***
Jemi ketu ,ne kullen legjendare te familjes Jashari . Lum kombi yne qe ka nxjerre luftetare te tille te lirise qe fale luftes se tyre heroike mundem te vijme sot ne Kosoven e dashur , tashme te lire.
I perjetshem qofte kujtimi i ketyre deshmoreve te lirise!
Elena Kadare
Gresa Kadare
***
Sa here qe nisem per Drenice me behet se shoh kullen e Jashareve ,bujarine e Shaban Jasharit, vendosmerine e Komandantit legjendar Adem Jasharit , me duket se degjoj jehonen e pushkeve fitimtare te Kosoves.
Sa here qe vij ne Kompleksin Perkujtimor te Prekazit marr energji te reja , detara obligative per te qendruar, per te mos u ligeshtuar perpara pengesave dhe presioneve te ndryshme.
Obligohem te udhehiqem nga ideali dhe amaneti i deshmoreve te Ushtrise ēlirimtare te Kosoves.
Lavdi deshmoreve te Kombit !
Hashim Thaēi
***
Me anen e Prof.dr. Liman Rushiti pata mundesine dhe nderin te ndodhem ne Prekaz , dhe te perjetoi emocionet e Epopese se Jashareve . Jam i bindur se kam perjetuar nje ēast te paperseritshem , i cili me ka perforcuar besimin se kombi yne ka perpara nje te ardhme te shkeqyer.
Prof.asoc.dr. Marenglen Verli
***
Jasharet e Drenices jane krenaria e kombit shqiptar.Kullat e Jashareve jane shnderruar ne kala mbi te gjitha kalate shqiptare; beteja heroike qe perballuan Jasharet perben vazhden e betejave legjendare te shqiptareve ne mbrojtje te lirise shqiptare nga hordhite serbe. Ketu u lartesuan mbi te gjithe Shqiperine , shqiptarizmen dhe kombin tone - Flamurin e pavdeksise shqiptare.
Perulemi me krenari ne trojet e Keshtjelles se Jashareve te Drenices heroike.
Prof.dr. Hamit Boriēi
Prof.dr.inxh. Myzafer Boriēi
***
Vizitova Meken Shqiptare me vellaun tim Presheven .Bota improvizon legjenden, ne e kemi ne gjirin e popullit tone. Kjo mrekulli e rralle ose asnjehere nuk perseritet ne boten e sotme.Ju faleminderit heronjte e popullit tim. Jeni te pavdekshem ne zemrat e kombit shqiptar.
Presheva ( nenshkrimi )
Tirana : Adem Shehu
Prishtina :Rrahman D.
***
I nderuar qofte per jete kujtimi i heronjeve te familjes Jashari , te cilet e dhane jeten per ēlirimit te popullit shqiptar nga zgjedha shekullore serbe .Le te sherbej ky si vend qe frymezon te gjithe shqiptaret qe e duan lirine , per ta ēuar me tej ēeshtjen kombetare , ne etapa te larta , ne qellimin final - pavaresine dhe pastaj bashkimin ne nje Shqiperi te vetme.Sikur me shume se gjysma e shqiptareve te ishin si familja Jashari , Shqiperia dhe Kosova do te kishin pare driten e lirise me perpara.
Halil Molla,
Tirane
***
Gjaku i popullit tim perjete do te jete pellg i zjarrte per Lbine , shtrigen dhe bishen serbe.
Mejreme Maraj-Berisha,
Kraje-Mali i Zi
***
Jasharet, histori e perjetshme , te nderuar dhe te repektuar nga populli shqiptar.
Aleanca per Ardhmerine e Kosoves
Ramush Haradinaj
***
Impresionet jane te jashtezakonshme ne shtepine e te pavdekshmit Adem Jashari dhe te familjes se tij.Heroizmi dhe sakrificat e tij jen ne vazhden e heronjeve te Kosoves martire , ne vazhden e Isa Boletinit , Bajram Currit, Azem Galices , Emin Durakut , Xhevdet Dodes...
Liria kerkon gjak, e gjaku eshte kurbani i kesaj toke.
Lavdi vepres se pavdekshme te tyre!
Te rroje Kosova e lire dhe e bashkuar me trungun amtar!
Nje grup pedagogesh e studentesh
te Fakultetit Histori -Filologji te
Universitetit te Tiranes.
***
Me perulje e nderim te thelle perkulem para familjes se madhe te Jashareve, e cila me jep krenari e force per ate se si duhet dashur Atdheu, toka dhe liria jone. Jasharet jane dhe do te mbeten perjete nderi dhe kranaria jone,per forcen dhe trimerine tone si komb e si race shqiptare.
Xhevdet Osmani,
Ministria e Puneve te Jashtme,
Tirane.
***
Respekt per familjen Jashari , qe besuan te MITI I QENDRESES dhe u kthyen vete ne nje mit te tille.
Historia e kesaj familjeje eshte pjese e historise se kombit tone.
Adrian Mara,
Ministria e Puneve te Jashtme ,
Tirane.
***
Drenica na i hoqi dridhjet , na i hoqi lotet , na i keputi prangat.Treqind vjet lufte me shkie,Ahmeti, Tahiri, Ademi ,- tri etapa te medha , qe secila ngerthen ne vete historine tone te shkruar ne gjak ,sepse keto troje duhet te frymojne vetem shqip. Drenica qe dhe mbeti djep i shqiptarizmit.
SHMM"Dr.Xhleadin Deda "-Mitrovice
Drejtori, Asllan Istrefi
***
Ne kete vend ndodhi historia. Ketu Kosoves iu kthye krenaria.Ketu lindi dhe vdiq komandanti legjendar i Ushtrise ēlirimtare te Kosoves ,Adem Jashari, i cili ra heroikisht bashk me babane ,Shabanin, te vellane Hamzen dhe njezet anetar tjere te familjes . Ata deshmuan se me vdekje arrihet pavdekesia.Ata hapen nje epoke te re ne historine e Kosoves dhe te krejt kombit.
Lavdi u qofte ! Ua paēim borxh per jete ! Amaneti i tyre i shenjet : Kosova e lire dhe e pavarur dhe bashkimi kombetar, heret a vone, duhet te shkoj ne vend.Nuk eshte e rastit se Adem Jashari lindi pikerisht me 28 Nentor - providenca e para tha se ai do te flijohet per idealet e medha te kombit. Liria nuk ka ēmim !
Agim Vinca
***
(vazhdon...)
Krijoni Kontakt