Kemi qenė tė krishterė apo myslimanė...? Kjo pikėpyetje qė vazhdon tė na ngacmojė serviret nė mėnyra tė ndryshme nga pjesa dėrrmuese e popullsisė.
Kemi qenė tė krishterė para pushtimit osman dhe mė pas u bėmė myslimanė. Ky ėshtė varianti qė mbėshtetet. Nė bazė tė dokumenteve mėsojmė se, Shqipėria ka pasur popullsi myslimane edhe para pushtimit turk. Sipas studimit tė bėrė nga Roald A.Hysa, Shqiptarėt nėn sundimin osman, gjejmė se, njė nga kontaktet mė tė hershme ėshtė ekzistenca e xhamisė sė Mlikut, e cila, sipas njė dokumenti tė ardhur nga Halepi i Sirisė, daton rreth viteve 1205 e deri mė 1291. Pra, rreth njė shekull mė parė se tė ndodhte, nė mos dhe mė tepėr, beteja e Fushė-Kosovės dhe tė shfaqeshin turqit. Profesor Petrika Thėngjilli mes hulumtimeve nėpėr dokumentet e arkivit tė shtetit dhe nga burime tė tjera ka shkruar historinė e rrugėve tė pėrhapjes sė fesė islame nė Shqipėri. Referuar kėtij shkrimi, nė prag tė sundimit osman 1506 nė Shqipėri kishte tre rajone fetare. Rajoni katolik, i vendosur kryesisht nė Shqipėrinė e veriut, Kosovė dhe nė Rrafshin e Dukagjinit. Rajoni i krishterė, qė pėrfshinte kryesisht Shqipėrinė e jugut e disa krahina nė veri qė lidheshin me Patriarkanėn e Pejės dhe ai mysliman, qė pėrfshinte qytetet e krahinat pėrreth tyre. Sipas profesor Thėngjillit, dy ishin rrugėt kryesore tė pėrhapjes sė fesė islame: vullnetarizmi dhe dhuna.
Vullnetarizmi
Dy janė kategoritė e personave, qė nė mėnyrė vullnetare pranuan fenė islame. Tė parėt ishin ata shqiptarė qė besonin me bindje nė ligjin e shenjtė tė Kuranit dhe pėrqafonin parimet e fesė islame. Nė sherijet e qyteteve shqiptare, qė ruhen nė arkivin e shtetit nuk ka kėrkesa individuale apo kolektive deri nė fund tė shekullit XVII, deri atėherė kur kish mbaruar dhe vala e parė e islamizimit. Dokumenti i parė qė shėnohet nė njė kėrkesė ėshtė i vitit 1687, ku shkruhet: I krishteri Nikolla pranon fenė islame dhe ka nderin tė marrė emrin Sinan. Sipas studimit tė bėrė nga profesor Petrika Thėngjilli, njė shekull mė vonė numri i kėrkesave pėr tu bėrė mysliman u rrit, por jo nė mėnyrė kaq tė dukshme sa tė justifikonte kthimin masiv tė popullsisė nė myslimanė. Duke iu referuar shkrimit tė profesorit mėsojmė se, nga burimet e mbledhura prej tij, shumica e popullsisė qė pėrqafonte fenė islame i pėrkiste fshatrave ose ēobanėve dhe pas kthimit tė kryefamiljarit, myslimane ishte dhe gjithė familja e tij. Nė grupin e dytė tė vullnetarėve bėjnė pjesė ata qė kėrkonin tė pėrmirėsonin gjendjen sociale e shoqėrore. Myslimanėve u hapeshin dyert e karrierės ushtarake, u jepej mundėsia tė zotėronin timare, ziamete e sase; tė grumbullonin sipėrfaqe tė mėdha toke sa tė krijonin ēifligje. Atyre qė pėrqafonin fenė islame u jepeshin dhurata, si veshje ose tė holla. Nė shekullin XVII-XVIII praktikohej gjerėsisht stimuli material. Nė vitin 1685 personave qė pėrqafonin besimin islam u jepeshin 5080 akēe nė formėn e dhuratės, kur njė shtėpi shitej deri nė 4000 akēe.
Pėrjashtimi nga taksat
Kjo njihet si njė mėnyrė tjetėr qė ėshtė pėrdorur pėr islamizimin e popullit shqiptar. Nė vitin 1744 nė Arkipeshkvinė e Tivarit ndeshet praktika e dy besimeve fetare, katolike e myslimane, dukuri, e cila kishte shqetėsuar kishėn. Banorėt e fshatit Livar nė famullinė e Brishit e tė Shestanit, njerėz shumė tė varfėr, mbas lutjes sė arkipeshkvit te pashai i Shkodrės, iu falėn detyrimet shtetėrore.
Islamizimi i pakthyeshėm
Nėse njė i krishterė, qė ishte bėrė mysliman donte tė rikthehej nė besimin e tij tė mėparshėm dėnohej me burg tė pėrjetshėm ose vdekje. Petrika Thėngjilli shpjegon se, nga kėto dėnime falej vetėm kur hiqte dorė nga vendimi. Sipas njė shembulli, nė Shkodėr njė i varfėr i rikonvertuar nė fenė e krishterė nuk dėshironte tė kthehej nė fenė islame. Sipas librit LAlbania i F.Cordignanos ky person u rrah deri nė vdekje, ndėrsa kongregacioni Propaganda Fide kėta i quante martirė, sepse parapėlqenin tė vdisnin se sa tė hiqnin dorė nga feja e krishterė. Nėse ishe i pirė kur vendosje kthimin e fesė apo kishe interesa tė ndryshėm, smund tė braktisje mė fenė islame. Thėngjilli shkruan se, persekutimet vazhduan edhe nė shekullin XIX, ndonėse klima fetare ishte zbutur nė kuadėr tė reformave tė Tanzimatit, ku u hoq edhe dėnimi me vdekje. Megjithatė, 120 familje nga Gjakova e Peja, qė kishin qenė mė parė tė krishterė por u kthyen nė myslimanė, kėrkuan kthimin nė identik, ata u internuan nė Anadoll.
Dhuna
Shumė e pėrfolur pėr islamizimin e popullsisė sė krishterė ėshtė forma e dhunės. Shtypja e kryengritjeve tė Rekės nė veri tė Dibrės nė shekullin XVI dhe leja e marrė nga Kadiu i Elbasanit pėr shtypjen me dhunė dhe islamizimin po nė kėtė mėnyrė tė popullatės, tregohet nė regjistrin e vitit 1582, ku figurojnė 170 familje myslimane prej tė cilave 160 sapo ishin kthyer nė kėtė fe. Luftėrat midis tė krishterėve e myslimanėve pasonin vitet. Kjo ndodhi edhe pas luftės austro-osmane, qė pėrfundoi me disfatėn e austriakėve. Osmanėt u hakmorėn ndaj popullsisė sė Kosovės dhe kundėr njerėzve tė kishės.
Kriptokristianizimi
I zoti i shtėpisė dhe tė rriturit qė kishin mbushur moshėn madhore deklaronin se, kishin pėrqafuar fenė islame. Ata merrnin njė emėr mysliman nė lidhje me botėn e jashtme. Pėr kėtė veprim ata pėrfitonin tė gjitha privilegjet e myslimanėve. Anėtarėt e familjes vazhdonin tė qėndronin tė krishterė dhe tė kryenin fshehurazi shėrbesat, ndryshe mund tė quhet myslimanizėm fiktiv. Nėse prindėrit e pėrqafuan fenė pėr tė marrė tė mira materiale, fėmijėt, duke shkuar nė xhami dhe duke dėgjuar predikimet, dalėngadalė u bėnė mysliman me bindje. Njė nga krahinat e tilla ėshtė ajo e Shpatit, e cila, edhe pse krahinė malore, e pėrqafoi e para fenė islame. Njė formė tjetėr e myslimanizmit njihet edhe kthimi i robėrve tė luftės.
Martesat
Myslimanėt marrin gra tė krishtera, por nuk japin vajza tek to. Ky zakon ruhet edhe sot e kėsaj dite nė familjet qė kanė besimin mysliman. Fėmija qė ėshtė fryt i njė martese tė tillė ėshtė padyshim mysliman. Nė vitet e pushtimit osman kjo ėshtė njė nga format e islamizimit. Martesat atėherė kishin forma tė tjera, nė mes tė cilave mund tė pėrmendim formėn natyrale tė pėlqimit, blerjen me para tė nuses sė krishterė, rrėmbimin...Por, kėto martesa ndikuan edhe nė tolerancėn fetare. Nė fshatin Mazhė tė Laēit kishte 10 myslimanė qė ndihmonin kishėn, pasi kishin gra tė krishtera. Mė 1673, nė Punė, njė mysliman i biri i njė fisniku tė krishterė i dha F.Bardhit 3000 akēe pėr ndėrtimin e njė kishe. Ndėrkaq, mund tė veēohet edhe kthimi i shėrbėtoreve nga tė krishtera nė myslimane. Nė vitin 1745 nė lagjen Tophana tė Shkodrės 48 burra e gra nga Barbullushi shėrbenin te myslimanėt, kurse nė vitin 1777 ky numėr shkoi nė 89. Duke qėndruar nė kėto mjedise ata pėrqafonin fenė islame. Kėto ishin rrugėt e islamizimit tė popullsisė shqiptare njė pjesė e tė cilave vishet edhe me kundrafakte.
* Fillimet e para
Nė gjysmėn e parė tė shek. XVI, Arbėria vazhdoi ta ruante fizionominė e saj tė krishterė, procesi i islamizimit eci shumė ngadalė. Nė sanxhaqet shqiptare shtėpitė e krishtera pėrbėnin 98.3%, kurse ato myslimane 1.7%. Ndėrsa nė gjysmėn e dytė tė shek. XVI kemi nga 84 qytetet kryesore ballkanike, nė 60 qytetet mė tė mėdha mbizotėronin ende tė krishterėt, ku ritme mė tė shpejta kanė qytetet shqiptare.
* Konfliktet mes kishės
Konflikti ndėrmjet kishave greke dhe latine, pasqyrohet shumė qartė nė njė letėr tė poetit tė shquar italian Petrarkės drejtuar Papės Urban: Osmanllinjtė janė
thjesht armiq, por grekėt skizmatikė janė mė keq se sa armiqtė. Ndėrkohė qė muret e Kostandinopojės binin nė duart e turqve osmanė vetė krishterimi latin pėrjetoi njė krizė tė fuqishme, kur tre papė njėkohėsisht pretendonin fronin e Shėn Pjetrit, i cili u spostua nga Roma pėr nė Avinjon.
Konvertimi
1701 Andrea, i biri i Gjikės Malinat Ali
1701 Ēobani Jano Ujanik Ali
1701 Andrea Tepelena Ibrahim
1702 Vasil Kazanxhiu Gjyn Gjormez Ahmet
1703 Sava, e bija e Mehmetit Mbreshtan Hanko
1703 Kosta Vrijon Mustafa
1705 Riste Vrijon Hasan
1737 Spase Lagjja Kala Zejnel
1737 Nikoja Korēė Mehmet
1738 Koēi, i biri i Rexhepit Zhavarė Hurshit
1755-6 Gjelo e bija e Nikos Qar Hanko
Krijoni Kontakt