Domethėnia e martirizimit tė Atė D. Dajanit e Atė G. Faustit Jezuitė
"Nė orėn pesė tė mėngjesit tė datės 4 mars 1946 u pushkatuan nė Shkodėr, pranė varrezave tė qytetit, atė Giovanni Fausti dhe atė Daniel Dajani, sė bashku me nxėnėsin Mark Ēuni, atė Gjon Shllakun ofm, Qerim Sadiku dhe Gjelosh Lulashin. U akuzuan se ishin sabotues dhe armiq tė popullit, meqė ishin anėtarė tė Shoqatės Bashkimi shqiptar.
Si kanė ardhur punėt deri kėtu?
1. Konteksti shqiptar
Duke filluar nga shtatori i vitit 1944 trupat gjermane u larguan nga Shqipėria. Mė 28 nėntor ushtarėt e fundit gjermanė u larguan nga Shkodra, e cila prej disa muajsh ishte pre e kaosit. Kjo tėrheqje pėrcaktoi edhe rėnien e qeverisė sė Regjencės (mėkėmbėsit), e cila, e ndjeshme ndaj pavarėsisė sė njė Shqipėrie tė Madhe tė premtuar me shkathtėsi nga Berlini dhe pėrballė rrėmujės dramatike tė krijuar nga rėnia e fashizmit italian, kishte pranuar bashkėpunimin me Gjermaninė naziste me shpresėn pėr tė shpėtuar atė qė mund tė shpėtohej. Nė kėtė qeveri veproi, nė emėr ekskluzivisht personal, edhe atė Anton Harapi ofm.
Boshllėku i pushtetit u mbush me tė shpejtė nga komunistėt shqiptarė tė Frontit Nacional Ēlirimtar, objektivi parėsor i tė cilit «ishte tė merrte pushtetin politik me ēdo ēmim si forcė e vetme politike nė Shqipėri». Fronti tashmė kishte marrė epėrsi mbi partizanėt e Ballit Kombėtar, lėvizje-parti e larme nacionaliste dhe antikomuniste, e krijuar pėr tė luftuar pushtuesin italian dhe ku ishin angazhuar gjymtyrė tė shumta tė klerit lokal.
Komunistėt shqiptarė me tė shpejtė fillojnė tė ndėrtojnė Shtetin totalitar nėpėrmjet eliminimit fizik apo dėnimit me heqje tė gjata tė lirisė sė kundėrshtarėve tė tyre politikė e kulturorė. Tashmė jemi nė mesin e luftės civile dhe nė krejt vendin mbretėron terrori dhe frika. Qysh nė nėntor tė vitit 1944 shėnohet nė fakt nė zonėn e Kukėsit vrasja e 36 personave tė pafajshėm. Nė dhjetor tė po kėtij viti nė Shkodėr arrestohet dhe torturohet egėrsisht dom Lazėr Shantoja, qė nė vitin 1939, duke mos iu bindur eprorėve tė vet dhe pėr arsye politike kulturore, kishte pranuar tė bėhej inspektor i Zyrės sė shtypit dhe i propagandės sė regjimit fashist okupator. Nė janar tė vitit 1945, nė Tiranė, tetė tė burgosur politikė vriten me gjakftohtėsi nė sheshin e Bashkisė pėrpara turmės sė terrorizuar. Nė janar tė po atij viti arrestohen nė Shkodėr dom Ndre Zadeja dhe 10 krerė katolikė tė malėsive. Sipas dėshmisė sė maestrit L. Rosa s.j., gjatė procesit me dyer tė mbyllura tė gjithė kėta do tė deklarojnė kundėrvėnien e tyre ndaj komunizmit si ideologji ateiste. Tė gjithė do tė pushkatohen mė 25 mars tė po atij viti, nėn akuzėn se kishin bashkėpunuar me Ballin Kombėtar.
2. Atė Fausti dhe atė Dajani
E gjithė kjo e prek drejtpėrsėdrejti edhe Seminarin e Shkodrės, i cili qysh nė mesin e dhjetorit tė vitit 1944 pėson bastisjen e parė (do tė ketė gjithsej 16 tė tilla) pėr tė kėrkuar mė kot armė dhe materiale politikish kompromentuese. Nė fund tė janarit tė vitit 1945 erdhi nė Shkodėr vetė Mehmet Shehu, i cili e quajti kėtė qytet njė qendėr reaksionare dhe kundėrrevolucionare; bastisjet nė Shkodėr dhe nė rrethinat e saj bėhen gjithnjė e mė tė rėnda dhe mė tė dhunshme: sipas dėshmisė sė L. Rosa, nė bastisjen e fundit tė Seminarit, nė shkurt tė vitit 1945, morėn pjesė rreth 700-800 ushtarė. Nė prill, nė burgjet e Shkodrės, numėroheshin tashmė 1.000 tė burgosur politikė. Pėrballė rėndėsisė sė situatės, nė maj tė po kėtij viti atė Fausti u emėrua zėvendėsprovincial dhe vjen nė Shkodėr nga Tirana, ku gjendej qysh prej tetorit tė vitit 1943.
Lindur afėr Breshės (IT) mė 09 tetor 1899, atė Fausti ka qenė profesor i teologjisė nė Seminarin e Shkodrės nga viti 1929 deri nė vitin 1932, duke treguar njė interes tė shquar pėr dialogun me Islamin mistik, gjė qė do tė konkretizohej nė studimin e gjuhės arabe dhe nė botimin e njė serie artikujsh mbi kėtė argument nė revistėn La Civiltą Cattolica mes viteve 1931 dhe 1933. Ndryshe nga shumica e bashkėvėllezėrve jezuitė italianė, ishte njė antifashist i bindur, si miku i tij G.B. Montini dhe shumė katolikė intelektualė tė tjerė breshanė tė asaj kohe. I detyruar qė tė kthehet nė atdhe nė vitin 1932 pėr shkak tė njė forme tė rėndė tuberkulozi, pėrveē se mėsoi filozofi nė fakultetin e filozofisė nė Galarate tė Italisė, do tė pėrhapte edhe shoqatėn «Miq tė Lindjes islamike» dhe do tė zhvillonte njė apostullim tė dendur nė kėtė fushė, duke merituar nė kėtė mėnyrė titullin e nderit «pararendės i dialogut islamiko-tė krishterė».
Duke marrė me mend rėnien e shpejtė tė regjimit fashist nė Itali dhe nevojėn pėr tė pasur nė Shqipėri njė jezuit jo tė kompromentuar politikisht me regjimin, nė korrik tė vitit 1942 eprorėt dėrguan atė Faustin nė Shkodėr si rektor tė Seminarit. Nė tetor tė vitit pasardhės, kėrcėnimi i internimit nga okupatorėt e rinj gjermanė pėr shkak tė ndihmesės sė viktimave tė operacioneve spastruese tė SS-ve, do ta detyrojė tė transferohet nė Tiranė, dhe atė G. Karma do ta zėvendėsojė nė detyrėn e rektorit.
Nė shtator tė vitit 1945 zevendesprovincial Fausti emėron atė Dajanin si rektor tė seminarit, deri atėherė drejtor dhe mėsues nė Kolegjin saverian. Lindur nė Blinisht mė 02 dhjetor 1906, nxėnės i Seminarit, mė 1926 do tė hyjė nė Shoqėrinė e Jezusit nė Itali, ku do tė shugurohet meshtar nė vitin 1938. Nė vitin 1940 kthehet nė Shqipėri dhe fillon punėn nė Kolegj, nė misionin shėtitės dhe si redaktor i revistės Lajmėtari i Zemrės sė Jezu Krishtit, tė cilės i jep edhe njė drejtim kulturor. Ai ushtronte njė tėrheqje tė sigurt mbi nxėnėsit e vet, njėri prej tė cilėve dėshmon se: « Atė Dajani ishte gojėmbėl, i dashur me tė gjithė dhe, me format tėrheqėse qė pėrdorte, bėnte qė ne t'i qėndronim pranė me orė tė tėra plot kėnaqėsi...».
L. Rosa, qė nė atė kohė ishte maestėr jezuit nė Seminar, dėshmon se nė tė gjitha detyrat qė ka kryer, atė Dajani: «u dallua pėr kundėrvėnien e tij instinktive ndaj politikės, pėr maturinė, ekuilibrin dhe maturinė e ideve tė tija, tė gjykimeve dhe tė sjelljeve tė tija».
3. Organizimi i shoqatės «Bashkimi Shqiptar»
Pikėrisht ndėrsa atė Fausti kthehet nė Shkodėr, nė maj tė vitit 1945 nė Seminar mbahen disa konferenca nga disa tė rinj komunistė. Edhe pėr shkak tė disa pakujdesive gojore tė atė Gardinit, kėto konferenca do tė shkaktojnė tensione qė do tė ēojnė, mė 21 qershor 1945, nė arrestimin e atė Gardinit dhe tė maestrit jezuit Gjergj Vata. Pėrballė situatės politike teper tensionuar, nė korrik seminaristėt, tė dėrguar nė shtėpi pėr pushimet verore, nė mėnyrė eksplicite ftohen nga atė Fausti: «qė tė qėndronin larg politikės, tė bėnin kujdes kur flisnin… Nga sjellja e tyre mund tė varej e ardhmja e Seminarit dhe vetė thirrja e tyre»,siē ėshtė shkruar nė dorėshkrimet e L. Rosa, i cili shton se «po kėshtu porosisnin shumė herė eprorėt e tjerė», siē do tė ripohojė gjatė procesit vetė atė Dajani duke deklaruar:«kam folur me ta pėr rreth njė ēerek ore, duke i porositur qė tė kenė kujdes dhe tė mos merren me politikė, por duke i ftuar qė ta mbrojnė fenė nėse dikush flet keq pėr tė». L. Rosa shėnon se kėto porosi: «ndėrsa do tė harroheshin prej disa seminaristėve, gjatė procesit tė atė Faustit do tė shtrembėroheshin dhe do tė interpretoheshin me dashakeqėsi nga gjykatėsit».
Nė fakt, qysh prej disa muajsh kėto porosi nuk ndiqen aspak nga seminaristi i vitit tė katert tė teologisė Mark Ēuni qė sipas Pepės «shquhej pėr ndjenjat e tij patriotike dhe pėr ato kundėr diktaturės fashiste». Pushkatimet e bėra nga komunistėt shqiptarė dhe mundimet e dhunimet e vazhdueshme tė bėra prej tyre, e shtynė kėtė seminarist 26-vjeēar nga Rranxat e Bushatit qė tė themelojė organizatėn patriotike «Bashkimi Shqiptar», duke mbledhur rreth vetes disa seminaristė dhe disa gjimnazistė tė qytetit, tė cilėt, duke i bėrė bisht kontrollit tė eprorėve, mblidhen natėn edhe nė mjediset e Seminarit, sipas rastit sipas Zezaj dhe rregullisht siē pohon atė A. Luli. Sipas atit Felice Chiesa s.j., ish-rektor i Seminarit dhe nė atė kohė atė shpirtėror i jezuitėve nė Shkodėr, njėri prej motiveve qė i shtyu kėta seminaristė qe edhe fakti se gjatė verės ata «panė dhe pėsuan mundime nga disa elementė tė pushtetit». Bashkimi Shqiptar pati kontakte tė jashtme me politikanė nacionalistė nė Tiranė dhe njė herė edhe me dy oficerė tė akademisė ushtarake. Objektivi i drejtpėrdrejtė i Shoqatės ishte zhvillimi i propagande nėpėrmjet trakteve, pėr ta bėrė mė tė ndjeshme popullatėn jo vetėm tė Shkodrės, por edhe tė Malėsisė sė Madhe dhe tė Dukagjinit, mbi rrezikun komunist dhe pėr ta ftuar mė pas atė qė tė mos merrte pjesė nė zgjedhjet-farsė qė ndėrkohė komunistėt kishin shpallur pėr datėn 02 dhjetor 1945. Kėshtu i pėrshkruan kėto trakte Gjovalin Zezaj, nė atė kohė anėtar 17-vjeēar i organizatės: «Traktet pėrpiloheshin nga seminaristėt Mark Ēuni, Gjon Shllaku, Pjetėr Gruda etj., meqė kishin horizont tė gjerė kulturore. Traktet nė pėrgjithėsi kishin pėrmbajtje me frymė kombėtare, antisllave e antikomuniste, duke vėnė nė dukje tradhtinė e madhe qė iu bė popullit me anė tė frontit Demokratik, qė nuk ishte gjė tjetėr veēse njė levė e fuqishme e qeverisė komuniste nė fuqi, e cila Organizatėn tonė e paraqiste terroriste-fashiste, e kjo nė kundėrshtim me tė vėrtetėn».
Kėto trakte shkruheshin dhe shtypeshin nė trapazanin e Seminarit, natėn, pa dijeninė dhe kundėr udhėzimeve tė eprorėve. Dom Ndoc Nogaj, nė atė kohė seminarist, edhe pse s’ka qenė kurrė anėtar i organizatės Bashkimi Shqiptar, dėshmon se: «pa vullnetin tim, kam qenė dėshmitar i tė gjitha veprimeve qė bėheshin nė Seminar prej kėsaj organizate, duke pėrjashtuar mbledhjet, shtypjen e trakteve dhe shpėndarjen e tyre».
Dhe se veprimtarinė e organizatės Bashkimi pėrfshiu shumė seminaristė dėshmohet nga njė letėr qė atė Troshani s.j. mė 20 dhjetor 1945, cituar nga maestri L. Caldiroli nė njė letėr dėrguar provincialit tė vet mė 11 janar 1946 dhe sipas tė cilit «duket se krejt dhoma e tė mėdhenjve ishte e kompromentuar».
Ndėrsa nė lidhje me atė Faustin dhe atė Dajanin don Nogaj pohon se:
«mund tė deklaroj me bindje tė plotė se ata nuk kanė bėrė as nuk do tė mund tė bėnin pjesė, nė asnjė organizatė politike e aq mė pak nė njė organizatė fėmijėsh siē qe ajo e Bashkimit Shqiptar, por, edhe, nė asnjė lloj organizate tjetėr, qofshin kėto pro apo kontra ēdo shteti».
Edhe sipas atė Troshanit «seminaristėt bėnė fshehtas gjithēka, pa pyetur eprorėt e tyre». Ky gjyhim pohohet edhe nga atė A. Luli s.j., sipas tė cilit ata «vepronin pa dijeninė e eprorėve». Dhe nga ati Chiesa e pohon njė gjė tė tillė, edhe sepse:
«me seminaristėt i nderuari atė Fausti nuk kishte asnjė marrėdhėnie disiplinore, dhe i nderuari Atė Rektori nuk ishte gjithmonė nė kontakt me ta, pasi ai kishte drejtimin e pėrgjithshėm tė tė gjitha veprave tona nė Shkodėr».
Por kur e filloi veprimtarinė e vet seminaristi Ēuni, pėr gjerėsinė e sė cilės asnjė prej pėrgjegjėsve tė Seminarit me sa duket nuk ishte me tė vėrtetė i vetėdijshėm? Atė L. Fozzer s.j. flet pėr njė dėshmi gojore tė atė Gj. Vatės s.j., atėherė maestėr jezuit nė Seminar, sipas sė cilės Ēuni, me sa duhet para datės 21 qershor 1945, pasi kishte marrė besėn se nuk do tė nxirrte asnjė fjalė, i tregon gjithēka mbi ēfarė po bėnte jezuitit tė ri shqiptar, i cili, i frikėsuar dhe i shqetėsuar, i kėrkon Ēunit qė t’i premtojė se do ta ndėrpriste menjėherė veprimtarinė e vet tė rrezikshme politike. Por Ēuni nuk do t'i qėndrojė besnik fjalės sė dhėnė. Nė ēdo rast atė Fausti e atė Dajani nuk ishin aspak nė dijeni tė gjithė asaj qė nė mėnyrė tė rrezikshme po ndodhte brenda mureve tė Seminarit, ndėrsa tė tjerė shihnin dhe heshtnin.
Nė tetor seminaristėt e Bashkimit hartuan njė Memorandum mbi gjendjen dramatike politike tė Shqipėrisė, tė cilin Zezaj do t’ia dėrgojė gjeneralit amerikan Hudson gjatė vizitės sė tij nė Shkodėr, ku, duke nisur nga fundi i muajit nėntor, numri i pushkatimeve mund tė sillej sipas Rozės rreth nga 500 deri nė 800 vetė. Ēuni, me sa duket i vetėdijshėm pėr rrezikun e madh qė po u bėnte tė kalonin jo vetėm eprorėt, por edhe krejt Seminari, shpresonte qė kjo gjė do tė mbetej e fshehtė, aq sa nė fillim tė nėntorit nė qytet u pėrhap fjala pėr njė zbarkim tė mundshėm anglo-amerikan nė Shqipėri, me mbėshtetjen e bandave kundėrtitiste nė veri dhe me njė ndėrhyrje tė Greqisė nė jug.
4. Fillimi i dramės
Por diēka shkon keq. Mbrėmjen e datės 27 nėntor 1945, nė orėn 23.00 Zezaj arrestohet dhe merret nė pyetje pėr marrėdhėniet e tij me Ēunin. E njėjta gjė u ndodh edhe katėr anėtarėve tė tjerė tė organizatės. Hetuesit dyshonin diēka pėr rolin e luajtur nga Ēuni nė Bashkimin Shqiptar. Rosa pohon se nė datat 29 dhe 30 nėntor nė Seminar dihej se tė rinjtė e arrestuar ishin torturuar dhe mendon se ekzistonte mundėsia se disa prej tyre kishin folur.
Sipas zotit Zezaj, Ēuni, duke e ditur se tashmė eprorėt dhe Seminari po rrezikonin shumė, ia zbulon vetė tė gjitha rektorit duke i propozuar qė si rrugėzgjidhje tė kalonte nė ilegalitet. Por rektori, qė ishte atė Dajani dhe jo Fausti, ashtu si gabimisht pohon Zezaj, do t’i ishte pėrgjigjur: «Nėse ti bėn njė veprim tė tillė pėr seminarin do tė jetė njė katastrofė, prandaj mė mirė rri e besoj se nuk do tė ndėshkohesh». Gjatė procesit-farsė nė vijim, vetė atė Dajani do tė pohojė se ai dhe atė Fausti kishin pasur dijeni pėr veprimtarinė e Bashkimit vetėm tri ditė para arrestimit tė Ēunit, qė u bė mė 7 dhjetor. Duke u bazuar nė shėnimet e L. Rozės, Guidetti mbron idenė se megjithatė vetėm natėn e arrestimit tė Ēunit disa prej seminaristėve do tė kishin filluar t’ia tregonin Faustit aktivitetin e Bashkimit nė Seminarin. Sipas Rasa «tė shumtė janė tė kompromentuarit: kryesorėt dhe disa prej frikacakėve kėrkojnė tė largohen nga seminari dhe tė fshihen», por atė Fausti mohon me vendosmėri njė leje tė tillė duke deklaruar: «Ju keni shkelur rėndė dėgjesėn dhe disiplinėn: tani bėni pendesė. Nėse ju lėmė tė largoheni nga Shkodra, do tė dyshojnė se kemi gisht nė kėtė punė: Eprorėt dhe vetė Seminari do tė jenė nė rrezik. Nuk ėshtė e drejtė qė tė pafajshmit tė vuajnė pėr fajin tuaj».
Sapo merr vesh pėr kėto ngjarje, Imzot Frano Gjini, nė atė kohė Delegat Apostolik nė Shqipėri, do tė pohojė mė vonė se: «Unė, si i ngarkuem i pėrkoshėm i delegacionit Apostolik i kam dėrguar kėtė vendim Seminarit Papnor tė Shkodrės, qė pjesėmarrėsit nė kėtė akcion politik kanė shkelė randė disiplinėn e Seminarit aq sa me vue nė rrezik dhe jetėn e superioreve, prandaj u hiqet e drejta e vazhdimit tė studimeve».
Nė ēdo rast do tė shfaqet gjithnjė e mė qartė se si, ajo qė atė Chiesa nuk heziton ta quajė «njė mosdėgjesė e pamatur», Ēuni u kishte dhėnė tashmė komunistėve shqiptarė, gati si nė njė pjatė tė argjendė, atė rast tė volitshėm deri atėherė tė kėrkuar gjatė, por mė kot prej tyre, qė tė mund t’i goditnin drejtpėrsėdrejti eprorėt e Seminarit, me njė operacion qė pėrvijohet gjithnjė e mė qartė si njė pėrndjekje e mirėfilltė kundėr klerit katolik, qė vite mė parė kishte luftuar komunizmin nė fushėn kulturore, pėr shkak tė ideologjisė sė tij ateiste. Mbrėmjen e datės 9 dhjetor arrestohet njė seminarist tjetėr, Gjon Shllaku dhe nė kėtė pikė ndonjė seminarist jo i pėrfshirė nė organizatėn e Ēunit qorton nė mėnyrė eksplicite eprorėt pėr vigjilencėn e tyre tė pakėt. Kėtė kritikė tė rėndė atė Fausti e relativizon duke u kufizuar nė pohimin se «ėshtė e natyrshme, pėr shkak tė karakterit dhe tė pėrshtypjes sė momentit, qė tė shfrejnė nė kėtė mėnyrė». Nė tė njėjtėn kohė ai i nxit me forcė seminaristėt pėr dėgjesė, duke treguar «se ēfarė pasojash mund tė sjellė mospėrshtatja me udhėzimet e eprorėve».
Mbrėmjen e datės 11 dhjetor arrestohen edhe katėr seminaristė tė tjerė. Nė dorėshkrimet e L. Rozės pėrshkruhet njė episod qė na mundėson tė kuptojmė mirė se cila qe, ndėr ato ditė dramatike, klima e Seminarit: «Nė shtėpi tė gjithė janė nė dyshim nėse duhet t'u dėrgohet ushqim seminaristėve tė burgosur [...]. Dikush thotė se ėshtė mė mirė qė tė lihen nė mėshirė tė fatit, aq sa nuk mund tė konsiderohen mė pjesėtarė tė Seminarit pas asaj qė kanė bėrė: madje propozon tė pėrjashtohen zyrtarisht nga Seminari. Atė Fausti dhe atė Dajani parapėlqejnė qė tė mos ia mohojnė bamirėsinė qė tė kenė pak ushqim, kjo edhe sepse gjesti ynė mund t'i atribuohet gurtėsisė sė zemrės».
5. Zbritja nė ferr
Ndėrkohė nė burg komunistėt shqiptarė u vėrsulėn nė mėnyrė tė veēantė kundėr nismėtarit tė Bashkimit Shqiptar, tė cilin e torturojnė nė mėnyrė ēnjerėzore, siē dėshmon Zezaj, qė e takon nė burg: «Aty gjeta Mark Ēunin qė dergjej pa shtrojė e mbulojė i katandisur mos Zot mė keq, nga njėra anė torturat, nga ana tjetėr edhe krahun e thyer pa kurrfarė ndihme mjekėsore [...]. Krahun e thyer ia lidha me njė peshqir qė ndava pėrgjysėm, ndėrsa plagėt ishin tė shumta e ku kisha mundėsi ia freskoja me ujė».
Nėse Zezaj mohon njė pranim tė akuzave nga Ēuni gjatė torturave, dom Ndoc Nogaj pėrkundrazi pohon se gjatė procesit-farsė publik tė mėvonshėm:
«Kam dėgjuar mjerisht, me veshėt e mi, deponimet fallso tė disa pjesėtarėve tė grupit "Bashkimi Shqiptar" qė deklaronin se Atė Gjon Fausti dhe Atė Danjel Dajani kishin patur dijeni pėr ekzistencėn dhe veprimtarinė e grupit nė fjalė, deponime kėto tė bėra edhe nga Mark Ēuni, Gjon Shllaku, Gjovalin Zeza, Luigj Kēira, Gjergj Bici [....], por tė nxjerra sigurisht me forcėn e torturave tė tmerrshme».
Mė 24 dhjetor maestri L. Rosa mori njė pusullė nė tė cilėn jo vetėm pohohej ajo qė tashmė dihej prej disa ditėsh, domethėnė torturat ēnjerėzore tė pėsuara nga seminaristėt e arrestuar, por edhe se objektivi eksplicit i kėtyre torturave, ai i kompromentimit tė drejtpėrsėdrejtė tė atė Faustit dhe tė atė Dajanit nė ēėshtjen e Bashkimit Shqiptar, deri tani nuk ėshtė arritur ende. Nė kėtė pusullė pohohej nė fakt se seminaristėt: «kanė mohuar prerazi; thonė: "nėse jezuitėt do ta kishin ditur, do tė na kishin dėbuar nga Seminari". Tani pėr tani pra, ju nuk jeni nė rrezik. Zhduke menjėherė kėtė pusullė».
Dhe jezuiti L. Rosa, nga ana tjetėr, shton se «Atė L. Rosa ia dorėzon atė Dajanit, i cili ia tregon atė Faustit dhe e zhduk». Duke cituar njė relacion tė shkruar «falė pendės sė njė Personazhi tė rėndėsishėm Italian, i cili ishte shumė mirė nė dijeni tė gjėrave qė po ndodhnin atje poshtė», por pėrfatkeqėsi tė panjohur pėr ne, Rosa mohon edhe ēdo dorėzim tė mėvonshėm tė M. Ēunit dhe tė shokėve tė tij, siē e ka mohuar mė vonė edhe atė A. Luli s.j..
Nė ēdo rast mbrėmjen e datės 31 dhjetor 1945, pas kthimit nga njė ekskursion dhe pas kėngės Te Deum, atė Dajani dhe atė Fausti arrestohen dhe ēohen nė njė shtėpi qytetare dykatėshe, qė shėrbente si burg. Kėshtu zbresin nė atė ferr ku i kishin paraprirė ata seminaristė qė, me mosdėgjesėn e tyre, i kishin kompromentuar. Lajmi arriti deri nė veshėt e Ēunit, i cili me siguri ėshtė tronditur thellėsisht nga arrestimi i eprorėve tė vet, ashtu siē lė tė kuptohet qartė Zezaj kur shkruan se: «Me arrestimin e dy eprorėve Mark Ēuni i harroi dhimbjet e trupit dhe krahun e thyer nga torturat e sadistėve. Atij i dukej se pėr kėtė katastrofė kishte edhe ai njėfarė pėrgjegjėsie».
Pėr kėtė nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet se pas arrestimit tė eprorėve tė vet fillon pėr Ēunin njė ecje e dhimbshme kthimi dhe pastrimi, e cila bėhet e mundshme nga njė bashkėsi e thellė shpirtėrore dhe fizike me ta, tė thirrur tė paguajnė pasojat edhe tė mosdėgjesės sė tij. Falė kėsaj ecjeje pastrimi dhe mbėshtetjes sė tyre tė mistershme, vuajtja fizike dhe morale e pėsuar prej tij do ta bėjė patriotin Ēuni, qė nė emėr tė njė ideali politik antikomunist nuk kishte qenė i dėgjueshėm ndaj tyre duke u dhėnė kėshtu komunistėve pretekstin aq tė dėshiruar pėr tė goditur Kishėn, njė dėshmitar tė Krishtit dhe tė dashurisė sė Tij ndaj tė gjithėve, pėrfshi edhe komunistėt. Ai provoi nė kėtė mėnyrė, nė vetė mishin e vet, mosnjėjtėsimin e fesė me atdheun, njė mosnjėjtėsim qė binomi i njohur Fe e Atdhe, atėherė shumė i pėrhapur nė rrethet katolike tė Shkodrės, pėrkundrazi prirej ta bėnte.
Njė pamje e shpejtė, por e ndritshme mbi bashkėsinė e mistershme qė tashmė lidh Ēunin me eprorėt e vet mund tė kuptohet nga takimi qė, falė bashkėpunimit tė disa rojeve, Zezaj ka mundur tė ketė nė burg me atė Faustin: «Njė ditė mora me vete nė xhep dy portokallė e i pėrcjellur nga Fadili (roja) i dhurova Padėr Faustit, por ai nuk i pranoi nė asnjė mėnyrė. "Jo bir", - tha i, - "nuk t’i marr, ti ke nevojė tė ushqehesh nė kėtė vend se je i ri". Pastaj bėri njė bisedė disa sekondash me mua ku mė tha: "Lutju Zotit. Krishti vdiq pėr ne, dhe ne do t’i falim armiqtė tonė. Ai kur u kryqėsua tha: O Zot fali ata se nuk dijnė ēka bėjnė". U largova duke i puthur dorėn e duke marrė bekimin e tij».
Natyrisht vetėm Hyji e di se si, gjatė atyre dy muajve tė tmerrshėm qė do tė pasonin gjatė procesit, bashkėsia mes Ēunit dhe eprorėve tė vet ka vepruar konkretisht nė zemrat e secilit prej tyre, nė mėnyrė qė tė gjithė tė mund tė arrinin majėn e dėshmisė sė krishterė: dashurinė ndaj armikut. Nė fund tė procesit atė Dajani do tė pohojė nė ēdo rast se: «Pjesėmarrja e seminaristėve ka qenė kundra rregullave tona fetare. Mark Ēuni, mbasi i kishin arrestuar shokėt, erdhi tre ditė rresht duke mė kėrkuar leje pėr arratisje, unė nuk e lejova, sepse thashė nuk ėshtė ndonjė gjė me rėndėsi, as masė nuk mora [....], sepse prita qė tė merrte fund puna e qeverisė dhe gjyqi, pastaj ne mė vonė do tė merrnim masat tona disiplinore».
Pas kėtyre fjalėve Ēuni, i cili mezi po mbahem nė kėmbėt e veta pėr shkak tė torturave, do tė marrė mbi vete krejt pėrgjegjėsinė e organizatės Bashkimi, duke kundėrshtuar nė mėnyrė tė veēantė ēdo pėrfshirje tė eprorėve tė vet nė kėtė ēėshtje.
Burimi anonim i cituar nga L. Rosa na jep edhe njė tė dhėnė tjetėr rreth ditėve tė procesit kur pohon: «Njė hollėsi shumė mallėngjyese na kujton diēka nga mundimet e Krishtit: duke kaluar nga burgu pėr nė gjykatė atė Fausti, nė mėnyrė tė veēantė mes tė gjithė tė pandehurve, u poshtėrua, u sha dhe u pėshty. Dhe kjo u pėrsėrit pėr disa ditė me radhė, deri sa zgjati procesi. I shkreti atė Fausti... pėr shkak tė shtrėngimit tė prangave i kishte duart e fryra... Ndaj pėrqeshjeve, pėshtyrjeve, sharjeve, lot tė mėdhenj binin mbi faqet e tija tė pafajshme. Ishin lotėt e Kishtit pėr Jerusalemin mosmirėnjohės».
Sipas disa dėshmive tė cituara nga Guidetti, atė Fausti, i cili i ka kaluar ditėt e fundit nė burg sė bashku me Ēunin: «E ka trajtuar sikur tė mos kishte bėrė asgjė; madje e ka falur, e ka dashur kaq shumė sa ka folur me tė sikur tė mos kishte ndodhur asgjė: nuk ia ka pėrmendur aspak atė punė. U jepte zemėr shokėve tė burgut qė tė ishin tė fortė, si dhe ngushėllonte edhe seminaristin».
Dhe sipas dėshmisė sė njė partizani qė e ruante, katėr ditė para pushkatimit atė Fausti «bėnte shaka dhe ishte pothuajse i gėzuar, sikur tė ishte ftuar nė njė festė».
Fryti pėrfundimtar i krejt kėsaj drame do tė shfaqet me qartėsi nė fjalėt e fundit tė tė dėnuarve, mėngjesin e datės 04 mars 1946, kur pėrpara skuadrės sė pushkatimit atė Fausti do tė thotė: «Jam i kėnaqur qė po vdes nė krye tė detyrės sime. Rroftė Krishti Mbret». Nga ana tjetėr atė Dajani do tė thotė nė mėnyrė eksplicite «I fali ata qė mė kanė ba keq» dhe po ashtu do tė bėjė edhe Ēuni «I fali tė gjithė ata qė mė kanė gjykue, dėnue si dhe ata qė do tė mė ekzekutojnė».
Burimi anonim i L. Rozės duke iu referuar motiveve tė dėnimit me vdekje dhėnė nga gjykata, shkruan: «...nuk e dimė nėse dikush prej tė pandehurve tė tjerė ka ofruar ndonjė pretekst. Nėse do tė ishte kėshtu, nuk do tė kishte qenė veēse dėshira e zjarrtė e ligjshme e ēdo qytetari pėr pavarėsinė e Atdheut dhe pėr lirinė themelore tė qytetarėve; pėr kėtė do tė gjendeshim pėrballė Martirėve tė Atdheut dhe tė Drejtave tė njerėzve [...].
Por ajo qė ėshtė e sigurt ama ėshtė se: atė Fausti Giovanni dhe atė Dajani Daniele ranė nėn plumbin vrasės si Jezuitė pėr shkak tė urrejtjes ndaj Krishtit dhe Kishės, pėr kėtė mund tė konsiderohen Martirė tė fesė. Shqiptarėt e dinė. Historia do ta thotė».
Nė dritėn e fjalėve tė tyre tė fundit, bashkėsia e thellė qė lidh atė Faustin, atė Dajanin dhe seminaristin Ēuni me njėri-tjetrin, qė u krijua nė njė burg tė shndėrruar nga hiri i Krishtit si nė njė lloj tė ri Seminari, neve na duket tashmė se ėshtė ajo e gjakut tė vetė Qengjit tė Zbulesės tė ulur nė fron. Ėshtė njė gjak qė nuk dallohet mė as duke u nisur nga raca, as nga atdheu, por vetėm nga aftėsia pėr t’u dhuruar falas, pėr t’u marrė sė pari nga vetė ata qė e derdhėn, pa e ditur edhe vetė se ēfarė po bėnin.
Njė gjakmarrje qė, e shndėrruar nga Perendia nė njė pėrkujtim tė gjallė tė dramės shpėtimsjellėse tė Kalvarit, bėhet pikėrisht pėr kėtė hir kthimi dhe faljeje pėr tė gjithė. Pjelloria e Tij do tė kishte filluar tė mbinte nė mėnyrė tė pamendueshme nė atė qė do tė bėhej figura mė e njohur nė rang botėror e katolicizmit me origjinė shqiptare, nė Nėnė Terezėn e Kalkutės, e cila pak kohė mė vonė, pikėrisht mė 10 shtator 1946, do tė merrte nga Zoti nė Indi frymėzimin pėr tė themeluar njė familje tė re rregulltare. Ashtu siē pėrfundon burimi anonim i L. Rozės «Shqipėria ndoshta kishte nevojė pėr Martirė pėr njė lirim, qė ėshtė agim i rilindjes». Neve na ėshtė dhėnė pėrgjegjėsia e madhe pėr tė mos qenė tė padenjė pėr njė hir tė tillė".
Atė Mario Imperatori s.j.
Shkodėr, 2 mars 2006
Krijoni Kontakt