Anketa - Hilari Klinton do të kandidohet por s`do të fiton
Albani, 10:15
Rreth 70 për qind e votuesve amerikanë nuk mendojnë se senatorja e Partisë Demokratike Hilari Rodam Klinton do të fitojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, ndonëse dy të tretat vlerësojnë se ajo do të kandidohet, tregoi hulumtimi i mendimit publik, i publikuar mbrëmë.
Hulumtimi, që e zbatoi stacioni televiziv i Nju-Jorkut VNBC-TV tregoi se 80 për qind e të anketuarve konsiderojnë se për të njëjtën gjë nuk do të ketë sukses as sekretarja aktuale shtetërore, republikanja Kondoliza Rajs.
Sipas anketave, një kandidate femër për kryetare të Amerikës, pa marrë parasysh se cilën parti e përfaqëson, do ta mbështetnin vetëm 27 për qind e të anketuarve.
Krijoni Kontakt