Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2005
    Postime
    13

    Rrėnjėt pagane tė Trinitarizmit

    Doktrina trinitare nuk ėshtė e njėjtė me atė qė Jezusi u mėsoi dishepujve dhe me atė qė dishepujt pėrhapėn. Ajo ka rrėnjė tė thella pagane, e datuar shumė larg nė shekullin e dytė para Krishtit, dhe ėshtė tepėr e spikatur nė religjonet Lindore edhe me parė se tė bėhej e famshme me anė tė krishterimit.

    Koncili I kishės Romake Katolike dhe Orthodokse tė lindjes(Kisha e lindjes dhe Perėndimit) solli doktrinėn trinitare ne Krishtėrim. Kjo ndodhi shumė mė parė se sa kėto dy kisha tė ndaheshin. Madje edhe ata qė votuan dhe e pranuan dogmėn deklaruan mė vonė se kjo dogmė ishte tepėr mistike dhe duhet tė pranohej vetėm me anė tė besimit(pa pėrdorur llogjikėn). Teologėt qė kanė shkruar Enciklopedinė Katolike pranojnė se nė Testamentin e Vjetėr nuk ka ndonjė tregues tė tregojė pėr Trinitetin apo pėr dicka tė pėrafėrt me tė. Madje ata pohojnė se kjo teori iu desh gati mbi katėr shekuj qė tė zhvillohej. Kisha Aktolike Romake I jep po tė njėjtėn vlerė si shkrimeve dhe traditės. Nė kėtė rast tradita ėshtė mė e nevojshme dhe na duhet si kriter, duke lėnė mėnjėanė disa shkrime te cilat janė keqintepretuar dhe na japin idenė e legjitimitetit tė kėsaj teorie.


    Evulumi I traditės sė trinitetit filloi kur besimi I Apostujve u zėvėndėsua nga besimi nė ligjet e Kėshillit tė Nikeas. Dhe mori kulmin e tij me ardhjen e besimit nė mėsimet e Athanasit.

    Besimi i Apostujve i cili na paraqitet ne krisitnizėm nuk ėshtė aspak njė shkrim i Apostujve por ėshtė njė shkrim i shkruar nga Kisha Romake Katolike, i cili ėshtė ndryshuar mjaft shpesh me kalimin e kohės.

    Besimi Nikean i vendosur si legjitim nga kėshilli i Nikeas u krye me 325 Pas Krishtit, ishte hapi tjetėr. Nėn presionin e madh tė perandorisė Romake, nėn drejtimin e Kostandinit i cili nga ana e tij donte njė lidhje midis paganizmit dhe Kristianizmit, kjo konferencė deklaroi se Jezusi ishte i barabartė dhe i sė njėjtės substancė si Zoti(pra jnė substancė si Zoti). Mė pas Kristianizmi u vendos si fe shtetėrore nga Kostandini. Pėrpara se Kostandini tė qeveriste katolikėt vuanin nga padrejtėsitė qė u bėheshin nga romakėt.

    Besimi Athanasian pėrhap konceptet Trinitare te Athanisit, njė teolog i shekullit tė katėrt. Koha e saktė e shkrimeve tė tij nuk dihet edhe pse autori njihet. Shumė historianė besojnė se pjesa mė e madhe e shkrimeve ėshtė shkruar nė shekullin e pestė, sipas disa deklarimeve tė tjera mendohet se janė shkruar nė shekullin e nentė. Madje edhe vetė Enciklopedia Katolike ėshtė e dyshimtė pėr kėtė ēėshtje.

    Rrėnjėt e vėrteta tė kishės Kristiane(tė hershme) ishin prej Judaizmit, e cila ishte, dhe ėshtė akoma njė fe monoteiste qė beson nė Zotin njė. Nė tė nuk ka ndonjė besim pėr njė Zot (Plural) gjė qė s’paraqitet madje as nė testamentin e Vjetėr. Nė tė kundėrtėn e saj tė Testamentit tė R ai i Vjetri nuk pohon se Zoti ėshtė tre.
    Isaia 43;10 “”
    Isaia 45;18 “”

    Besimi qė u vendos nė Kėshillin e Nikeas dhe ai I Athanianit janė nė kundėrshtim me kėtė verset si dhe me shumė tė tjerė. Nė fillim ata deklarojnė se Jezusi ishte Zot dhe mė pas se ai ishte i Pėrjetshem, kjo ėshtė nė kundėrshtim me shkrimet e Testamentit tė vjetėr.
    Numrat 23;19 “”

    Jezusi ishte njeri; madje ai iu referua vetes shpesh me emrin Bir i njeriut. Po kėshtu tek Psalmet 2;71 “”
    Sipas kesaj qė sapo pamė na shfqet plotėsimi i saj qė testamenti parashikoi, sepse Jezusi u lind nė atė kohė, pra me pak fjalė ai lindi kurse sipas teologjisė sė Athanianit Jezusi u rimishėrua sepse ai ka qenė i lindur. Kontradita me shkrimet shikohet hapur.

    Por nėse nuk na ka nė testamentin e vjetėr ndonjė ide poėr trinitarizmin atėherė nga doli kjo teori? Perandoria Romake e cila ishte njė superfuqi e asaj periudhe dhe baza mė e fuqishme e qeverisjes papale , u inflecua mjaft tepėr nga filozofia pagane e krijuar mė parė nė greqinė e lashtė greke, kjo filozofi u pėrhap mjaft shumė nė kohėn kur Roma pushtoi Greqinė. Letėrsia greke, filozfia, scoilogjia supersticionet, besimet luajtėn njė rol tė madh nė formimin e qeverisjes Romake nė cdo aspekt si nė ate shoqėror nė atė politik dhe sė fundi nė atė fetar. Per pasojė nuk ėshtė ndonjė cudi qė Romakėt vendosėn kulturėn e tyre nė fenė e re sikurse cifutėt kishin vednosur tė tyren.

    Kur Apostulli Pal ndodhej nė Athinė ai pa se si njerėzit u luteshin zotave dhe pa vetė njė altar bosh ku nuk lutej asnjėri atėherė ai e perdori kėtė altar pėr tė predikuar Zotin, nė kėtė pjesė(gjatė predikimit) ndodhesin edhe shumė Stoikė dhe Epikurianė, qė u mahnitėn nga historia e Ringjalljes se Jezu Krishtit.

    Sic e theksuam pėrpara ardhjes sė Kostandinit nė Perandorinė Romake Kristianėt persekutoheshin. Por me ardhjen e tij, ai kėrkoi njė bashkim dhe njė fuqizim pėr Romėn por kjo duhet tė ndodhte duke i unizuar besimet. Nė kėmbim tė kryerjes sė kėtij akti i erdhi Peshkopi Kromak Kristian i cili nė kėmbim do tė merrte “Krsitanizmin e ri” si fe Zyrtare. Por ama kjo do ti kushtotnte mjaft tepėr Ungjillit tė Jezu Krishtit sepse Kristianizmi dop tė humbte pastėrtinė e tij tė dikurshme dhe do do tė kthehej nė njė miks midis pagnizmit dhe vetes se tij.

    Njė ndėr besimet kryesore tė paganizmit ishte edhe trinitarizmi madje nė fakt ajo ishte thelbi i besimeve tė tyre, besime antike Pagane si tek Egjiptianėt, Indianėt, Japonezėt, Somarinėt, Kaldenėt dhe sigurisht Babilonasit. Historia e kishės na treon se si daėngadalė kėto ide u shkrinė nė Kristianizėm, kėto u kryen nga Perandoria Romake dhe nga dy kishat gjė qė siguaroi njė zgjerim politik dhe religjoz tė kėsaj Perandorie. Kryesisht pėr paganėt ishte tepėr e thjeshtė adoptimi i tyre me doktrinėn trinitare tė krishterė. Pushimet e paganėve u shkrinė me atė tė Kritianėve, derisa kėto shkrirje arritėn kulmin me festimin e Krishtėlindjeve nė 25 Dhejtor( qė ėshtė ditėlindja e Birit tė Zeusit) apo me bashkimiin e dhe mos lėvizjen e ditės nga ana e kristianėve tė ditės sė ringjalljes sė Jezusit me ringjalljen e zotit pagan Ester, dhe Halluini u bashkua me ditė tė tjera tė shenjta tė tjera. Ndėrkohė qė fuqia e papatit ia kaloi asaj tė Perandorit, dhe kisha u bė njė monarki me fuqi mbi mbretėr dhe mbi kombe. Toleranca fetare u zhduk dhe kisha mblodhi rreth saj Kryqezata dhe inkuizitorė tė cilėt dėnoni ēdo tė pėrjashtuar duke e torutruar apo duke i shpallur luftė vėndeve tė cilat e kundėrshtonin urdhėrin kishtar dhe doktrinėn e tyre. Sjelljet e Jezusit dhe mėsimet e tij iu lanė tė shkuarės, dhe ato u ndryshuan ose u neglizhuan totalisht. Edhe pse refomat zhdukėn indulgjencėn dhe zhdukėn disa baptista apo ulėn fuqinė e kishės, prapė ata ngarkuan mbi vete gabimet e trinitetit. Doktrina trinitare ėshtė mjaft e mbėshtetur nga katolikėt e sotėm. Ajo ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me mesimet e Abrahamit, Moisiut dhe Jezusit qė deklaruan se Zoti ėshtė njė.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2005
    Postime
    13

    A u dėnua Jezusi apo jo?

    Le te shikojm pergjigjet pastaj ti eprvishemi punes per te treguar te verteten.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2005
    Postime
    13

    A u dėnua Jezusi apo jo?

    Nje denim me vdekje I pazbatueshem

    A u denua Jezusi apo jo?

    A eshte me te vertete nje e dhene objektive dhe e denje per besim ajo qe na njofton Gjoni ne lidhje me ate qe klasa drejtuese hebraike(Sinedri) nuk e ka patur te lejuar “te ekzekutonte denime kaptiale”? Ne te vertete ky eshte nje nga problemet me komplekse dhe delikate te tregimit. Gjendja aktuale e debatit na lejon te themi pa diskutim se ne lidhje me kete problematike nuk eshte arritur nje zgjidhje ne menyre definitive. Debate i zhvilluar ne menyre te hapur brenda ketyre 10 vjeteve ka sjelle mjaft mendime midis ekzogjeteve te cilet ne shumicen derrmuese te rasteve bien ne kundershtim me njeri-tjetrin, per sa i perket kesaj ceshtjeje. Pala e pare jane apologjetet fanantike te cilet me sy qorrazi mbrojne anen e Gjonit kurse ana e dyte jane ato liberale te cilet nuk e mbeshtesin kete ide me shume prova dhe komente(komentin do ta gjejme ne footnot-in 47). E dhena qe tregon se autoritet judaike nuk kane te drejte te japin denime eshte ne kundershtim me mjaft pjese te Testamentit te Ri. Nese lexojme Gjoni 8/7, Aktet 7/57-59 dhe sidomos Luka 4/29(port e shikohet edhe Mateu 12/7; 23/27,34,37;26/59 Luka 4/29 Gjoni12/10 Aktet 14/5,29,27,25/9) pjese te cilat tregojne per nje autoritet te madhe te Sinedrit saqe ai autoritet arrin deri ne ate pike sa te jape edhe denime kapitale ne menyre autonomete pakten mbi ato judenj te cilet shkelnin ne menyre flagrante normat e ligjit fetar .
    Por le ta ilustrojme me nje shembull, gurezimi me ane te lifjit biblik duhet te ndodhte jashte qytetit (shih Levitiku 24/14) anetaret e Sinedrit dhe deshmitaret (Aktet 6/13.14) perpara se te ekzekutonin Stefanin e nxorren jashte qytetit dhe filluan ta gurezonin (Aktet 7/57. keshtu pra ata kryen ne menyre rigoroze gjithcka qe eshte shkruar ne ligjin e tyre., pa patur nevoje qe te merrnin leje tek ndokush. Madje dolen nga portat e qytetit te sahenjte nen hunden e pretoreve romake ne vitin 34 pas.k. nese do te ishte e vertete se Roma do ti ndalonte judenjte te kryenin kete forme autonome te qeverisjes (per sa i perket veteadministrimit te ligjeve dhe gjygjeve) atehere si ak mundesi qe ata dolen nen hunden e ushtareve romak dhe nen hunden e nje guvernatori si Ponc Pilati I cili nuk do ta lejonte kete nese do te ishte kunder ligjit? Nese do te flasim apo do te mundohemi te justifikojme kete veprim si nje reagim popullor do te biem ne kundershti, sepse Aktet nuk na e sugjerojne nje dick ate tille po ashtu nuk na e sugjeron dick ate tille edhe ligji I Perterire17/7. sepse sipas ligjit nuk I shoqeronte populli te akuzuarit por Sinedri dhe deshmitaret madje me ligj eshte qe te paret te godasin jane Sinedri dhe deshmitaret. Si at shpjegojme pastaj faktin qe Judenjte tentuan ta gurezojne Jezusin disa here sipas Gjonit (8/37.40.59;10/22-39;11/8)? Arsyeja se pse keto gurezime nuk arriten te kryeheshin nuk ishte sepse e ndalonte pushteti qendror kete gje por sepse Jezusi, deh eshte pikerisht teksti i Gjonit qe e thote, arrinte gjithnje ne kohe te shmangej. Per te perforcuar me teper kete teze po ju tregojme historine e asaj gruaje qe kishte kryer tradheti dhe qe ishte gati per tu gurezuar por qe fale nje diskutimi teologjik mes skribeve dhe Jezusit arriti te shpetonte.(Gjoni8/3-7) eshte e kote te mendosh se ka qene nje nxitje popullore sepse tekstet nuk na e shfaqin fare kete gje. Nese Sinedri, gjykata e larte hebraike nuk do te kishte te drejten per kryer denime kapitale dhe per te gjykuar atehre pse kishte nisur nje process hetues kundrejt Jezusit dhe per nje krim I cili nuk ishte I tille sipas ligjit romak? Por cfare do te sherbente, duke supozuar qe me te vertete ishte dhene, nje denim me vdekje kunder Jezusit? Mos ishte ndoshta ndonje sentence dative? Ndonje sentence ode e thjeshte? Ndonje vendim privat ? Pergjigja duhet te jete domosdoshmeriisht negative, verdikti nese do te ishte dhene nje i tille do te kishte patur me siguri nje force me te madhe (Mishnah, Sanhedrein 6.1), perndryshe procesi ne vetvete nuk do te ishte kryer kurre qe nga fillimi, dhe i burgosuri do te ishte derguar nga arresti i tij tek autoritetet romake. Ne rast te kundert nje denim me vdekje do te kishte qene me te vertete i kote. Nje denim ne keto kushte do te kishte qene me te vertete nje farse qesharake . A mos ndoshta ishte ky motivi qe e detyroi « Gjonin » (sic kish bere me pare me eukaristine) qe te mohonte ekzistencen e nje procesi gjygjesor ne te cilin Sinedri do ta kishte denuar Jezusin me vdekje sepse e kishte konsideruar blasfemues ? kjo duket mese e vertete, nese ai do te kishte folur per nje proces te tille, i cili er te tjere u mbyll dhe me nje denim me vdekje zyrtar madje, sic bene ungjitje sinotik., do te kishte hasur shume pak veshtiresi, mbase, ne mbeshtetjen e mos pasjes fuqi te Sinedrit qe tek Sinotiket as qe eshte permendur kjo mungese fuqie. Do te kishte qene mjaft kurioz faktiqe « Gjoni » mejithese ka raportuar ne menyre te bollshme marrjen e Jezusit ne pyetje nga Ana, e cila ishte thuajse e kote perpara ngjarjes pararendese qe eshte pyetesori i bere para kryepriftit Kaifa.. te thuash fjalet e kota te disa apologjeteve qe Gjoni nuk deshiron te perserise por vetem te plotesoje qe jepen nga ungjijte Sinotike, kjo rezulton nje teori false dhe e kote sepse ekzagjeron mjaft teper rolin e autorit ne fjale i cili duket se eshte marre me plotesimin e ketyre pjeseve qe qenkan lene bosh nga ungjilloret. Kjo hipoteze nuk niset nga nje fakt i ditur dmth problemi qe ka te beje me raportin e Gjonit ne lidhje me ungjijte sinoptike, por niset nga nje konsiderate apologjetike me karakter aprioristik. Ne fakt eshte shume e veshtire te gjesh nje doze te njejte te jetes se Jezusit tek ungjilloret sinotike me Ungjillin e Gjonit.. mjafton te themi sa per te dhene nje shembull, se sipas Gjonit 7/10 gjejme se Jezusi shkon ne Jeruzalem gjate festes Sukkloh per te mos u kthyer me ne Galile, por ne te kundert e le qytetin per tu drejtuar drejt Jordanit dhe ne fund kthehet ne Jeruzalem per pashken e fundit duke u nisur nga Efraimi(10/54). Por kjo tabllo eshte e kundert me ate te Markut 10/1 dhe te tregimieve paralele, sipas te cilave jezusi shkon ne te njejten feste pashkesh por duke u nisur nga Galilea. Nese « Gjoni » do te kishte patur me te vertete per qellim te plotesonte sinotiket, atehere ai duhet te na tregonte prova te qarta per te na treguar se deshironte harmonizimin e tyre me te. Ai madje mbahet si mjaft indipendent dhe mjaft i dstancuar nga ato, njesoj sikur ka dshur te korrigjoje apo edhe te kundershtoj deponimet e tyre sesa ti plotesoje ato.



    footnote

    d.m.th competence port e dekretuar ne menyre direkte, pa I dhene llogari prokuratorit romak, denime kapitale te dekretuara nga vete ai.. sidoqofte perkufizimi Ius Gladii eshte nje date e mevonshme (18,6,8 Passio Ss. Porpetuae et Felicitati 6.3)
    shih Falvio Antiche Gudaiche 14.9.56 167: 15.3,6,9 4/7: 1952  4/7;19 s. 2 s 284-291; lufterat Judaike s.s 25194; 6.2.4 s 124-126 ; denegtali, Sahin XI 2(429). Mishnata suhi XII 2b; l’empire Roman,Paris 1914 vell II
    keshtu mendon vinsent Taylor ne librin e tij Gosspel Acording to St Mark, London 1952 fq 570; por shihJ. Weis Pos altesk Evangelium, Berlin 1903 fq 315 “nuk mund te lihet dyshim mbi faktin qe Marku deshiron te tregoje nje procedure gjygjesore formale dhe nje denim ligjerisht te vlefshem” (shih mateu 26/59;27/3; Marku 10/53; Aktet 13/27)
    Avokati fiorentinas G. rossadi (Il Processo di Gesu cit. Fq 93-106;123;130;157etj) e konsideron procesin gjygjesor te Sinedrit ilegal qe nga fillimi deri ne fund. Perfaqesuesi i kesaj teorie eshte edhe avokati francez Andre Dupie Semon. Ne 1928 ai shkruajti Salvador nje trajtese Jezus devant Caiphe et Pilato, i cili ne botimin e dyte beri nje shtese me titluu (Historie des instituciones de Moisie etj. Vell IV Bruksel 1830 fq 137-210). Me te njejtin mendim me Duppin eshte edhe nje nga studiesit me te famshem amerikan ne filozofine e se drejtes i cili eshte edhe ky i shekullit te kaluar qe quhej Simon Greenfal, profesor ne universitetin e Hauardit. Ne librin e tij Au Exmanination of the testimony of the four Gospels ( Boston 1846) e percakton procesin ilegal. Megjithate duhet menduar ne nje menyre tjeter: nuk duhet menduar per nje process illegal por per parregullsi te qarta ne perpilimet autoresuese te cilat paraqesin procesin si te paligjshem.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2005
    Postime
    13
    Le ti kthehmi tani ceshtjes ne shqyrtim. Dhe, per te favorizuar tezen e kundert therrasim ne deshmi nje Baroita te Jeruzalemit ghe nje airmim te Flavit, te cilat sidoqofte jane ne kunderthenie nga ana datore., le te supozojme per nje momont se anetaret e Sinedrit, ashtu sic deshiron edhe Gjoni, nuk e kane te mundurte japin denime kapitale dhe ti Zbatojne ato. Edhe nese eshte e vertete a nuk do te kryheshin keto denime kapitale ne menyre klandestine? Jo, eshte vepruar keshtu ne kohen pas shkaterrimit te tempullit 70p.e.s kur ata filluan te kryenin keto denime ne menyre klandestine, sepse iu hoq e drejta e Jus gladii.
    Nje shkrimetar i famshem kristian i shekullit II Aleksandrin Origjen na e jep konfirmimin “Deri ne ditet tona ne te cilen Romaket qeverisin dhe hebrenjte u paguajne taksen e 2derhemeve, etuarku[ dmth patriakru i sebarias], per aq ssa e lejon perandori, eshte aq i fuqishem midis tyre sa nuk ka dallim mes tij dhe nje mbreti. Kane edhe vende te posacme ku kryejne gjykime klandestine, shpesh keto denime jane kapitale.(Epitolatum ad Africanum 14)
    Duke qene e gjerat jane pikerisht keshtu, duhet te na habise fakti qe autoritet judaike nuk kane vepruar keshtu edhe me Jezusin, duke qene se kishin marre me shume se nje here lejen eksplicite lejen nga prokurori i provinces, i cili i lironte nga cdo lloj dallimi te mundshem (Gjoni18/31; 19/6) A eshte e mndur, lind pyeja, qe anetaret e Sinedrit vetem per ta mos kryer ata ekzekutimin, preferuan te trazonin qetesine dhe shenjterine e festes se Pashkeve? Te kene me te vertete preferuar te dhunojne ligjin e rrepte te Pashkeve per pushimin festiv? Te kene preferuar me te vertete qe te mos e kursenin as rashndrin per te shkuar tek nje armik pagan sic ishte Pilati, dhe te kerkonin qe te ishte ai gjykatedsi i tyre? Te kene me te vertete preferuar te ulin kaq poshte Krenarine e trye nacionale? Te kene preferuar te ofendojne Zotin e trye xheloz (Eksodi 34/14), mbrwetin e tyre te vertete duke deklaruar me ze te larte qe nuk kishin tjeter mbret pervec se mbretit pagan Cezar (Gjoni 19/15)? Ku shkuan fjalet e Isaias “ Zoti eshte gjykatesi yne” “Zo ti eshte Mbreti yne”(Isaia 33/22)? Edhe sikur kjo te mos mjaftonte, valle te kene preferuar ta ekspozonin perballe rreziqeve, qe duke mos pasur mundesine ti parashikoni vendimin e Pilatit kunder Jezusit. Me siguri qe jo, kjo do te ishte e pamundur dhe e pabesueshme! Sepse kjo nuk kishte kuptim : “ Merreni ju dhe gjykojeni sipas ligjit tuaj!” “Merreni ju dhe kryqezojeni” cirresh me ze te larte dhe te bezdisur Pilati!
    Qe nga ky moment , ato mundoheshin ne menyren me ligjore te imagjinueshme ti servirnin Jezusit vdekjen me cfaredolloj menyre qe ato deshironin. Porse nuk e bene? Pikerisht kjo eshte pyetja! E gezonin apo jo te drejten e Jus Gladii, judenjte ne kohen e Jezusit? Kjo pyetje shnderrohet ne nje ceshtje diskutimi me rendesi relative. Sidoqofte nuk duhet te na zbehe interersin tone qe marrim ne konsiderate dhe disa te dhena te rendesishme te cilat jane ne antitez me tezen e Gjonit. Per te perforcuar opinionin sipas te cilit Sinedri ne disa raste te caktuara para vitit 70 p.e.s mund te gjykonte ne menyre autonome bashkeatdhetaret e tij, te akuzuar per shkelje te rregullave te religjonit hebraik apo te halakhah duhet te shpjegojme edhe dhjete arsye te tjera.
    a. tek Mateu 14/55 shkruhet « Kreret e prifterinjve dhe gjithe Sinedri kerkonin nje deshmi kunder Jezusit per ta vrare….. »(shih edhe Marku 14/1) perse ne kete pjese Marku psh nuk shkruan « te denohet me vdekje nga Romaket » ? nga kjo pjese kuptojme qe qellimi fillestar i Sinedrit ishte qe ta denonte me vdekje ne menyre autonome, sepse ato e kishin kete te dretje. Per kete arsye sipas Markut 15/1 autoritet judaike ia dorezuan Jezusin Pilatit vetem pasi mbajten nje keshill. Por ky keshill nuk mund te lryhej nese teza e Gjonit do te ishte e vertete sepse dorezimi i te pandehurit ishte e domosdoshme pamvartersisht nga cdolloj mbledhje qe mund te jete mbajtur nga Sinedri. Nje tjeter prove pwer te mbeshtetur kete teze vjen edhe nga Aktet 26/10 nga i cili kuptojme qe dekretoheshin edhe mesa duhet edhe aplikoheshin (Aktet 7/57 ; 8/1) denime me vdekje te shumta me vdekje nga ana e Sinedrit.
    b. Nga liberthi Aktet e Apostujve mesojme se nje prokonsull i Aksores ishte kunder interesimit te nje ceshtje qe i perkiste gjykimit hebraik. Ja si i tingellojne fjalet e tij perandorit i cili sipas Akteve 18/14.15 quhej Galione “ Po te qe puna per ndonje padrejtesi ose keqbejre, o Judenj, do tju degjoja me durim sipas arsyes. Por nese jane ceshtje perf jale dhe ligjin tuaj shikojeni ju vete, sepse une nuk dua te jem Gjykates im ketyre gjerave. Dhe i perzuri ata nga gjykata » (Shi edhe Aktet 23/29 ; 25/18-20) Pra Galiani i la Judenjte autonomine e plote qe te gjykojne sipas ligjit te tyre dhe eventualisht ta ekzekutonin personin e akuzuar nga ana e tyre, ekzaktesisht sic beri Pilati kur autoritet Judaike e derguan Jezusin perpara tij (Gjoni 18/31 ; 19/6). Nese kjo duhet pare qe autoritet romake nuk donin te mbanin asnje pergjegjesi per ceshtjet e tyre. Me fjale te tjera Perandori Romak nuk donte te fuste hundet ne diskutime fetare te popujve te ndryshem, me kusht tqe keto diskutime te mos preknin interesin e Romes , nuk donin te nderhynin pershembull ne ekzekutimin e provincialit qe per shume kishte shkaktuar trazira te medha.
    c. Sipas Gjonit 18/12.13 forca e bashkuart romano-judaike e usdhehequr nga nje triban romak pasi arrestoi Jezusin e dorezoi tek vjehrri i kryepriftit ne fuqi qe quhej Ana. Nese kjo e dhene eshte e vertete atehere lind pyetja perse Romaket vepruan ne kete menyre. Cilado qofte pergjigja nuk mudn te na binde nen driten e faktit se Judenjte posedonin nje autonomi parciale jurdike. Por ne te kunderten duhet te kuptojme qe ky akt dorezimi i nje te burgosuri nga ana e autoriteteve romake ne formen ne favor te autoriteteve Judaike, te ben te mendosh qe keto te fundit gezonin nje autonomi juridike shume speciale bile jashte normale nga momenti qe jane pushtuesit qe i sherbejne ne kete rast popullit te pushtuar. Ne te kundert nese e konsiderojme kete pjese me te vertete historike atehere perse mos te behet e njejta gje edhe me ceshtjen Jus Gladii ntga momenti qe autori rezulton se eshte i njejti?
    d. Mesojme nga Jozef Flavi se “Kush ka blasfemuar per Zotin duhet te gurezohet te rri i varur gjate gjithe dites dhe te varroset pa asnje lloj nderimi dhe ne menyre sekrete.” (Antikitete Judaike 4.86 S 202)Gjithmone nga i njejti burim mesojme se njeriu rebel Gurezohej jashte qytetit perpara popullsise te mbledhur dhe gjate gjithe dites perpara syve te tyre qendron dhe me pas me renien e nates Varrosej.(Antikitete Judaike 4.8.24 S 264) pastaj me poshte Jozef Flavi shkruan “Ligji jone e ndalon ekzkutimin e nje njeriu qofte edhe kriminel nese fillimisht nuk eshte denuar nga Sinedri” (Antikitete Judaike 14.9.3 S 16/7). Nga e gjithe kjo kuptohet ne menyre te qarte qe Sinedri posedonte fuqi te plote ne ceshtjen gjygjesore deri edhe ne ekzekutimin e te gjithe te gjykuarve. Ne rast te kundert fjalet e Jozef Flavit nuk do te kishin asnje sens.
    Edhe ne te fakti qe posedojme ajo gjykate me ligjshmeri te plote, lishkalh ha- gazilh verteton faktin qe ato zhvillonin nje aktivitet gjyjgesor autonom.
    e. Posedojme edhe nje tjeter dokument tte pare qe verteton kete fakt. Behet fjale per nje episod te femijerise se rabinit Aleaz ben Adoh. Ky rabin se bashku me babain e tij asistuan ne gurezimin e nje vjze e cila ishte e bija e nje prifti dhe ishte denuar me djegie per sjellje te keqe ne publik (shih Jozef Flavin, Sanheredin, 11,11[429]; Mishnanh , Sanhedrin 7.2b[43])
    Rabini i cili asistoi ne kete ekzekutim vdiq rreth vitit 100 e.r. kjo do te thote qe episodi i sipermendur daton rreth 30-40 e.r
    f. Deshmia me e rendesishme per sa i perket te drejtes judaike per denimin kapital, te pakten per ato qe kishin te benin me fene e tyre, na jepet mga fjalet qe Titio i drejton Judenjte te rrethuar ne vitn 70 e.r dhe qe na transmetohen nga historiani i famshem Jozef Flavi. Ja sesi tingellojne ato : “ A mos ndoshta nuk ia kishin autorizuar qe te denonit me vdekje te gjithe ato qe kalonin barieren e tempullit, edhe atehere kur behej fjale per qytetare Romak” (Luftime Judaike 6.2.49 126). Nese romaket i dhane kete fuqi autoriteteve judaike sa te gjykonin edhe qytetare romake per nje ceshtje qe kishte lidhje me besimin religjoz judaik, nuk kuptohet atehere si mund te jete e arsyeshme qe romaket tia kene hequr kete te drejte atrehere kur keto autoritete do te donin te gjykonin bashkeatdhetaret e tyre.
    g. Jo me pak te rendesihsme se te meparshemet jane edhe fjalet qe do te vijojne. Eshte gjithmone Tito qe zhvillon traktatem me Judenjte edhe eshte gjithmone Jozef Flavi deshmitari okular i ngjarjes qe na i raporton ato : Me sa duket arsyeja qe na iu shty kunder Romakeve ka qene mesa duket butesia e Jone qe ne rradhe te pare iu lejuam qe te banonit ne kete toke dhe qe qeveriseshit nga mbreter nacional dhe pastaj e beme te mundur te konservonit ligjet tuaja dhe qe ju lame liri administrimi si te deshironit ju, jo vetem ne marredhenit e brendshme por edhe ato qe kishin te benin me te huajt. (Lufterat Judaike 6.6 33-334). Qe Romaket ti kishin dhene gjithe kete liri Judenjve eshte nje fakt qe nuk duhet te na habise, sepse kjo shpesh ishte pjese perberese e politikes romake. Me qe jemi tek te drejtat romake dhe lirite, deshmia e Jozef Flavit (persa i perket popujve judenj) gjer ne nje pike referimi ne ato qe na jepen nga historianet latin persa i perket AMqedonise dhe Ilirise. Ne nje ekuiliber perfekt midis sjelljes se inponuar Hostis( All hostis) permes asaj legalizuese(leger) te posacme eshte edhe butesia ndaj sociusit(socius), mesa duket diplomacia Romake ka qene aq e rafinuar sa ka arritur deri ne oiken qe ti lejonte Lirine (Ad urbe condita libri 45.29) ashtu si polibias (historiae 36.17.13) dhe Pluturakut (Ameilus Paulus 128.3) qe te deklarojne qe Maqedonasit e fituan rikthimin e lirive te tyre sebashku me te drejten per te perdorur ligjet vendase.

Tema tė Ngjashme

  1. Nihilizmi
    Nga SKUTHI nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 10-11-2018, 10:04
  2. A u Kryqezua dhe a u ringjall Jezusi?
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-08-2014, 03:59
  3. Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 11:58
  4. Njerėzorja e Jezu Krishtit (Isau a.s.)
    Nga Senadi_ul nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2006, 17:06
  5. Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 06:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •