Close
Faqja 5 prej 19 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 182

Tema: Drenica

  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pershendetje sofra
    #VamosArgentina

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e zeuss
    Anėtarėsuar
    28-09-2006
    Postime
    3
    Miredita.....

  3. #43
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kėta persona pa identitet qė kanė hyrė nė forum kėto ditėt e fundit naj kanė prue kėta shkije me shushka kėtu.
    Lus moderatorėt tė moderojnė pak mė mirė.
    Kjo temė ėshtė pėr drenicėn, e cila pėrjetoi vrasje masakra djegie e ēka jo nga shkijet, nuk tolerohen kėto provokime nga serbėt qė kanė hyrė nė forum, sepse sikur tė ishin shqipėtarė do t'a shkruanin gėzuar e jo gezur

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e zeuss
    Anėtarėsuar
    28-09-2006
    Postime
    3
    gėzuar

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Mishelin
    Anėtarėsuar
    28-09-2006
    Postime
    1
    Citim Postuar mė parė nga zeuss
    gėzuar
    gėzuar

    Mos i ki deri nesėr 1000 euro

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pershendetje sofra
    /me slaps ALL drenicen
    #VamosArgentina

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Ti drenic je djep me zana
    ti gjithmon ke lind azgana
    plumbat tu kan ndez martinen
    t kan jehue krismat luginen
    ta ka ndje zanin malsija
    mali e kodra bjeshka e vrrija
    kang per ty ka kndue shqipnija
    ti je e kuqe e la me gjak
    pre me shkja e karadak
    n luft me turq e me bullgar
    me asqer e me gjandar
    ti gjithmon si legjendare
    e ke mbajt trimrin shqiptare
    ke mbajt besen neper kulla
    t kan ra topat n gur e tulla
    t esht ndje pushka n per frengjija
    n tel t ka kndue gjithmon sharkija
    gjaku yt ty t ka ba t kuqe
    si ajo fleta n lul burbuqe
    zemren t bardh ma ke si bora
    malet t bukura si kurora
    fushat tua si gjerdani
    hije t ka ty gjamadani
    edhe tirqit me gajtana
    edhe shndritjen kur t lshon hana
    ti drenic je shkrep me shkrep
    pushk e motit qe lind n djep
    ti m ke rrit gjithmon trimnesha
    n fije t holla t hjeshon veshja
    me at plis qe t rrin n lul t ballit
    t zjarrta i ke kokrrat e zallit
    edhe dheun gjithkah n qdo pllamb
    s ka armik qe t mban nen kamb
    se tij si nji vullkane
    shqip ma flet po at gjuh nane
    ti drenic je yll qiellore
    nder e klasht e der,s arbnore
    t hjeshon mali me ato ara
    gjith n kushtrim ke dal ma e para
    pushka jote n shkrepa t lisit
    ka dridh mosk e kull t parisit
    ka jehue ne vashington
    n beligrad deri n london
    kshtu nder breza gjith prej t parit
    deri sot ne fis t jasharit
    qe t esht ndje globit mbi dhe
    kah ka kombe fise e fe


    vargjet i ka shkruar poeti xhelal ferizi nga mitrovica per drenicen legjendare djep i trimins dhe i mejdanit vyrtyt i shqiptarizmi kapedane fole trimash e trimneshash
    krenari shqiptare vend i mikpritjes dhe mirsis drenica shpirtmadhe bukurija e atdheut ndera e jon e perjetshme vendi i gjeraqinave e bukuris ne mjedis te kosoves shqiptare dardane

  8. #48
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Hamzė Jashari
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #49
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Humor nga Drenica

    E mashtronim me duartrokitje

    Derisa bisedonin dy veta, njėri e pyet tjetrin: -A keni qenė ndonjėherė
    kundėr sistemit tė Enver Hoxhės?
    -Tė gjithė kemi qenė kundėr or kosovar, tė gjithė. Kurrė se kemi dashur atė
    sistem.
    -Po mirė, si nuk e diktonte ai qė ju mbi tre milionė njerėz jeni kundėr
    tij?!
    -Eee, e mashtronim me duartrokitje.
    -Sa vite e mashtruat kėshtu?
    -Eee, pėr dyzet vite rresht ia hodhem Enverit!
    ================================================== ===

    Nė Gjakovė

    Para nja tridhjet vjetėsh shkova nė Gjakovė pėr me i ble do jorgana,
    -tregonte njė plak.
    -Hyra nė njė akēihane pėr tė ngrėnė pak bukė. Nja katėr djemė tė ri po
    m“vesin: prej nga je axho? * Prej Drenice, ua ktheva.
    -Eh ju Drenica nuk patėt kurrė njė njeri tė zot e me shkollė. Na Gjakova po
    e mbajmė Kosovėn dhe filluan e po m'i numėrojnė Veli Devėn, Mehmet Hoxhėn,
    Xhavit Nimanin, Fadil Hoxhėn etj. Mjaft! -u thashė- se pasha mixhėn po e
    pranoj, se mos me kįnė kėta djem moti na kish marrė Shqipnia.
    ================================================== ====

    A ta bana qejfin?

    Nasuf Oruqi, njė plak zotėri e teraqi i madh e besa edhe merakli, nuk prekte
    punė me dorė. Zgjohej vonė e kafenė e pinte tėrė naze. Sheti (fqinji i tij),
    njeri punėtor dhe i pa naze, shkon njė ditė pėr ta vizituar dhe pėr ta pirė
    njė kafe me tė. Rri bukur gjatė dhe po e vėren qė Nasufi nuk po i bėnė
    qehre. Ky nuk u durua dhe po i thotė: Nasuf more! -Urdhėro, -ja ktheu ai.
    Diēka si pa qehre po mė rri! Unė kur u nisa thash me vete po shkoj te Nasufi
    e po ja bėjė qefin pak...
    -Valla more Shet bash dhie qefin ma kie sot!
    ================================================== ====

    Pasha zotin hunda jeme paska qenė!

    Dikur kishte qenė rrezik me u marrė me kontrabandė duhani. Njė i Polacit dhe
    njė i Prekazit shkojnė nė Gjilan pėr tė blerė duhan. Udhėtimi ishte me
    rreziqe dhe bėhėj natėn. I polacėsi ishte me njė grip dhe me hundė tė zėna.
    Nga lodhja e madhe i fishkėllon hunda dhe iu duk se fishklluan xhandarmėria,
    e i thotė shokut ikim, dhe ia dhanė vrapit. Vrapuan dy-treqind metra e u
    ndalėn pak pėr tė pėrgjuar. Atij prapė hunda fiu, e ta marrin vrapin
    prapė. Mirėpo, ky i Prekazit e vėrejti qė atij po i bėnė hunda e kapi pėr
    dore dhe po i thotė: Ngadal vėlla se na mbyte. Nuk ka xhandar, po hunda jote
    po fishkllon! Ai u ndal dhe pėr tė vėrtetuar po i fryn hundės.
    -Pasha zotin hunda jeme paska qenė!

  10. #50
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    A do me tė rrah dajak, a do me tė vra kobure?

    Njė Qaza, poreznik i Serbisė kėrkonte tatimin prej populli dhe kush nuk
    e paguante e bėnte telashe me milicė. Duke shkuar nė njė fshat e takon Arif
    Qorrin, i cili ishte shumė i varfėr. Pse nuk e paguan porezin?- iu
    kėrcėnua poreznik Qaza.
    -Nuk kam ku me i marrė - ja ktheu Arifi.
    -Kam me t“i marrur teshat e shtėpisė, -i tha porezniku!
    -Prit pak se po ta paguaj, tha Arifi, dhe nga gardhi e nxuar njė hu, mirėpo
    Qazės nuk po i mbushte sy. Pasi e nxori hunin prej gardhit, Arifi e nxuar
    edhe koburėn nga brezi dhe po e pyet poreznikun: -A po do me tė rrahė
    dajak, apo do me tė vra krejt? Poreznikun e lėshuan kėmbėt, dhe po i
    thotė: -Aman burrė, rrihem e mos m“vra!
    -Mirė, po i thotė Arifi, -bjer se nuk mundem me tė mbrri me hu. Qaza u
    shtri, e Arifi i hipi hu gardhi deri sa e la tė shtrirė, sepse siē thonte
    Arifi, -kisha frigė se qohet e mė duhej ta vrisja krejt!
    ================================================== =====

    Ne po e hajshim ni nam

    Dikur nė Kosovė kishte pak vetura, e nė veēanti nė Skėnderaj, si pjesa mė e
    varfėr e Kosovės. Njė posllanik Lata e kishte blerė njė veturė. Mirėpo,
    nuk dinte qė ta ngiste. Pasi ia mori pak dorėn, me mėsimin qė ia kishte bėrė
    njė shok i tij, Lata deshi qė ta provojė me nga veturėn vetėm. Shoku i tha
    Latės: -Ti nisu nė kėtė drejtim dhe kur tė shkosh nė Polac tė lisat e Xanit
    ktheu se unė po tė pres nė shtėpinė tėnde. Ky shkoi nė shtėpi tė Latės dhe
    po bėnin muhabet me tė shoqen e Latės, kurse Lata i gjorė prit se po kthehet
    kėtu, e prit kėtu, shkoi deri nė Gllogovc, sepse s“kishte guxim tė ndalonte.
    Deri sa erdhi, shkoi mė shumė se njė orė. E shoqja e Latės i tha: -Ne po e
    hajshim ni nam me kėtė shokun tėnd, derisa po vije ti, Latė!
    E kishte fjalėn pėr darkėn e shkreta.
    ================================================== ===

    Po i mpreh dhėmbėt biro!

    Njė poreznik, shkon te njė fshatar i varfėr pėr ti kėrkuar porezin qė
    ai nuk ia kishte paguar Serbisė. Fshatari i gjorė nuk kishte gjė pas
    shpirtit veēse pesė kokė dele. Porezniku ishte lodhur e uritur, fshatarit
    i tha qė t“ia bėjė pak bukė, kurse njė ēunit po i thotė: Mė sill legenin
    dhe pak ujė, dhe filloi e po i lan dhėmbėt. Ēuni nuk kishte parė kurrė njeri
    duke i larė dhėmbėt dhe po e pyet babanė e vet: -Babė, ēka po u bėn dhėmbėve
    ky njeri?
    I ati (pasi nuk diti se ēka me i thėnė tė birit), ia priti: -Valla more bir
    qysh ashtė duke i mprehė dhėmbėt me kėt farė furēe, po m“duket se po bįhet
    gati me na i hįngėr qitó pesė copė dele qė na kanė mbétun mbas shpriti!
    ================================================== ======

    Unė jam nė shtėpinė time!

    Avdiu, fqi i Bislim Prekazit shkon njė ditė pėr tė ndenjur tek ai. Avdiu
    ndenji gjer nė mesnatė! Edhe pse ishte dimėr njeriu i gjallė duhet tė
    lėvizte, kurse atė ditė iu desh qė mbi 16 orė tė rri ngujuar nė odė duke e
    dėgjuar Avdiun se ēka po i thotė! Hėngrėn mėngjesin, drekėn e darkėn e
    Avdiu nuk po lėvizte. Dikur, pasi kishte kaluar mesnata Avdiu po thotė:
    Bislimo, a qohemi?!- Bislimi ia ktheu: Unė jam nė shtėpinė time e nuk kam
    ku e kaj nėnėn me shkue, kurse ti bėja si tė duash Avdio...

Faqja 5 prej 19 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Foto nga Drenica
    Nga BlerinaL nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 11:04
  2. Zhvillimet politike post-Rugova nė LDK
    Nga EveryWare nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2006, 12:39
  3. Fillon fushata parazgjedhore nė Kosovė
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 03:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •