Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    A e dini se ...

    Te krishtere quhen te gjithe besimtaret qe besojne ne Krishtin. Te krishteret ndahen ne katolik, ortodokse dhe protestant. Kisha Ortodokse e Lindjes, me seli ne Stamboll u nda nga ajo Katolike e Perendimit me seli ne Rome ne shekullin e XI., edhe ate me teper per shkaqe politike, se sa fetare.


    Famullitari eshte prift katolik. Kjo do te thote se atij iu eshte besuar ne kujdes nje kishe ne nje vend qe quhet famulli, ndersa meshtari quhet famullitar. I pari i fese katolike eshte Papa (baba). Pas Papes, ne hierarki vijne kardinalet (titull nderi, por edhe bashkepunetoret me te ngushte te Papes; prej kardinaleve zgjidhet edhe Papa), ipeshkvijte, meshtaret dhe xhakonet. Libri shenjte i te krishtereve eshte Bibla, ndersa themelues eshte Krishti, i cili ka jetuar ne shekullin e pare para Kr. Krishterimi eshte fe monoteiste, sepse beson ne nje Zot. Fe monoteiste jane edhe ajo hebreje dhe islame.

    Imami eshte titull me i larte i fese myslimane. Hoxha eshte nje titull me i ulte. I pari i bashkesise islame quhet reis-ul-ulema. Myslimanizmi njihet si religjioni me i ri. Themelues i saj eshte Muhameti qe ka jetuar kah fundi i shek. VI deri ka fillimi i shek. VII. pas Krishtit. Libri i shenjte i myslimaneve eshte Ku'rani.

    Bonza eshte titull fetar i fese budiste qe eshte krijuar para mijera viteve ne vendet e Lindjes se Larget. Ndryshe nga islamizmi dhe katolicizmi, te budizmi edhe grate mund te behen bonzai, Buda dtth ai qe di. Kete titull e ka themeluesi i budizmit Muni Sidarta Gautama.

    Rabini eshte titull fetar i fese hebreje. Kjo fe eshte themeluar para mijera viteve. Te paret e e ketij populli jane Abrahami, Jakobi dhe Izaku, qe permenden ne Bibel dhe Ku'ran. Fjala rabin dtth mesues. Libri fetar i hebrenjve eshte Talmudi. Hebrenjte luten ne sinagoge. Sinagoge dtth mbledhje.

    Pastor eshte prift protestant, i krishtere. Ai vishet si te gjithe te tjeret dhe nuk ka uniforme si prifterinjte katolike dhe ortodokse. Pastori mund te jete edhe grua. Libri i tyre i shenjte eshte Bibla (ka me pak libra se Bibla e katolikeve apo ortodokseve)...

    Protestantizmi lindi ne shek. XVI kur Martin Luteri deshiroi te bej reforme ne Kishen Katolike. Pasi qe e teproi me reforma dhe nuk deshi t'i bindej Papes, Papa e largoi prej Kishes dhe ky formon nje rryme te re religjioni te quajtur reformist apo protestant. Protestante jane: luteranet, kalvinistet, anglikanet, Deshmitaret e Jehoves etj.


    (vazhdon)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga NoName
    Protestantizmi lindi ne shek. XVI kur Martin Luteri deshiroi te bej reforme ne Kishen Katolike. Pasi qe e teproi me reforma dhe nuk deshi t'i bindej Papes, Papa e largoi prej Kishes dhe ky formon nje rryme te re religjioni te quajtur reformist apo protestant. Protestante jane: luteranet, kalvinistet, anglikanet, Deshmitaret e Jehoves etj.
    (vazhdon)

    Kėtu e ke gabim, Dėshmitarėt e Jehovait nuk janė Protestantė. Nė fakt ata nuk janė tė Krishterė pasi nuk besojnė se Krishti ėshtė Zot.

    Pėrsa i pėrket historisė se si u largua Luteri, informacioni qė jep ėshtė shumė i mangėt, por nejse, pak rėndėsi ka pėr kėtė temė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 03-03-2006 mė 05:11
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Citim Postuar mė parė nga liveintwoplaces
    Kėtu e ke gabim, Dėshmitarėt e Jehovait nuk janė Protestantė. Nė fakt ata nuk janė tė Krishterė pasi nuk besojnė se Krishti ėshtė Zot.

    Pėrsa i pėrket historisė se si u largua Luteri, informacioni qė jep ėshtė shumė i mangėt, por nejse, pak rėndėsi ka pėr kėtė temė.

    i nderuar liveintwoplaces,

    edhe une jam i mendimit qe Deshmitaret e Jehovait nuk mund te quhen te krishtere! Mirepo ata vete e klasifikojne veten e tyre si sekt tek Protestantet.

    Dhe per te kuptuar se kush jane Deshmitaret e Jehovait duhet te hedhim nje veshtrim tek : Historia e Kulles se Rojes.
    Eshte nje nga sektet me agresive dhe qe rriten me shpejt ne ditet e sotme.
    Ekzistojne rreth 3,5 milione Deshmitare te Jehovait ne 205 vende te botes.
    Disa nga arsyet e rritjes se tyre te shpejte eshte:
    Dalja dere me dere (per te cilen me siguri jane te famshem)
    “Kristianet e vertete” nuk e kane mbrojtur besimin e tyre kur deshmitaret vijne dhe trokasin.
    Lindja dhe rritja e numrit te sekteve ne ditet e ardhshme eshte permbushja e njeres nga profecite biblike per gjerat qe do te ndodhin ne te ardhmen.

    Historia e Deshmitareve te Jehovait fillon me themeluesin e organizates se tyre Charles Taze Russell.
    Ai qe ne fillim refuzoi disa te verteta te rendesishme biblike (nuk po zgjatem te tregoj se kush jane keto) dhe krijoi doktrinen e tij. Me kalimin e viteve ai themeloi ne Pensilvani organizaten qe tani quhet Kulla e Rojes. Kulla e Rojes prodhon me shume literature se te gjitha besimet e tjera te marra se bashku.
    Pas Russell (drejtoi 1879-1916) drejtori i Kulles se Rojes ishte Joseph Franklin Rutherford (drejtoi 1916-1942). Gjeja shume interesante per te ditur eshte se doktrina e ketyre dy drejtuesve (dmth bazamentet e besimit te Deshmitareve) ka ndryshuar disa here me kalimin e viteve. Kjo na ben te mendojme se ndoshta ne te ardhmen ata mund te vazhdojne te ndryshojne gjerat qe per ata sot jane te verteta.

    Duhet nenvizuar se edhe pse Deshmitaret sot deklarojne se autoriteti me i madh ku ata besojne eshte Bibla ata kane qendren e tyre ne USA dhe kane disa drejtues qe “kontrollojne” deshmitaret permes revistes Kulla e Rojes.

    Nga eksperienca ime personale Deshmitaret e Jehovait jane nje sekt shume i rrezikshem. Arsyeja eshte injoranca e besimtareve te krishtere. Kjo injorance e thelle e besimtareve te krishtere ne te gjithe boten vjen nga mos leximi i Bibles.

    Deshmitaret e Jehovait besojne shume gjera qe jane ne kundershtim me ate qe Bibla deklaron. Nqse ti ke njohuri mbi Biblen dhe do te dish se kush jane pikat kyce ku Deshmitaret “mashtrojne” tek google bej nje kerkim me keto fjale:
    “101 questions that every Jehovah’s Witness should be asked using the NWT” .
    Jo vetem qe Deshmitaret jane te besdisshem duhet nenvizuar se ata edhe pse vete nuk e kuptojne (shume prej tyre nuk duan te kuptojne) predikojne dicka qe eshte mashtrim.

    Poashtu nqse ti ke nje pyetje specifike qe nuk kupton dhe qe do te dish mbi Deshmitaret e Jehovait mund edhe te me shkruash tek posta ime elektronike(ulpianacity@gmail.com) ose mesazheve private (PM system).

    Per te dhene nje dimostrim te vogel po marr nje fakt. Bibla thote qe nje dite Jezusi do te kthehet per te gjykuar boten. (Kete e thote edhe Kurani)
    Sipas Bibles askush nuk e di diten dhe oren. Bibla ben te qarte qe ardhja e Jezusit do te shihet nga te gjithe, do jete dicka publike.

    Deshmitaret “profetizuan” se Jezusi do te kthehej ne 1914 (kjo ndodhet tek revista e tyre “The time is at hand”, ne 1889). Ndodhi qe Jezusi nuk u kthye. Atehere ata deklaruan se Jezusi u kthye ne menyre te padukshme (biblikisht e gabuar) dhe askush nuk e pa.

    Ata bene dy profeci te tjera se Jezusi do te kthehej ne 1925 dhe 1968 po prap Jezusi nuk u kthye.

    Definicioni Biblik i atyre qe profetizojne dhe ngjarja e profetizuar nuk ndodh eshte: Profete te RReme.

    Pra Perfundimi eshte tragjik qe Deshmitaret e Jehovait jane Deshmitare te rreme dhe ajo qe ata predikojne eshte nje mashtrim i vertete. Deshmitaret e Jehovait jane vetequajtur te krishtere ose me sakte protestant, por ne fakt ka shume pak gjera qe te bejne te mendosh se deshmitaret jane te krishtere. Doktrina e tyre eshte krejt e cuditshme dhe e transformuar ne nje menyre shume te shemtuar.


    Ndersa keto jane disa pika te shkurtera nga doktrina e Deshmitareve te Jehovait me doktrinen Katolike:
    • Trina Shenjte nuk ekziston (Hyji eshte vetem 1 person, pra Ati)
    • Jezu Krishti nuk eshte Hyj (Biri eshte i Pare-krijuar i tij)
    • Nuk ekzistojne as Sakramentet dhe as Mesha Shenjte
    • Te mbash figura eshte idhujtari
    • Shpirti i njeriut vdes bashke me trupin
    • Nuk ekziston as Ferri dhe as Purgatori
    • Nuk duhet te nderojme Zojen e Bekuar, as Shenjterit dhe as Martiret
    • Jezu Krishti nuk ka themeluar Kishen (Jezu Krishti nuk vdiq ne kryq, por ne shtyll)
    • Kisha Katolike eshte e qujatur “Babilonia”: qe do te thote qyteti i Djallit
    • Papa dhe Ipeshkvinjte jane “shenja te dukshme” te pushtetit te Djallit
    • Fundi i botes do te ndodh shume shpejt (Gjyqi nuk do te jete nje dite, por mijera vjet)
    • Te zgjedhurit jane 144.000 (Kungimin mund ta marrin vetem keta 144.000)
    • Do te shpetojne vetem Deshmitaret e Jehovait
    • 7 librat e Russell kane frymezim hyjnor dhe vetem me ane te tyre mund te kuptojme Shkrimin e Shenjte!
    • etj.etj.....

    Keshtu qe cdo deshmitar duhet te reflektoje mbi keto gjera dhe te kuptoje se beson ne nje mashtrim te pilotuar nga nje grusht njerezish ne Amerike. Per me shume informacione mbi temen ju lutem me kontaktoni.



    me respekt!
    NoName

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Ne vitin 752 pas themelimit te Romes, ne vitin 42 te sundimit te perandorit Oktavian Augustit, ne v. 33 te sundimit te mbretit Herod kur ne tere lemshin tokesor mbreteronte qetesia ne BETLEHEM te Judes lindi Jezu Krishti, Biri Hyut, i cili me ardhjen e vet deshi ta shenjteroj boten.

    Betlehemin e pare per te ilustruar lindjen e Krishtit e punoi shen Francesku i Asizit me 1223.

    Emri Emanuel dtth Zoti me ne.

    Jezus dtth Zoti shpeton.

    Krisht dtth i Shuguruar.

    Mesia dtth Shelbues.

    Elia dtth Jahve eshte Zoti im.

    David dtth i zgjedhuri.

    Salomon dtth Paqedashes.

    Timote dtth Lavdi Zotit.

    Elishah dtth Zoti eshte shpetimi im.

    Ezekiel dtth Fuqia e Zotit.

    Jeremia dtth Lartesia e Zotit.

    Daniel dtth Gjyqi i Zotit.

    Gjon dtth i Bekuari i Zotit.

    Barnaba dtth Biri i ngushellimit.

  5. #5
    Lieutenant Maska e tom pullings
    Anėtarėsuar
    20-05-2004
    Vendndodhja
    H.M.S. Surprise
    Postime
    152
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    A ka te drejte Papa (sipas Katolicizmit) te deboje dike prej Kishes, kur dihet se Kisha eshte e Krishtit, dhe jo e Papes?

    "e io ti dico che tu sei Pietro, e su questa pietra io edificherņ la mia Chiesa, e le porte dell’inferno non prevarranno contro di essa. A te darņ le chiavi del regno dei cieli: qualunque cosa avrai legato sulla terra, sarą legata anche nei cieli, e qualunque cosa avrai sciolto sulla terra, sarą sciolta anche nei cieli" (Mt 16,16-19)

    Pra

    "Dhe une them qe ti je Pjetri [ne ebraisht "Kefa", qe do te thote "gur"], dhe mbi kete gur une do ndertoj Kishen time, dhe dyert e ferrit nuk do ngadhenjojne mbi te. Ty do te te jap ēelsat e mbreteriste hyjnore: ē'faredo gjeje do te lidhesh ne toke, ajo do te jete e lidhur edhe ne qiell, dhe ē'do gje do te ēlidhesh mbi toke, ao do te ēlidhet edhe ne qiell"

    Kisha eshte e Krishtit, kjo eshte e vertete. Por njeriu si ka te beje me te? Si hyn ne raport njeriu me Kishen? Ose, me mire, si Krishti tregon dhe jep veten dhe gjerat e Tija njeriut?
    Eksperienca historike dhe e perditsheme na jep vetem nje pergjigje: NEPERMJET NJEREZVE!
    Papa eshte njeri qe ka detyren dhe fuqine te veproje sipas Krishtit.

    Kur Papa (ose peshkopet, qofshin orthodokse apo katolike) bekojne ase mallkojne, kur falin ose denojne, pra kur lidhin e ēlidhin, bejne keto gjera IN PERSONA CHRISTI. Kjo do te thote (nuk po e perkthej ne hollesi nga latinishtja...) qe ata jo vetem qe veprojne si perfaqsues te Krishtit, por edhe e sidomos si vegla te Tija.
    IGNOSCE MI DOMINE, QUIA DALMATA SUM!

  6. #6
    Lieutenant Maska e tom pullings
    Anėtarėsuar
    20-05-2004
    Vendndodhja
    H.M.S. Surprise
    Postime
    152
    Citim Postuar mė parė nga liveintwoplaces
    NoName, ke shumė tė drejtė, por a duhet qė kisha e Krishtit tė ngatėrrohet me politikėn? A duhet kisha e Krishtit tė ngatėrrohet me gjėrat e botės? (politika ėshtė njė sistem i botės)

    Kishti u ngaterrua thelle e thelle me gjerat e botes. Apostujt e Tije u ngaterruan me gjerat e Botes.
    Kisha eshte ne bote, pra ngaterrohet deri ne palce me gjerat e botes. Problemi eshte se ju mendoni qe ne katoliket e konsiderojme boten si diēka te piset, mekatare dhe te shemtuar. Ju mendoni qe ne presim vetem nje re te bardhe ne nje qiell te kalter ku te kondojme te veshur me fustan te bardhe. NUK ESHTE KESHTU.
    Bota ka prenda shkendijen e Perendise, Botja eshte mjeti i shpetimit, Bota ka plot te mira. Nsodh qe keto te mira te jene aq te korruptuara sa bukuria te mos duket. Por kjo na shtyn akoma me teper, si KRISHTI, te duam Boten.
    Mua, si katolik, me intereson gjithēka qe ben pjese ne bote, edhe politika. Sepse mendoj se ka te mira edhe brenda politikes, mendoj qe politika eshte vegel ne duart tona per te ndihmuar dhe per te ndertuar.
    IGNOSCE MI DOMINE, QUIA DALMATA SUM!

  7. #7
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Meshtari Pianton beri bicikleten e pare.

    Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikolle Kazazi nga Gjakova.

    Termometrin e ka zbuluar Galile Galileu ne vitin 1597.

    Lui Paster (1822-1897) shkenctar francez zbuloi vaksinen kunder terbimit dhe semundjeve te tjera ngjitese, me profesion nuk ka qene mjek, por kimist dhe fizikant.

    Sipas Entit Statistikor te Kosoves dhe IOM, rreth gjysma e popullsise se Kosoves eshte nen 25 vjec.

  8. #8
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Universitetin e pare ne bote ne kuptimin modern e themeloi dhe e organizoi Kisha Katolike ne Paris.


    Gioia, diakon katolik eshte shpikesi i magnetit dhe busoles.


    Rregulltari Spina zbuloi syzet e para.


    Kanoniku Kopernik zbuloi levizjen e tokes dhe te planeteve.


    Meshtari Lana krijoi alfabetin per te verber.

  9. #9
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Emri Mikael dtth Kush eshte si Zoti.


    Gabriel dtth Fuqia e Zotit.


    Rafael dtth Ilaci i Zotit.


    Greket e vjeter peshkun e quanin IHTHYS. Te krishteret e pare prej kesaj fjale i nxoren inicialet: Jezu Krishti Zot eshte Shelbuesi yne. Meqe ata nuk kishin guximin te deklaroheshin si te krishtere, me simbolin e peshkut e njihnin besimin e krishtere te njeri-tjetrit.


    Ungjilli shqip eshte perkthyer ne vitin 1824 dhe doli ne Korfuz pjeserisht dhe me 1827 i plote. Botues i Ungjillit dhe drejtues i punes ishte Grigor Gjirokastriti.


    Durresi ne shek. XIV kishte 25000 banore dhe ishte nje nder qytetet me te medha te Evropes.


    Bashkimi Evropian i ka 456 milione banore, prej tyre 368 milione te krishtere, 262 milione katolike.


    Jordania i ka 5 milione banore, 75 mije katolike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NoName : 04-03-2006 mė 09:21

  10. #10
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Giuseppe Garibaldi i cili luftoi per bashkimin e Italise dhe nje nder politikanet me te shquar italian, ishte arberesh.

    Me 1912, ne nje papirus egjiptian, u zbulua nje drame e shkrimtarit antik grek Sofokli, e titulluar Trashegimtaret. Kjo veper eshte shkruar para 1355 viteve.

    Albert Einstein, shkencetari me i madh boteror e perdori trurin vetem 14%.

    Isak Newton eshte shkenctar qe beri zbulimin ne moshen me te re (25 vjec).

    Gete e shkroi nje tregim ne shtate gjuhe kur kishte vetem 10 vjet.

    Shkretetira Sahara ka siperfaqe sa tere Evropa. Siperfaqja e saj eshte sa nente shkretetira me te medha te botes se bashku.

    Katedralja e Milanos eshte e ndertuar me 1579 dhe ne te jane 40.000 ulese.

    Ura me e larte ne bote eshte ura mbi lumin Arkanzas ne Kolorado te SHBA-se. Lartesia e kesaj ure nga siperfaqja e ujit eshte 325 m.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •