Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    “Loyola” Gymnasium - Prizren

    “Loyola” Gymnasium - Prizren

    Baza e zhvillimit është arsimi - Lidhur me arsimin mendimtari i shquar dhe ideatori i Evropës së bashkuar Jean Monnet (1888-1979) thoshte: Sikur të mund të fillonte edhe njeherë nga fillimi me ndërtimin e Evropës, ai do t’i jepte më shumë rëndësi zhvillimit kulturor dhe arsimor se sa zhvillimit ekonomik.

    Hapësirës shqiptare i shtohet edhe një gjimnaz klasik i udhëhequr nga Shoqëria Jezuite, pas Gjimnazit Jezuit në Shkodër i themeluar ne vitin 1877.

    Ideja për krijimin e një gjimnazi klasik vjen me inciativën e disa prindërve kosovarë, të cilët të vetëdijshëm për cilësinë e mësimit i cili po zhvillohet në Kosovë dhe për rëndësinë e gjimnazit klasik të udhëhequr nga shoqëria Jezuite, vjen deri te propozimi për themelimin e këtij gjimnazi klasik. Më vonë ky propozim i paraqitet organizatës bamirëse katolike Renovabis për t’i shikuar mundësitë e përkrahjes për hapjen e një instuticioni shkollor të tillë në Kosovë. Renovabis ka ndihmuar në Kosovë si në aspektin material, po ashtu edhe në atë edukativ duke përkrahur edukimin dhe formimin e nje rinie të shëndoshë dhe pozitive. Prandaj e pranon ketë ide dhe bëhet donatori kryesor për ndërtimin e kësaj shkolle. Shoqëria Jezuite pas marrjes së kësaj ideje emëron P.Walter Happel SJ, që të vijë në Kosovë dhe të bëjë një studim mbi mundësitë e krijimit të këtij institucioni. Pas studimit të bërë dhe marrjes se bekimit nga Ipeshkvi Imzot Mark Sopi merret vendimi për themelimin e Asocacionit Loyola Gymnasium në Prizren, ku në Bordin udhëheqës të Shkollës do të jenë Shoqëria Jezuite e Provincës Kroate si udhëheqëse e shkollës dhe procesit edukativo-arsimor, Rregulli i motrave Franceskane si përgjegjëse për konviktin e vajzave dhe Shoqata Aksioni i Rinisë Shqiptare Pjetër Bogdani.

    Bordi cakton P.Walter Happel SJ, që ta udhëheqë këtë proces të jetësimit në realitet të kësaj ideje. Rrugëtimi i jetësimit të kësaj ideje fillon më kërkimin e truallit dhe donacioneve për ndërtim. Një fakt shumë me rëndësi që duhet të përmendet është që vendimi i Kuvendit Komunal të Prizrenit për dhënien e truallit prej 3 ha dhe 75 ari për ndërtimin e kësaj shkolle është njëra ndër vendimet e vetme që merret unanimisht nga gjithë këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit.

    Pas ndarjes së truallit dhe procedurave teknike për marrjen e lejes së ndërtimit, më 16 Prill 2005, bëhet bekimi i gurthemelit dhe fillon ndërtimi i shkollës.
    Pas 4 muaj e 27 ditë nga fillimi i ndërtimit, pikërisht më 12 shtator 2005 në praninë e institucioneve fetare, qeveritare, komunale dhe ndërkombëtare, prindërve, nxënësve dhe shumë miqve dhe dashamirëve të shkollës bëhet hapja solemne e shkollës dhe më 13 shtator fillon procesi mësimor.

    Hapësira e dedikuar për Loyola-Gymnasium është projektuar që të ketë hapësirë për pranimin e 700 nxënësve, konviktet për banim për rreth 400 nxënës, ku gjysma do te jetë për vajza dhe gjysma tjetër për djem, të cilët do të kenë mundësi të vijnë nga viset e ndryshme të Kosovës dhe rajonit, po ashtu do ta ketë palestrën sportive, mensën për ushqim që do të jetë në shfrytëzim për të gjithë nxënësit dhe hapësirën për administratën.

    Loyola Gymnasium do t’u japë mësim shkallës së I-rë dhe të II-të, e cila do të fillojë me klasën e gjashtë, pas katër viteve të shkallës së parë do të vazhdojnë edhe katër vite në shkallën e II-të, që do t`i shpiejë nxënësit deri në shkollimin e lartë universitar. Planprogrami i gjimnazit i përket një kombinimi të planprogramit të arsimit në Kosovë dhe përvojës së Shoqërisë Jezuite të themeluar para 400 viteve.

    Në klasën e VI, do të fillojnë me mësimin e gjuhëve Latine dhe Gjermane ku do t’i mundësojnë nxënësve të studiojnë në unversitete të ndryshme të Europës dhe të botës.

    Loyola-Gymnasium në Prizren ndjek një pedagogji optimiste, ku edukimi nga këto gjimnaze simotra gjithkund në botë është i pranuar dhe shumë i vlerësuar dhe dëshiron të kontribuojë në arsimimin e tërësishëm të individit në shoqëri.

    * Në mënyrë të veçantë vlerësojnë trajtimet individuale dhe kujdesin ndaj secilit nxënës.
    * Rëndësi të veçantë i japin iniciativave personale dhe qëndrojnë pranë asaj që gjatë gjithë jetës të mësojmë.
    * Orientohen në vlera dhe inkurajojnë për njohjen, dashurinë dhe pranimin e vetvetes.
    * Dëshirojnë që të kontribuojnë në njohjen reale të botës dhe formimit të saj.
    * Kanë për qëllim të jashtëzakonshëm që mundësisht ta nxisin zhvillimin e përkryer të të gjitha prirjeve të personalitetit.
    Pedagogjia e Loyola-Gymnasium kërkon nga prindërit, mësuesit, edukatorët, dhe nxënësit bashkëpunim të përhershëm dhe me plot besim.
    E gjithë kjo kërkon:
    * Shkëmbimin e gjallë të informatave dhe mendimeve
    * Vullnet për mësim nga ana e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe edukatorëve
    * Bashkëpunim mes grupit udhëheqës( drejtorit, udhëheqësit të shkollës dhe konvikteve), këshillit të mësuesve dhe edukatorëve, përfaqësuesve të prindërve dhe nxënësve
    * Përgjegjësia në procesin e edukimit duhet të mirret nga të gjithë të pranishmit.

    Shkolla ka startuar me tri paralele të klasës së gjashtë dhe të shtatë, ku momentalisht janë të pranishëm 183 nxënës, ndërsa 40 prej tyre janë të sistemuar në konviktin, i cili gjindet në oborrin e shkollës.

    Në ketë shkollë mësimin e vijojnë nxënës nga vise të ndryshme të Kosovës: Prizreni, Gjakova, Malisheva, Suhareka, Ferizaji, Shtimja, Klina, Prishtina, Rahoveci.Vitin shkollor 2006/07 përveçse do të vazhdojë me këta nxënës që kanë filluar, do të pranojë nxënës për paralelet e reja në klasën e 6 të shkallës së I-rë dhe në klasën e 10 të shkallës së II-të.

    Nxënësit të cilët dëshirojnë të konkurrojnë për pranim në këtë shkollë do të kenë provim pranues nga matematika dhe gjuha shqipe.

  2. #2
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Lightbulb

    gabim - edituar nga autori
    Ndryshuar për herë të fundit nga NoName : 06-03-2006 më 18:53

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Gjimnazi “Loyola” në Prizren
    Nga forum126 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 18-03-2012, 20:04
  3. Islami Në Trojet Iliro-shqiptare Gjatë Shekujve
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  4. Mediat Ne Kosove
    Nga ARIANI_TB në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •