sepse nuk qėndron dot pa qytetin e tij. Sa hipi nė avion thotė kėngėtari i madh i Shkodrės, mė merr malli pėr qytetin tim. Unė do tė vdes nė Shkodėr, pohon ai dhe i uron tė gjithė shkodranėve jetė dhe ditė mė tė mira.

    GAZETA SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Nuk asnje gje te keqe qe kenget e Bujar Qamilit te postohen ne forum,por ai vetem i ka kenduar ,me mire do te ishte ''teksti filani,muzika fisteku,kendon Bujar Qamili.Te me falni qe perdora fjalet filan fisteku ,por per momentin nuk mu kujtua fjala e sakte.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Shkolla 9-vjeēare e Sharrės mban emrin "Haxhi Qamili"
    Nga Albo nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 05:37
  3. KADAREJA mbi Fene ne Shqiperi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 01-07-2006, 00:09
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Qamili Nuk Pranoi Graden E Re
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-05-2003, 11:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •