Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    6 mars 2006, fillojnë 40 ditët e Kreshmës së Madhe

    Të krishterët Orthodhoksë, kudo në botë, fillojnë sot udhëtimin e tyre të përvitshëm shpirtëror të Kreshmës së Pashkës. Një udhëtim, që i udhëheq në thellësitë e shpirtrave të tyre, duke kontrolluar e përgatitur veten për festimin e hareshëm të Pashkës, Ngjalljen fitimtare prej së vdekuri të Zotit tonë.

    Kështu, ne mund të themi, se qëllimi dhe synimi parësor i kreshmimit është, së pari, të na bëjë të ndërgjegjshëm për Perëndinë. Kreshmimi i vërtetë përfshin uri të vërtetë. Do të thotë mohim të ushqimit të vetes gjatë kohës së urisë. Etërit e Kishës rekomandojnë, se gjithmonë duhet të ngrihemi nga tavolina, duke ndjerë se mund të kishim ngrënë më tepër. Gjatë këtyre çasteve sakrifice e përpjekjeje, thirremi të kthejmë mendjet tona drejt Perëndisë dhe të kujtojmë veten për vartësinë tonë të plotë te Ai. Të gjitha bekimet e jetës ushqimet, pijet dhe shëndeti - vijnë nga Ai. Ai është dhënësi, ushqyesi dhe burimi ynë i jetës. Kreshmimi na bën ne shumë të vetëdijshëm për këtë vartësi nga Ai.

    Tjetër qëllim i kreshmimit, është të na ndihmojë të kultivojmë vetëdisiplinimin në jetën tonë. Mentaliteti i botës është të kënaqësh dëshirat e tua kurdoherë kur ke mundësi. Ndërsa jeta kristiane paraqet një të anasjelltë radikale, të një të menduari të tillë. Kisha na thërret të disiplinojmë mendjen, trupin dhe shpirtin tonë. Derisa të mendojmë të kontrollojmë zakonet, veprimet dhe mendimet tona dhe të vëmë tërë qenien tonë nën pushtetin e Krishtit, ne nuk mund të rritemi kurrë ashtu siç duhet në jetën e krishterë.

    Qëllimi i tretë i kreshmimit, është të veprojë në jetën tonë si një burim ndriçimi.

    Nëse kreshmimi kombinohet me më shumë lutje e veprime bamirësie, atëherë Kreshmët bëhen një periudhë zbulimi dhe gjetjeje. Historikisht, Perëndia u ka dhuruar atyre njerëzve që kanë kreshmuar dhe kanë përqendruar tërë qënien e tyre mbi Të. Në jetën e Jisuit, ashtu si edhe në jetën e shumë personazheve të Ungjillit dhe të shenjtorëve të Kishës, ne shikojmë se momentet kur ata takuan Perëndinë, qenë periudha të kreshmimit.

    Së fundi, kreshmimi na ndihmon të çlirojmë veten nga diktatura e trupit dhe shpirtit. Mos e shikoni atë si një dënim personal ose si diçka negative, por si diçka pozitive. Nëse udhëhiqet nga Shpirti i Shenjtë kreshmimi duhet të japë frytet e Shpirtit të Shenjtë, i cili përfshin mbi të gjitha dhuratën e gëzimit. Këtë na kujtojnë himnet në fillim të Kreshmëve: “Me gëzim le të hyjmë në fillimin e Kreshmëve, e le të mos jemi me pamje të trishtuar. Janë 40 ditë të Kreshmëve dhe të gjitha le t’i mbajmë me gëzim”.

    Kështu, le të fillojmë të gjithë udhëtimin tonë të Kreshmëve, me një kuptim të duhur të kreshmimit. Le të përpiqemi të kreshmojmë me gjithë qenien tonë, duke bërë këtë udhëtim drejt Pashkës, kohë zbulimi të vërtetë dhe përtëritjeje në marrëdhënien tonë me Perëndinë e Gjithëpushtetshëm e Njeridashës.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Për Kreshmën e Pashkëve duhet të dimë:

    - Nuk hahet mish, peshk, bulmet, vezë gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj.

    - Peshk hahet vetëm më 25 Mars, e kremtja e Ungjillëzimit dhe në të Dielën e Dafinave.

    - Lejohet ngrënia e “frutave të detit” (midhje, oktapodë, sepje kallamarë).

    - Nëse është e mundur kreshma mbahet pa ngrënë vaj ditët e javës
    (ose të paktën të premteve dhe të mërkurave), ndërsa të shtunave dhe të dielave përdoret gjithmonë vaji (me përjashtim të së Shtunës së Madhe).

    - Verë pihet vetëm të shtunave dhe të dielave.

    - Kushdo që ka probleme shëndetësore apo të tjera që nuk e lejojnë ta mbajë kreshmën, duhet të bisedojë me atin shpirtëror.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e arilda
    Anëtarësuar
    27-03-2004
    Vendndodhja
    gjithkund e askund
    Postime
    67
    Une kam ditur qe vetem ne javen e fundit te kreshmes nuk hahet vaj e as bulmet, por vetem zarzavate te ziera,fasule pa vaj etj, kreshmore pa vaj mo. Pastaj mbas kungimit mund te hash dhe kete e di se mamaja ime gjithmone kungohet te shtunen paradite pas te premtes se zeze. Albo flmn per informacionin, mesova gjerea te reja.
    Jeto dhe leri te tjeret te jetojne.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    6 mars 2006, fillojnë 40 ditët e Kreshmës së Madhe

    Për Kreshmën e Pashkëve duhet të dimë se:

    • Si rregull, gjatë saj nuk hahet mish, peshk, bulmet, vezë. Peshk hahet vetëm më 25 Mars, e kremtja e Ungjillëzimit dhe në të Dielën e Dafinave.
    • Lejohet ngrënia e “frutave të detit”.
    • Kur është e mundur kreshma mbahet pa ngrënë vaj ditët e javës (ose të paktën të premteve dhe të mërkurave), ndërsa të shtunave dhe të dielave përdoret gjithmonë vaji (me përjashtim të së Shtunës së Madhe).
    • Verë pihet vetëm të shtunave dhe të dielave.
    • Kushdo që ka probleme shëndetësore apo të tjera, që nuk e lejojnë ta mbajë kreshmën, duhet të bisedojë me atin shpirtëror.



    Për një shpjegim më të detajuar të Kreshmës së Madhe, lexoni këtë temë të hapur në vitin 2003:
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=15423
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    shtriga Maska e shtrigaa
    Anëtarësuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    kudo midis jush
    Postime
    290

    Cikli ditor i lutjes

    Lutja


    Lutja është themelore për jetën e krishterë. Vetë Jisu Krishti u lut dhe i mësoi njerëzit të luten. Ai që nuk i lutet Perëndisë nuk mund të jetë pasues i Krishtit.


    Në Kishën Orthodhokse të gjitha lutjet janë Trinitare. Ne lutemi në Shpirtin e Shenjtë, me anë të Jisu Krishtit, Birit të Perëndisë dhe në emrin e tij tek Perëndia Atë. Ne i themi Perëndisë "Ati ynë", sepse Jisui na mësoi dhe na aftësoi për ta bërë këtë. Ne kemi mundësinë t'i drejtohemi Perëndisë Atë, sepse ne jemi bërë bijtë e Perëndisë me anë të Shpirtit të Shenjtë (shih Romanët 8).


    Gjithashtu, në Kishë ne i drejtojmë lutje Krishtit dhe Shpirtit të Shenjtë, Personave Hyjnorë, të cilët janë një me Perëndinë Atë dhe egzistojnë përjetësisht në unitet të përsosur me Atë, duke marrë pjesë në Qenien dhe Vullnetin e Tij Hyjnor.


    Në Kishë, gjithashtu, ne i drejtojmë lutje edhe shenjtorëve - jo në të njëjtën mënyrë siç i lutemi Personave të Trinisë së Shenjtë - por si ndihmuesve dhe ndërmjetësve tanë, si bashkëanëtarëve të Kishës, të cilët tashmë janë lavdëruar me Perëndinë, në praninë e tij hyjnore. Por mbi të gjithë shenjtorët dhe mbi të gjithë njerëzorët, të cilët janë lavdëruar në Mbretërinë e Perëndisë, është Maria, Hyjlindësja dhe Mbretëresha e Qiellit, udhëheqësja ndër ndërmjetësit e shenjtë, të cilët ndërmjetojnë për ne para Perëndisë. Ne mund t'i lutemi gjithashtu engjëjve të shenjtë për të mbrojtur çështjen tonë para Perëndisë.


    Në katekizmin tradicional të Kishës radhiten tre tipe lutjesh: kërkesë, falenderim dhe lavdërim. Ne mund të shtojmë një tip të katërt, që mund të quhet vajtim ose ankim para Perëndisë, duke e pyetur atë rreth kushteve të jetës dhe kuptimit të ekzistencës sonë, veçanërisht në kohëra fatkeqësie e turbullirash. Në Shkrimin e Shenjtë, ne i gjejmë shpesh këto katër tipe lutjesh.


    Disa herë lutja është përkufizuar si një dialog me Perëndinë. Ky përkufizim është i mjaftueshëm, nëse mbajmë ndër mend, se ky është një dialog qetësie, mbajtur në qetësinë e zemrave tona. Në Kishën Orthodhokse, një përkufizim i vjetër tradicional, e quan lutjen ngritja e mendjes dhe e zemrës tek Perëndia, qëndrimi në praninë e tij, vetëdija dhe kujtimi i pandërprerë i emrit, fuqisë dhe dashurisë së tij. Kjo lloj lutje është quajtur "të ecësh në praninë e Perëndisë".


    Qëllimi i lutjes, është që të kesh një Kungim me Perëndinë dhe që të bëhesh i aftë të përmbushësh dëshirën e tij. Të krishterët luten që ta aftësojnë vetveten për të njohur Perëndinë dhe për të zbatuar porositë e tij. Nëse një person nuk e ka dëshirën për të ndryshuar vetveten dhe për ta nënshtruar vetveten tek Krishti, në përmbushjen e porosive të tij, ai nuk ka arsye ose qëllim për t'u lutur. Madje, sipas shenjtorëve është e rrezikshme t'i lutesh Perëndisë pa pasur mendimin për t'iu përgjigjur dhe për të ecur në rrugën që lutja na udhëheq.


    Të lutesh nuk do të thotë thjesht të përsëritësh fjalët e lutjes. Të thuash lutje nuk është e njëjta gjë si të lutesh. Lutja duhet bërë fshehtazi, shkurtazi, rregullisht, pa shumë fjalë, me plot besim në Perëndinë që ai dëgjon dhe me dëshirën për të bërë çfarë Perëndia na tregon për të bërë (Shih Mattheu 6:5-15; Lluka 11 dhe 18; Joani 14-17).


    Kisha Orthodhokse ndjek praktikën e Dhiatës së Vjetër të lutjeve sipas orëve të ditës. Të krishterët nxiten të luten rregullisht në mëngjes, në mbrëmje dhe në kohën e ngrënies. Gjithashtu, ka një lutje të shkurtër, që mund të thuhet e të përsëritet gjatë tërë ditës dhe në çdo rrethanë. Për këtë qëllim shumë njerëz përdorin Lutjen e Jisuit: "Zoti Jisu Krisht, Biri i Perëndisë, mëshiromë mua mëkatarin!" Natyrisht, forma e lutjes është sekondare dhe mund të ndryshojë nga personi në person. Por ajo që është esenciale, për të na çuar tek Perëndia dhe për të na fuqizuar që të bëjmë dëshirën e tij, është fuqia e lutjes.


    Lutjet e një personi në shtëpi ndryshojnë nga ato të Kishës, meqenëse lutja personale nuk është e njëjtë me lutjen e përbashkët të Kishës. Dy tipet e lutjes janë të ndryshme dhe nuk duhen ngatërruar me njëra-tjetrën. Kur ne shkojmë në Kishë për t'u lutur, nuk e bëjmë për të thënë lutjet tona private. Lutjet tona private duhen bërë në shtëpi, në dhomë, fshehurazi dhe jo në Kishë (Mattheu 6: 5-6). Kjo nuk do të thotë që nuk duhet t'i sjellim në lutjen e Kishës problemet, dëshirat, shqetësimet, pyetjet dhe gëzimet personale. Sigurisht, ne mund dhe ne i sjellim ato. Por ne i sjellim shqetësimet tona dhe vetvetet tona në Kishë për t'i bashkuar ato me lutjen e Kishës, me lutjen e përjetshme të Krishtit, të Nënës së Perëndisë, të shenjtorëve dhe të vëllezërve dhe motrave të enorisë sonë.


    Në Kishë ne lutemi me të tjerët, prandaj ne duhet ta disiplinojmë vetveten për t'u lutur së bashku, si një trup, një mendje, një zemër dhe një shpirt. Po e përsërisim, që kjo nuk do të thotë që lutjet tona nuk duhet të jenë personale dhe unike; por ne duhet ta vendosim veten përfundimisht në lutjen e Kishës. Megjithatë, në Kishë çdonjëri duhet ta vendosë personin e tij dhe veçantinë personale të tij në lutjen e përbashkët të Krishtit me Trupin e tij. Kjo e pasuron lutjen e Kishës dhe e bën atë të mrekullueshme dhe plot kuptim dhe mund të themi, "të lehtë" për ta kryer. Vështirësia në shërbesat e shumë kishave, është pikërisht, sepse ato janë lutjet e individëve të izoluar nga njëri-tjetri, të cilët janë të bashkur vetëm fizikisht dhe jo shpirtërisht.


    Shërbesat zyrtare të Kishës Orthodhokse janë zakonisht më të gjata se në Kishat e tjera. Kjo ndodh sepse ne shkojmë në Kishë jo vetëm thjesht për t'u lutur. Ne shkojmë në Kishë të jemi së bashku, të këndojmë së bashku, të meditojmë së bashku kuptimin e besës, të mësojmë së bashku dhe të kemi bashkim e Kungim së bashku me Perëndinë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Meshën Hyjnore (Shih më poshtë në kapitullin e V-të). Nëse një person dëshiron thjesht për t'u lutur në qetësinë e zemrës së tij, ai nuk ka nevojë - dhe me të vërtetë nuk duhet - të shkojë në shërbesat e Kishës për këtë. Shërbesat e Kishës nuk janë bërë për lutjen e heshtur. Ata janë për miqësinë plot lutje të gjithë popullit të Perëndisë me njëri-tjetrin, me Krishtin dhe me Perëndinë.

    Shërbesa e Mbrëmjes


    Në Kishën Orthodhokse dita liturgjike fillon me mbrëmjen, në perëndim të diellit. Kjo praktikë ndjek tregimin e krijimit në Shkrimin e Shenjtë: "Dhe ishte mbrëmje dhe ishte mëngjes - dita e parë" (Gjeneza 1:5).


    Shërbesa e Mbrëmësores në Kishë fillon gjithmonë me këndimin e psalmit të mbrëmjes: "... Dielli njeh të perënduarit e tij. Ti përhap errësirë e bëhet natë..." (Psalmi 103:19-20). Ky psalm, i cili lavdëron krijimin e Perëndisë, është akti i parë i adhurimit nga njeriu, i cili, para së gjithash, e takon Perëndinë si Krijues.


    Beko Zotin, o shpirti im, O Zot Perëndia im, Ti je shumë i madh...


    Sa madhështore janë veprat e tua, o Zot! Të gjitha i ke bërë me urtësi. Tërë dheu është plot me krijesat e tua (Psalmi 103: 24).


    Mbas këtij psalmi intonohet Litania e Madhe (Paqësoret), lutja hapëse e të gjitha shërbesave liturgjike të Kishës. Në atë, ne i lutemi Perëndisë për çdonjërin dhe për çdo gjë. (Shih më poshtë në kapitullin V).


    Mbas paqësoreve këndohen një numër psalmesh, një grup i ndryshëm çdo mbrëmje. Normalisht, këto psalme janë hequr në shërbesat e kishave të enorive, por këndohen në manastiret. Psalmi 140 këndohet gjithmonë në Mbrëmësore. Gjatë këtij psalmi bëhet temjanisja e mbrëmjes.


    O Zot, thirra te Ty, dëgjomë, dëgjomë, o Zot...

    Le të drejtohet lutja ime si temjan.

    Dhe ngritja e duarve të mia si therore e mbrëmshme. O Zot dëgjomë (Psalmi 140: 1-2).


    Mbas kësaj, këndohen himne të veçanta, sipas ditëve të ndryshme. Nëse është një festë e Kishës, këndohen tropare për nder të kremtimit. Të shtunave në mbrëmje, vigjilja e Ditës së Zotit, këto tropare gjithmonë lavdërojnë Ngjalljen e Krishtit prej së vdekurish.


    Normalisht, himnet e veçanta mbarojnë me një Hyjlindësore, në nderim të Shën Marisë, Nënës së Krishtit. Pas kësaj, këndohen himnet mbrëmësore. Nëse është një festë e veçantë ose vigjilja e së dielës, prifti me dhiakun (ose vetëm prifti, kur nuk ka dhiak) dalin me temjanicë nga dera e veriut me manal përpara dhe venë e qëndrojnë në mes të Kishës. Himni i mëposhtëm i përket çdo shërbese Mbrëmësore.


    O Jisu Krisht, dritë gazmore e lavdisë së shenjtë të Atit të pavdekshëm qiellor, të shenjtë e të lumur, si arritëm në perëndimin e diellit dhe pamë dritën e mbrëmjes, himnojmë Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë, Perëndinë. Ti meriton në çdo kohë të himnohesh me zëra të mbara, o Bir i Perëndisë, që jep jetë; prandaj bota të lavdëron.


    Krishti lavdërohet si Drita që ndriçon errësirën e njeriut, si Drita e botës dhe e Mbretërisë së Perëndisë, dritë që nuk do të ketë kurrë mbrëmje. (Isaia 60:20; Zbulesa 21:25).


    Pastaj thuhet një varg nga psalmet, paravargu (prokimenon) i mbrëmjes, i cili është i ndryshëm për çdo ditë dhe tregon temën shpirtërore të ditës. Nëse është një ditë e veçantë janë tre këndime nga Dhiata e Vjetër (profecitë). Pastaj kemi himne dhe litani të tjera, si edhe troparet shtesë për ditën e veçantë dhe të gjitha këto mbarojnë me Himnin e Shën Simeonit:


    Tani përlëshoje shërbëtorin tënd, o Zot, simbas fjalës sate, me paqe, se sytë e mi panë shpëtimin tënd, të cilin Ti e përgatite faqe gjithë popujve, dritë për ndriçimin e paganëve dhe për lavdi të popullit tënd Izrael (Lluka 1:29-32).


    Mbas proklamimit të vizionit tonë për Krishtin, Dritën dhe Shpëtimin e botës, ne themi lutjet e himnit Trishenjtor. Këndojmë këngën që ka temën kryesore të ditës, të quajtur Tropari (Përlëshorja) dhe ne jemi përlëshuar me bekimin e zakonshëm.


    Shërbesa e Mbrëmësores na çon ne nëpër krijimin, mëkatin dhe Shpëtimin në Krishtin. Ajo na çon gjithashtu në meditimin e fjalës së Perëndisë dhe lavdërimin e dashurisë së tij për njerëzit. Ajo na mëson dhe na lejon ta lavdërojmë Perëndinë për ngjarjet ose personat e veçantë, përkujtimi i të cilëve kremtohet dhe bëhet i pranishëm për ne në Kishë. Ajo na përgatit për gjumin e natës dhe për agimin e ditës së re. Në vigjiljen e Meshës Hyjnore, ajo fillon lëvizjen tonë drejt Kungimit më të përsosur me Perëndinë, në misteret e Kishës. Në ditë të veçanta, sherbesës së mbrëmjes i shtohet një tjetër shërbesë, e quajtur Bekimi i pesë bukëve (Pendarto).

    Shërbesa e Mëngjesit

    Shërbesa e Mëngjesit, hapet me këndimin e gjashtë psalmeve të mëngjesit dhe me Litaninë e Madhe (Paqësoret). Mbas këtyre, këndohen vargjet e Psalmit 118:


    Perëndia është Zoti dhe u shfaq ndër ne, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit.


    Shërbesat e Orëve, Pasdarkës dhe Mesnatës


    Përveç shërbesës së Mbrëmjes dhe të Mëngjesit, në ciklin ditor janë gjithashtu edhe Orët, Pasdarka dhe Shërbesa e Mesnatës. Këto shërbesa bëhen në manastire, ndërsa në kishat e enorive bëhen rallë, përveçse gjatë Kreshmës së Madhe dhe Javës së Madhe, si edhe në ditë festash të veçanta.


    Shërbesat e Orëve quhen e Para, e Treta, e Gjashta dhe e Nënta.


    Ora e Parë korrespondon me orën gjashtë të mëngjesit; e Treta me orën nëntë të mëngjesit; e Gjashta me mesditën dhe e Nënta me orën tre të pasdrekës. Shërbesa përbëhet kryesisht nga psalme, të cilët, në përgjithësi, lidhen me ngjarjet e pësimit të Krishtit, që ndodhën në orë të caktuara të ditës. Ora e Tretë i referohet, gjithashtu ardhjes së Shpirtit të Shenjtë mbi apostujt në Rushajet (Pentekostinë).


    Gjithashtu, tropari i ditës këndohet në Orët. Gjatë ditëve të para të Javës së Madhe, si edhe në festat e mëdha, lexohet edhe një pjesë nga Ungjilli gjatë Orëve. Në ditët kur nuk ka Meshë Hyjnore, mbas Orës së Nëntë, lexohen të ashtuquajturit Psalme Tipikë, që përfshijnë elemente të Meshës Hyjnore, të tillë siç psalmet liturgjikë dhe Lumurimet. Gjithashtu, thuhet edhe Simboli i Besimit.


    Pasdarka, siç edhe vetë emri e tregon, është shërbesa që bëhet pas ngrënies së darkës. Kjo shërbesë përbëhet prej psalmesh e lutjesh. Në ditët kur Mbrëmësorja është e lidhur me Meshën Hyjnore, si në vigjiljet e Krishtlindjes dhe Ujit të Bekuar, Pasdarka e Madhe i shtohet Mëngjesores, duke formuar një shërbesë vigjilje (agripni). Gjatë javës së parë të Kreshmës së Madhe, Kanoni Pendimtar i Shën Andreas së Kretës këndohet në Shërbesën e Pasdarkës.


    Shërbesa e Mesnatës, siç edhe emri e tregon bëhet në mesnatë. Në manastire, zakonisht, ajo e fillon vigjiljen e gjithë natës. Ajo përbëhet nga një numër psalmesh dhe lutjesh, që gjenden edhe në shërbesat e tjera, të tilla si Himni Trishenjtor, Ati Ynë, Tropari, etj. Tema e saj është nata dhe nevoja për vigjilencë. Në enoritë, ajo bëhet në shërbesën që paraprin Mëngjesoren e Pashkës, në të cilën epitafi vendoset mbi altar.*



    ___________________

    * Epitafi vendoset në altar në këtë kohë në Kishat Ruse, ndërsa në kishat tona vendoset në Shërbesën e Mbrëmjes të së Premtes së Zezë, mbasi mbarojnë Vajtimet e Epitafit.




    Pastaj këndohet Tropari dhe në manastire lexohen grupe të veçanta psalmesh, të cilët ndryshojnë çdo ditë. Përsëri, si në Mbrëmësoren ashtu edhe në Shërbesën e Mëngjesit, ka himne me temën e ditës. Në festat e mëdha këndohen lavdërime dhe psalme të veçanta, ndërsa në Ditën e Zotit (të Dielën) këndohen himne të Ngjalljes së Krishtit prej së vdekurish (Ngjallësoret). Gjithashtu në festa të mëdha dhe të dielën këndohet Ungjilli.


    Mbas Ungjillit, është një lutje e gjatë ndërmjetimi, e pasuar nga një seri himnesh dhe leximesh, i quajtur Kanoni. Këto himne janë bazuar në këngët e Dhiatës së Vjetër dhe mbyllen me këngën e Marisë, të ashtuquajturën Madhërimi (Lluka 1:46-55). Mbas litanive të mëngjesit këndohet Dhoksologjia e Madhe. Tropari përsëritet edhe një herë para se të bëhet përlëshimi.


    Shërbesa e Mëngjesit bashkon elementët e psalmodisë dhe të lutjes së mëngjesit me meditimin mbi këngët biblike, këndimin e Ungjillit dhe temën e veçantë të ditës, të dhënë në vargjet dhe himnet. Temat e zbulesës së Perëndisë dhe të dritës janë gjithashtu gjithmonë tema qendrore të Shërbesës së Mëngjesit. Disa herë, veçanërisht në Kishat Ruse, shërbesat e mëngjesit dhe të mbrëmjes janë kombinuar në një shërbesë të gjatë, të quajtur vigjilje (agripni).


    Shërbesat e Orëve, Pasdarkës dhe Mesnatës

    Përveç shërbesës së Mbrëmjes dhe të Mëngjesit, në ciklin ditor janë gjithashtu edhe Orët, Pasdarka dhe Shërbesa e Mesnatës. Këto shërbesa bëhen në manastire, ndërsa në kishat e enorive bëhen rallë, përveçse gjatë Kreshmës së Madhe dhe Javës së Madhe, si edhe në ditë festash të veçanta.


    Shërbesat e Orëve quhen e Para, e Treta, e Gjashta dhe e Nënta.


    Ora e Parë korrespondon me orën gjashtë të mëngjesit; e Treta me orën nëntë të mëngjesit; e Gjashta me mesditën dhe e Nënta me orën tre të pasdrekës. Shërbesa përbëhet kryesisht nga psalme, të cilët, në përgjithësi, lidhen me ngjarjet e pësimit të Krishtit, që ndodhën në orë të caktuara të ditës. Ora e Tretë i referohet, gjithashtu ardhjes së Shpirtit të Shenjtë mbi apostujt në Rushajet (Pentekostinë).


    Gjithashtu, tropari i ditës këndohet në Orët. Gjatë ditëve të para të Javës së Madhe, si edhe në festat e mëdha, lexohet edhe një pjesë nga Ungjilli gjatë Orëve. Në ditët kur nuk ka Meshë Hyjnore, mbas Orës së Nëntë, lexohen të ashtuquajturit Psalme Tipikë, që përfshijnë elemente të Meshës Hyjnore, të tillë siç psalmet liturgjikë dhe Lumurimet. Gjithashtu, thuhet edhe Simboli i Besimit.


    Pasdarka, siç edhe vetë emri e tregon, është shërbesa që bëhet pas ngrënies së darkës. Kjo shërbesë përbëhet prej psalmesh e lutjesh. Në ditët kur Mbrëmësorja është e lidhur me Meshën Hyjnore, si në vigjiljet e Krishtlindjes dhe Ujit të Bekuar, Pasdarka e Madhe i shtohet Mëngjesores, duke formuar një shërbesë vigjilje (agripni). Gjatë javës së parë të Kreshmës së Madhe, Kanoni Pendimtar i Shën Andreas së Kretës këndohet në Shërbesën e Pasdarkës.


    Shërbesa e Mesnatës, siç edhe emri e tregon bëhet në mesnatë. Në manastire, zakonisht, ajo e fillon vigjiljen e gjithë natës. Ajo përbëhet nga një numër psalmesh dhe lutjesh, që gjenden edhe në shërbesat e tjera, të tilla si Himni Trishenjtor, Ati Ynë, Tropari, etj. Tema e saj është nata dhe nevoja për vigjilencë. Në enoritë, ajo bëhet në shërbesën që paraprin Mëngjesoren e Pashkës, në të cilën epitafi vendoset mbi altar.*



    ___________________

    * Epitafi vendoset në altar në këtë kohë në Kishat Ruse, ndërsa në kishat tona vendoset në Shërbesën e Mbrëmjes të së Premtes së Zezë, mbasi mbarojnë Vajtimet e Epitafit.
    Kur linda qava dhe te tjeret qeshen......
    Kur te vdes tjeret do te qajn dhe une do qesh
    Jam_Ajo

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    REFLEKTIME MBI ÇËSHTJEN E AGJERIMIT GJATË KRESHMËS SË MADHE

    Nga At Joseph Allen
    (viti 2004)

    Duket sikur gjithmonë ka kërkesa për tu dhënë udhëzime për agjerimin gjatë sezonit të Kreshmës së Madhe. Kjo është me të vërtetë mëse e nevojshme në enori Pan-Orthodhokse si e jona, ku secili prej grupeve etnike duket sikur ka mënyrën e vetë ndryshe të agjerimit.

    Së pari duhet thënë se shumë pak prej nesh "agjerojnë" me të vërtetë. Ne e quajmë "agjerim" por ajo që bëjmë në fakt është ABSTENIMI nga disa ushqime pasi "agjerimi" në lidhje me ushqimin do të thotë të mos hash ushqim fare! Agjërimi është praktikuar gjithmonë si në Shkrimin e Shenjtë edhe në Kishë. Ama, asnjëherë nuk është veçuar nga aspektet e tjer atë jetës Kristiane, si për shembull pjesmarrja në shërbime kishtare, jetën tonë të lutjeve, punët tona të bamirësisë, etj. Gjithashtu, agjerimi asnjëherë nuk është një arritje në vetvete: Është gjithmonë një MJET për të arritur një qëllim, në këtë rast qëllimi është LIRIA: për shembull, të çlirohesh NGA dhe të çlirohesh PËR. Agjerimi mbahet për të bërë një deklaratë (shpirtërore dhe fizike) se ne jemi çliruar NGA gjërat e kësaj bote në mënyrë që të jemi të çliruar PËR kungimin me Perëndinë. Në një farë mënyre do të thotë që asgjë nuk na mban të lidhur në këtë botë. Dhe kjo është arsyeja që kur vjen fjala tek agjerimi kemi të bëjme me më shume se sa thjeshtë "ushqim" dhe "receta gatimi"! Me të vërtetë, kjo është arsyeja që Shën Joan Gojarti na kujton se agjerimi ka të bëjë më shumë me atë që DEL nga goja jonë se sa me atë që hamë. Prandaj, në spiritualitetin e Krishterë Lindor, agjerimi është më shumë një "sjellje" se sa një listë ligjesh. Ne PËRDORIMIN ushqimin gjatë Kreshmës pasi ushqimi është "mediumi", "automjeti" me anë të të cilit mund të prekim të gjitha realitetet e tjera të kësaj jete; nuk jetojmë dot pa të. Prandaj, duke bërë një deklaratë me anë të ushqimit, ne jemi duke bërë një deklaratë për këtë jetë.

    Nëse kjo është e qartë në mendjet tona, atëherë si MUND ta bëjmë një deklaratë të tillë me anë të mediumit të ushiqmit? Çfarë udhëzime praktike kemi? Përgjigjia gjatë Kreshmës është NDRYSHIMI! Në fund të fundit, Kreshma e madhe është një kohë "ndryshimi dhe rritje". Së pari, nuk ka absolutisht asgjë të keqe që fëmijët të agjerojnë duke hequr dorë nga gostitë e tyre të preferuara; është mënyra e TYRE e bërjes së deklaratës. Së dyti, siç na mëson edhe historia, çdo familje në çdo kulturë të botës ka gjetur një mënyrë të vetën ndryshe nga të tjerët për ta shprehur këtë; asnjëherë nuk ka patur vetëm një mënyrë! Në Lindjen e Mesme bëhet në një mënyrë, në Greqi bëhej në një mënyrë tjetër, në tokat që sllave bëhej në një mënyrë tjetër, dhe në Romë në një mënyrë tjetër. Por, kudo ku praktikohej, mësimi ishte i njëjtë: nëse Kreshma përfaqëson një "ndryshim" (dhe prindër: do të SJELLI ndryshim vetëm nëse e KTHEJMË në një ndryshim në familjet tona!) atëherë agjerimi ynë duhet ta tregojë këtë ndryshim. Nëse zakoni juaj ka qënë që të mos hani MISH të mërkurave dhe të premteve gjatë gjithë vitit (ky është zakoni Apostolik), shtoni edhe ditët e hëna gjatë Kreshmës së Madhe. Ka të tjerë që nuk hanë fare mish gjatë Kreshmës së Madhe, ashtu sic ka të tjerë që hanë mish vetëm në fundjavë. Por pika KRYESORE është që familja juaj duhet të BIER DAKORD se kjo është mënyra që përfaqëson "ndryshimin" e nevojshëm për të bërë një deklaratë se ne jemi në atë sezon që na shpie në Javën e Shenjtë dhe Ringjalljen e lavdishme!

    Është e një rëndësie kritike që të mos lejojmë që Kreshma e Madhe të na ikë sikur të ish si çdo kohë e vitit!




    Përktheu: Ilirjan Papa
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-03-2006 më 23:02

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Shën Joan Gojarti(345-407) ka thënë se qëllimi i agjerimit është përgatitja për marrjen e Eukaristit të Shenjtë dhe për kremtimet solemne të Krishtera. Gojarti mësonte shpesh se agjerimi nuk është thjeshtë heqja dorë nga ushqime të caktuara, por kryesisht heqja dorë nga punët e këqija.

    Gojarti na paralajmëron edhe për agjerimin hipokrit: "Është e mundur që ai që agjëron nuk shpërblehet për agjerimin e tij. Si? Atëherë kur heqim dorë nga ushqimi por nuk heqim dorë nga të këqijat; kur nuk hamë mish por shqyejmë copë-copë shtëpitë e të varfërve; kur nuk pihemi me verë por pihemi me kënaqësira djallëzore; kur heqim dorë nga çdo gjë gjatë ditës, por kalojmë gjithë natën në shoqërinë e pamjeve të fëlliqura. Atëherë cila është e mira e heqjes dorë nga ushqimet, kur nga njëra anë i mohoni trupit një ushqim të zgjedhur, kurse nga ana tjetër i ofroni ushqim të jashtëligjshëm?"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-03-2006 më 11:03

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Gjatë Kreshmës Kisha na fton:

    - Të kreshmojmë nga gjykimi ndaj të tjerëve - të kremtojmë në Krishtin duke banuar me të tjerët.
    - Të kreshmojmë nga të bërit dallime - të kremtojmë në unitetin e jetës.
    - Të kreshmojmë nga errësira e jashtme - të kremtojmë në realitetin e dritës.
    - Të kreshmojmë nga mendimet e sëmura - të kremtojmë në fuqinë shëruese të Perëndisë.
    - Të kreshmojmë nga fjalët e ndyra - të kremtojmë në shprehjet që pastrojnë.
    - Të kreshmojmë nga pakënaqësitë - të kremtojmë në mirënjohje.
    - Të kreshmojmë nga zemërimi - të kremtojmë në durim.
    - Të kreshmojmë nga pesimizmi - të kremtojmë në optimizëm.
    - Të kreshmojmë nga shqetësimet - të kremtojmë në qetësinë hyjnore.
    - Të kreshmojmë nga ankimet - të kremtojmë në vlerësimet.
    - Të kreshmojmë nga negativizmi - të kremtojmë në pozitivizëm.
    - Të kreshmojmë nga presionet dyshuese - të kremtojmë në lutjen pa pushim.
    - Të kreshmojmë nga grindjet - të kremtojmë në butësi.
    - Të kreshmojmë nga hidhërimet - të kremtojmë në falje.
    - Të kreshmojmë nga shqetësimi për veten - të kremtojmë në dhembshurinë për të tjerët.
    - Të kreshmojmë nga vartësia personale - të kremtojmë në të vërtetën e përjetshme.
    - Të kreshmojmë nga dekurajimi - të kremtojmë në shpresë.
    - Të kreshmojmë nga faktet që na pikëllojnë - të kremtojmë në të vërtetat që na lartësojnë.
    - Të kreshmojmë nga përtacia - të kremtojmë në entuziazëm.
    - Të kreshmojmë nga dyshimi - të kremtojmë në të vërtetën.
    - Të kreshmojmë nga mendimet që na dobësojnë - të kremtojmë në premtimet që na frymëzojnë.
    - Të kreshmojmë nga hijet e dëshpërimit - të kremtojmë në dritën e diellit të gjakftohtësisë dhe paqes
    - Të kreshmojmë nga përgojimet pa dobi - të kremtojmë në heshtjen dobiprurëse.

  9. #9
    URATA KUNGATORE

    Besoj o Zot, dhe pohoj se Ti je me te vertete Krishti, Biri i Perendise se gjalle, qe erdhe ne bote te shpetosh mekataret, nga te cilet i pari jam une. Gjithashtu besoj se ky vete eshte Trupi yt i pacenuar dhe ky eshte vete Gjaku yt i cmuar. Te lutem pra, meshirome dhe falmi fajet, te bera me dashje dhe padashje, me fjale, me pune, me dije dhe padije; dhe beme te denje qe te marr pjese pa denim ne Misteret e tua te pacenuara, per ndjesen e mekateve dhe per jeten e ameshuar. Amin.

    Ne darken tende mistike, o Bir i Perendise, merrme pjesetar; se nuk do t'ua them armiqve te tu misterin; nuk do te te jap te puthur si Judas, por duke te pohuar si kusari, therres: Kujtome o Zot ne mbreterine tende.

    Mos me gjykofte dhe mos me denofte Kungata jote o Zot, po ma sherofte shpirtin dhe trupin. Amin.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  10. #10
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Kreshme te mbare te gjitheve!
    Ezekiel 25-17.

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Kalendari i Liturgjive Hyjnore, PRILL 2006

    1 E Shtunë+ Oshg. Maria e Egjiptit. Osh. Makari. Dësh. Geronti e Vasilidhi.

    2 E DIEL + IV KRESHMËS (Joani i Shkallës). Osh. Titi. Dëshg. Theodhora.

    5 E Mërkurë + Dësh. Klaudi, Diodori etj. Didimi, Theodhota, Ipomonia (Durime).

    6 E Enjte Eftihi i Kon/pojës. 2 dësh në Askalon. Osh. Grigor sinaiti.

    7 E Premte + Dësh. Kaliopiu dhe Akilina. Gjergji i Mitilinit. (Akathisti i plotë)

    8 E Shtunë + Ap. Herodioni, Rufi, Hermesi nga të 70. Qelestini i Romës.

    9 E DIEL + V KRESHMËS (Maria e Egjiptit). Dësh. Efpsiki. Oshd. Vadimi.

    12 E Mërkurë + Omol. Vasili i Parios. Oshg. Anthusa. Osh. Neofiti i mbyllur.

    14 E Premte + Ap. Pudi, Trofimi, Aristarku nga të 70. Dëshg. Thomaidha.

    15 E Shtunë + Ngjallja e Llazarit. Dësh. Krishenti. Hierod. Leonidhi i Athinës.

    16 E Diel + E DAFINAVE. Dëshg. Agapi, Irini, Galinia, Hjonia, Harisa.

    17 E HËNË + E MADHE. Josifi i Dhiatës së Vjetër.

    18 E MARTË + E MADHE. (Paravolia e 10 virgjëreshave.) (Psalet Himni i Kasianisë.)

    19 E MËRKURË + E MADHE. Lyerja e këmbëve të Zotit Krisht. (Bëhet Efqeli.)

    20 E ENJTE + E MADHE. Darka Mistike. (Lexohen 12 Ungjijtë.)

    + 21 E PREMTE E MADHE. Pësimet e Zotit Krisht. (Psalen Vajtimet.)

    22 E SHTUNË + E MADHE. Varrimi i Zotit Krisht. Zbritja në Ferr.

    23 E DIEL + PASHKA E MADHE, NGJALLJA E ZOTIT JISU KRISHT.

    24 E Hënë + E Ndritshme. Dëshm. Gjergj Trofeprurësi. Oshg. Elisabeta çudibërëse.

    25 E Martë + E Ndritshme. Ap. dhe Ungj. Marku. Dësh. e re Niqi.

    28 E Premte + E Ndritshme. Burimi Jetëdhënës. 9 dësh. e Kizikës. (Hahen të gjitha.)

    29 E Shtunë + E Ndritshme. Ap. Jasoni dhe Sosipatri nga të 70. Dësh. Vitali.

    30 E DIEL + E THOMAIT. Ap. Jakovi, vëlla i Joan Theologut. Donati i Evrisë.

Tema të Ngjashme

  1. Si fillojne tragjedite..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 03:55
  2. Fillojne aplikimet per projektin "Praktika 2005''ALBSTUDENT
    Nga Irfan në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2005, 12:38
  3. Kosove: Fillojne Kercenimet Para Zgjedhore
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 20-10-2004, 00:36
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-04-2003, 06:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •