Pas bojkotit prej mė shumė se 30 vjetėsh ShBA mund ta furnizojnė nė tė ardhmen Indinė me teknologji atomike dhe me material atomik. Me kėtė hap ShBA e njohin faktikisht Indinė si fuqi atomike. Udhėtimi i presidentit tė ShBA nė Azi u eklipsua prej demonstratave, dhunės dhe sulmeve.
Demonstrata tė zhurshme e shoqėruan vizitėn e presidentit tė ShBA, Xhorxh Bush nė kryeqytetin e Indisė. Dhjetra mijėra demonstrues e quajtėn Bushin si luftėnxitės dhe vrasės. Protesta masive u organizua nga komunistėt dhe parti tė tjera tė majta. Politikani komunist Sitaram Jeshuri: "Xhorxh Bush dhe Amerika duhet tė largohen nga Iraku. Pėr aq kohė sa nuk pėrmbushet kjo kėrkesė, Bushi ėshtė kėtu i padėshirueshėm."
Njė demonstrues, Raja Ram shton: "Qeveria jonė nuk duhet tė dorėzohet pėrballė presionit tė imperialistėve. Qeveria indiane nėn Manmohan Sing duhet tė ndjekė njė politikė tė jashtme tė pavarur".
Vetėm pak kilometra larg protetstės sė zhurmshme u takuan Bushi dhe kryeministri i Indisė, ky i fundit nė aspektin politik u afrua shumė me Bushin, si asnjėri prej parardhėsve tė vet. Me zė tė ulėt Manmohan Sing konstatoi: "Ne kemi shkruar sot histori."
Gjatė natės duke gdhirė dita e enjte (02.03) tė dyja palėt ranė dakord pėr detajet e pėrgjithshme tė marrėveshjes sė tyre. Nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje, India pas disa dekadash izolimi do tė ketė akses nė teknikėn dhe lėndėt djegėse tė centraleve atomike perėndimore. Kusht pėr kėtė ishte ndarja e programit bėrthamor tė Indisė nė pjesėn civile dhe ushtarake.
Kryeministri Manmohan Sing, thotė se "India ka premtuar tė paraqesė njė listė tė komplekseve civile atomike. Unė e pėrshėndes faktin, qė presidenti i ShBA tani do t“i drejtohet kongresit pėr ndryshimin e ligjeve amerikane. Ai gjithashtu do tė bisedojė me grupin ndėrkombėtar tė shteteve tė teknikės atomike, nė mėnyrė qė ato tė pėrshtasin kriteret e tyre."
Si rrjedhojė nė mėnyrė indirekte ShBA e kanė njohur Indinė si fuqi atomike.
Sanksionet e deritanishme do tė hiqen, edhe pse India ende nuk ėshtė e gatshme tė nėnshkruajė marrėveshjen pėr ndalimin e armėve bėrthamore. Nju Deli megjtihatė do tė lejojė kontrollin ndėrkombėtar nė komplekset civile bėrthamore. Presidenti i ShBA-sė, Bush, e mbrojti rregullin pėrjashtues mjaft tė kritikuar si tė domosdoshėm dhe tė nevojshėm pėr tė dyja vendet: "Njė industri atimike civile nė Indi ėshtė nė interesin tonė ekonomik pėr t“i bėrė ballė presionit nga kėrkesa mbarėbotėrore pėr energji. Kėrkesa e lartė pėr naftėn ka rritur ēmimin e benzinės. Nėse ne do tė ndihmojmė qė tė ulet kėrkesa, atėherė kemi ndihmuar edhe konsumatorėt."
Marrėveshja ėshtė edhe gurthemeli pėr njė partneritet strategjik mes ShBA dhe Indisė, qė duan tė pėrmirėsojnė edhe mė tej marrėdhėniet ekonomike: "Partneriteti strategjik i Indisė dhe Amerikės bazohet tek vlerat e pėrbashkėta: tė dyja demokracitė respektojnė pluralizmin fetar dhe shtetin ligjor. Mė parė ShBA dhe India kanė qenė tė ndara. Ne nuk kemi pasur marrėdhėnie. Por tani raportet midis nesh po ndryshojnė vrullshėm. Populli amerikan duhet ta kuptojė, se marrėdhėniet tregtare dhe diplomatike me Indinė janė nė interesin tonė."
Vizita e Bushit nė Nju Deli u zhvillua nėn hijen e njė sulmi tė rėndė me bombė pėrpara konsullatės sė ShBA nė Karaēi nė Pakistan. Sipas tė dhėnave tė Bushit, ka gjetur vdekjen edhe njė diplomat amerikan. Presidenti Bush megjithatė sipas planit do tė vizitojė tė shtunėn (04.03) kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad: "Terroristėt dhe vrasėsit nuk do tė mė pengojnė qė tė shkoj nė Pakistan. Sulmi me bombė dėshmon, se lufta kundėr terrorizmit vazhdon dhe se shtetet e lira duhet ta luftojnė sė bashku terrorizmin."
Kristof Heinzle
Krijoni Kontakt