Gripi i Shpendeve mberrin ne Shqiperi. Ministria e Bujqesise: H5N1 preku nje pule shtepiake
Nga Daniela Bonollari/Elona Mamushi
TIRANE-SARANDE (8 Mars)
Ministri i Shendetesise, Cikuli: Nuk ka vend per panik
Pas marrjes se konfirmimit se ekzistences se virusit H5N1 ne nje shpend te ngordhur ne fshatin Cuke te Sarandes, Ministri i Shendetesise, Maksim Cikuli, eshte shprehur se “ne kete faze nuk ka pse te kete panik”. Sipas tij shfaqja e gripit te shepndeve ne Shqiperi pritej, por sipas tij, vendi yne nuk eshte ende ne fazen e epidemise. Ai theksoi se specialiste te Ministrise se Shendetesise po vezhgojne situaten, ndersa theksoi se shpendet e ziera mire, ashtu si dhe vezet e tyre mund te konsumohen pa paroblem.
Gripi i shpendeve, nis asgjesimi i pulave ne fshatin Cuke te Sarandes
Ka nisur asgjesimi i pulave ne fshatin Cuke te Sarandes, ne te cilin eshte konfirmuar ekzistenca e virusit te Gripit te Shpendeve, H5N1. Kjo nuk eshte e vetmja mase qe Ministria e Bujqesise do te ndermarre ne kete zone. Ne fshat kane mberritur nje grup mjekesh te cilet do te vizitojne te gjithe banoret e fshatit dhe do t’u bejne atyre te gjitha analizat e nevojshme per te verifikuar nese ka te prekur nga virusi H5N1. Deri tani jane marre kampionet e gjakut te pjestareve te 2 familjeve ku jane gjetur te ngordhura 60 shpende, te cilat te cilat do te dergohen per kryerjen e analizave. Ne fshat ndodhen rreth 7500 shpende te cilat do te asgjesohen, nderkohe qe banoret e fshatit do te demshperblehen. Atyre do t'iu paguhen 700 leke te reja (cmimi i tregut) per cdo shpend te asgjesuar.
Gripi i Shpendeve, Presidenti Moisiu telefon kryebashkiakut te Sarandes: Mos krijoni panik
Rasti i pare i zbulimit te nje shpendi me grip shpendesh ne Shqiperi ka vene ne levizje dhe Presidencen. Presidenti i Republikes Alfred Moisiu i ka telefonuar kryebashkiakut te Sarandes, Edmond Gjoka. “Te merren masat e duhura per izolimin e zones ku eshte identifikuar virusi, te behet kujdesi maksimal per jeten e njerezve dhe te perballohet me qetesi kjo situate per te mos krijuar panik”, i tha gjate bisedes telefonike Presidenti Moisiu, Kryetarit te Bashkise se Sarandes Gjoka lidhur me kete rast. Presidenti i Republikes Alfred Moisiu u informua paraditen e sotme nga ministri i bujqesise dhe ushqimit Jemin Gjana per identifikimin e nje rasti te virusit te shpendeve.
Gripi i Shpendeve, Kryeministri Berisha: Nuk behet fjale per epidemi, thjesht per nje rast sporadik
“Dua tju bej thirrje dhe tju sqaroj se nuk behet fjale per epidemi te gripit te pulave por per nje rast sporadik”. Ky ka qene sqarimi qe Kryeministri Sali Berisha ka bere sot lidhur me zbulimin e rastit te pare te gripit te shpendeve ne Shqiperi. Kryeministri shtoi se virusi H5N1 ka 3 vjet qe shetit neper bote por ne asnje rast dhe ne asnje vend nuk eshte krijuar ndonjehere, epidemi. “Zbulimi ishte prove efikasiviteti e Task-Force. Por nuk ka vend per panik. Masat elementare sic jane larja e duarve, zierja me 70 grade e mishit te shpendit e ben te pamundur infektimin e virusit tek njeriu”, tha kryeministri Berisha duke shtuar se jane marre te gjitha masat e duhura ne zonen ku rezultoi shpendi i prekur me H5N1.
Nga Cuka e Sarandes flet e zonja e pulave te ngordhura: Hengra pule te semure dhe veze
Lefteri Bushi, e zonja e shtepise ku ngordhen 60 pulat ne Cuke te Sarandes deshmon se pa e ditur se me cfare kane qene te infektuara pulat, ajo ka konsmuar veze e mish te tyre. "Te 60 pulat ngordhen menjehere, ne mes te muajit shkurt. Une hengra nje nga pulat e ngordhura, ndersa kam konsumuar dhe veze te tyre. Por ndihem mire dhe nuk kam asnje simptome gripi“, shprehet zonja Bushi.
IKV: Do asgjesojme 2000 pula ne Cuke te Sarandes. Virusi mund te kete ardhur nga Greqia
Sipas Institutit per Kerkime Veterinare, (IKV) gripi i shpendeve ne Shqiperi mund te kete ardhur nga Greqia. “Shpendet emigratore mund t’a kene sjelle virusin nga Greqia. Nuk besojme se virusi ka kaluar ne njerez, por nje nga masat qe kemi marre eshte asgjesimi i rreth 2000 shpendeve shtepiake, (pula)., mase kjoe marre Brenda karantines se vendosur nga Ministria e Bujqesise e Ushqimit”, tha kreu i IKV, Dashamir Xhaxhiu.
Ministri i Bujqesise Gjana: Ne Shqiperi ka grip shpendesh. Ai u zbulua nga analizat ne Londer
Ministri i Bujqesise dhe Ushqimit, Jemin Gjana ka konfirmuar prezencen e gripit te shpendeve ne Shqiperi. Ne nje konference per shtyp te dhene sot paradite ne Ministri, Gjana u shpreh se kampionet e nje shpendi shtepiak qe u analizuan ne nje laborator ne Kembrixh ne Britani rezultuan te infektuara me H5N1.
“Rezultati na eshte konfirmuar dje ne mbremje. Nuk ka vend per panik. Gripi i shpendeve nuk eshte cunam”, ka bere thirrje Gjana duke shtuar se ne Sarande eshte vendosur nje karantine me rreze prej 3 kilometrash.
“Brenda kesaj zone do te behet identifikimi i te gjitha krereve nese jane ose jo te prekura dhe mos lejimin e zhvendosjes se tyre ne mjediset e paprekura”, tha Gjana. “Deri tani dyshohen me virus te gripit te shpendeve 60 pula qe ngordhen ne Cuke te Sarandes. Nderkohe qe do behen analizat per 1000 shpende te tjera”, tha Gjana.
Ne Sarande jane derguar dhe eksperte te huaj bashke me ata te vendit. “Te gjitha pajisjet e nevojshme dhe nje ekip prej 12 vetesh jane derguar ne Sarande nga Tirana mes te cileve dhe nje specialist anglez nderkohe qe dhe ne qytetin jugor eshte ngritur nje grup pune”, u shpreh ministri. Fshati Cuke ndodhet ne jug te Shqiperise ne zonen e Sarandes ne lagunen e Butrintit. Numri i shpendeve ne kete zone eshte rreth 2 mije.
Gripi i shpendeve mberrin ne Shqiperi
Gripi i shpendeve mberrin ne Shqiperi. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Bujqesise, sipas te ciles virusi H5N1 eshte gjetur ne nje shpend te ngordhur ne Sarande. Instituti Kombetar i Veterinarise beri publike se gripi i shpendeve eshte konfirmuar ne nje pule shtepiake.
Me 16 shkurt te ketij viti ne Cuke te Sarandes ngordhen 60 pula, ku kampionet e njeres prej te tyre u cuan per analiza ne Londer. Pergjigja e kthyer nga laboratori britanik ka qene pozitiv, duke deklaruar se shkak per ngrodhjen e pules shtepiake ka qene virusi H5N1 qe kishte prekur shpendin. Menjehere pas ketij lajmi Ministri i Bujqesise dhe Ushqimit, Jemin Gjana ka mbledhur direkt Task Force per te koordinuar veprimet qe do nderrmerren ne zonen e Sarandes.
Raste me H5N1 jane konstatuar ne te gjithe rajonin e Ballkanit. I fundit ka qene ne Serbi, por ne shumicen e rasteve kane qene shpendet shtegtare te prekur nga H5N1 dhe vetem ne Turqi u verifikua rasti i prekjes se shpendeve shtepiake.
(Balkanweb)
Krijoni Kontakt