KESH çon energji falas në Kosovë,ble mijëra euro çdo ditë
Tiranë- Korporata Elektroenergjitike po vjedh miliona euro me
energjinë. Energjia e prodhuar nga burimet vendase po dërgohet në Kosovë pa
para, ndërkohë që KESH vazhdon të blejë nga të paktën katër kompani të
huaja. Sipas të dhënave të datës 2 Mars të këtij viti, 1.100 gigavatorë
janë dërguar në Kosovë, për KEK. Kurse nga EGL janë blerë 0.120
gigavatorë, nga EFT 0.044 gigavatorë për KESH, nga Ezpada është blerë 0.180
gigavatorë dhe nga Ost Electra 0.960 gigavatorë. Kjo aferë e ndyrë që ka
nisur me energjinë që nga koha e nisjes së krizës, po rezulton kaq
fitimprurëse për Korporatën dhe qeverinë sa vazhdon akoma me të njëjtat ritme.
Nëse më parë preferohej të zbrazeshin hidrocentralet, sot energjia
dërgohet në Kosovë pa para, blihet energji nga kompanitë e huaja dhe
sërisht Shqipëria është në terr. Madje rrekjet për të vjedhur vazhdojnë edhe
me ndryshime të tjera në ligjin për prokurimet publike, sepse tenderi
nuk siguron aq shumë para sa mund të fitohet nëpërmjet blerjeve me
prokurim, që zakonisht e kalojnë cmimin që kompanitë sjellin në tender.
Kështu u veprua me ofertat që kompanitë paraqitën në tenderin e 19
Dhjetorit, i cili duhet të siguronte energji për gjithë vitin 2006, por në fakt
nuk mundi të garantonte as për muajt e parë të këtij viti. Gjithë
blerjet që kanë vazhduar dhe po bëhen aktualisht, janë jashtë kontratave të
rregulltave me kompanitë, të cilave u ka mbaruar afati që në 31 Dhjetor
2005. Megjithatë, blerjet vazhduan si edhe më parë, me sasinë e
energjisë që kompanitë kishin propozuar në tenderin më të fundit, sigurisht
edhe me cmimet përkatëse. Tre kompanitë nga të cilat është blerë energji
që në fillim të vitit, jashtë kontrateve që kishin përfunduar që në 31
Dhjetor 2005, janë EFT, EGL dhe Ezpada. Në tenderin e 19 Dhjetorit,
kompania zviceriane ofroi energji për 35.8 deri në 40 euro, në varësi të
loteve. Kompania tjetër zviceriane EGL ofroi energji për 43.5 deri në
67.5 euro, sërisht në varësi të loteve dhe Ezpada ofroi energji për 42.85
deri në 45.55 euro për megavat. Ndërkohë që cmimet e blerjeve me
prokurim të drejtpërdrejtë që janë duke u bërë tani nga Korporata ndryshojnë
dukshëm nga cmimet e prezantuara në tender.
Kompania Cmimi/megavat Totali/ditë
EGL 67.5 euro 8100 euro
EFT 40 euro 1760 euro
Ezpada 45.55 euro 8199 euro
OstElectra 53 euro 50880 euro
TOTALI 68939 euro
Pazar 70 mijë euro në ditë, energji pa para në Kosovë
Krijoni Kontakt