Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anëtarësuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    A është Jezusi Zot? Bibla thotë jo.

    Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime të shumta e tregon qartë se Jezusi nuk është Zot por njeri dhe i dërguar i Zotit xh.sh.



    Një ndër problemet më kontradiktore në historinë njerëzore është çështja e Isait (Jezusit) a.s.. A ishte ai krejtësisht hyjnor apo krejtësisht njeri?

    Polemika rreth personalitetit të Jezu Krishtit është ndryshimi më i madh ndërmjet Islamit dhe Krishterimit. Ky ndryshim i mban të veçuar pasuesit e këtyre dy besimeve. Muslimanët shohin tek Jezu Krishti një profet të madh të Zotit, e duan dhe e rrespektojnë aq sa duan dhe rrespektojnë Abrahamin (Ibrahimin), Moisiun (Musain) dhe Muhamedin, si dhe të tjerët para tyre (paqa e Zotit qoftë mbi ta).

    Të krishterët nga ana tjetër e quajnë Jezusin Zot ose bir i Zotit, dhe e adhurojnë si të tillë, një koncept ky që muslimanët nuk mund ta pranojnë.

    Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime të shumta e tregon qartë se Jezusi nuk është Zot por njeri dhe i dërguar i Zotit xh.sh.

    Pa humbur kohë do të theksojmë argumentet nga vet Bibla të cilat tregojnë dhe aludojnë qartazi që Jezusi nuk është Zot. Nga filimi deri në fund, Ungjijtë tregojnë qartë se Jezusi është krejt ndryshe nga natyra hyjnore e Zotit.

    Le të bëjmë një krahasim në mes Zotit dhe Jezusit:

    1. Zoti është i pavdekshëm.

    Bibla tregon një nga cilësit e Zotit, e cila është pafillimësia dhe pavdekshmëria ku thotë: “ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm”. (1 Timoteu 6:16) “Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia”. (Psalmi 90:2) “Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund”. (Psalmi 102:27)

    Kurse Jezusi vdiq.

    Bibla thotë: “Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: ''O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!''. Dhe, si tha këto, dha fryma”. (Luka 23:46) “por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur...”. (Gjoni 19:33) “Por Jezusi, si lëshoi një britmë të madhe, dha frymën”. (Marku 15:37)

    2. Zoti është i Gjithdijshëm.

    Bibla thotë: “Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t'i kërkoni”. (Mateu 6:8) “Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t'i jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura. Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur, dhe tani po ju njoftoj gjëra të reja; unë jua bëj të njohura para se të mbijnë”. (Isaia 42:8-9)

    Kurse Jezusi nuk ishte i Gjithdijshëm.

    Jezusin kur e pyëtën për ditën e fundit ai u përgjigjë: ''Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati”. (Marku 13:32 poashtu shih: Mateu 24:36) Poashtu padituria e tij ceket edhe në këtë citat tjetër biblik ku tregon se: “Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s'gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve”. (Marku 11:13)

    3. Zoti është i Plotfuqishëm.

    Bibla e tregon Zotin si Zot të Plotfuqishëm: “Unë jam Perëndia i plotfuqishëm…”. (Zanafilla 17:1) “… Perëndi i plotfuqishëm”. (Ekzodi 6:3)

    Jezusi ishte i pafuqishëm.

    Por Jezusi tregohet i pafuqishëm: “Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime”. (Gjoni 5:30) “Atëherë e pështynë në fytyrë, e goditën me shuplaka; dhe disa të tjerë i ranë me grushta, duke thënë: “O Krisht, profetizo! Kush të ra?”. (Mateu 26:67-68) “Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli për t'i dhënë force”. (Lluka 22:43) Për më tepër , Jezusi nuk u ringjall vetë nga të vdekurit, por ishte Perëndia ai që e ringjalli, citoj: “Këtë Jezus, Perëndia e ka ringjallur; dhe për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë!” (Veprat e Apostujve 2:32). Këtu tregohet se kush është Perëndia i vërtetë. po të ishte Jezusi Zot, a nuk ka mundur që ta ringjall vehten??!! .

    4. Zoti nuk lodhet dhe nuk flen.

    Bibla thotë: “Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarësia e tij është e panjohshme”. (Isaia 40:28) “Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle“. (Psalmi 121:4)

    Por Jezusi ishte lodhur, por edhe ka fjetur sikur edhe ne.

    Bibla thotë: „Dhe Jezusi, i lodhur nga udhëtimi, u ul pranë posit“. (Gjoni 4:6) “Dhe ja, që u ngrit në det një stuhi aq e madhe, sa valët po e mbulonin barkën, por ai flinte”. (Mateu 8:24) “Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk”. (Marku 4:38)

    5. Zoti nuk mund të shihet.

    Bibla aludon qartë se Zoti nuk mund të shihet dhe që kërkush nuk e ka parë: “Dhe tha akoma: "Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë". (Ekzodi 33:20) “Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua; ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij…”. (Gjoni 5:37) “Askush s'e pa Perëndinë kurrë…”. (Gjoni 1:18) “Askush s'e ka parë ndonjëherë Perëndinë”. (1 Gjonit 4:12)

    Jezusi jetoj në mesin e njerëzve

    Kurse Jezusin e kanë parë dhe ka qendruar në mesin e njerëzve, ka pas familje, ka qen i dërguar i Zotit, etj., ku bibla vetë tregon për këtë: “A nuk është ky i biri i marangozit? Nuk quhet nëna e tij Mari, dhe vëllezërit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda?”. (Mateu 13:55) “Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi, thanë: Me të vërtetë ky është profeti, që duhet të vijë në botë”. (Gjoni 6:14) “Ata i thanë: ''Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit”. (Luka 24:19) Kurse te 1 Gjoni 1:1 thekson që njerëzit e panë Jezusin dhe e prekën atë.

    6. Zoti nuk është njeri dhe nuk jeton në tokë.

    Bibla thotë: “Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet”. (Numrat 23:19) “Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t'i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë”. (Jobi 9:32) “Po a është e vërtetë që Perëndia banon mbi tokë? Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund të të nxënë dhe aq më pak ky tempull që kam ndërtuar!”. (1 Mbretërve 8:27)

    Jezusi ka qenë njeri, bir i njeriut dhe ka jetuar në Nazaret.

    Bibla thotë: ''Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë!''. (Luka 23:47) “Erdhi Biri i njeriut, që ha dhe pi…”. (Mateu 11:19) “Por, ndërsa ata qëndronin në Galile, Jezusi u tha atyre: ''Biri i njeriut do t'u dorëzohet në duart e njerëzve”. (Mateu 17:22) “dhe, mbasi arriti atje, zuri vend në një qytet që quhej Nazaret, që të përmbushej ajo që ishte thënë nga profetët: ''Ai do të quhet Nazareas”. (Mateu 2:23) “Ata i thanë: ''Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit”. (Luka 24:19)

    7. Zotit i takon adhurimi.

    Bibla thotë: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij”. (Mateu 4:10) “Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht”. (Mateu 6:6)

    Jezusi nuk adhurohet.

    Kurse Jezusin nuk e kanë adhuruar, Jezusi ka urdhëruar që të adhurohet vetëm Perëndia, sepse edhe ai e ka bërë një gjë të tillë: “ndërsa po lutej, qielli u hap”, “Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej”, ” Jezusi po lutej në vetmi”, “dhe ra në gjunj dhe lutej”, “shkoi në mal për t'u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë” (Lluka 3:21/ 5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), “Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej” (Mateu 26:39) Nëse Jezusi është Zot. A i lutet Zoti Zotit ??!!

    Poashtu dishepujt kërkuan nga Jezusi si të luteshin, por ai ju tregoj si të luten jo atij, por Perëndisë, ku thotë: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij”. (Mateu 4:10) “Dhe ai u tha: ''Kur të luteni, thoni: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë. Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme. Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu”. (Luka 11:2,4)

    8. Zoti nuk tundohet nga e keqja.

    Bibla thotë: „Askush kur tundohet të mos thotë: ''Jam tunduar nga Perëndinë'', sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri“. (Jakobi 1:13)

    Jezusin e ka tunduar djalli.

    Bibla thotë: „Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte“. (Mateu 4:1) „dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satanai“. (Marku 1:13)

    Jezusi ia mohoi vetes mundësinë dhe dëshiren, në bibel tregohet: „Atëherë nëna e bijve të Zebedeut iu afrua bashkë me bijtë e vet, ra përmbys para tij dhe i kërkoi diçka. Dhe ai i tha: ''Çfarë do?''. Ajo u përgjigj: ''Urdhëro që këta dy bijtë e mi të ulen njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën në mbretërinë tënde''. Dhe Jezusi, duke u përgjigjur tha: ''Ju nuk dini çfarë kërkoni; a mund ta pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem? Ata i thanë: ''Po, mundemi''. Atëherë ai u tha atyre: ''Ju me të vërtetë do ta pini kupën time dhe do të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem; por nuk është në dorën time që të uleni në të djathtën time ose në të majtën time, por u është rezervuar atyre, të cilëve u është përgatitur nga Ati im''. (Mateu 20:20-23) “…por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar”. (Gjoni 14:31) “Pastaj u nis që andej dhe shkoi në krahinën e Tiros dhe të Sidonit; hyri në një shtëpi dhe donte që askush të mos e dinte, por nuk mundi të qëndrojë i fshehur”. (Marku 7:24) Sikur Jezusi të ishte nga origjina e babait, pra Zot sic pretendojnë ata, atëher ai duhet të jetë njësoj si Ati në dëshirë dhe mundësi.

    Këto ishin disa krahasime në mes Zotit dhe Jezusit. Pra, nga këto citate që cekëm, logjikoni vet me arsyen tuaj, a mund të jetë Jezusi Zot?

    Poashtu kemi edhe citate tjera biblike ku tregojn se Jezusi nuk është Zot, dhe që vet Jezusi me fjalët e tij e tregon:

    a) „Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar. Nëse unë dëshmoj për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë“. (Gjoni 5:30,31)

    b) „Ati është më i madh se unë”. (Gjoni 14:28)

    c) “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Shërbëtori nuk është më i madh se padroni i tij, as i dërguari më i madh se ai që e ka dërguar”. (Gjoni 13:16)

    d) “Jezusi i tha: ''Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj''. (Gjoni 20:17)

    e) “Dhe kur t'i ketë nënshtruar të gjitha, atëherë Biri vetë do t'i nënshtrohet Atij që i nënshtroi të gjitha, që Perëndia të jetë gjithçka në të gjithë”. (1 Korintasve 15:28)

    f) „Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi Nazareas, njeriu i dëftuar nga Perëndia ndër ju me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri ndër ju me anë të tij, siç edhe vet e dini“. (Veprat e apostujve 2:22)

    g) „Edhe rashë përpara këmbëve të tij për ta adhuruar, por ai më tha: ''Ruaju se e bën, unë jam bashkëshërbëtori yt si dhe i vëllezërve të tu që kanë dëshminë e Jezusit. Perëndinë adhuroje! Sepse dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë“. (Zbulesa 19:10)

    h) “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar”. (Gjoni 17:3)

    Ka edhe me djetra dhjetra citate biblike që e hjedhin poshtë hyjninë e Jezusit. Vërtet nuk dojnë koment këto citate.

    Në të vërtetë para 2000 vjetëve Jezusi profetizoi se njerzit do ta adhuronin më kot dhe do ta besonin në doktrina të krijuara nga njerëzit dhe jo nga Perëndia:

    “Por në padobi ata më adhurojnë mua, duke mësuar urdhëresa të shpikura nga njerëzit”. (Mateu 15:9) poashtu tha: “Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë njerëz të lirë”. (Gjoni 8:32) /bibladhekurani

  2. #2
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Disa versete qe tregojne se Jezusi nuk eshte Zot

    24 Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do ta dojë tjetrin; ose do t'i qëndrojë besnik njerit dhe do të përçmojë tjetrin; ju nuk mund t'i shërbeni Perëndisë dhe mamonit.Mateu 6

    24 Dishepulli nuk del mbi mësuesin, as shërbëtori mbi zotin e tij. Mateu 10

    Luka 4/ 8: "10. Atëherë Jezusi I tha: Shporru Satan, sepse është shkruar: Adhuro Zotin, Perëndinë tënde dhe shërbeji vetëm Atij"

    - Mateu 26/ 36, 39, 42, 44: "36. Atëherë Jezusi shkoi bashkë me ta në një vend që quhej Gjetsemani dhe ju tha dushepujve: Uluni këtu ndërsa unë po shkoj aty të lutem. 39. Dhe si shkoi pak përpara ra me fytyrë përtokë dhe lutej… 42. U largua përsëri për herë të dytë dhe u lut… 44. Dhe pasi I la ata u largua përsëri dhe u lut për të tretën herë."

    Jeta e Zotit eshte tjeter dhe jeta e Jezusit eshte tjeter

    26Sepse, sikurse Zoti ka jetë në vetvete, kështu ia ka dhënë dhe Birit të ketë jetë në vetvete;27 dhe i ka dhënë gjithashtu autoritet të gjykojë, sepse është Bir i njeriut. gjoni 5

    Deshira e Zotit ishte ndryshe nga deshira e Jezusit

    Ati im! Në qoftë se është e mundur largoje prej meje këtë kupë, megjithatë jo si dua unë, por si do Ti. 40. Pastaj u kthye tek dishepujt… 42. U largua përsëri për herë të dytë dhe u lut duke thënë: Ati im! Në qoftë se kjo kupë nuk është e mundur të largohet prej meje pa u pirë prej meje, u bëftë vullneti yt." .

    Jezusi kishte vullnet tjeter dhe te ndryshem nga ai i Zotit

    Unë s`mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar.[gjoni 5 -30]

    Jezusi nuk dinte gjithcka qe dinte Zoti

    `Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati(marku 13-32].

    Pra jezusi ishte krijese e ndare nga Zoti dhe si krijese e ndare ai e kishte gjithcka ne metaforizim kur fliste per versete te tilla si Une dhe Ati jemi Nje.Kuptimi metaforik i verseteve tregon se Jezusi kerkonte qe njerzit te benin cka thoshte ai pasi ai vete nuk bente cka donte por cka i thoshte Zoti.Si eprfundim Jezusi eshte nje profet i nderuar i Zotit te cilin kristianet e gjejne shume te kujtuar ne Kuran dhe thenie profetike
    "Shoku Mjekesise"

  3. #3
    Grammar Maska e Segestani
    Anëtarësuar
    21-01-2011
    Vendndodhja
    Sibiu
    Postime
    43
    Citim Postuar më parë nga Agim Shkodra Lexo Postimin
    JEZUSI ESHTE PERENDI,ZOTI YNE DHE S'KA ASNJE RRUGE TJETER PER TE NJOHUR PERENDINE AT,PERVECSE NEPERMJET TIJ.
    DHE BIBLA POHON DHE DEKLARON SE JEZUSI ESHTE PERENDI DHE SE SHPEJTI KA PER TE ARDHUR PER TE GJYKUAR POPULLIN E TIJ.
    KUSH BESON NE ATE ESHTE I SHPETUAR NGA GJYKIMI,POR KUSH NUK BESON NE ATE ,GJYKIMI NGELET MBI TE.
    Jezusi thote:"Po te mos besoni se Une jam Perendi,ju do te vdisni ne mekatet tuaja."
    Gjoni 8:24
    Agim,puna yte s'qenka asgje,ti po flet totalisht pa logjike,dhe nuk tregon asgje rreth temes.
    Cfare po mendon per kete video?

    Nganjiher urrej veten,por nganjiher urrej urrejtjen,se me ben te urrej veten.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Agim Shkodra Lexo Postimin
    Jezusi thote:"Po te mos besoni se Une jam Perendi,ju do te vdisni ne mekatet tuaja."
    Gjoni 8:24
    NGA BIBLA E ALBKRISTIAN NE INTERNET ME DEL KESHTU ;


    24 Prandaj ju thashλ se ju do tλ vdisni nλ mλkatet tuaja, sepse po tλ mos besoni se unλ jam, ju do tλ vdisni nλ mλkatet tuaja``.


    VERTETOJE EDHE VETE;

    http://albkristian.com/bibla_shqip/b43c008.htm
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  5. #5
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Keto e fallsifikojne biblen sa here tu teket.
    "Shoku Mjekesise"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga Agim Shkodra Lexo Postimin
    JEZUSI ESHTE PERENDI,ZOTI YNE DHE S'KA ASNJE RRUGE TJETER PER TE NJOHUR PERENDINE AT,PERVECSE NEPERMJET TIJ.
    DHE BIBLA POHON DHE DEKLARON SE JEZUSI ESHTE PERENDI DHE SE SHPEJTI KA PER TE ARDHUR PER TE GJYKUAR POPULLIN E TIJ.
    KUSH BESON NE ATE ESHTE I SHPETUAR NGA GJYKIMI,POR KUSH NUK BESON NE ATE ,GJYKIMI NGELET MBI TE.
    Jezusi thote:"Po te mos besoni se Une jam Perendi,ju do te vdisni ne mekatet tuaja."
    Gjoni 8:24
    Isai as esht i derguari i Allahut ,esht prej mish e prej gjaku ,esht gabim me qellim dhe shtremberim i te vertetes ,nga laiket qe paten mision per te ndryshur fjale e ALLAHUT then ne Biblen origjinale ,laiket dhe deformusit elibrit te shejt Bibles jan ende aty ku esht Bibla fallco ,per ju laiket qe besoni se isai as esht Zot ,do tju thoja ,kerkoni kerkon se mos esht edhe naj njeri prej mishit e prej gjakut ne tok qe esht zote ,kjo vlen per deformusit e librit Bibles .lol replika nuk pranoj .
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  7. #7
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  8. #8
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Bani!
    Perpiqu te kuptosh se çfare do te thote : " UNE JAM".
    Me kete emer Perendia ju paraqit Moisiut ,kur i dha detyren per te shpetuar nga skllaveria popullin hebre.Eksodi 3:13,14
    13 Atehere Moisiu i tha Perendise:"Ja ,kur te shkoj te bijte e Izraelit dhe t'u them:"Perendia i eterve tane me ka derguar tek ju",po te jete se me thone:"Cili eshte emri i tij?",ç'pergjigje duhet t'u jap?
    14 Perendia i tha Moisiut:"UNE JAM AI QE JAM".Pastaj tha:"Do t'ju thuash keshtu bijve te Izraelit:"UNE JAM-i me ka derguar tek ju."
    Pershendetje Bani!

    Tarikati sufi nje sekt i devijuar i islamit ben te njejtin gabim sikur ju kristianet.Ata mendojne se nje nga Emrat e Zotit eshte emri Hu(Ai) peremer vetor .Kete e bazojne ne ajetin e Kuranit.

    Allahu la ilahe il la Hue el Hajul Kajum
    Allahu eshte Ai qe nuk ka Zot tjeter pervec Tij I Gjalli i Perjeshtmi qe nuk vdes.

    Ata mendojne se peremri Ai eshte emer i Zotit dhe bejne dhiker duke thene shpesh neper teqet e tyre.Hu hu hu hu. Duke mendnuar se po permendin Zotin.Mirepo Zoti i ka emrat e pervecem qe vijne nga cilesite e mira dhe te persosure dhe nuk i ka emrat peremra vetore.Peremri vetor zevendeson emrin ne kuptimin e fjalise por ai ne vetvete nuk eshte emer i Zotit.

    Te njejtin gabim bejne dhe kristianet kur mendojne se Fjala biblike "Une jam" eshte emer i Zotit.EMrat e Zotit jane te lidhura me cilesite e Tij dhe jane te pervecem ndersa peremri vetor eshte i pergjithshem.

    Ne bibel fjalen Une Jam e perdorin dhe njerzit

    Jezusi tha

    "Unë jam Krishti (dhe jo Zoti)(mateu 24/5)

    Pilati tha

    ''Unë jam
    i pafaj për gjakun e këtij të drejti; mendojeni ju''.

    kete do ta perdorin dhe njerez te tjere

    6
    Sepse do të vijnë shumë në emrin tim duke thënë: "Unë jam!";


    Po keshtu tek marku12/12 thuhet

    "Unë jam Perëndia i
    Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit"?
    27
    Ai nuk është Perëndia i të vdekurve, por Perëndia i të gjallëve.

    Pra ketu fjala Une Jam shoqerohet me emrin e Zotit por ne kete varg ka nje gabim qe sipas bibles Zoti qenka Perendia e te gjalleve dhe jo te vdekurve.Nderkohe qe Zoti eshte i te gjitheve dhe te vdekurit ka per ti ringjallur.

    Pra me paqk fjale Jezusi tha Une Jam krishti tek Mateu 24/5 ndersa tek Marku 12/12 Zoti tha une Jam Perendia.Me pak fjale Bir i njeriut Jezusi nuk mund te jete Perendia sepse Zoti nuk behet synet o njerezzzzzzzzzz.
    Ndryshuar për herë të fundit nga _Mersin_ : 05-05-2011 më 06:00
    "Shoku Mjekesise"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e refet
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Postime
    553
    Citim Postuar më parë nga Agim Shkodra Lexo Postimin
    JEZUSI ESHTE PERENDI,ZOTI YNE DHE S'KA ASNJE RRUGE TJETER PER TE NJOHUR PERENDINE AT,PERVECSE NEPERMJET TIJ.
    DHE BIBLA POHON DHE DEKLARON SE JEZUSI ESHTE PERENDI DHE SE SHPEJTI KA PER TE ARDHUR PER TE GJYKUAR POPULLIN E TIJ.
    KUSH BESON NE ATE ESHTE I SHPETUAR NGA GJYKIMI,POR KUSH NUK BESON NE ATE ,GJYKIMI NGELET MBI TE.
    Jezusi thote:"Po te mos besoni se Une jam Perendi,ju do te vdisni ne mekatet tuaja."
    Gjoni 8:24
    agim a eshte isusi 100% zot apo eshte 100%njeri ? ani agim si po thua?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    8
    Teme e qelluar, i pergezoj te gjithe diskutuesit per menyren e matur te diskutimit, kjo gje e rralle ne kete forum.

    Kam nje pyetje, kush eshte me te vertet JEZUSI?

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •