LIBRI I DYTË I MAKABENJVE
- Kreshnikët e besimit -
Emërtimi
Libri quhet sipas mbiemrit të Judës Makabe, po ashtu si quhet edhe Libri i parë.
Libri i dytë i Makabenjve nuk duhet marrë si vazhdim ose plotësim i Librit të parë të Makabenjve, sepse ky paraqet në të vërtet, vetëm një pjesë të Librit të parë këndej është paralel me të dhe, sipas të gjitha gjaseve, edhe është shkruar pak para librit të parë.
Përmbajtja dhe ndarja
Flet për qëndresën e popullit hebre në fillimin e salvimit të madh të Antiokut Epifan /v. 175-161. para Kr. /. Autori na thotë se e shkroi si shkurtim të një libri pesë vëllimesh të njëfarë Jasoni Cirenas, të cilin ne nuk e njohim dhe nuk kemi njoftime nga burimet e tjera as për autorin as për libër të tij.
Ndarja
Libri zakonisht ndahet:
1. Letrat e drejtuara hebrenjve të Egjiptit 2 Mak 1, 1 - 2, 18;
2. Parathënia e autorit 2, 19-32;
3. Historia e Heliodorit 3, 1-40;
4. Propaganda helenizuese e salvimet e Antiokut Epifan 4, 1 - 7, 42;
5. Fitorja religjioze, vdekja e salvuesve e pastrimi i Tempullit 8, 1 - 10, 8;
6. Lufta e Judës kundër popujve fqinjë, kundër Lizjes e kundër Nikanorit 10, 9 - 15, 36;
7. Epilogu i veprës 15, 37-39.
Vepra
Vepra në gjininë letrare është histori, sepse sjell ngjarjet historike të viteve 175-161 para Krishtit, por e shkruar në stilin e artit të gojtarisë me qëllim që t’u japë guxim e ndërtim shpirtëror besimtarëve hebrenj për qëndresë të besimit monoteist kundër paganizmit. Këndej edhe disa gjëra i zmadhon e do të tjera i zvogëlon: është, të thuash, predikatar i historisë.
Në historinë që ky besimtar i flaktë i monoteizmit shkruan, e shikon vazhdimisht në veprimtari Perëndinë: ndëshkon të keqin e shpërblen të mirin. Të drejtët i mbrojnë engjëjt e për ta ndërmjetësojnë shenjtërit. Kush vuan padrejtësisht, do të ngjallet lumturisht. Teologjinë e BV autori e pasuron me të dhëna të reja; është edhe jeta përtej varrit, për të mirë e të lumë; do të jetë të ngjallurit e të vdekurve dhe lutja ka fuqi të shpërblejë edhe të vdekurit nga ndëshkimet e asaj jete për faje të kësaj jete.
Krijoni Kontakt