Pershendetje te gjitheve!
Une do te thoja dicka mbi Trinitetin me pak fjale.
Perendi i shfaqur ne tre "Persona", ne thonjeza sepse nuk me duket shume e pershtatshme fjala Person, sepse eshte nje fjale kufizuese dhe Perendia eshte i pakufizueshem, por me duket me e sakte ta shpreh me fjalen 'PERSONALITET".
Qe te Tre, jane ta barabarte, ne fuqi, te njejte ne mendime, dhe ne lavdi.
Po te shikosh me vemendje ne Bibel, te Tre keta Personalitete, veprojne duke i dhene lavdi Njeri-Tjetrit.
Perendia Ate, ia jep lavdine Birit, dhe Biri i jep Lavdi Frymes se Shenjte dhe Fryma i jep lavdi Atit.
Mendimi im personal eshte se jezus Krishti ishte 100% Njeri dhe 100% Perendi ketu ne toke (keshtu e kam kuptuar une, eshte mendimi im personal, dhe nuk dua qe te ndikohet dikush nga ky mendim).
Jane Tre ne Nje. Keto gjera ndoshta nuk mund te shpjegohen me fjale, por kuptohen vetem nepermjet Frymes. Dhe ndoshta per shume vete jane te pakapshme nga mendja e tyre dhe te pakuptueshme, por si eshte e mundur qe mendja jone e kufizuar te imagjinoje dhe te kuptoje te Pakufizueshmin nga i Cili u krijuam?
Vetem kur te shkojme ne qiell do te shikojme dhe do te kuptojme se cdo te thote Tre ne Nje. Jo tre Perendi, por nje Perendi i shfaqur ne Tre "Persona".
Me respekt Abigail![]()
Krijoni Kontakt