Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 47

Tema: Martesa

  1. #31
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Martesa ėshtė e Shenjt!

    Martesa i ka fillet e veta qė nga zanafilla, pra qė nga krijimi i njeriut. Martesa nuk ėshtė thjeshtė vetėm njė dėshirė apo.., por martesa nė rend tė parė ėshtė urdhėr dhe rregull i Zoti mbi ligjet e natyrės. Kur themi kėshtu duhet tė kujtojmė shkrimet biblike tė zanafilles; Pastaj Zoti Perėndi tha: "Nuk ėshtė mirė qė njeriu tė jetė vetėm; unė do t`i bėj njė ndihmė qė i leverdis".(2;18) Sipas Bibles Zoti formoi njė grua dhe e ēoi te njeriu; "Pėr kėtė arsye njeriu do tė braktisė babanė dhe nėnėn e tij dhe do tė bashkohet me gruan e tij, dhe do tė jenė njė mish i vetėm. Burri dhe gruaja nė martesė pra nuk janė mė dy trupa por njė trup, e kan tė drejtėn nė trupin e njėri tjetrin sikurse nė trupin e vet, kjo ėshtė njė dhuratė prej Zotit kėshtu qė ata nuk jan dy por njė; Dhe njeriu tha: "Kjo sė fundi ėshtė kocka e kockave tė mia dhe mishi i mishit tim. (zan 2; 23)

    Bibla i jep remdėsi tė veqant martesės. Siē edhe lexuam mė nalt, pam se si Bibla aq i jep rendėsi martesės sa qė ėshtė e shėnuar nė rreshtat e parė. Gjatė historisė sė njerzimit, njerėzit e kan ndryshuar rregullin e Zotit duke mos martuar njė burr me njė grua, por njė burr dhe shumė gra. Krishti e kundėrshtuar kategorikisht at lloj martese. Ja se qka tha nė at kohė Jezusi kur iu afruan disa farisenj pėr ta pytur pėr martesen dhe i thanė: "A ėshtė e lejueshme qė burri ta ndajė gruan pėr njė shkak ēfarėdo?".

    Dhe ai, duke u pėrgjigjur u tha atyre: "A nuk keni lexuar ju, se ai qė i krijoi qė nė fillim, i krijoi mashkull dhe femėr? Dhe tha: "Pėr kėtė arsye njeriu do ta lėrė babanė dhe nėnėn e vet dhe do tė bashkohet me gruan e vet; dhe tė dy do tė jenė njė trup i vetėm". Dhe kėshtu ata nuk janė mė dy, por njė trup i vetėm; prandaj; atė qė Hyu ka bashkuar, njeriu tė mos e ndajė".

    Por ata vijuan dhe i thanė: "Atėherė pėrse Moisiu urdhėroi tė jepet letėrndarja dhe tė lėshohet?".
    Jezusi u tha atyre: "Moisiu ju lejoi t'i ndani gratė tuaja pėr shkak tė karakterit tuaj tė pagdhendur, sepse nė fillim nuk ka qenė kėshtu. Kurse unė ju them se kushdo qė e lėshon gruan e vet, pėrveē rastit tė kurvėrisė, dhe martohet me njė tjetėr, shkel kurorėn; edhe ai qė martohet me gruan e ndarė, shkel kurorėn". (Mt 19, 3-9)

    Martesa ėshtė e Shenjt, nė shumė raste ne humbim shenjtėrinė e martesės dhe nuk qėndrojmė besnik ndaj urdhėrit tė Zotit duke harruar se Ai na ka thėnė; "Mos the kuroren". Tė krishterėt diten e martesės e marrin sakramentin e kurorės sė martesės, nė kėtė cermoni tė kėti sakramenti tė Krishtit, burri dhe gruaja edhe betohen, betohen para Zotit, para Kishės sė Krishtit, para popullit (darsmorėt) dhe para deshmitarėve (kumara dhe ndriklla). Kjo ėshtė njė ditė e madhe pėr ata se e kuptojnė. Poashtu kjo tregon edhe se sa rendėsi tė madhe i jet Kisha kurorės sė martesės. Pėr at arye martesa ėshtė e Shenjt, e shenjt duhet tė vazhdohet deri nė vdekje.



    vazhdon-->

  2. #32
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Martesa ėshtė e Shenjt!
    vazhdim


    Pse martohemi?


    Pasi njeriu tė martohet nuk ėshtė mė vetėm dhe kėtė e pau Zoti tė arsyeshme qė njeriun mos tė jetoj i vetmuar por i shoqėruar. Nėse njeriu ėshtė vetėm, atėhėr edhe ma lehtė do tė bie nė gracka tė djallit dhe tė shtyhet nga mėkati, do tė udhėheqet nga epshet e trupit kėshtu qė..! Zoti pra e shoqėroi burrin me gruan duke thėnė; "Nuk ėshtė mirė qė njeriu tė jetė vetėm; unė do t`i bėj njė ndihmė qė i leverdis".(2;18)

    Burri dhe gruaja do tė shtojnė dhe shumėzojnė njerėzimin mbi tokė, ata domos duhet ta kryejnė kėtė urdhėr tė Zotit. Pos asaj me martesė njeriu edhe fiton bekimin e Zotit. Zoti kėshtu tha dhe njeriu duhet rrespektuar kėtė. Ja se qfar ju tha njeriut; Dhe Perėndia i bekoi; dhe Perėndia u tha atyre: "Tė jeni tė frytshėm dhe shumėzohuni, mbushni tokėn e nėnshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtė e qiellit dhe mbi ēdo qenie qė lėviz mbi tokė" (zan 1; 28). Nėse nuk martohemi (me perjashtim tė atyre se deshirojnė ti kushtohen plotėsisht Zotit), me siguri se jemi duke refuzuar Bekimin e Zotit.



    vazhdon-->

  3. #33
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Martesa ėshtė e Shenjt!
    vazhdim


    Ēka nėse nuk qėndrojmė besnik?

    Ėshtė mė mirė sikurse njeriu mos tė ishte lindur fare dhe ardhur nė kėtė botė sesa tė thej kuroren dhe tė jetoj nė kėtė mėkat. Jam mėse i sigurtė se denimi do tė jetė i pa mėshirshėm ndaj atij njeriut. Tė gjithė e dimė se ėshtė keq, edhe njė fėmij ta pytėsh se; "a ėshtė keq tė thej njeriu kuroren" mendoj se do tė thot se keq ėshtė. Tė gjithė e dimė se ėshtė mėkat i madh. Tė gjithė e dimė se ėshtė kundėr vullnetit tė Zotit. Tė gjithė e dimė se bashkėshortin/en tėndė, nė kėtė tradhti lėndohet njeriu mėsė shumti, pra ėshtė lėndimi mė i madhė nė jetė. Tė gjithė e dimė se kemi dhėnė besen para Zotit e para popullit. Tė gjithė e dimė se je duke ja dhuruar trupin e huaj apo duke ja marrur trupine huaj dikujt. Tė gjithė e dimė se je duke tradhtuar fėmitė tu. Sė fundi tė gjithė e dimė se nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos frymė e djallit dhe tinzare. Deri sa ėshtė kėshtu, atėhėr duhet edhe ta dimė se sa mėkat i rėndė ėshtė dhe ēka e pret at njeri sė then besen e kurorės.

    Shumė her mashkujt mendojnė se pėr mahkuj nuk ėshtė mėkat, por ata gjykojnė vetėm femren, kjo ėshtė trashiguar nga tė parėt dhe deri sot ekziston ky gjykim i keq. Krishti edhe pėr kėtė gjė na ka mėsuar. Ai jo pse i ka dhėnė pėrparsi femres tė mėkatoj, por Ai e ka dėnuar mėkatin dhe jo njeriun dhe e dyta; ia ka bėrė me dije mashkullit se edhe ti je mėkatar dhe qė ligji duhet tė jetė pėr tė gjithė i njėjtė. Ja se si e spegon Krishti kėtė gjė:

    "Atėherė farisenjtė dhe skribėt i prunė njė grua qė ishte kapur duke shkelur kurorėn dhe, mbasi e vunė nė mes, i thanė Jezusit: "Mėsues, kjo grua ėshtė kapur nė flagrancė, duke shkelur kurorėn. Por nė ligj Moisiu na ka urdhėruar tė vriten me gurė gra tė tilla, por ti ē`thua?". Dhe, kur ata vazhdonin ta pyesnin, ai u drejtua dhe u tha atyre: ``Kush nga ju ėshtė pa mėkat, le ta hedhė i pari gurin kundėr saj!". Atėherė ata, e dėgjuan kėtė dhe tė bindur nga ndėrgjegjja, u larguan njė nga njė, duke filluar nga mė tė vjetrit e deri te tė fundit; kėshtu Jezusi mbeti vetėm me atė grua, qė qėndronte atje nė mes.

    Jezusi atėherė u ngrit dhe, duke mos parė tjetėr pėrveē gruas, i tha: "O grua, ku janė ata qė tė paditnin? Askush nuk tė dėnoi?". Dhe ajo u pėrgjigj: "Askush, Zot". Atėherė Jezusi i tha: "As unė nuk tė dėnoj; shko dhe mos mėkato mė".Gj 8; 3-11)


    vazhdon-->

  4. #34
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Martesa ėshtė e Shenjt!
    vazhdim


    A mundet njeriu tė qėndroj besnik kurorės sė martesės?


    Me siguri se PO. Por kjo mund tė arrihet vetėm me Zotin dhe prej Zotit. Nuk mund askush tjetėr qė ta ngushlloj dhe tė pajtoj njeriun nė momente tė lakmisė dhe epsheve tė trupit pėrpos Zotit. Ai pėrpos qė na mėson nepėrmes tė Frymės sė Shenjt qė tė mos kurvėrojmė, njeriut edhe ja humbė shumė her rastet dhe njeriu mendon se deshtoj, nuk ėshtė se deshtoj, por Zoti nuk don. Kjo ndodhė nė 90% tė rasteve, por pasi qė njeriu tė jetė kėmbėngulės nė vendimet e tij pėr tradhti, tani natyrisht se Ai edhe hjekė dorė nga mbrotja dhe njeriu lėshohet nė dorė tė djallit. Kėtė punė njeriu nuk e vrenė, por secili njeri qė ėshtė marrė me kėtė mund tė mendoj pėr tė kalueren dhe...! Shumėher njeriu mendon se mund tė qėnroj besnik edhe pa Zotin por jo, ndoshta njė kohė po, por ndėrkoh jo. Kjo mund tė arrihet vetėm nė Zotin.

    toni77


    Vazhdon-->
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 13-03-2006 mė 15:39

  5. #35
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Martesa ėshtė e shenjtė!
    vazhdim


    Nėse mendon t'i shmangesh divorcit - dėgjo Fjalėn e Zotit!

    Zoti shprehet shumė qartė nė Bibėl pėr shkatėrrimin qė sjell divorci, pėr nevojėn pėr t'i konsideruar me pėrulėsi nevojat e personit tjetėr mbi tonat, pėr tė qenė tė vėrtetė me njėri-tjetrin, pėr shmangien e imoralitetit seksual, dhe shumė mė tepėr. Por ne jo patjetėr duam ta bėjmė atė qė na thuhet. Udhėzimi i Tij ėshtė shpesh ndryshe nga ajo qė mendojmė se do tė ishte mė mirė (pėr shembull, t'i tregojmė bashkėshortit/es tė vėrtetėn nė njė kohė kur mendojmė se njė gėnjeshtėr do tė ishte mė e dobishme). Por, nė mėnyrė tė vazhdueshme, ēiftet e kanė zbuluar se sa i menēur dhe i dashur ėshtė Zoti dhe sa e urtė ėshtė t'u besosh dhe t'i ndjekėsh udhėzimet e tij pėr ndėrtimin e marrėdhėnieve.

    Pėr shembull, tė gjithė edhe e dimė se Hyji kėshillon dhe ende thotė se martesa duhet tė vijė para intimitetit seksual. Por kjo nė shumė raste nuk ka patur sukses, nė kulturėn tonė, sipas njė rrezulltati tė njė anketimi, 65% e tė rinjėve tė anketuar kan ra dakord me deklaratėn se; "Tė jetuarit sė bashku si ēift para martesės ėshtė ide e mirė." Shumė nga kėta tė ri kishin parė rrėnimin e martesės sė prindėrve tė tyre dhe kishin arritur nė pėrfundimin se "ta provosh paraprakisht" marrėdhėnien duket si ide e mirė.

    Ēka mendonjmė nė kėtė rast, pse e vendos Zoti martesėn para pėrfshirjes seksuale? Pergjigjeja ėshtė e thjeshtė; sepse Ai nė rend tė parė dėshiron qė martesa tė jet e qėndrueshme dhe, dėshiron qė tė pėrjetojmė intimitet tė qėndrueshėm e pėrmbushės. Si mund tė ndihen dy njerėz aq tė sigurt sa tė jenė krejt tė hapur me njėri - tjetrin; qė ėshtė diēka e domosdoshme pėr tė pasur intimitet tė thellė - nė njė mjedis ku secili person mund tė tė lėrė shėndenė nė ēdo moment? Nėse shiqojmė statistika, ato tregojnė se shkalla e divorcit ėshtė nė fakt mė e lartė mes atyre qė kanė bashkėjetuar para se tė martoheshin. Kjo tregon se urtėsia e Zotit ėshtė e pagabueshme, ėshtė gjithnjė e drejtė dhe tė jemi tė sigurtė se gjithmonė drejtimi i Zotit vjen nga dashuria e tij pėr ne.

    Ne duhet tė kuptojmė se Hyji nuk dėshiron tė jetė thjesht njė kėshilltar martese, duke dhėnė kėshilla pėr jetėt tona. Ai dėshiron qė ne ta njohim Atė, tė jemi nė njė marrėdhėnie me Tė dhe t'i besojmė Atij. Ai thotė se, pėr tė dashur me besnikėri dikė tjetėr, nė radhė tė parė duhet tė pėrjetojmė dashurinė e Tij tė pakushtėzuar e besnike ndaj nesh. Poashtu, vetėm nė dashuri dhe raporte me njėri - tjetrin mund tė tregojmė se sa jemi tė lidhur me Zotin.

    Zoti, i shtyrė nga dashuria e Tij pėr ne, Ai bėri diēka madhėshtore pėr hirin tonė. Poashtu Ai e bashkoj burrin dhe gruan qė tė jenė tė lumtur sė bashku, Ai tha; [I]"Pėr kėtė arsye njeriu do tė braktisė babanė dhe nėnėn e tij dhe do tė bashkohet me gruan e tij, dhe do tė jenė njė mish i vetėm"[/I] . Nė shumė raste dhe forma ėshtė folur dhe, kėtė edhe duhet tė dimė se si egoizimi ynė na ndan nga njėri-tjetri, lakmia dhe epshet e trupit dhe interesat e ndryshme ndajnė burrin dhe gruan, djalli lufton ēdoher pėr tė ndermjetėsuar nė mes tė burrit dhe gruas dhe nepėrmes tė ndarjes sė tyre, ai shkatrron familjen, por mė e rėndėsishmja ėshtė se ai sidomos na ndan nga Zoti i cili ėshtė i shenjtė dhe i pėrsosur. Bibla thotė: "Mėkati juaj ka krijuar njė ndarje midis jush dhe Krijuesit Zotit tėnd" Por i njėjti mėkat e ndanė edhe burrin nga gruaja, apo gruan nga burrri. Asnjė sasi veprash tė mira apo pėrpjekjesh nga ana jonė nuk mund ta fshijė mėkatin tonė nga sytė e Hyjit. Mė keq akoma, ka njė ndėshkim pėr mėkatin tonė...vdekje. Do tė thotė ndarje e pėrjetshme nga Zoti, edhe pas jetės sonė nė tokė. Ne nuk mund tė bėjmė asgjė pėr ta rregulluar kėtė. Standardet e Tij kėrkojnė pėrsosmėri dhe ne nuk i arrijmė dot. Megjithatė, drejtėsia e Zotit ėshtė e shoqėruar nga dashuria e tij e madhe pėr ne; qė tregohet nga zgjidhja qė siguroi Ai.

    Jezu Krishti, i cili ėshtė Zot nė formė njerėzore, erdhi tė paguajė dėnimin e vdekjes pėr mėkatet tona. Jezusi erdhi gjithashtu pėr tė na mėsuar rrugėt e Hyjit dhe pėr tė na dhėnė njė jetė kuptimplotė. Ai jetėn bashkėshortore e ka vulosur tė pa ndashme. Krishti ka thėnė se; "Kurse unė ju them se kushdo qė e lėshon gruan e vet, pėrveē rastit tė kurvėrisė, dhe martohet me njė tjetėr, shkel kurorėn; edhe ai qė martohet me gruan e ndarė, shkel kurorėn." - nė vazhdim thot; Ēka Hyji bashkon, njeriu mos ti ndanė". Ne duhet tė pranojmė dhe tė bindemi nė ligjet e Zotit. Duke pranuar mėsimet, urdhėrat dhe dashurinė e Zotit, ke mundėsi tė kesh njė martesė plot dashuri. Si tė gjithė bashkėshortėt, ti do tė bėsh shumė gabime, dhe disa herė do tė tė duhen shumė pėrpjekje pėr tė patur njė martesė tė mirė. Por, duke u mbėshtetur tek Zoti do tė gjesh forcėn dhe vizionin e duhur pėr ta dashur bashkėshorten/in tėnd me njė dashuri joegoiste, falėse dhe mashtuese dhe do tė pėrjetosh njė martesė tė qėndrueshme

    F U N D


    toni77
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 17-03-2006 mė 08:43

  6. #36
    Mbi te gjitha Dashuria Maska e xixe xixellonja
    Anėtarėsuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Amerik - Miami
    Postime
    404

    .............Mirdita te gjithve.............

    Citim Postuar mė parė nga xixe xixellonja
    IL__SANTO]O Te ishte aq e mire nuk shtohej ne menyr te menjehershme numri i divorceve.Prandaj rrofte Bashkjetesa.
    ------------------------------------------------------
    ----------------------------------------------------------------
    ------------------------------------------------------------------------------

    ...............ME NDERIME DHE RESPETE, NDAJ ĒDO MENDIMI QE E KENI CEKUR NE KET TEM, QE JAM NE TAKORT ME TE GJITHAT, por po thuaj qe ky mendim i IL-SANTIT eshte shum reale.
    ...Ēka mendoni ju? Zgjidheja me e kujdesshme a do te jet te jetosh ne Bashkejetim psh. 5 vite dhe ateher te martohesh dhe te besh pyetje a do te kesh femi apo jo...edhe mbasi kejo nuk eshte nji gje e sigurt, por mbas disa vitesh nese vjen tek e ndarja...mbetesh e qet qe per nga ana jote i dhe te gjitha por nuk funkthenoi... dhe suksese ne te ardhmen njerit dhe te tjetrit...
    ( ju lutem mos i keqkuptoni pyetjet, dhe asnje tem te ēdo antari...sepse per ēka eshte Shoqeria...ti ndigjojme mendimet e njeri rjetrit dhe ti respetojm...psh. une i kam shum gjera ne jet shum te kjarta, por kam deshir ta diej mendimin e juaj se si mendoni dhe ju , dhe kejo eshte nji burim i jetes, kejo eshte shoqeria qe e ka bukurin e vet,me nderime...ju dua...ēdo te mir).
    .....................me intereson mendimi i tjerve, ju lutem ēka mendoni ju mbi ket, ju falenderoj, me nderime nga lexuesja e juaj.

    JU DESHIROJ ĒDO TE MIR.
    "Dashuria e vertetė dhe e sinqertė nuk shuhėt kurrė"

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e lorina
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    Middle Earth- :)
    Postime
    79
    Jam dakort me nje postim te meparshem. ne martese karakteret duhet te jene te ndryshem. Mendoj qe po ashtu te ne fillim te njihni veten; te dini karakterin tuaj; cilesit e mira; te dobta; te dini se cfare kerkoni ne nje mashkull. mendimi im mos u martoni te vegjel. Keshtu do te keni mundesi te njiheni me karaktere te ndryshem dhe te shikoni cili eshte me i pershtatshmi per juve.

    Mos nxitoni per tu martuar sepse martesa eshte nje pune me e madhe. Ne qofte se mendoni qe problem me te madh se cfare fustani do te vishni ne mbremjen e matures nuk ka, e keni gabim.. eshte ndryshe se sa jetesa me prinderit. Jetoni vetem me nje njeri, me te cilin mund te ziheni pse nuk ka leter ne banje. Detyrimet nuk mbarojne kur martohesh he se do I bej burri. Do keni shtepine, detyrimet ndaj shtepise, faturave qe do te vijne; edhe thjesht bashkejetesa, mirekuptimi qe duhet te keni me njeriun qe keni zgjedhur.

    Por nuk do te thote qe po u martove ne qofte se gjerat nuk shkojne mire nuk ka zgjidhje. Gjera qe ndodhin, dhe nga pesimi ka mesim thone te vjetrit. Vetmja keshill, me mend ne koke. Lol

    L.
    I can't understand why people are frightened by new ideas. I'm frightened of old ones

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-02-2006
    Postime
    9
    Martesa eshte nje send qe herdokurdo vjen.Vjen,sepse eshte e nevojshme,mendoj per mashkullin dhe femren.Nuk ka vend per frik.Kujdes.Kur them ket,e them nga arsyeja se duhet te planifikohet miree mos martohesh me at te cilin-cilen nuk e ke zgjedh me deshire,materjalisht te jeni te afte per martese,mire eshte qe se paku njeni te eshte ne mardhenje pune,ta planifikani familien sipas mundsive vetanake (si thente nena ime, rahmet shpirti i past:bon themi e ipja rruges).Edhe pse ka qen totalisht analfabete (e pa shkolle),mendja i punonte si duhet.Pra keni kujdes se dy veta ne nji shtrat ter jeten duhet ta kalojne se bashku ne te mire dhe te keq.Fat.

  9. #39
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar mė parė nga xixe xixellonja
    .....................me intereson mendimi i tjerve, ju lutem ēka mendoni ju mbi ket, ju falenderoj, me nderime nga lexuesja e juaj.

    JU DESHIROJ ĒDO TE MIR.
    Shume e nderuar xixe xixellonja.Ne radhe te pare po te shfaq une mendimin tim 2 here rrjesht cfare ndodh? :P Sa per temen mos shif ketu cfare thone njerezit se shumica e tyre e kane pare me sy realitetin ne te cilin jane bere shume martesa dhe mbas 5-6 vjetesh kane perfunduar ne menyren me origjinale drejt divorcit dmth sikur ishin 2 persona te huaj nen te njejten cati jo sikur ishin Burre dhe Grua te martuar bashke per njefare kohe.Vertet martesa eshte e bukur nuk e ven njeri ne dyshim por ka per te mbetur gjithmon 1 stad mbas Bashkjeteses.Ja kalofshi mire te gjithe se une per veten time jam me Grip.


    Bashkjetesa ilaci jo vetem i dashuris por edhe i martesave qe rezistojne akoma.

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2004
    Postime
    5
    Tamam ashtu eshte Michi.Nese lidhja eshte e shendoshe ska pse te kete probleme.
    Per mendimin tim martesa eshte gje shume e bukur kur merr vendimin qe jeten tende do ta kalosh me personin qe te do zemra.Eshte rast i kundert kur dikush qe te tregon qe duhet te martohesh me dike ... pastaj asaj si dihet .ajo lloj martese nuk eshte mire .Nese ti vete e ke gjetur personin atehere ska pse martesa te jete e keqe pasi ti vete kerkon qe te rrish me kete person, te ndash cdo gje me te, te kalosh jeten tende me te.Varet dhe nga tipi qe ti je.Nuk e di nese e keni degjuar ate shprehjen "gocat jane si molla .. me te mirat rrine me ne maje edhe eshte e veshtire ti kapesh ndersa burrat jan si rrushi.sado i mire apo i keq te jete ai .. varet nga gruaja ta beje ate nje vere te mire apo jo per tu pire ne tavoline .Keshtu qe nese gruaja eshteve zgjuar di ta beje burrin e saj nje vere te mire edhe ne kete menyre mund te kaloje nje jete te mire edhe ne martese .

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkufizimi i dashurisė!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 21-05-2024, 15:09
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Martesa
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:20
  5. Martesa Gay - Gazeta shqiptare
    Nga katana nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 13-05-2003, 07:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •