Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Oskari për filmin "Fatkeqësi fatale"

    Los Anxhelos, 10:10

    Filmi "Fatkeqësi fatale" e Poll Hagis është shpallur filmi më i mirë i ceremonisë së 78-të të ndarjes së çmimeve Oskar që mbrëmë u mbajt në "Kodak qendrën" në Los Anxhelos.

    Përveçse për film më të mirë, realizimi i Higisit i fitoi edhe oskaret për skenar origjinal dhe për montazh. Favoriti i madh i sivjemë, filmi "Mali shpinëthyer" i cili kishte tetë nominime, i solli Oskar regjisorit Ang Li.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    keshtu u perktheka crash?

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    i thought crash - perplasem, perplasje
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga diikush
    keshtu u perktheka crash?

    Po pra Diiko , se na habiten . Se po vrisja mendjen c'ishte ky film qe se pashe dje une . lol

    ps: Po aktori me i mire kush fitoi , sepse me iku/rreshqiti ai moment , nuk e pashe ? As vete se mora vesh se cpo beja ne ate moment . lool
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Komenti me i bukur per Brokeback, pasi asnjeri nga dy aktoret nuk mori Oscar:

    Heith and Jake made out for nothing!
    Summertime baby!

  6. #6
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    ore kete filmin kurizthyer e ka pare njeri nga juve, se goxha nominime oskaresh paska ky?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga diikush
    ore kete filmin kurizthyer e ka pare njeri nga juve, se goxha nominime oskaresh paska ky?
    click here: http://www.forumishqiptar.com/showpo...59&postcount=5

    dhe : http://www.forumishqiptar.com/showpo...62&postcount=9

  8. #8
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Edhe Oskaret si cmimet Nobel

    Crash sme eshte dukur si ndonje film per Oscar. Eshte film i thjeshte, drame ku mbizoteron ndjenja e erret, ritem i plogesht, cdo gje te sjell ne mendje nje mocalishte. skenar shume i thjeshte, nderthurja e ngjarjeve eshte interesante po jo ndonje novacion pasi ka shume filma qe kane kete strukture skenari (i fundit qe mbaj mend "Amores Perros"), perzgjedhja e personazheve jo fort e goditur, mediokre, shume e parashikueshme. Edhe per lojen e aktoreve nuk ka ndonje gje mbreselenese pasi vete skenari i filmit nuk jep mundesine per dicak te tille. Mesazhet qe jep, qe mesa duket kane vendosur edhe per cmimet, jane ne vendin dhe kohen e duhur por a jane te majftueshme per te vleresuar nje film?

    Gjithsesi filmin e kam pare ne Tv dhe jo ne kinema keshtu qe nuk kam marre maksimumin e tij po nuk do ta krahesoja kurre me filma te tjere amerikane qe fokusohen ne problematika te mprehta. Ketu me vjen ne mend "Amerikan Beauty". Personalisht mendoj se eshte shume larg ne sensin pozitiv ndaj "Crash".

    Filmat e tjere kandidat per Oskar nuk i kam pare keshtu qe mund edhe te mos kene patur ndonje zgjidhje tjeter por me duket se ky film u zgjodh me shume ne vazhden e perpjekjeve patetiko-hipokrite amerikane per te permiresuar marredheniet midis komuniteteve.
    Pastaj cfaj ka juria e Oskarit kur filmi me i denje per ta konkuruar ngrihet mbi nje histori dashurie midis dy meshkujve "lopcar" qe mesa di ne amerike mbahen si simboli burrerise (gjithmone pas shqiptareve qe jetojne anej eeee)
    To look life in the face....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Mendimi im Per Oscar 2006 :

    Citim Postuar më parë nga Gunnar
    Crash s'me eshte dukur si ndonje film per Oscar.
    Gunnar,
    Filmat qe fitojne OSCAR, zakonisht jane mediokër, biles deri dhe te keqinj, sepse jane filma konsensualë: regjizori i famshëm Kubrick, per shembull, asnjehere NUK ka fituar OSCAR, edhe pse shumkush e di qe ai eshte nje nga regjizorët me te medhenj anglo-saksone te gjithe Historise se kinemase (nje detaj: "Barry Lindon", filmi i tij kult, ne kohen e tij ishte nominuar... vetem per kategorine e fotos më te mire ! - patetike (qesharake...). Po keshtu Cronenbergu, Scorsese e plot e tjere.


    Citim Postuar më parë nga Gunnar
    "Crash" eshte film i thjeshte, drame ku mbizoteron ndjenja e erret, ritem i plogesht, cdo gje te sjell ne mendje nje mocalishte. skenar shume i thjeshte, nderthurja e ngjarjeve eshte interesante po jo ndonje novacion pasi ka shume filma qe kane kete strukture skenari (i fundit qe mbaj mend "Amores Perros")
    Ke te drejte: zakonisht, keto quhen filma koralë, pra si te thuash, me kor, me shume zëra, me shume personazhe kryesore njeheresh. Kane qene ne modë ne vitet '90 ("Magnolia" per shembull). pra, nga ana e struktures, sigurisht qe "Crash" nuk sjell asgje te re ! Por, per te mos i rënë kot ne qafë (per t'i rënë plot, jam OK !), eshte e pamundur qe nje film Hollywood-jan te sjellë diçka novatore ne skenar apo formë, E PAMUNDUR ! Kjo eshte keshtu jo sepse e them une, por eshte diçka e konfirmuar prej vitesh (novatorizmi i Hollywood-it ka marre fund bashke me fundin e epokes se tij te arte, pra vitet '30-'50 dhe nje farë shkelqimi te shkurtër ne vitet '70 (Copola, Scorcese, Cimino...). Pra nuk duhet pritur më shume as nga "Crash", as nga filmat e Hollywood-it ne tërësi. Ata kane vendosur te krijojnë nje kinematografi vetëm dhe vetëm divertente (zbavitëse), por fundja kjo eshte e drejta e tyre (ajo qe eshte më e bukura eshte se filmat hollywood-jane nuk jane as divertentë, as zbavitës nuk janë, por jane thjesht debilizues, por nejse, kjo eshte tjetër muhabet...


    Citim Postuar më parë nga Gunnar
    Mesazhet qe jep, qe mesa duket kane vendosur edhe per cmimet, jane ne vendin dhe kohen e duhur por a jane te majftueshme per te vleresuar nje film?
    Perkunder nga ç'mendojne jo pak njerez, kam pershtypjen se "Crash" fitoi Oscar-in si filmi më i mire jo per hatër te mesazhit qe ai percjell. Per shembull: "The Lord of the rings", mos ka ndonje mesazh te jashtezakonshem? Problemi biles, eshte se ai film nuk ka mesazh fare, pra eshte thjesht film divertent, ne kuptimin e mirefilltë te fjalës ! E pra parvjet, pikerisht ai film fitoi plot 11 OSCAR, midis te tjerash edhe OSCAR per filmin më të mire !!

    Une mendoj se 5800 anetarët e Jurise se OSCAR votuan më se shumti per "Carash" (ndofta kane votuar veçse dy vota me teper se "Brokeback mountain", qe per mendimin tim ishte filmi më cilesor i seleksionuar, por qofte dhe dy vota më shume mjaftojne per te shpallur nje fitues të vetëm !) sepse pikerisht, "Crash" ishte më mediokri (dmth, më konsensuali !!) nga 5 filmat e perzgjedhur (dhe qe kete vit ishin SHUME herë më cilesorë sesa "Shakespeare in Love" apo "Braveheart" -- te citova disa filma fitues OSCAR te ketyre dhjete viteve te fundit, njeri më debil se tjetri.... no comment.



    [QUOTE=Gunnar]Gjithsesi filmin e kam pare ne Tv dhe jo ne kinema keshtu qe nuk kam marre maksimumin e tij

    Këtu ke thene diçka absolutisht te vertetë (nje nga te vertetat e rralla ABSOLUTE ne lidhje me kinematografinë): per te marre maksimumin e nje filmi, ne princip ai shihet ne kinema; dhe pastaj, rishikohet ne Tv (nese deshiron). Megjithate, opinioni im eshte se "Crash"-it nuk ke ç'ti marrësh as ne Tv, as ne kinema... : nje veper filmike mediokre (per te mos thene e dobët), nuk do shume perpjekje per t'u dalluar.


    Citim Postuar më parë nga Gunnar
    po nuk do ta krahesoja kurre me filma te tjere amerikane qe fokusohen ne problematika te mprehta. Ketu me vjen ne mend "Amerikan Beauty". Personalisht mendoj se eshte shume larg ne sensin pozitiv ndaj "Crash".
    Mos u lodh hiç ta krahasosh dhe po riperseris edhe nje here ate qe thash më lart: nuk besoj se halli qendon tek problematika: filma me temë racizmin ka patur e do te kete edhe para, edhe pas "Crash", ashtu sikurse filma me temë ekzistencializmin e njeriut oksidental, ka patur dhe do te kete edhe para, edhe pas "American Beauty" (qe eshte gjithsesi film i mirë, por qe te siguroj se edhe ai, aty e ka dozën e konsensualitetit (mediokritetit) - perderisa pat fituar OSCAR si filmi me i mire ne 1999. Dhe duhet te me besosh në sinqeritetin e kesaj qe them per nje arsye te thjeshte: edhe une, si ti, kur e pata pare per here te pare ne 1999-en ate film, kujtova se pashë filmin më trondites qe kisha pare ndonjehere ne jeten time. Dola nga salla e kinemasë sikur po dilja nga evenimenti i jetes sime ! Asokohe kisha 30 vjeç dhe po me dukej se filmi më kish dhene pergjigjen e dilemës se jetes sime !! Problemi ishte se asokohe shkoja më pak se ç'shkoj aktualisht ne kinema, dhe nuk ja kisha fort haberin kinematografisë, per te kuptuar konsensusin (mediokritetin) e fshehtë te "American beauty", gjithsesi shume here më te ulët se në cilido film tjeter të OSCAR-izuar keto dhjete vitet e fundit.


    Citim Postuar më parë nga Gunnar
    Filmat e tjere kandidat per Oskar nuk i kam pare keshtu qe mund edhe te mos kene patur ndonje zgjidhje tjeter
    Per mendimin tim, filmi më i mire amerikan i ketij viti ishte "The New World" i te vetmit gjigand te kinematografise amerikane Terrence Malick. Nje portret te tij e ke ketu : http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=146

    Por filmi i tij u injorua totalisht nga seleksionuesit (sindikatat) e kompanive kryesore te Hollywood-it (se Hollywood-i nuk eshte Komitet Qendror : eshte emër qe permbledh shumicen e kompanive filmike qe punojne dhe krijojne ne Los Angeles, por ne i biem shkurt dhe themi "Hollywood"-i). Filmi i tij u injorua njesoj sikunder u injoruan per vite te tera filmat e Kubrick-ut te madh nga ceremonitë e OSCAR.

    Terrence Malick eshte nga te rrallët regjizorë te stërmedhenj (mendimi im eshte se ai eshte nje nga 5 më të talentuarit e gjithe planetit, dhe sigurisht, më i talentuari nga regjizorët aktualë amerikane !!) Por problemi i Terrence Malick eshte se filmat e tij (vetem 4 ne 35 vjet karrierë !! - te katerta, KRYEVEPRA ne kuptimin më nobël te fjalës!) i ka realizuar jasht rrjetit te kompanive Hollywood-jane: producentët dhe financuesit e filmave te tij jane thjesht njerez qe adhurojne talentin e nje gjeniu dhe kaq, por nuk punojne ne asnje nga kompanitë Hollywood-jane.

    Keshtu qe, po e lëmë menjanë "The New World", meqe ai nuk ishte pothuaj fare nominuar- më fal, por genjeva: ishte nominuar per fotografine më te mire !! haha- ironia e fatit: njesoj si "Barry Lindon" i Kubrick, 30 vjet më parë, qe ishte nominuar vetem per fotografine me te mire !!

    Pra, duke lënë menjanë "THE NEW WORLD" (nje analize te filmit mund ta gjesh ketu:http://www.forumishqiptar.com/showpo...6&postcount=34 ) , per mendimin tim renditja e 5 filmave kandidues, per nga cilesia, ishte kjo:

    1. "Brokeback mountain" film shume cilesor : komenti im eshte ketu : http://www.forumishqiptar.com/showpo...59&postcount=5
    2. "Munich" i Spielbergu-t, gjithashtu ishte film i mire (jam shpjeguar ketu pse: http://www.forumishqiptar.com/showpo...1&postcount=13
    3. "Good night, & good luck" i Georges Cloney eshte nje film i mire. click here: http://www.forumishqiptar.com/showpo...36&postcount=2
    4. "Crash" eshte nje film mediokër, patetik, pikerisht i asaj kategorie qe une i quaj "pseudo-inteligjentë", pra qe bejne si me zor me t'mbush mendjen dhe qe ndonjehere, edhe t'a mbushin, si padashje (varet nga vigjilenca jote ! ). Ne fakt, "Crash" eshte thjesht nje film patetik per nga situatat alla L.A qe pershkruan.

    "Capote" eshte i vetmi film ne konkurim qe ende nuk e kam pare, shpresoj ta shikoj neser, meqe doli ne France qe prej dites se djeshme.


    Citim Postuar më parë nga Gunnar
    Pastaj cfaj ka juria e Oskarit kur filmi me i denje per ta konkuruar ngrihet mbi nje histori dashurie midis dy meshkujve "lopcar" qe mesa di ne amerike mbahen si simboli burrerise (gjithmone pas shqiptareve qe jetojne anej eeee)
    E thash dhe më lart: "Brokeback Mountain" nuk mund te fitonte OSCAR si filmi me i mire, sepse ai ishte filmi më cilësor nga 5 te perzgjedhurit (qe kete vit, çuditerisht, nuk ishin aq medikër sa zakonisht !!!). Nuk besoj se Juria 5800 anetarëshe ka patur ndonje problem me homoseksualitetin e cowboy-ve por thjesht eshte arsyeja qe permenda më lart.
    Gjithsesi, personalisht u gezova qe OSCAR te regjizorit më te mire ju dha regjizorit Ang Lee, autor i "Brokeback Mountain" dhe i filmit qe e konsideroj si filmin me interesant ndër filmat fantastikë te ketyre viteve te fundit : "HULK" !

    Megjithate, filmat me te mire amerikanë vitin qe shkoi, sigurisht qe nuk ishin nominuar fare, ose ishin nominuar per gjëra te dores se dyte. Keshtu, perveç "The New world", do te permendja "A History of Violence" nga Cronenberg ( http://www.forumishqiptar.com/showpo...2&postcount=68 ),
    "Match point" te Woody Allen (http://www.forumishqiptar.com/showpo...8&postcount=79 ) apo "Forty shades of blue" nga Ira Sachs ( http://www.forumishqiptar.com/showpo...5&postcount=86 ).


    pershendetje !

Tema të Ngjashme

  1. Gjovalin Luka për filmin "Skënderbeu"
    Nga Brari në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 18:51
  2. ku te gjej filmin....??
    Nga erisa_djana në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 13:06
  3. Adrese per filmin...
    Nga imprint në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 09:28
  4. Kerkoj filmin vizatimor per femije "sailor moon" e perkthyer ne shqip
    Nga hope31 në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2006, 12:17
  5. Komente mbi filmin Farenheight 911
    Nga altin55 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 08-07-2004, 18:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •