Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 44 prej 44
  1. #41
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    PROFECIA E ZAKARISË
    - Ripërtëritje e popullit dhe e kombeve: ditët e fundit -


    Emërtimi

    Libri quhet Profecia e Zakarisë sipas emrit të profetit, profecitë e të cilit sjell.


    Autori e koha e krijimit

    Autori është bashkëkohës i profetit Agje. Përmendet tek Ezd 5, 1 dhe 6, 14. Edhe Zakaria porsi Agjeu nxit qeveritarin, kryepriftin dhe mbarë popullin ta rindërtojnë Tempullin e qytetin, por ia kalon atij me mbajtjen e pastërtisë rituale e me mbajtjen e agjërimeve. Libri ndahet zakonisht në dy pjesë: pjesa e parë: 1 8 dhe kjo pjesë është vepër e Zakarisë, dhe në pjesën e dytë: 9 14 që nuk është vepër e Zakarisë, por e nxënësve të tij. Biblistët, madje, flasin edhe për Deuterozakarinë, madje edhe për Tritozakarinë pasi pjesa e parë u krijua në shekullin VI, kurse pjesa e dytë në shek. IV ose edhe III. Sidoqoftë, prapëseprapë libri është mjaft mirë i lidhur si tërësi: pjesa e parë flet për ripërtëritjen e Tempullit e të popullit të Judës, kurse pjesa e dytë ka një pamje shumë më të gjerë: kohën e mbretërisë mesianike kur do të ripërtëritet populli i zgjedhur dhe ky do të bëhet vegël ripërtëritjeje të të gjitha kombeve.


    Porosia

    Zakaria merret me ripërtëritjen e Tempullit, por këtë e mban për parashenjë të kohës mesianike që aq fort e intereson.

    Zakaria ka këtë plan: me gjithë kundërshtimin e njerëzimit ndaj Zotit, Zoti ka planin e vet me të dhe ai do të plotësohet patjetër. Hyji i vërtetë është përmbi çdo komb të fortë. Qëllimi i çdo gjëje është vetë Hyji në mesin e njerëzimit.

  2. #42
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    PROFECIA E MALAKISË
    - Hyjnderim i çiltër -


    Emërtimi

    Libri quhet sipas emrit të profetit, profecitë e të cilit sjell. Por, duhet marrë parasysh se autori është anonim, sepse emri Malaki që ne e dëgjojmë si emër të përveçëm, në të vërtetë librit i vjen nga rreshti 3, 1 ku thuhet: Maleaki - I dërguari im, që mund të merret lirisht për çdo të dërguar të Zotit.


    Autori e koha e krijimit

    Autori edhe sot e kësaj dite mbetet anonim. Koha e krijimit të librit është diku që nga 516 545 para Krishtit, d. m. th. pasi u ndërtua Tempulli e filloi ripërtëritja e judaizmit.

    Libri ka tre krerë dhe flet për:
    1. Dashuria e Zotit ndaj Izraelit 1, 2-5;
    2. Për mungesat e priftërinjve 1, 6 - 2, 10;
    3. Martesat e përziera 2, 11-16;
    4. Dita e Zotit 2, 17 - 3, 5;
    5. Të dhjetat e Tempullit 3, 6-12;
    6. Ngadhënjimi i të drejtëve Ditën e Zotit 3, 13-22;
    7. Shtojcat 3, 23-24.


    Porosia

    Ftesë e fortë edhe për besimtarin e sotëm që të ketë guxim të ngadhënjejë mbi tundimet e përditshme dhe grishje e thellë priftërinjve të përsiatin me kujdes mbi thirrjen e vet liturgjike e baritore. Libri është i shkruar bukur, thua se është një predk i mbajtur në Tempull. Stili është si ndër profetët para shpërnguljes, s’ka vegime, por Zoti flet drejtpërdrejt, Profeti predikon në dialog: shtron çështjen, populli si i tronditur pyet pse, e profeti e shtjellon çështjen. Mrekullisht e mban të lidhur me fjalën dëgjuesin e me tekst lexuesin.

  3. #43
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    LIBRAT E MAKABENJVE
    - Epope qëndrese fetare e kombëtare -


    Titulli

    Librat quhen Libri i parë dhe i dytë i Makabenjve dhe emërohen sipas Judës Makabe. Makabe u quajt Juda, biri i Matatisë, e, prej tij me këtë emër, u quajt mbarë familja. Vetë fjala Makabe është e diskutueshme ende ndër biblistë. Mendimi i përgjithshëm është se rrjedh nga fjala Maqqabah, që do të thotë: maj, çekiç i madh, ose maqqabyahu - i caktuar prej Hyjit.


    Librat në kontekstin historik

    Pas vdekjes së Lekës së Madh /323 para Kr. /, perandoria e tij ndahet në shumë pretendentë të fronit. Në Lindjen e Afërme, që është pjesa e interesimit tonë, u formuan dy shtete të mëdha: Siria me kryeqytet Antiokinë, me dinastinë e Seleukajve dhe Egjipti me kryeqytet Aleksandrinë e me dinastinë e Ptolemenjve. Ndërmjet tyre mbeti Palestina, e cila deri në vitin 200. para Kr. , gëzoi një farë pavarësie besimi, por pasi erdhi në sundim Antioku IV Epifan, filluan salvimet. Qëllimi i monarkut ishte të trajtojë në mbarë mbretërinë një besim të vetëm, merret vesh pagan, dhe një gjendje të ngjashme shoqërore. Edhe në Popullin e zgjedhur u gjend një pjesë bukur e madhe e popullit që anonte ta pranojë. Dy librat përshkruajnë rezistencën e Popullit të zgjedhur në krye me Matatinë me djem, ku vend të veçantë ka Juda Makabe, kundër kësaj kërkese të pushtetit helenizues pagan.

    Dy Librat e Makabenjve nuk janë vazhdimësi e kësaj rezistence, por Libri i dytë është paralel me të parin deri në k. 7. përfshirë.


    LIBRI I PARË I MAKABENJVE
    - Epope e një rezistence të mrekullueshme -

    Ngjarjet që na paraqet libri sjellin të dhëna historike për periudhën që nga viti 175-134, para Kr.


    Autori dhe koha e krijimit

    Autori edhe sot e kësaj dite mbetet i panjohur. Libri u shkrua hebraisht nga një çifut i përshpirtshëm, i ditur dhe njohës i mirë i çështjeve që paraqet. Teksti në origjinal u shkrua hebraisht e, megjithëse shën Jeronimi thotë se e ka parë, te ne nuk arriti, por vetëm në përkthime. Kisha e bëri të vetin përkthimin greqisht dhe që në fillim e pranoi si libër të shenjtë e të frymëzuar ndër librat deuterokanonikë.


    Ndarja e librit

    Libri zakonisht ndahet:
    1. Parathënie 1, 1 - 64;
    2. Matatia nis luftën e shenjtë 2, 1 - 70;
    3. Juda Makabe udhëheqës i çifutëve 3, 1 - 9, 22;
    4. Jonatani udhëheqës i çifutëve 9, 23 - 12, 53;
    5. Simoni kryeprift e udhëheqës i çifutëve 13, 1 - 16, 24.


    Gjinia letrare

    Libri është historik ashtu siç shkruheshin librat e historisë së kohës. Vërtet historia e tij është fragmentare, por e bazuar e kronologjike. Duhet pasur parasysh se ai s’ka për qëllim të paraqesë ftohtazi ngjarjet historike, por, si besimtar, ka për qëllim, t’u japë zemër lexuesve e t’i ngushëllojë. I bindur se me rrjedhën e historisë drejton Perëndia, kërkon që të kuptohet se qëndresa me të gjitha të vështirat që sjell, sjell nderin dhe lumturinë. Zotit nuk ia përmend emrin në shenjë nderimi, por e emërton “Qielli”.


    Porosia

    Me Librin e parë autori porosit çfarë mund të bëjë besimi i vërtetë për të mirën e kombit e për zhvillimin e për ruajtjen e tij. Por edhe historia e mëvonshme e Hasmodenjve vë bukur në pah se pushteti dhe fuqia, kur lihet pas dore besimi i vërtetë, çojnë lehtë në padrejtësi edhe ndaj kombit të vet, kurse salvimet e padrejta rrasin rreshtat e bashkëkombëtarëve, forcojnë fenë dhe në komb përftojnë heronj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga NoName : 06-03-2006 më 14:17

  4. #44
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    LIBRI I DYTË I MAKABENJVE
    - Kreshnikët e besimit -


    Emërtimi

    Libri quhet sipas mbiemrit të Judës Makabe, po ashtu si quhet edhe Libri i parë.

    Libri i dytë i Makabenjve nuk duhet marrë si vazhdim ose plotësim i Librit të parë të Makabenjve, sepse ky paraqet në të vërtet, vetëm një pjesë të Librit të parë këndej është paralel me të dhe, sipas të gjitha gjaseve, edhe është shkruar pak para librit të parë.


    Përmbajtja dhe ndarja

    Flet për qëndresën e popullit hebre në fillimin e salvimit të madh të Antiokut Epifan /v. 175-161. para Kr. /. Autori na thotë se e shkroi si shkurtim të një libri pesë vëllimesh të njëfarë Jasoni Cirenas, të cilin ne nuk e njohim dhe nuk kemi njoftime nga burimet e tjera as për autorin as për libër të tij.


    Ndarja

    Libri zakonisht ndahet:

    1. Letrat e drejtuara hebrenjve të Egjiptit 2 Mak 1, 1 - 2, 18;
    2. Parathënia e autorit 2, 19-32;
    3. Historia e Heliodorit 3, 1-40;
    4. Propaganda helenizuese e salvimet e Antiokut Epifan 4, 1 - 7, 42;
    5. Fitorja religjioze, vdekja e salvuesve e pastrimi i Tempullit 8, 1 - 10, 8;
    6. Lufta e Judës kundër popujve fqinjë, kundër Lizjes e kundër Nikanorit 10, 9 - 15, 36;
    7. Epilogu i veprës 15, 37-39.


    Vepra

    Vepra në gjininë letrare është histori, sepse sjell ngjarjet historike të viteve 175-161 para Krishtit, por e shkruar në stilin e artit të gojtarisë me qëllim që t’u japë guxim e ndërtim shpirtëror besimtarëve hebrenj për qëndresë të besimit monoteist kundër paganizmit. Këndej edhe disa gjëra i zmadhon e do të tjera i zvogëlon: është, të thuash, predikatar i historisë.

    Në historinë që ky besimtar i flaktë i monoteizmit shkruan, e shikon vazhdimisht në veprimtari Perëndinë: ndëshkon të keqin e shpërblen të mirin. Të drejtët i mbrojnë engjëjt e për ta ndërmjetësojnë shenjtërit. Kush vuan padrejtësisht, do të ngjallet lumturisht. Teologjinë e BV autori e pasuron me të dhëna të reja; është edhe jeta përtej varrit, për të mirë e të lumë; do të jetë të ngjallurit e të vdekurve dhe lutja ka fuqi të shpërblejë edhe të vdekurit nga ndëshkimet e asaj jete për faje të kësaj jete.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  3. Pazari i vjetër i Krujës
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2003, 14:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •