-
i/e regjistruar
Askushi - triologji -
Njė "Triologji Prozaike nga Askushi"
Pėllumbi
Ti mė shkruan i dashur mik se ē'kuptim ka pėr mua tė jeshė jet-shkurtėr ose jet-gjatė ?! Dhe nėse ka kuptim kjo fjalė nė jetėn e gjithsecilit prej nesh? Natyrisht. Mė lejo t'ja filloj nga njė histori banale , nėse mund ta quaj tė tillė , qė kam pėrjetuar pėrpara disa ditėve.
Atėherė, banoj nė njė ndėrtes pesė katėshe pėrball sė cilės gjenden zyrat e post-telekomunikacionit ose ndryshe PTT si e quajmė. Tė dyja kėto ndėrtesa i ndan njė rrugė kryesore e rėndėsishme e qytetit tonė tė vogėl nė tė dy anėt e sė cilės nėse tė kujtohet ndodhen trotuare me pemė qė nė kėtė stinė tė vitit gjelbėrojnė. Nuk ėshtė aspak ēudi qė nė njėrin nga kėto trotuare po kalonte ajo. E kam fjalėn pėr balerinėn e dikurshme tė ansamblit tė kėngėve dhe valleve popullore, qė mė tepėr se talent kishte patur famė nė atė kohė pėr shkak tė bukurisė sė saj tė pa konvertueshme si dhe bythkave tė saj magjike si dy planetė ende tė pa eksploruar e shkelur nga kėmba e tokėsorėve si unė dhe ti.
Por qė fatkeqėsisht tashti ėshtė plakur e rrudhur ca si shumė. Me ato rrudhat dhe krateret e saj Marsiane tė evidentuara prej sė largu me teleskop. E dikurshmja, nėse tė kujtohet ,e pa konvertueshmja , sot tė jep imazhin e njė shtėpie gėrmadhė pas njė lufte tė gjatė e tė humbur. Kėtė e tregojnė flokėt e saj tė rrallė tė cilat ka filluar t'i lyej nė ngjyrė tė kuqe tė ndezur. Ecėn akoma me atė tė ecurėn e vet elegande dhe takat e kėpucėve tė saj tė kuqe gjithashtu i pėrplas qėllimisht mbi trotuar pėr tė tėrhequr vėmendjen e kalimtarėve. Por mė kotė . Nė sytė e tė tjerėve ėshtė veēse njė plakė e zakonshme larg famės sė dikurshme. Njė planet pa jetė, do e quaja.
E ndėrsa ajo po hynte nė zyrat e postės, fare pranė, u dėgjua njė "praf" i fortė qė goditi aq afėr dėgjimit tim sa fillova me gishta tė prek veshin e majtė sikur ai "praf" tė ma kishte prerė me njė lėvizje nė tė qindat e sekondės. Nė tė vėrtet nuk kisha gjė, ishte thjesht ide psikologjike.
Veēse nė rrugė njė grup ēunakėsh me llastika ndėr duar kishin goditur nė krah tė pallatit tim njė pėllumb tė bardhė i cili me krahė tė shkapėlyer mundohej tė mbahej ende fortė pas tiegullave tė kuqe tė njė ndėrtese tri katėshe nė krah tė ballkonit tė apartamentit tim prej nga ku shihja tė gjithė skenėn nė fjalė. Pėsova njė dridhje tė lehtė ndoshta psikologjike pėrsėri. Kėmba e kuqe e pėllumbit qė me thonj mundohej mė kotė tė rrezistonte mbarte diēka fatale nė vetvete. Njė shenjė e sigurt qė do tė thoshte se nuk e kishte tė gjatė. Mbi puplat e bardha tė krahut tė tij tė djathtė u duk njė njollė e kuqe gjaku . U palos duke u mbledhur fortė me sa tė mundej rrėzė tiegullave tė ndėrtesės ndėrsa ēunaket tė entuziazmuar nga goditja e parė i dhanė njė tė dytė, kėsaj here me njė preēize goditje mu nė kokė. E pash qartė se si i'u varr koka m'u nė gjoks e ndėrsa kėmbėt e tradhėtuan ...
U rrėzua . Djemtė lėshuan thirrje gazmore qė mė nė fund ja kishin arritur qėllimit ta rrėzonin pren e tyre. Kalimtarėt filluan tė shihnin nė atė drejtim. Nė dritaret e pallatit u dukėn si urithė disa koka kureshtare gjithashtu. Por qė askush nuk tha asnjė fjalė. Asnjė qortim. Indiferencė.
Ndėrkohė qė vėshtrimi mė zuri drejt portės sė postės siluetėn e balerinės plakė dhe fytyrėn e saj. O Zot, po qeshte duke parė nė drejtim tė grupit tė ēunakėve me pėllumbin e vrarė ndėr duar. Nuk po e kuptoja se ē'kishte pėr tė qeshur nė kėtė mes. Sidoqoftė i dashur mik ajo po qeshte. Po qeshte. Ndoshta me pėllumbin e vrarė. Gjithsesi nuk duhej tė qeshte, sepse tek e fundit pėllumbi kishte qenė njė qėnie e pafajshme qė me vrasjen e tij kishte tėrhequr vėmendjen e shumė njerėzve rreth e qark panvarsisht se pėr tė nuk ishte thėnė asnjė fjalė. Kurse ajo me jetėn dhe gjithė karierėn e saj kishte qenė besoj gjithmonė si njė shtėpi gėrmadhė pas njė lufte tė gjatė e tė humbur. Kokat e spektatorėve sėrisht u futėn brenda dritareve dhe ballkonėve nė vazhdimėsinė e heshtjes urbane...
Ndaj i dashur mik, jet-shkurtėr ose jet-gjatė pėr mua kjo pyetje ndoshta psikologjike gjithashtu, nuk merr asnjė kuptim.
Po qe se fati tė ka dhėnė njė tė vetme jetė pėr tė jetuar atėherė jetoje i dashur mik. Si njė pėllumb. Pėllumb. I bardhė.
Kjo ėshtė e vetmja pėrgjigje e sinqertė nėpėrmjet kėsaj letre qė mund tė japė sot ...
1990
Plaku i cepit tė rrugės
Ishte pothuajse gjithmonė i vetmuar te cepi i rrugės. Unė e shihja pėrditė kur shkoja pėr nė shkollė. Kishte njė pamje tė mjerė. Nuk kishte familje,
as shtėpi. Dhe kėta lloj njerėzish nė fjalorin tonė social i quajmė lypsar , ose endacak. Si banesė tė tij mund tė pėrfillnim pikėrisht cepin e kėsaj rruge. Qė nė fakt ishte njė nga rrugėt mė kryesore tė qytetit. Pėrmes saj kaloja ēdo mėngjes pėr tė shkuar nė gjimnazin Bab Dudė Karbunara dhe nė vitet qė studioja atje plaku i cepit tė rrugės qėndronte po aty si pjesė e pandarė e arkitekturės sė qytetit. I palėvizshėm, i parruar, me leshra tė gjata tė palara, me trupin gėrmuq qė e mbulonte me njė kapotė tė vjetėr ushtrie. Megjithse ishte vepėr kulturore qė "mbrohej" nga shteti dhe ndoshta nė njė tė ardhme fatlume do tė mbrohej edhe nga Uneskoja (!) ... Ai tė ngjallte neveri.
Pa nguruar mund tė vija bast me cilindo qė plaku kishte fytyrėn mė statike nė botė. Absolutisht pa pikė shprehje. Diēka e ngurtė, si njė murr bu-
nkeri. Dhe kalimtarėt qė kalonin pranė tij natyrisht qė ishin shpėrfillės. Indiferencėn e tyre herė pas here e thyente zhurma metalike nga ndonjė monedhė, e hedhur pėr tė mbi trotuar, qė gjithsesi ishte shumė e pafuqishme pėr tė ndryshuar rritmin e jetės. Njerėzit gjithsecili me hallet e tyre
mbi shpinė as qė u vinte ndėr mendje pėr plakun. Nganjėherė nė vend tė monedhės dikush i lėshonte ndonjė tė sharė duke e quajtur " zgjebs i ndyrė " ose "pisanjoz i dreqit" etj,etj. Ndoshta do tė ishte mė mirė qė nė atė pjesė tė qytetit tė kishte njė ēezėm nė vendin e tij, por edhe imazhi i saj mė ishte tashmė i shpėrfytyruar nga momenti ndėrsa njė ditė imagjinoja ēezmėn me portretin e tij, skalitur nė gurrė dhe ujin qė rridhte prej gojės sė tij statike. Fytyra e tij po si njė gurrė ishte njėkohėsisht dhe shumė misterioze. Pėr kėtė arsye besoja se pas maskės sė tij fshihej njė spiun (!) Por e hodha shpejtė poshtė kėtė version nga vet fakti se ai ishte pėr vite me radhė gjithmonė po aty te cepi i rrugės dhe njė spiun i vėrtetė ėshtė gjithmon nė lėvizje gjithandej. Ndaj ishte kategorikisht i pėrjashtuar nga rroli i spiunit.
Atėherė e krahasoja me "figurėn" e poetit nėse ekziston njė version i tillė. Pėr shembull "i lodhur nga mesazhet poetike duke iu drejtuara shpirtit njerėzor , mendoja shpesh , ka vendosur tė jetė i tillė pėrball indiferencės sė njerėzve tė vendit tė tij, sepse kėta tė fundit jo vetėm qė nuk janė pėrmirėsuar pėr t'u bėrė mė tė bukur nė shpirt por pėr kundrazi janė shndėruar nė qėnie akoma dhe mė tė kėqia, ambicioze dhe injorante njėkohėsisht". Por edhe ky version rrėzohej sepse kisha lexuar qė poetėt vdesin nė fronin e tyre me sy qė shkrepėtijne flakė nė ēastin e fundit. Ndėrsa sytė e plakut gjatė gjithė kohės ishin mė tė shuar se kurrė. E pėr mė tepėr nuk ekzistonte pėr tė njė ēast i fundit ( ēastet e tij ishin tė jargavitura po aq gjatė sa edhe krejt vitet e jetėve tona tė marra tė gjitha sė bashku). Atėherė mė duhej tė ndryshoja taktikėn e tė menduarit nė fantazinė time :
I nisur nga sytė e tij tė ftohtė e parafytyroja si ushtar italian tė pas kapitullimit tė Italisė fashiste gjatė Luftės sė Dytė Botėrore , tė pashpresė rrugėve tė Shqipėrisė i trembur nga nje ekzekutim i mundėshėm nga ana e gjermanėve. Ose nė tė kundėrt pesėdhjetė vjet mė vonė si refugjat shqipėtar brigjeve italiane duke kėrkuar njė jetė mė tė mirė. E parafytyroja si ushtar amerikan me shumė fat tė shpėtuar nga sulmi i papritur i aviacionit japonez nė Perl Harbor. E nė tė kundėrt si tė vetmin japonez tė shpėtuar nga shpėrthimi i bombės atomike tė hedhur nga amerikanėt nė Hiroshima. Por meqėnėse ai nuk ishte as amerikan dhe as japonez atėhere mė ngelej tė kėrkoja nė fantazinė time ( tė sėmurė ) diēka qė t'i afrohej mė tepėr imazhit tė Shqipėrisė. Dhe atėherė : ( gjejeni se ēfarė mė erdhi ndėr mėndje ?! ) e vendosa nė rrolin e njė tė ish burgosuri politik i cili ashtu si dhe shumė tė tjerė njerės tė kėsaj kategorije me ndryshimin e sistemeve politike nė vend i gjeje gjithandej tė pastrehė.
- O ē'na the more ! Diēka tė padėgjuar ! (dėgjohet zėri ironik i lexuesit )
- Por besomėni tė dashur miq. Nuk isha i gabuar aspak nė fantazinė time. ( po shfaqėsohem )
- Ai ishte njė ish i burgosur politik prej bisedave me tė cilin mėsova shumė gjėra nga jeta e burgut. Meqėnėse brezit tim nuk i ngelej ndonjė gjė e madhe pėr tė rrėfyer, sepse e ardhmja tashmė shtrihej e pafundėme krejtėsisht pėrpara nesh, vendosa qė fytyrėn e tij ta hidhja me ndihmėn e njė mikut tim skulptor nė allēi dhe ta kisha kėshtu gjithmonė me vehte. Doli diēka interesante dhe vendosėm ta paraqesim diku nė perėndim nė ndonjė ekspozitė. Ndėrsa nė pėrpjekje e sipėr pėr tė ekspozuar fytyrėn e tij tashmė "artistike", natyrshėm morrėm lajmin se plaku kishte vdekur dhe punėtorėt e mirėmbajtjes sė qytetit i ishin vėnė pastrimit tė cepit tė rrugės. Tė them se mė erdhi keq nuk do tė tregohesha plotėsisht i sinqertė me ju. Sepse nuk mė lidhnin dhe shumė relativa me tė. Ai kishte qenė njė lypsar dhe unė njė nxėnės shkolle i mitur. Ai kishte njė tė shkuar pėr tė cilėn mund tė rrėfehej, kurse unė njė tė ardhme pėrpara meje tė cilėn ende nuk po ja gjej fundin. Por ato qė do tė doja t'ju thoja nuk janė aspak kėto, por fakti tronditės qė gjatė gjithė kėsaj kohe ai kishte qenė i vdekur. Njė i vdekur qė tė jepte pėrshtypjen e njė njeriu tė gjallė (!)
O Zot, dhe unė merresha me qindra hamėndje tė kota pėr ta vendosur imazhin e tij sa mė pranė njė personazhi tė cilit t'i pėrshtatej koha jonė e jargavantė.
Kjo do tė thotė qė tė gjithė ishim dritėshkurtėr nė fantazi, sepse qėnia e tij fliste pa folur. Na kishte sfiduar tė gjithėve e pėr kėtė edhe sot
qė jam nė udhėtim ndihem si tė kem kryer njė krim dhe po ja mbath pėr t'i shpėtuar drejtėsisė zhveshėse tė imazhit tė syve tė tij.
- Pėr ku jeni nisur dhe sa do tė qėndroni ?! - m'u drejtua prerė doganieri grek ndėrsa po vendoste vulėn e hyrjes nė pashaportėn time.
- Pėr nė Athinė ku do tė qėndrojė disa ditė me rastin e hapjes sė njė ekpozite ! - thashė duke gėnjyer sepse nė tė vėrtetė kjo vizė do tė mė shėrbente vetėm si trampolinė pėr t'u hedhur nė Europė. Nė fakt po largohesha nga vendi im me mendimin pėr tė mos u kthyer mbas. Tė ardhmen time do t'ja kėrkoja fatit tjetėrkund ashtu si qindra bashkėmoshatarė tė mi.
Nė ēantėn e shpinės sė bashku me rrobat e mia dhe disa objekte intime familiare, mbartja me vete edhe fytyrėn e plakut tė
cepit tė rrugės, krejt tė bardhė, tė derdhur nė allēi, tė gatshme pėr t'u ekspozuar gjithandej nėpėr botė.
1991
Askushi
Filloja tė kthjellohesha dhe tė kuptoja mė mirė vetveten duke u nisur nga gjėrat mė tė pafajshme. Njė ditė shiu, diku nė njė nga rrugėt e shumta tė pista buzė ndėrtesave tė panumėrta tė Stambollit, i ulur nė njė ēajtore tė vogėl nė Umranye, sipėr derės sė tė cilės shkruhej " studyo B muzik merkezi " , me gėrma tė zeza sipėr fushės sė bardhė, qėndroja i gozhduar pa folur me njė gotė ēaj pėrpara duke vėshtruar shiun. Ai binte ngadalė dhe jetėn e njerėzve tė ēajtoreve tė Stambollit e kishte ngujuar brenda kufijve tė palėviz'shmėrise. U bėnė gati tre muaj qė nuk punoja dhe sorollatesha lartė e poshtė rrugėve tė kėtij qyteti. Kėtu njerėzit lėviznin ngadalė dhe sikur ma mpinin mė tepėr trurin. Lėvizjet e tyre tė ngadalta "feudalike" vinin pikėrisht prej frymės dhe traditės arkaike qė kishte mbizotėruar pėr shekuj me rradhė nė kėtė vend qė nga koha e luftrave dhe historisė mė tė lavdishme tė kėtij kombi me tė cilėn Turqit krenoheshin.
Pėr cilindo qė e njeh sado-pakė jetėn e Stambollit letėsisht do tė vinte nė dukje faktin qė nė kėtė qytet jetojnė njerės shumė tė pasur dhe njerės shumė tė varfėr. Dallimi ėshtė i dukshėm. Dhe unė ndėrsa po ju flas pėr kėtė qytet harova t'ju prezantohem :
- Unė jam ... Askushi ! Si t'ju them ... jam askushi nė jetėn e kėtij qyteti dhe dallimeve tė tij sociale ! Jam njė i huaj qė jeton laviren jetė nėn shiun e njerės prej ditėve mė tė zakonshme tė papunėsisė.
Pėr njė fakt kisha filluar ta doja Stambollin. Mė pėlqente jeta e qyteteve tė mėdha. Dhe ai ishte jashtė'zakonisht i madh. Mrekullisht i bukur. Ishte qytet qė shtrihej me mbi tė trembėdhjetė milionė banorėt e vet nė dy kontinente tė ndryshme dhe padyshim kishte me vete admirimin e syve tė vizitorėve tė huaj nga tė dyja anėt e ngushticės sė Bosforit.
Por unė nuk isha vizitor.Unė isha askushi. Me A tė madhe sepse ėshtė emėr i pėrveēėm.Askushi. A... ah se pėr pak harova se duhet tė jem i thjeshtė nė rrėfimin tim :
- Mė quajnė ... Askushi - kėshtu u prezantova edhe nė pjesėn e pėrtejme tė ngushticės nė lagjen Bebek, nė verandėn e njė vile pėrallore me pishinė e lukse tė tjera , pėrmes palmash mesdhetare, nga lartėsia e sė cilės shihje Bosforin e mbasdites, me kolorin e ngjyrave, ideve tė se ardhmes, dhe kokėn e turbullt mbas disa gotave tė njėpasnjėshme whisky skocez.
Pėr mė tepėr qė nuk isha mėsuar tė mbaja kostum dhe kravatė nėn tė cilin veten e ndieja si tė mė kishin futur nė njė kallėp betoni. Pėr mė tepėr qė duhet tė kisha kujdes nė ēdo fjalė qė tė nxirrja nga goja dhe tė hiqesha sa mė serioz dhe i sigurt nė vetvete.
Po pėrpiqeshim tė binim nė njė marrėveshje sa mė fitim-prurėse me miqtė tanė turq dhe shqiptarė tė Maqedonisė pėr njė "biznes" tė shpejtė qė sipas mikut tim Adnanit do t'i ndryshonte tėrėsishtė thelbin realitetit dhe varfėrisė ku po zvariteshim. Ishim tė varfėr dhe ēdo mėnyrė fitimi n'a dukej e natyrshme dhe si njė ėndėr. Kishim gjetur fijet e duhura dhe tashmė ishim brenda rrethit qė po kėrkonim qė prej tre muajsh.
Sido qė tė ishim tė ngatėrruar nė kėtė farė historie vetveten kisha mundur ta fsheh mbas maskės sė Askushit. Dhe askushi i asaj dite nė Bebek ishte po ky i sotmi i ēajtores sė vogėl, pa asnjė dyshkė nė xhep, poshtė ndėrtesave tė pafundėme tė Stambollit qė mundohej tė gjente rrugė zgjidhje sa mė tė shpejta pėr tė dalė nga varfėria e tij.
Kisha patur edhe unė si tė thuash dėshira tė fshehta. Kisha me vete njė tė shkuar. Nuk po shihja njė tė ardhme. Duhet tė bėja ēfarė ? Pyeste vet-vetja-vet-veten dhe po vetvetja ( e bashkuar ) pėrgjigjej mė tej. Tė shkruaja gjersa veten ta ndieja tė lodhur. Vetėm kaq. Asgjė mė tepėr. Kjo do tė mė ndihmonte tė pėrballoja realitetin e kohės sime. Sepse kohėt e fundit, jam njėzet e tre vjeē dhe kėrkimi i vetvetes mė ėshtė shndėrruar nė njė luftė tė pashmang'shme dhe pėrmes kėsaj lufte sodis i qetė vitet e fėmijėrisė time ndėrsa me penėn dhe gishtat e pėrlyera me bojė shkrimi filloja e vėshtroja drejt e nė kokordhok tė syrit se si ėndrat tokėsore janė tė gėnjeshtėrta ?!
Mė tej vazhdoja tė shkruaja fshehur nė vitet e gjimnazit brenda po tė njėjtave kufij emocional tė qytetit tim tė lindjes por qė fatkeqėsisht ngelėn krijime tė mbyllura po nė vet-vete jo pėr fajin tim por mė tepėr tė kushtėzuara nga rrisku i kėtij fati nė tė cilin na kishte mbyllur historia.
Mė tej erdhi historia e Askushit pėrball fatit Qiklop nė mėrgim jashtė kufijve tė vendit. Realiteti ėshtė dita qė shkoi, pėrmes ditės ku jeton, nė pritje tė ditės qė vjen. Kėsaj formule ju pėrshtata qė nė ditėn e parė tė largimit tim nga Shqipėria ndėrsa fillova peligrinazhin tim nėpėr botė pa e ditur se ku do tė dalė. Vetveten fillova ta quaj Askushi. Qiklopit fat i thashė se mė quajnė Askushi. A... ah se pėr pak harrova se duhet tė jem sa mė i thjeshtė nė rrėfimin tim : I ndėrpreva pra ėndrat e mia dhe rruga qėndronte pėrherė e mjergulluar pėr gjer sa nuk hidhja as edhe njė tė vetme fjalė nė tempullin tim tė krijimit - qė po ti heqėsh dy shkronja tė vetme ē'vishet dhe mė drejtpėrdrejt mbetet thjesht : krimit. Si njė kriminel gjakftohtė isha i zhytur nė ... ***, nėse ju pėlqen ta quajmė kėshtu popullorēe. Nuk arrija tė kuptoja dotė vet-veten dhe veprimet e mia. Dhe gjithmonė me vete mbartja njė "pėrse". Kthjellohesha dhe kuptoja mė mirė rrethanat e ekzistencės sė qėnies time duke u nisur nga gjėrat mė tė pafajshme. Imazhi i qiellit sipėr flokėve tė mia tė ngatruara si rrugicat impresioniste tė Mangalemit. Mali i Tomorit ishte gjithmonė po aty i pėrjetshėm si fėmiria. Mali i Parnasoit nė Greqi i mbushur me dėborė nė Lokridhos gjatė dimrit tė vitit 1993 ku kisha ngelur pėr disa muaj me radhė nė shtrat me kėmbėn time tė plagosur dhe tė infektuar nga kalimi i jashtė-ligjshėm i kufirit. Adriatiku nė Durrės nė mars tė vitin 1991 nė njė nga eksodet mė plagė'lėnėse teksa vetvetes i ngelur i vetėm nė breg i kėrkoja mė kotė pėrse gjerat ishin tė shkruara nė kėtė farėsoj fati pėr vendin tim !
Si dhe njė pėrgjigje po aq e thjeshtė e cila nga pėrbrenda mė thoshte se gjersa do tė vazhdoj tė shkruaj atėherė do tė ekzistoj.
Letėrsia nga pasion i verbėr engjėllor i lindur nė ditėt e fėmijėrisė time mė ishte shndėruar sot rrugėve nė njė shpresė pėr tė justifikuar ekzistencėn.
- Pra ti ekziston ! - i tha vet-vetja-vet-vetes dhe vetvetja ( e bashkuar ) u pėrgjigj - Natyrisht !
Shiu vazhdonte tė binte. Isha i papunė. Ndihesha i uritur. Nuk kisha asnjė dyshkė nė xhep. Lėvizjet e njerėzve nė Umranye i shihja me xhiro tė ngadalta si nė njė filėm bardhė e zi dhe nėpėrmjet tyre qartėsisht kuptoja rrjedhėn e ditėve tė mia tė arratisura.
Ndaj kėsaj here krejt i kthjellėt, pėr mė tepėr i urritur, u ngrita duke e thyer pikėn ngujuese dhe pėrmes shiut u drejtova pėr nė shtėpinė ku banoja me qira sė bashku me Adnanin.
Aty, krejt i vetėm, sepse Adnani ka shkuar nė Antalia pėr "biznes" , ndeza njė zjarr imagjinar tė madh dhe nėn zhurmėn e drurėve qė digjeshin, u ula dhe pėr tė parėn herė nė kėtė qytet gjysėm aziatik dhe gjysėm europian, pas kaq e kaq kohėsh zbrazėtie shkrova diēka jo fortė tė mirė por tė sinqertė: "Rrėfimin e Askushit" qė gjithsesi e kėnaqte sfidėn qė i bėj kohės time prozaike pėr tė qenė si dėshiroja tė isha nė tė vėrtetė, jo Askushi, jo bredharak, por unė vetė me kėmbėt e ngulura forte mbi tokė dhe grushtet e shtėrnguara drejt figurės sė Qiklopit fat, i gatshėm pėr t'u ndeshur nė ēdo ēast !
Me shijen e pėrgjakur tė jetės ende tė freskėt ndėr dhėmbė ...
Stamboll 1994
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt