Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Letra qe su sos kurre.

    Jam e ulur ketu ne shkalle
    dhe po te shkruaj kete leter te bardhe
    Kur pra do te kthehesh valle?
    Bir me ka marre malli per ty
    ta dish, te dua me shume se k'ta dy sy
    Bir vetem ty te kam
    bir per ty zemra me qan

    Me mire te binte termeti
    sesa te egzistonte kurbeti
    Ke ikur larg refugjat
    dhe gjumi sme merr dit e nat
    Bir mos te ka ndodhur gje?
    se letra nga ti nuk kam marre me.
    kam shume kohe qe po te pres
    nga ky mall nje dite do vdes.
    Shikoj tutje ne horizontin e larget
    dhe mendja tek ti me rrin e vaket.
    nga koka mend po pellcas
    nga buzet me iku dhe ai pak gas.
    tashme te pres te vish
    atje me sdo te rrish
    nuk kam nevoje per pasuri
    se thesari im je ti
    Ndaj eja o i vogelthi im
    se ty te kam falur dashurine.
    Ti je gezimi me i madh qe kam
    nena as me jeten e saj nuk te ndan.

    Ti linda bir te perkunda ne djep
    te rrita,u bere i gjate si plep.
    Mbaj mend netet kur rija pa gjume
    dhe jashte bente shterngate, furtune.
    Me keto dy duar djepin ta perkunda
    per dy vjet me rradhe me gjirin tim te menda

    Babane dot se njohe e di
    s'more nga ai ndopak dashuri
    Ta dish bir, ai fort te deshi
    por nje nate te lige vdekja e gjeti
    e di bir e di, u rrite pa baba
    por nena vetem asnje hap ste la.
    Mundohesha te te gjeja ty buken e gojes
    ne dimer te coja gjer tek pragu i shkolles
    Kur kthehesha me prisnin mijera pune
    por nuk kisha lodhje se te doja shume.
    Dhe tani te dua per mua je kerthi
    he pra bir i nenes kur do te vish ti?

    Qe kur ti ke ikur motra eshte bere grua
    nena te eshte plakur nga floku ne thua
    Motra ste ka pare eshte pergjeruar
    ka dy vjet me varrin,eshte e martuar
    syte sme jane shterur, zeri me eshte mbaruar
    kane qe ate dite qe ike larg merguar.
    Ne te dyja bashke muhabet bejme ndonjehere
    shikoj shpesh nga rruga, te pres ty ne dere
    njera porsi korbe, tjetra kukuvajke
    njera rrin ne dere, tjetra ne varrziun nate
    Se mbaj mend o bir sa vjet kam pa te pare
    lotet s'me jane shterur syte me digjen zjarr.
    as vete se di se si kane duruar
    kaq vjet pa te pare si nuk jane verbuar!!

    Eja pra o bir se une po te pres
    te prek flokun tend e pastaj te vdes.
    Eja te te shoh, ty bir sa je rritur
    se kur u largove dukeshe i mitur
    Une i lutem Zotit te mos na kete denuar
    nena te prese ne dere e djali te rrije merguar.
    Ti bir nga letra ime mos u fut ne trishtim
    se po ste pashe ne kete bote te shoh ne amshim.
    Bota e te gjalleve qenka e mallkuar
    mbart ne shpine te saj shume te deshperuar

    Eh o biri nenes nuk di cte te them
    kam shume plage ne zemer e shpirti me dhemb
    Me lot rrit dy femije e i nxjer ne jete
    vajza transferohet,djali shkon n'kurbet.
    Me motren kam folur, leter i kam derguar
    me eshte caktuar dita atje per ta takuar.
    Eh ta dish o bir si endet shpirti im
    nje here ne k'te bote nje here ne amshim.

    Nuk di o bir jo, cte te them vertete
    e mbushur me sprova paska qene kjo jete.
    jam ketu ne shkalle ndjehem e vetmuar
    koka sec me zien malli me ka copetuar
    Eh o bir i nenes rri ketu te pres
    nje here te te shoh e pastaj te vdes
    Po i lutem Zotit te leshoje murlan
    per nje cast te veten djalin t'me sjelle prane.

    O ju shume rruge qe kemben sdi ku hedh
    nena rri e pret e djali boten bredh.
    nena rri e pret, e djale aty nuk ka
    eshte bere e skalitur, veteveten po ha.

    O ju dallendyshe qe veni e vini
    djalit tim te vetem adresen a ja dini?
    Pyet e pyet nena, por me kot
    as murlan as zogj nuk ja sjellin dot

    Stilolapsi i nenes sec mbeti pa boje
    dy fjalet e fundit i mbeten ne goje
    mbeti leter e shkruar,ngeli pa adrese
    e vuri nen koke qe kollaj te vdese
    nena e shkrete nga dhimbja vdiq aty ne shkalle
    djali mbet ne mergim as vdekur as gjalle.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    ..... shume shume e bukur dhe e dhimbshme.

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Kotelja flm

    Nderkohe po postoj edhe nje tjeter porzi per nenen megjithese me pak vonese
    Flm edhe qe ke humbur pak minuta te me lexosh.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Mė prit , Nene. !

    1.
    Ti mė prit, mos u mėrzit
    Sepse unė do tė vij njė ditė
    Do tė vij, po tė premtoj ,
    Fort nė qafė do tė t`shtrėngoj.

    2.
    Ti mė prit, mos u dėshpėro
    Nuk kam pėr tu vonuar,jo
    Do vė krahė porsi njė shpend
    Dhe drejt teje do tė rend

    3.
    Ti mė prit duro dhe pak
    se takimi s`do t`jetė larg
    do tė shtegtoj natė e ditė
    se tė dua me gjithė shpirt.

    4.
    Ti mė prit, mos u dorėzo
    Brengės,dhimbjes thuaji jo
    Shumė duro, bėhu e fortė
    Se kėshtu e ka kjo botė

    5.
    Ti mė prit,mė prit dhe pak
    s`vij dot shpejt,ndodhem shumė larg
    unė po rendem ditė e natė
    por ėshtė rruga shumė e gjatė

    6.
    Ti mė prit edhe ca muaj
    mos e lėr zemrėn tė vuaj
    fshiji lotėt qė mban nė sy
    kam dėshirė unė, tė qaj pėr ty

    7.
    Ti mė prit lart nė ballkon
    tė tė shoh qė nė avion
    dhe kur lart ti hedhėsh sytė
    tė mė gėzojė shikimi yt.



    8.
    Mė prit NĖNĖ dhe pak duro
    birin tėnd mos e mallko
    sepse mjaft jam i mallkuar
    qė kur ika larg mėrguar.

    9.
    Nuk di Nene ē`tė tė them mė shumė
    pėr ty lotėt me shkojnė lumė
    dhe s`kam ndėrmend tė ndaloj
    derisa me sy tė tė shikoj

    10.
    Ti mė prit e pėrmalluar
    e di, malli tė ka copėtuar
    dhe unė i pėrmalluar jam
    se mė t`shtrenjtė se ty nuk kam.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #5
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Indrit shum te bukura poezit e sidomos kjo e fundit per nenen...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Fotzenland
    Anėtarėsuar
    23-04-2005
    Postime
    85
    Ti mė prit lart nė ballkon
    te te shoh qe ne avion
    Shume bukur. Mund te thuash pa frike qe rima nuk i mungon poezise tende.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    INDRITI shume e bukur kjo dhimbje.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  8. #8
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Flm qe te gjitheve per leximin edhe vleresimin, nderkohe qe po e vazhdoj kete teme serish me dicka ne proze kete here.
    Indriti
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #9
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Vjeshte me lot.

    Si pa kuptuar vapa mori arratine!
    Nderkohe qe ne horizont u duken serish zogj shtegetare, dhe bashke me to plot lejleke e dallendyshe te cilet lajmeronin fillimin e shirave vjeshtore.
    Pas nje stopimi serish qielli do te qante dhe dallendyshet e pellumbat e bardhe duke qene shume te ndjeshem preferuan te arratisen andej ku lotet jane hedhur tutje,atje ku ben vere dhe dimri eshte gremisur.
    Nderkohe qe edhe gjethet nga deshira e madhe per te ndejkur mjelmat lane pemet por nuk munden dot te sigurojne krahe.
    Pas ketij peisazhi qielli u rimbush madje edhe u sternxi nga avjonet e shumte qe rendnin pas dallendysheve.
    Periudhe e merziteshme kur shirat nuk kishin as ylber, kur te rinjte dikush me torbe pas krahu per te siguruar buken e gojes, dikush per te studjuar jashte vendit te tij e dikush...
    Sa dhimbje e madhe kur sheh nenat me lot ne sy neper ballkone qe tashme mendja ju rri tek djemte e tyre qe kane ikur aq larg aq larg…
    O Zot sa e trishte eshte te shikosh vetem te moshuar ne qytet.
    Ky qe qyteti im ne periudhen e vjeshtes, lashe nenen time te dashur ne ballkon e cila ndiqte me sy cdo levizje timen madje mu duk se do te me ndjeke deri jashte kufinjve, pashe zemren e saj te bardhe dhe me dukej sikur thoshte:”mos shko te lutem” .
    Ndiqte cdo hap me meshiren e madhe prej nene.
    Nene!
    Fjala me e dashur per mua, fjala e pare qe shqiptoi gjuha ime,nje emer qe me ther ne shpirt sapo degjoj per te.
    Nena kjo heroine e meshires dhe dashurise, ajo qe me rriti, ajo qe me edukoi dhe me urtesine e saj me fali burrerine.
    Kur te gjithe hanin ajo nuk hante pasi do me ushqente mua.Ne netet e gjata dhe te ftohta dimerore nena nuk flinte kur te gjthe flinin, pasi do me perkunte mua,lotet e saj bashkoheshin me te mijet, dhembja e saj bashkohej me timen…
    Sa here qe jam larg kujtoj zerin tend te embel, ninullat e tua qe me kendoje kur isha ne djep, perkedheljet e dores tende qe ndjeja mbi balle.
    Kujtoj kujtoj…
    Nene! U be shume kohe qe qendroj larg teje madje edhe festen e tete marsit u be pothuaj tete vjet qe ta uroj nepermjet telefonit apo ndonje kartoline. Tete marsi!!! Hipokrizia me e madhe qe mund ti behet nje nene!!!
    Ti nene qe me linde, qe me ushqeve, me rrite … nuk meriton vetem per 8 mars te urohesh por cdo dite, cdo kohe, cdo moment,sa here qe te marim fryme.
    Ti duhet te urohesh dhe te respektohesh pasi kenaqesia e Zotit eshte ne kenaqaqesine tende, hidherimi i Tij eshte ne hidherimin tend, suksesi im varet nga sherbimi qe do te te bej ty. Parajsa eshte nen kembet e tua…
    Nene!
    Ndoshta tete marsi eshte nje mundesi ku une demostroj kete dashuri ndaj teje ne pamundesi per te te qene me afer.

    Nderkohe qe letrat e gjata e kartolinat i nis rrjesht ne drejtimin tend.
    Rralle here kartolina nga pesha e madhe e dhimbjes nxin qiellin,ben lotin te rrjedhe porsi rubin ,prish motin, rrezon avjonet dhe tashme askush nuk merr persiper ti sjelle kartolinat per tek ti.

    Megjithate mesazhin tim do ta lexosh ne pranvere te premtoj, pasi dallendyshet me kane premtuar se do ta marrin letren time e do ta sjellin pikerisht ne ballkon ku me pret ti me lot ne sy.

    Kjo leter nga larg
    Me i vogli sinjal
    E me e madhja
    Dashuri.


    Ne dhimbjen tone
    U lexuakerkan yjet
    E dalkan mangut
    Sa cudi!!!

    Keto letrat me dhimbje
    Si marrin avjonet
    Rrezohen nga pesha e tyre
    Keshtu thone!

    E ndaj dallendyshet
    Per pesha te tilla
    Shpesh here kthehen
    Ne avjone.


    Nene ashtu si me percillje ti me sy, percjell edhe une dallendyshet nga meraku qe kam per letren.
    Sa here vejne e vijne dallendyshet dhe une gjithmone lutem o Zot me jep edhe mua krahe te fluturoj, pasi do te doja te iki edhe une bashke me dallendyshet.
    Do te doja edhe une te rend atje ku nena me pret me plage ne zemer e me lot ne sy.
    Do te doja qe pasi te zbrisja ne qytetin tim te rendja me vrap ne pallatin e vjeter, ti ngjisja shkallet e tij me nje fryme dhe te trokisja ne dere.
    Jo vetem kaq por do te doja qe deren te ma hapje ti nena ime e dashur dhe te te hidhesha ne qafe ashtu si nje femije i vogel, nderkohe qe ti te me puthje e perkedhelje me doren tende aq te bute.
    Kete do te deshiroja vertete, por ja qe kjo eshte e pamundur te ndodhe prandaj po te uroj prej se largu gezuar Tete Marsin dhe mos harro, se une te dua per cdo dite e jo vetem per tete mars.
    Nene!
    Do te doja te shkruaja shume por nuk dua qe letren time ta rendoj akoma me dhimbje pasi kam frike se edhe dallendyshet do te refuzojne ta marrin.Do ta refuzojne pasi nuk mund te fluturojne dot me tere kete peshe dhimbjeje.
    Perfundimisht po e mbyll mesazhin me lutjen e perditeshme:
    “O Zot me bej te denje qe te jem nje sherbyes i bindur per dashurine e meshiren Tende ne toke.”
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #10
    Ylli i mėngjesit Maska e edona
    Anėtarėsuar
    26-10-2002
    Vendndodhja
    diku larg, shume larg,
    Postime
    200
    indrit te pergezoj,me bere te mendoj shume per disa veprime te mijat,te falemderit qe me riktheve ne rruge,tash jam gati te riluftoj per dashurin e me te shtrejtes ne jeten e gjdo njeriu-NENES.
    ylli i mėngjesit

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •