Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    LETRA E JAKOBIT


    Feja e dëshmuar me vepra

    Autori na paraqitet: »Jakobi, shërbëtori i Hyjit dhe i Jezu Krishtit« (1, 1). Përgjithësisht mbahet se është »Jakobi, i vëllai i Zotit«. Është ndoshta biri i Alfeut, njëri nga të Dymbëdhjetët, Pali e mban një ndër shtyllat e Kishës. Pjetri nxiton ta vërë në dijeni për çlirimin nga burgu (Vap 12, 17). Jakobi është ipeshkvi i Jerusalemit.

    Stili i Letrës është i ngjashëm me librat e dijes të BV.

    Ka afërsisht këtë përmbajtje:

    1. Dijes së njerëzve i vihet përballë dija hyjnore (1, 5 e v. 3, 13 – 17;
    2). Provat që i krishteri do t’i durojë për t’i pëlqyer Hyjti (1, 2 e v. 1, 12 – 15; 5, 7 – 11);
    3. Mëkatet e gjuhës (1, 19 – 26; 3, 1 – 12);
    4. Kalueshmëria e jetës së njeriut (4, 13);
    5. Pasuria e padrejtë (2, 6 e v. 5, 1 – 6).
    Mësimi i saj lidhur me gjendjen shoqërore është shumë i rëndësishëm: kundër pasanikëve (5, 1 – 6); kujdesi për të mjerë, të varfër e të nëpërkëmbur (1, 9. 27; 2, 1 – 13; 5, 7 – 11); barazia në bashkësinë e krishterë (2, 1 – 10).
    Mendohet se u shkrua reth v. 56 – 62.

  2. #22
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    LETRA E PARË E PJETRIT


    Dëshmitarët e shpresës

    Tradicioni më i vjetër që në mbarimin e shekullit të parë ia ka mbështetur këtë Letër Pjetrit, kryetarit të apostujve. Vërtet edhe vetë autori na paraqitet si: »Pjetri, apostulli i Jezu Krishtit« (1, 1) dhe si: »dëshmitari i mundimeve të Krishtit« (5, 1). Paraqitet edhe si: »udhëheqës« që qorton, jo vetëm besimtarët, por edhe vetë udhëheqësit (5, 1-4).

    Letra u drejtohet besimtarëve të shpërndarë nëpër Azinë e Vogël, pra të krishterëve jashtë Palestinës.

    Të krishterët do të pësojnë vuajtje për fe. Duket se Letra do të ketë qenë shkruar para ndonjë salvimi që ndoshta pritej. Salvimi një ditë do të pëlcasë, por të krishterët le të jenë të kujdesshëm të mos e shkaktojnë (2, 12; 3, 1-17). Po erdhi, të krishterin nuk duhet ta lëshojë zemra, por ta ketë të drejtuar shikimin e vet drejt Krishtit Shëlbues për të ardhmen e lumtur që është takim me Krishtin (1, 5. 13. 20; 2, 12; 4. 5. 13. 17; 5, 1-4. 10).

    Gjatë Letrës spikasin këto pjesë: etika e krishterë sipas shtresave të ndryshme të besimtarëve (2, 1 - 3, 7); teologjia e shëlbimit e themeluar në Is 52, 13 - 53, 12 mbi Shërbëtorin Pësues të Jahveut e përshkon mbarë Letrën.

    Letra është e shkruar thjesht, por bukur. Stili është i gjallë, gjuha greke e pastër. Është katekezë e shkëlqyeshme për pagëzim.

    Plani

    Hyrja dhe falënderimi për jetën e re të pagëzimit (1, 3-12)
    Detyrat nga jeta e re;
    Shenjtërimi, dashuria dhe meshtaria (1, 13 - 2, 10)
    Detyrat e të krishterit: kundrejt paganëve (2, 11-12); kundrejt shtetit (2, 13-17); skllevërit (2, 18-25); martesa (3, 1-7); dashuria vëllazërore (3, 8-13); salvimet (3, 13 - 4, 6).
    Porosi të ndryshme (4, 7 - 5, 11)
    Përfundimi (5, 12-14).

    Letra u shkrua nga Roma në vitin 64 para salvimeve të Neronit, megjithëse ka nga ata që mendojnë se u shkrua më vonë, rreth v. 80-96.

  3. #23
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    LETRA E DYTË E PJETRIT



    Presim Ardhjen e Ditës së Zotit

    Titulli (1, 1-2), përfundimi (3, 17-18) dhe disa të dhëna personale na bëjnë të mendojmë se kjo shkresë është Letër; përndryshe ka karakter homilie në trajtë letre. Vështirë mund të përcaktohet se kujt i është drejtuar edhe pse mendohet se u është drejtuar të njëjtëve lexues si dhe Letra e parë (3, 1).

    Autori na paraqitet si: »Simon Pjetri« (1, 1). Na tregon se ka qenë pranë në shndërrimin e Jezusit në Malin e shenjtë (1, 16-18).

    Nuk është e sigurt se e ka shkruar Pjetri. Nëse koha e shkrimin të saj duhet marrë si një ndër shkrimet më të vona të BR, (fundi i shekullit të parë; shumë e vënë madje në v. 120), atëherë nuk mund të flitet për autorësinë e Pjetrit.

    Plani

    Titulli (1, 1 - 2)
    Pabru për shenjtërimin e jetës (1, 3 - 21)
    Mësuesit e rrejshëm (2, 1 - 22)
    Dita e Gjyqit (3, 1 - 13)
    Grishje e re për shenjtëri (4, 14 - 18)

    Kjo Letër, së bashku me Letrën e Judës, mbajnë front të përbashkët kundër po të njëjtave mësime të gabuara. Autori i Letrës merr po ato argumente që bie Juda si të donte ta ngrisë autoritetin e Judës.

  4. #24
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    LETRAT E GJONIT


    Tri Letrat e Gjonit na paraqiten të ngjashme njëra me tjetrën për kah stili, fjalori e përmbajtja dhe me këto karakteristika janë të ngjashme me Ungjillin e katërt.




    LETRA E PARË E GJONIT


    Jeta në dashuri

    Tradicioni na siguron se e ka shkruar Gjoni apostull. Edhe vetë autori na paraqitet në fillim të Letrës (1, 1 - 4) si dëshmitar që vetë e ka parë Jezusin dhe mrekullitë e tija. Na paraqitet ashtu që nuk lë farë dyshimi se autori duhet të jetë Gjoni, biri i Zebedeut. Shumë ekzegetë këtë Letër e çmojnë si letër përcjellëse të Ungjillit të katërt.

    Vështirë mund të caktohet se kujt i është drejtuar. Disa mendojnë se ka qenë shkruar kundër doketëve – heretikë, të cilët ia mohonin Krishtit realitetin hyjnor-njerëzor dhe pohonin se Krishti u paraqit si njeri, por nuk e ka pasur natyrën njerëzore. Disa tjerë janë të mendimit se u shkrua kundër ebionitëve-heretikë, të cilët pohonin se Krishti është vetëm profet, por jo njëkohësisht edhe Hyj.

    Për shkak se Letra fillon pa titull dhe përfundon pa përshëndetje, bën të mendojmë se i qe drejtuar mbarë Kishës si homili, por shprehjet: »Fëmijëzit e mi«, »Të dashurit e mi«, që përsëriten aq shpesh, na bëjnë të mendojmë se është letër.

    Plani

    Hyrja (1, 1-4)
    I. Të ecim në dritë (1, 5-2, 29)
    II. Të jetojmë si bij të Hyjit (3, 1-4, 6)
    III. Në burimet e dashurisë dhe të fesë (4, 7-5, 12)
    Përfundimi (5, 13)
    Shtojcat (5, 14-21).

    Duhet të jetë shkruar kah mbarimi i shekullit të parë.

  5. #25
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    LETRA E DYTË E GJONIT


    Udha e së vërtetës

    Shkruesi i Letrës na paraqitet si »Udhëheqësi, eprori, plaku«, dhe kjo na bën të mendojmë se do të jetë Gjoni, i cili jetoi më gjatë se të gjithë apostujt tjerë. Ndoshta ky emërtim do të thotë: »Udhëheqësi« ‘par excellence’, që drejton dhe udhëheq kishat e Azisë së Vogël. Kujt i është drejtuar nuk e dimë, por titulli: »Zonjës së zgjedhur« na bën të mendojmë se është njëra ndër kishat – bashkësitë fetare, të Azisë së Vogël.

    Plani

    Përshëndetja (1-3)
    Urdhri i dashurisë (4-6)
    Antikrishti (7-11)
    Përfundimi (12-13)


    Duhet të jetë shkruar rreth viteve 90-100.

  6. #26
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    LETRA E TRETË E GJONIT


    Probleme personale dhe mësimore

    Kjo Letër është e drejtuar Gajit, nxënësit të dashur. Në Letër porositet mikpritja dhe Gajit i bëhet lëvdatë për këtë virtyt.

    Flitet edhe për një farë udhëheqësi me emër Diotref. Për të nuk dimë shumë. Ndoshta do të ketë qenë ipeshkëv. Ky nuk e ka pranuar, duket, autoritetin e Udhëheqësit.

    Në letër flitet mirë për një misionar me emër Demetër.

    Plani

    Përshëndetja (1-2)
    Lëvdata Gajit (3-8)
    Qortimi i Diotrefit (9-11)
    Dëshmia për Demetrin (12)
    Përfundimi (13-15).


    Duhet të ketë qenë shkruar kah fundi i shekullit të parë.

  7. #27
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    LETRA E JUDËS


    Kundër atyre që prishin fenë

    Kjo Letër, bashkë me atë të drejtuar Filemonit, është ndër shkrimet më të shkurtëra të Besëlidhjes së re.

    E ka shkruar »Juda, shërbëtori i Jezu Krishtit dhe vëllai i Jakobit«.
    Shkresa na paraqitet më tepër si predikim se sa si Letër.

    Lufton mësimet e gabuara, por është tepër e shkurtër për të caktuar cili ishte mësimi i gabuar. Mendohet se do të jetë shkruar kundër gnostikëve ose kundër paraardhësve të tyre.

    I demaskon mësuesit e rrejshëm, të cilët e prishin fenë tradicionale të Kishës së re (rr. 3) dhe e rrezikojnë fenë e Kishës. Ata bëjnë përçarje në mes të besimtarëve (rr. 9) dhe janë si Kaini dhe Koreu (rr. 11) kryengritës. Në Letër i sulmon sepse jetojnë kundër moralit të krishterë, sidomos në pikëpamje seksuale.


    Letra u shkrua afërsisht 70-80 vit.

  8. #28
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    ZBULESA

    Koha e martirëve

    Autori - shkrimtari i të sprasmit libër të BR na paraqitet katër herë me emrin Gjon (1, 1. 4. 9; 22, 8). Tradicioni më i parë na siguron se autori i Zbulesës është Shën Gjoni, biri i Zebedeut, apostulli dhe ungjilltari i të katërtit Ungjill. Megjithatë, relativisht shumë heret vihet në dyshim autorësia e Gjonit - që në shekullin e tretë. As sot e kësaj dite ekzegetët nuk përkojnë në mendim rreth autorit të Zbulesës.

    Zbulesa, që greqisht quhet: »Apokalypsis« do të dotë: zbulesë, heqje veli që mbulon disa të vërteta, të cilat i di vetëm Hyji. Hyji vetë ose me anën e ndonjë engjëlli që flet në emër të Hyjit, ua zbulon njerëzve disa të vërteta.
    Zakonisht Zbulesa flet për zhvillimin e historisë, në të cilën kulmi i saj është fundi i kësaj bote dhe zbulimi i gjërave të fshehta në Hyjin. Kështu Zbulesa është libër profetik.

    Ky lloj shkrimi lulëzoi në e Izraelit në kohë kur mbaruan profetët. Kjo ndodhi sidomos në shekullin e dytë dhe të parë para Krishtit si dhe në të parin dhe e të dytin pas Kr.

    Në Zbulesë fshehtësitë e Hyjit paraqiten në vegime, të cilat veguesi i shpreh po me fjalë të rëndomta, por me shenja, simbole, numra, parafytyrime. Kështu ndodhi edhe me Zbulesën e Gjonit.

    Ja disa shembuj:
    Në Zbulesë numri 3 shënon Hyjin e numri 4 tokën. Mbledhja e tyre 7 shënon veprimtarinë e përsosur të Hyjit në gjithësi ose vetë Hyjin ndërsa banon ndër njerëz. Numrat e paplotë 7:2= 3, 5 kufizueshmërinë, kështu në 12, 14; në 11, 2 dhe në 13, 5 shënon kohën e kufizuar sa zgjat veprimtaria e të keqes. Numri 12 është i Izraelit - këndej i Kishës - numër i përsosur. Kulmi i përsosmërisë arrihet në 144. 000 që është 12 × 12 × 1000 = 144. 000. Numri 6 është dyfish i papërsosur sepse vjen prej 7 - 1 = 6 dhe 12 : 2 = 6. Këndej numri 666 shënon paaftësinë e plotë të »Egërsirës së dytë«.

    Por për ta kuptuar Zbulesën duhet të njohim kohën kur u krijua. Qoftë koha e Domicianit - si mendojnë disa, apo koha e Neronit - së paku për ndonjë pjesë të Zbulesës, ne e dimë se Kisha në ato kohë ka qenë tmerrisht e salvuar. Gjoni, autori, për t’u dhënë zemër të krishterëve, që patjetër do të jenë shkandulluar për arsye të një salvimi të tillë të Kishës të themeluar prej atij që ka thënë: »Mos druani, unë e kam mundur botën« (Gjn 16, 33) për t’i ngushëlluar, e shkruan Zbulesën.

    Historikisht dihet se në kohën kur u shkrua Zbulesa (vitet që prej 54-96) në perandorinë romake u hap kulti i perandorit, d. m. th. nderimi i perandorit si Perëndi. Kush nuk e nderonte truporen e perandorit - vritej. Të krishterëve që nderonin për Zot Krishtin »Kyrios Hristos«, tani u kërkohej të adhurojnë perandorin si Zot »Kyrios Kaisar - Cezari Zot!« Zbulesa është protest i gjallë kundër kësaj marrie të perandorisë romake. Veçanërisht shquhen kapitujt 12; 13; 14, 6-12; 17; 18.

    Personi kryesor i Zbulesës është Qengji. Qengji simbolizon Jezu Krishtin. Ai është »Alfa dhe Omega« - Fillimi dhe Mbarimi, Zbatuesi i planeve hyjnore me njerëzimin.
    Në kapitullin e 12 na paraqitet thelbi i librit: Gruaja simbolizon Kishën, Foshnja Krishtin; Egërsira - Dragoi Antikrishtin.

    Kështu, ndërsa Zbulesa na përgatit të qëndrojmë të fortë para katastrofës, thërret njëkohësisht të veprojmë në ndërtimin e botës së re: »... të qiellit të ri dhe të tokës së re« që do të arrihet me bashkëveprimin e të gjitha fuqive të shëndosha.

    Patjetër duhet theksuar medimi se në Zbulesën e Gjonit nuk kemi numrim datash si ndodh në zbulesa të tjera (p. sh. Dn 9, 24) dhe nuk parashihen tjera kohë: me Krishtin ka arritur koha definitive e Hyjit. Pas tij s’ka çka vjen tjetër por Dita e Gjyqit!

    Plani

    Hyrja (1, 1-3)
    I. Letra e drejtuar Kishave të Azisë së Vogël (1, 4 - 3, 22)
    II. Vegimet profetike (4, 1 - 22, 15)
    1. Ngjarjet para Ditës së Madhe të Hyjit (4, 1 - 16, 21)
    2. Ndëshkimi i Babilonisë (17, 1 - 19, 10)
    3. Shpartallimi i popujve paganë (19, 11 - 20, 15)
    4. Qielli i ri dhe toka e re (21, 1 - 22, 15)
    Përfundimi (22, 16 - 21).


    Duhet të ketë qenë shkruar kah fundi i shekullit të parë.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  2. MESIME MBI BIBLEN - Libri me i perkthyer ne bote!
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 02:44
  3. Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Vjetër)
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 06-03-2006, 14:20
  4. Beselidhja Shqiptare 2002
    Nga illiriani në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 113
    Postimi i Fundit: 08-08-2002, 00:20
  5. Besëlidhja Shqiptare 2002
    Nga illiriani në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-06-2002, 18:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •