Dy vizitat dhe debati pėr naftėn dhe gazin
Selami Xhepa*
Qė prej gati tri ditėsh, nė disa media, nė veēanti nė “Gazetėn Shqiptare”, disa analistė janė angazhuar dhe po shkruajnė pėr projektin AMBO dhe Gazpromin. Fatkeqėsisht, kam vėnė re se i gjithė konteksti i shkrimeve nuk ka synuar shqyrtimin nė mėnyrė pragmatike tė ideve se si vendi ynė, i vetmi nė rajonin tonė qė nuk asnjė lidhje me rrjetet evropiane dhe rajonale tė transportit tė naftės dhe gazit, tė mund tė integrohet nė kėtė treg. Disa analiza tė tipit pseudo-diplomatike po pėrpiqen tė pėrcjellin te publiku deformime qė mė duken mė shumė keqdashėse se sa nga halli qė tė ndihmojnė qeverinė tė marrė vendime tė drejta nė emėr tė interesave tė publikut tė vendit. Po bėhen insinuata krejtėsisht tė paqena dhe po lidhen ngjarje krejt pa lidhje pėr tė sajuar historira diplomatiko-politike tė tipit tė kohės sė luftės sė ftohtė.
Kjo seri analizash e shkrimesh mori shkas nga takimi i fundit qė kryeministri Berisha bėri me presidentin e projektit AMBO, zotin Ferguson. Ky takim kishte pėr qėllim tė rikonfirmonte dhe njėherė mbėshtetjen e plotė tė qeverisė shqiptare pėr kėtė projekt qė ka filluar qė nė vitin 1994, ku ish-presidenti Berisha kishte nėnshkruar (nė SHBA) njė marrėveshje trepalėshe sė bashku me presidentėt e Bullgarisė dhe Maqedonisė pėr realizimin e kėtij projekti madhor naftėsjellėsi. Duke mbėshtetur plotėsisht realizimin e kėtij projekti tė hershėm, firmės i ėshtė kėrkuar tė rishikojė gjurmėn e projektit, domethėnė rrugėn nga do tė tranzitohet nėpėr territorin e vendit tonė dhe vendin ku do tė ndėrtohen terminalet e transportit. Nė kėtė mėnyrė hidhet poshtė ideja fantazmike e njė superparku gjigant energjetik nė bregdetin e Vlorės, jo thjesht mbėshtetur nė konsiderata politike, por argumentin shkencor tė ambientalistėve. Jo se energjia ėshtė e papajtueshme me ambientin, por se pozicioni gjeografik i territorit ku ishte projektuar parku e bėn idenė tė papranueshme. Se balanca dhe pajtueshmėria e energjisė dhe mjedisit e kėsaj vendndodhjeje gjeografike, mbėshtet njė numėr shumė mė tė kufizuar projektesh energjetike, aq sa ato tė lejojnė dhe mundėsojnė zhvillimin e vetė zonės. Nė kėto kushte, qeveria rikonfirmoi dhe garantoi mbėshtetjen pėr projektin e naftėsjellėsit, duke angazhuar ekspertėt dhe institucionet shqiptare tė studiojnė gjurmėn e re tė tij dhe njė gjė e tillė pati njė mirėkuptim tė plotė nga z. Ferguson.
Ndėrkohė, nė vizitėn qė realizoi z. Buēkovski nė Tiranė pala shqiptare theksoi se vendi ynė do tė dėshironte tė kishte njė zgjatim tė gazsjellėsit tė Shkupit drejt vendit tonė, si zgjidhja mė e shpejtė dhe ekonomike e mundshme. (Natyrisht, qė pėr lidhjen me gaz janė nė diskutim edhe projekte tė tjera konkurruese dhe tė gjitha do tė pėrdorin njė pjesė tė furnizimit tė tyre nga Gazpromi). Dhe siē dihet nga tė gjithė, Gazpromi ėshtė furnizuesi i kėtij gazsjellėsi, ashtu siē ėshtė dhe furnizuesi kryesor i tregut evropian tė gazit. Ku qėndron atėherė rivaliteti midis kėtyre dy projekteve – a mund tė mė thoni? Sikur tė realizohet, gazsjellėsi do t’i shėrbejė nevojave tė tregut tė brendshėm tė furnizimit me energji, dhe qė mund tė pėrdoret si pėr ngrohjen e popullatės, pėr prodhimin e energjisė elektrike dhe pėr tė mbėshtetur zhvillimin ekonomik tė vendit. Ndėrsa AMBO ėshtė naftėsjellės qė pėr shkak tė mbingarkesės sė lartė tė trafikut detar nė ngushticėn e Bosforit, do tė pėrdoret pėr transportin e naftės drejt porteve tė tjera tė Mesdheut dhe nė Evropėn veriore, duke shkurtuar distancėn e transportit dhe duke ulur me 4 dollarė/barrelė koston e transportit. Pra, AMBO ėshtė para sė gjithash njė projekt transporti evropian e jo thjesht shqiptar, ndėrsa furnizimi me gaz nga Gazprom ėshtė thjesht njė projekt pėr nevojat e tregut tė brendshėm. Ku ėshtė atėherė ai i ashtuquajtur rivalitet nė interesat ruso-amerikane, pėrveēse nė mendjet e disa personave qė kanė hobi tė ngrejnė gjithfarė hipotezash tė tipit tė skenarėve tė luftės sė ftohtė? Pėr ta bėrė mė tė besueshėm kėtė triller, pėrdoren pėr ilustrime dhe shembuj tė tjerė, gjithashtu pa kurrfarė lidhjeje, siē ishte projekti i General Eletric. Harrohet se projekti i General Electric ishte kritikuar nga shumė aktorė tė tjerė tė shoqėrisė shqiptare, shumė kohė mė pėrpara, qė kur projekti u zbulua pėr herė tė parė nė media. Dhe pėr tė ilustruar se sa pa bazė kanė qenė tė gjitha tregimet popullore pėr kėtė projekt, mjafton tė them se autorėt lokalė tė projektit as nuk e kanė lexuar ndoshta atė. Nuk ka se si tė shpjegohet ndryshe etiketimi i projektit vetė: u pagėzua si projekti i trenit elektrik, kur nė tė vėrtetė projekti nuk parashikonte asnjė lloji ndėrhyrjeje nė rrjetin e hekurudhės, as meremetim e jo mė elektrifikim tė saj. Natyrisht qė biznesi ėshtė biznes. Kush qeveri nuk e dėshiron qė njė firmė e nivelit ndėrkombėtar si General Electric tė mos ishte prezente nė vendin tonė? Me vendimin e vet qeveria nuk ishte kundėr kompanisė por projekti i saj ishte i parakohshėm nė rendin e prioriteteve qė ka ekonomia e vendit tonė. Pse atėherė analistėt nuk e gjykojnė ēėshtjen nė kėtė kontekst, por e shtrembėrojnė atė nė mėnyrėn mė abuzive dhe dashakeqe tė mundshme?
Nė vend qė tė kėrkohen pėrgjegjėsitė e veprimeve qė jo rrallė e kanė futur vendin nė historira tė tilla tė panevojshme e me kosto pėr pengimin dhe vonimin e zhvillimin e vendit, disa syresh kanė kurajo tė japin dhe leksione tė kėtij lloji. Fatkeqėsia jonė ėshtė se ne merremi shumė me llafe dhe pak me punėn. Ne, pėr shembull, u morėm me vite tė tėra debatesh pėr korridorin VIII dhe fantazitė e rivaliteteve gjeopolitike tė korridorit dhe nuk ndoqėm nė mėnyrė pragmatike atė rrugė qė na ēonte nė ndėrtimin e tij. Pse pra, vallė nuk merremi me problemin e vėrtetė por me sajesa tė panevojshme tė cilat vetėm se cenojnė interesat kombėtare tė vendit para tė cilave jemi pėrgjegjės tė gjithė sė bashku?
*Kėshilltar i kryeministrit
Krijoni Kontakt