Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Zhvillime të mbara dhe jo të mbara shqiptare

    Kemal Dervish, administratori i Programit të Kombeve të Bashkuara për zhvillim vlerëson angazhimin e qeverisë shqiptare për zhvillimin njerëzor dhe kritikon mungesën e bashkëpunimit mes pozitës dhe opozitës.

    Kemal Dervish, administratori i Programit të Kombeve të Bashkuara për zhvillim, UNDP, i cili po viziton Tiranën i ka quajtur tepër inkurajuese anagazhimin e qeverisë për të arritur objektivat e Mijëvjeçarit të Ri dhe siguruar një zhvillim njerëzor në përputhje me to. Madje nga Tirana ai u ka bërë thirrje vendeve të tjera të rajonit të ndjekin shembullin e Shqipërisë.

    Por nuk ka ndodhur kështu për klimën politike në vend. Gjatë një fjale që Kemal Dervish mbajti në Parlamentin e Shqipërisë, në një seancë të posaçme lidhur me dinamikat e zhvillimit të qëndrueshëm njerëzor, ai kritikoi mungesën e bashkëpunimit mes shumicës së djathtë parlamentare dhe opozitës së majtë, fenomen që vuri ai në dukje, gjeneron kriza politike.

    "Kriza politike, tha Keaml Dervish, sjell frikë dhe pasiguri. Frika dhe pasiguria pengojnë investimet si nga shqiptarët ashtu edhe investitoret e huaj. Ndërkohë që gjithë rajoni është i interesuar për stabilitet politik dhe zhvilim".

    Njëherazi me lëvdatat dhe kritikat, administratori i UNDP i ka sjellë Tiranës edhe një mbështetje më të madhe të Kombeve të Bashkuara në 5 vitet e ardhshme. Në prani të kryeministrit Sali Berisha, ai ka nënshkruar me titullarë të Ministrive përkatëse dokumentin zyrtar të realizimit të projektit për futjen e internetit në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Shqipërisë.

    Ky projekt shoqërohet edhe me treinimin për përdorimin e teknologjive të reja të informacionit. Programet e mbështetjes së Kombeve të Bashkuara ndaj Shqipërisë, të nënshkruara të martën në Tiranë nga Kemal Dervish, përfshijne edhe atë të fuqizimit të lidhjeve me diasporën për të krijuar kushtet e kthimit të trurit të emigruar nga Shqipëria gjatë këtyre 15 viteve të fundit.

    Kombet e Bashkuara marrin përsipër të mbështesin Shqipërinë edhe në fushatën ndëkombëtare për nxitjen e turizmit kulturor dhe mjedisor që fillon këtë vit.

    Ani Ruci
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Car thote ky more ? Aty u ca greku duke investu ky thote ska kushte per investime. Ti bi troc ky miku mos na bej dengla kot se skeni kushte. Ose Greku investo se esht idiot dhe sdi qe nuk kemi kushte, ose mos pasja e kushteve ne shqiperi esht kusht nga jahste qe te investoj vecse Greku. Epo qofshim perhere pa kushte. Nga nje here mbyllet dhe ai dreq syri, te pakten nje sy dhe behet ajo nderhyrje ekonomike nga jashte. Po Amerika pas luftes se dyte boterore qe ishte rrafshu Europa, rreziku per i lufte berthamore me Rusin gjithmone ishte nje aktualitet ditor, derdhi me miliarda dollare ne ambiente qe me te vertete nuk kishin kushte si i behet ? Thuj troc qe nuk dum qe te investojme ne dhe e ka dikush tjeter ne dore axhenden e investimeve ne shqiperine "pa kushte".
    Na mbyten me llafe boshe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 11-04-2006 më 18:12
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •