Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1

    Per ne

    kete teme e hapa per ,refugjatet shqipetare qe jane te shperndare neper gjithe boten,e qe per nga hallet qe po kalojme cdo dite ,(po behemi per psikollog).Jane disa pyetje qe per mendimin tim eshte veshtire qe tu pergjigjesh.Si do i behet me ne? keshtu do te vazhdoje jeta jone,ne integrim,e them ne integrim se po te jesh ne nje vend te huaj,duhet te integrohesh ne te,si gjuhe,kulture.sjellje etj,se perndryshe, veten.Por problemi eshte dhe me i thelle,shume shqipetare emigrimi i ka lene ne pritje te nje martese,duke mos gjetur ate qe kerkojne aty ku ndodhen,apo shume te tjere kane harruar fytyrat e te afervme,nga jeta e gjate ne emigrim,njoh njerez qe kane 5vjet pa i pare me sy, femine dhe gruan e ti.Te pa mbrojtur dhe pa nje vizion te qarte ,shqipetaret po mundohen te mbijetojne.Deri kur keshtu? Mund te me thote ndonjeri,kjo ishte?Keshtu do vazhdojme deri ne vdekje?,Apo mos po mbajme veten me iluzione te rreme se nje dite do te kthehemi ne atdhe,e kjo per arsye te ndryshme ,nuk do te ndodhe kurre?
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  2. #2
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Tema qe ke zgjellur eshte nje teme shume kuptim plote,por me vjen keq qe nuk ke pasur lexues.Do te kish qene me mire qe titulli te kish qene pak i gjate sepse shume forumista nisen nga titulli i temes.Une jetoj ne Shqiperi,por kam qene ne vitin 1991 refugjat 7 muaj ne Greqi.Cilido e rregullon jeten e tij ashtu sic e gjykon vete,Qendrimi jasht shqiperise ka ndikuar tek nje pjese e mire ne ndryshimin e mentalitetit,te konceptit per punen.Nje pjese e mire juaja jane larguar te rinj,por sot ata jane specializur per punen qe bejne atje,dikush mund te kete vene ndonje lek,nje pjese tjeter kane ndonje njohje me ndonje vendali qe ka simpati per shqiptaret dhe qe mund te kete mundesi per te investuar ketu.Te gjitha keto qe thashe me siper eshte mire te shfrytezohen per te vene ne jete ndonje inisiative per te punuar ne Shqiperi.Po ju trgoj dicka per nje kushuririn tim.Ai kishte dhjete vjet qe punonte ne Greqi si pasticer.Kur e takova ate atje u mundova ti mbush mendjen per te ardhur ketu .Me shume veshtiresi ju mbush mendja.Ne fillim e pati te veshtire,por pasi bleu te gjitha makinerite dhe i vuri ne pune,solli dhe gruan dhe dy djemte.Tani punojne te kater ne kete mini punishte,dhe punen e kane gjithmone ne ngritje.Djemte e paten me te veshtire sepse ishin te rinj dhe ishin mesuar me tjeter jete atje.Gradualisht dhe ata po zene shoqeri te re dhe po ambjentohen.Jeta ne vetvete eshte nje shkolle,ku lum ai qe meson me shume.

  3. #3
    pekomer ,nuk e di por jeta ne shqiperi tani per tani,me duket e pamundur.nuk ka ne rradhe te pare qetesi,ose me mire eshte nje qetesi e cuditshme,ku armet, pjesa me e madhe ose i ka ,ose i gjen kur te doje ne moment,dhe nje pjese e mire e njerezve nuk jane te civilizuar ,plus ana ekonomike qe ,edhe pse kane kaluar kaq vjet nga ardhja e demokracise,shqiperia vazhdon akoma me ate ritmin e te ngelurit ne klase,duke pasur parasysh vendet e tjera ish komuniste,megjithate faleminderit per ato fjale qe the ,ishin nje fare ngushellimi dhe ato,faleminderit ciao
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  4. #4
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    I Nderuar Alban.
    Nuk te thashe qe zgjidhja eshte qe shkosh ne Shqiperi.Te gjithe ato qe me shkruaje jane deri diku te verteta,Nje gje eshte kryesore une qe po te shkruaj jetoj dhe punoj ketu,Kam pasur edhe peripecite e mia,por kryesorja eshte si e pranon ti kete fakt.Jeten na e ka dhene Zoti,dhe ai ka te drejte ta marre.Njeriu nuk vdes vetem ne Shqiperi,atij mund ti ndodhe kudo qe te jete.Di nje rast qe nje miku im u vra me makine se bashku me te shoqen ne Micigan.Persa i perket anes ekonomike,vertet qe Shqiperia eshte e varfer,por ketu nuk vdes njeri per buke.
    Me fal prape te bera moral per Shqiperine.Mbi te gjitha dhe kryesorja eshte kendveshtrimi yt ndaj jetes dhe vendit ku jeton ne raport me Shqiperine.Qe te besh nje veprim ne jete(edhe per martese)duhet te bindesh ne rradhe te pare vehten pastaj te veprosh,ne te kundert do gabosh.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Teme shume bukur...
    Per fat te keq ky edhte realiteti i keq shqiptare. Dhe ne qe kemi ardhur ketu ku jemi nuk kemi ardhur per deshiren tone te leme Shqiperine por nga pamundesia per krijuar mundesite minimale te jeteses atje...Te gjihte njerzite qe largohen nga shqiperia largohen me mendimn qe te kthehen perseri, dhe ne shumicen e rasteve nuk ndosh ashtu sepse sa kthehen ato mezi c'presin te dalin perseri...pse? Sepse Shqiperia duhet te kete zhvillim qeveritor ne fillim, ti po spate qetesi ne rrethin tend atehere kjo te ben te shkosh ta gjesh diku tjeter...Ne cdo kafene apo rreth shoqeror po te jesh atje degjon vetem.... je jashtetit,...njeri atje, ketu nuk jetohet, po bej ca para e iki dhe une, do e le shkollen fare se dhe po ta mbaroj nuk do gjej pune perseri.?????etj...etj...Kur erdha ne fillim ketu ku jam mezi se c'prita te kthehem perseri te pakten sa per vizite , kur shkova atje u zhgenjeva shume se te gjithe shoqerine time qe gjeta atje meqe pothuajse te gjithe kishin shkuar jashte shtetit, ato vetem nje gje kishin ne mendje te largoheshin sa me shpej nga Shqipria... Une per vete nuk kam per ta mohuar kurre se jam shqiptare aq me teper studente shqipatere meqe ketu ku jam une na quajne shume te zgjuar dhe jam shume krenare per kete gje, megjithese me shume krenare so isha nese te gjithe ne do ktheheshim ne Shqiperi te stabilizuar sa me shpejt....por kjo eshte far from my mind, nuk mund te shkoj mbrabsht nese atje nuk gjej kushtet ejetes te plotesuara.....

  6. #6
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Na zgjove malle dhe brenge i dashur mik.
    Psheretimat e fluturimeve te mija te emigrimit,i ka marre era e ndoshta i ka degjuar vete Zoti.I merguar per 7 vjet ne greqi,e me pas i shendrruarr ne nje ODISE te lashte ,ne nje kolomb i viteve 2000,i hipa anijes sime modeste,per te arriturr ne limanin e endrrave te hershme Ameriken.Athine,Hollande,Curasao,Ekuador,Bolivi,Pe ru,Kolombi,Venezuele,Haiti,Jamaica,Cuba,Rep Domenikane,e se fundi hodha spirancen time te lodhur dhe te ndryshkur nga lodhjet,e hallet ne NEW york City.Perse?Per nje jete me te mire ne kuptim te drejtave njerezore.Nuk e di ndreshmerisht,a do kthehem nje dite ne atdhe ,megjithese deshira eshte kaq e madhe sa ajo e Kastriotit tone te madh,qe puthi me mall muret e gurte te Krujes.
    Vetem doja te mallkoja me shpirt(dhe ZOTI te me fale)te gjithe ata qe na bene,po te cohej Cajupi prej varri,e te na pyeste nepermjet vjershes se tij

    Shume prej nesh do ti pergjigjeshin ne Amerike ,Kanada,Gjermani.Australi.
    Shpresoj te behet Shqiperia,dhe te gjithe te fluturojme aty ne token ne atdheun tone,me ato fjalet e Naimit tone kombetar ne buze
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #7
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Kisha menduar se ky fluks njerezish (ata qe largohen), nje dite do te shuhet por ai sa vjen dhe shtohet. Ka nga ata qe bejne durim dhe mendojne se do te behet me mire por nje dite te bukur, vendosin te braktisin Atdheun bashke me mendimin se ketu kurre nuk do te stabilizohen. Kjo eshte e vertete sado e hidhur. Me vjen keq per te gjithe te ikurit por kjo eshte e vetmja alternative e tyre. Na mbetet vetem t'i bekojme dhe t'i urojme per nje jete me te mire por gjithsesi brenga e tyre kurre nuk do te shuhet. Syte e tyre jane nga vendlindja. Qofshi bekuar dhe Zoti befte mrekulli qe te riktheheni serish
    prane nenave qe ju qajne per se gjalli,
    prane motrave qe u dogjen nga malli!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  8. #8
    thjesht Maska e blerin
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    mes njerezve...
    Postime
    11
    mirembrema mina. dergoj falenderimet e mia te zjarrta per keto urime kaq shpirterore nga ana jote. eshte e vertete qe me ka marre malli per atdheun tim&aq me shume per qytetin tim qe kalova femijrine, (kaq shume kujtime...) dhe kam mendimin se disa gjera ne jete nuk i vendosim ne, por vete jeta, dhe neve s'na ngelet asnje gje tjeter vec te ndjekim jeten.
    So__

  9. #9
    thjesht Maska e blerin
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    mes njerezve...
    Postime
    11

    hdoshta...

    ndoshta ky ishte fati i brezit tone. me te vertete me kane munguar shume ato lagjet dhe ato rrugicat qe bridhja kur isha i vogel me shoket e lagjes... ndoshta emigrimi eshte dicka e veshtire dhe nuk mund ta jetoje gjithkush, por kam mendimin se nuk duhet te jemi kaq te pakenaqur, po te kthehemi pak mbrapa dhe te mendojme se cfare kaluan prinderit tane 50 vjet ne ato kohe. atehere cfare duhet te thone ata? dikush tha (merre jeten ashtu sic te vjen). dhe n.q.s shqiperia nuk na pelqen ashtu sic eshte dhe me ato probleme qe ka, atehere cila eshte ndihma jone qe shqiperia te zgjidhe keto probleme? sa nga ne shkuam per te votuar sot ne shqiperi...?
    So__

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e frozen22
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Vendndodhja
    Ne Kurrizin tend
    Postime
    56
    emigrimi eshte gjeja me e veshtire qe nje person mund te beje.
    une kam ardhur ketu ne nje moshe shume te vogel kshq nuk kam pasur mundesine qe te thoja mendimin tim per te ikur nga atdheu.ate vendim e kane bere prinderit e mi. prinderit e mi i ka shtyer shume njerezit jasht atdheut qe te ikin nga shqiperia.nuk ka qene fakti qe nuk mund te behesh dikush atje etj etj,aspak,pasi te dy prinderit i kam pasur me profesion(mjeke)por thjeshte fakti sesi arriti gjendja e shqiperise lujti nje rol te madh per vendimin e familjes.saqe edhe shkollat arriten te perfundonin me miq etj etj.shume prinder qe kane ikur jasht shqiperise kane bere sakfrica per femite e tyre,dicka qe ndoshta femite e tyre kure nuk do e kuptojne.pasi po te llogjikoshe,cfare do duan prinderit jasht atdheut ku kane punuar mbi 30vjet ne profesionin e tyre,ku mund te kalojne nje pleqeri per qeif te zotit.
    shume emigrande kane arsyet e tyre personale, qe nganjehere me mbushen syte me lot kur shikoj njerez qe kane ketu mbi 4/5vjet ne mergim(kan ikur nga shqiperia nga mosha 15)prinderit e tyre si kane pare me vite te tere,ca faj kane ato njerez?po shpresoj se cdo njeri ka rriskun e vet,si ne emigrim edhe ne atdhe.
    zoti qofte me ju.
    >>Bota eshte shume e padrejte. Po e pranove je bashkefjator, po e ndryshove je xhelat.>>

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A jeni prekur nga rracizmi nė mėrgim?
    Nga riminum nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 14-11-2009, 18:41
  2. Vėshtrim analitik nga Mergim Korca
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 01:48
  3. Shqiptare te humbur ne mergim !
    Nga ALBA nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-05-2004, 19:41
  4. Ne dhe jeta ne mergim.
    Nga kolombi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 19-01-2004, 07:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •