Kryetari i ri kosovar Fatmir Sejdiu do të nisej në negociatat në Vjenë vetëm për ta nënshkruar pavarësinë e Kosovës, me bindjen se kjo do të ndodhë së shpejti.Ai këtë e deklaroi në një intervistë për të përditshmen "Standard" të Vjenës, duke shtuar se "Prishtina ka parashtruar propozime serioze për negociatat rreth statusit të Kosovës"."Ne e duam Kosovën për të gjithë qytetarët, për shqiptarët, për serbët dhe për të gjithë të tjerët. Po të pyesim Beogradin, asnjë shqiptar nuk do të jetonte në Kosovë", vlerëson kryetari i Kosovës.Sipas tij, procesi rreth statusit po shënon përparim, me bindjen se "Këshilli i sigurimit i OKB-së, pavarësisht nga trysnia e Serbisë dhe shqiptarëve, do të marrë vendimin"."Këshilli i Sigurimit debatoi për atë nëse pavarësia është zgjidhje e mundshme", shton Sejdiu, pa dhënë përgjigje direkte nëse do të pranonte pavarësi të kushtëzuar."Të gjitha varijantet tjera, përveç pavarësisë, nuk janë pavarësi", tha kryetari i Kosovës Sejdiu në intervistën për të përditshmen "Standard" të Vjenës.
posted by KeP-Kosova e Pavarur at 11:58 AM
http://lajmeshqip.blogspot.com/
Krijoni Kontakt