Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Ani - Kujtime

    ANIVE
    (2/20/02 7:44:31 pm)
    kujtime

    --------------------------------------------------------------------------------
    naten nena ben lutje duke u shtrire pertoke komplet. naten degjoj nenen qe fle me goje hapur e merr fryme sikur ka miza ne fyt. ja keputa koken kuklles padashje dhe i thashe mamit qe e beri goni. goni s'flet akoma kshtu qe s'mund te thoshte jo. erdhi halla per vizite. era e palltos se halles. si dollap i vjeter. mami thote qe eshte prej ilacit te moles. c'eshte mola. ha rrobat e leshta. ben vrima. vrima. pashe enderr sikur po kerkoja shoqet dhe babi me tregoi nje mur te larte e me tha ato jane futur neper vrima. muri kishte vrima. dhe vertet ato ishin kuspullosur brenda. babi na sjell akullore cdo te djele. e hame ne ballkon te katert. cdo te djele ka diell. pastaj une shkoj kerkoj kermilla. i nxjerr ne diell. ata nxjerrin koken. jane si qyrre. iiii. po jane te pergjumur si xhaxhi petro. eno erdhi nje dite e u shtri tek krevati im. mami, ku eshte eno. eno ra nga parvazi i shkallve. mami dhe babi iken me makine ne oren tre te nates per ne korce. eno vdiq. eno qesh ne fotografi. halla erdhi per vizite dhe kur iku une e percolla nga ballkoni. po me behej kakja po s'doja te futesha brenda. doja te shihja hallen gjersa te zhdukej krejt. e bera kaken ne breke. nena me ndrroi. halla eshte semure. do dal me shoqet e do ndertojme nje yll me tulla buze lanes. nena merr fryme thelle. nena flet me vete. nena ka nje sendyq te vogel poshte krevatit. nena me jep fasule. me ndjek nga mbrapa me nje gote me qumesht. me ndjek deri ne oborr. miri luan me mua. miri eshte i mire. po mami thote qe miri flet llafe t’pista. ne katin e pare jeton moza kurva. i vijne dashnoret ke dritarja. moza lan floket te djelave dhe i than jashte ne diell te oborri. moza vesh fustan te bardhe gjithmone. evgjitke. c'eshte evgjitke. moza me qeshen mua. mozes i vijne burra ke dritarja naten. mozes i thyene xhamat. moza me qeshen mua. mozen e nxorren nga shpia. xhaxhi enver vdiq. zysha qavi. klasa qavi. une u shtrengova pak. me ne fund edhe une qava. pastaj ne shpi shkruajta nje vjershe...

    prill o prill
    na mbushe syte me lot
    se xhaxhin enver
    nuk e gjejme dot.

    halla vdiq. xhaxhi enver vdiq. eno vdiq. moza kurva nuk del me ke oborri. jam ne krevat me mamin. tregime te mocme shqiptare. mami lexoje prape. mami lexon prape.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Henri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    Priceless Maska e boys_ashes
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    World
    Postime
    58

    anive

    i love it, ne fakt e adhuroj, e lexoj dhe e perjetoj.

  4. #3
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    ani

    E re ishte kjo?
    S'e kisha lexuar kurre. Ani, vazhdoje, vazhdoje ! Eshte proze fantastike, me pelqeu shume shume....

    Flmn Henri qe e postove....Te fala Dikea.

  5. #4
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Nuk eshte dhe aq e re, po dhe aq e vjeter jo. Po mendoja qe te hapja nje teme me rekomandime per anetaret e rinj, the "must-read ones

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Henri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #5
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    hej, s'e kisha pare kete

    henri, thanks qe ma solle kte pjese ketu. dhe ti faith e dikea falemnderit qe e lexuat. gezohem qe ju pelqeu.

    ani

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ani pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Ani, ndersa tani malli im per ty , ka marre permasat e nje poeti. poetI. Do te kisha thene permasat e nje ylli. Po yjet jane bere aq te zakonshem , ne krahasimine e atyre qe duam ta zmadhojme deri tek e verteta e besueshme. (edhe genjeshtrat jane te verteta, vecse besimi ne to, krijon probleme).
    Dhe pastaj....
    malli im , me duket sikur eshte ulur prane teje . Fare prane teje , me nje tavoline ndermjet Rrini balle per balle. Shiheni ne sy si dy te panjohur dhe miq njeheresh.
    Pastaj per te filluar nga e para njohjen miqesine e te tjera, njerit i duhet te nxjerr nga xhepi nje monedhe. Ti zgjedh shpinen e monedhes. Ti beson se fati nese nuk vjen drejt nesh me sy mbyllur, sigurisht vjen me shpine. Bie monedha neper ajer duke te thyer kureshtjen. Nuk ra me shpine. Keshtu qe i zgjedh ai guret. Ai pra , malli im.
    Dhe luani.
    He pra, luaj

    (ani... Besoj se arrita te te them , ku je , si je, dhe kur do vish?)!

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar macia_blu pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #7
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126
    el e dashur,
    jam larg,
    edhe nje jete te dyte te gjeja
    s'do mjaftonte qe te kthehesha.
    te puth fort prej tajlandes,
    ani

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ani pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #8
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    tajlande the? kishit monsoon te forte kete vit? ti mos thuaj nuk kthehem. hajde hajde, se me ka marre malli edhe mua. e bukura dhe ubiqiteti i forumit ma merr mendja eshte qe ne te kthehesh sa do te cmendur qofshin zotet e ererave, e ne cfaredo kontinenti qofsh.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar kulla pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Tema tė Ngjashme

  1. Ismail Kadare
    Nga King_Arthur nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 406
    Postimi i Fundit: 28-01-2023, 21:03
  2. Kujtime fluturimesh & udhėtimesh!!
    Nga gt2xf nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 14:15
  3. T I – Ringjallesh Si Feniks Nė Kujtime
    Nga Ahmed.M nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2010, 15:04
  4. Kujtime ....
    Nga e-v0gela nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-05-2008, 13:59
  5. Kujtime te nje Gjykatesi
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 17:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •