Fal dhe do tė jesh i falur

(Ligjėratė e mbajtur nga Joani i Pergamit para komunitetit tė manastirit “Shėn Joan Pagėzori”, nė Angli)

Tė dielėn e parė tė Triodit, Kisha na paraqet para syve shembullin e publikanit, njė shembull pendimi, rrėfimi, d.m.th njohje e gjendjes ekstreme nė mėkat. Ajo vazhdon me shėmbėlltyrėn e djalit plangprishės pėr tė na treguar se gjendja jonė mėkatare nuk ėshtė pa rrugėdalje, ekziston njė Qenie qė na do, na pret krahėhapur me kėto fjalė: “Nuk tė gjykoj, nuk dua tė mė thuash sa mėkatar je, mjafton tė kthehesh tek unė”. Dhe pėr tė celebruar kthimin e ēdo mėkatari, Ai bėn njė festė. E diela qė vijon mė pas, na kujton sėrish pendimin.
Kisha na drejton te Gjykimi i Fundit pėr tė na kujtuar se edhe nėse pėrparojmė nė virtyt, cilatdo qofshin pėrpjekjet qė bėn, ėshtė mėshira e Perėndisė qė na shpėton pėrfundimisht dhe jo merita jonė apo merita e virtyti ynė. E Diela e Djalit Plangprishės na paraqet njė nga gjėrat mė tė vėshtira, njė nga dyert mė tė zorshme pėr t’u hapur; falja e vėllait tonė. Falja ėshtė diēka e vėshtirė, po pėrse? Fillimisht sepse ne nuk dimė ēdo tė thotė me tė vėrtetė falje: gabimisht e mendojmė si diēka tė thjeshtė, por nėse mendojmė seriozisht se ēfarė do tė thotė kjo fjalė, do tė shohim realisht se nuk ėshtė thjesht njė nga gjėrat mė tė vėshtira, por mė e vėshtira pėr njeriun. Ne mendojmė se falja ėshtė thjesht fakti tė mos duash t’i bėsh keq armikut, tė mos i zemėrohesh dhe kėshtu lehtėsohemi duke thėnė:
“Sa pėr mua nuk dua t’i bėj keq tjetrit, e fal”. Dhe shtojmė shumė shpesh: “Unė fal, megjithėse nuk e harroj, po fal.” Ne nuk harrojmė, por falim! Ėshtė kontradiktore. Nuk ėshtė e mundur tė falėsh me tė vėrtetė nėse ti ruan kujtimin e sė keqes qė tjetri tė ka bėrė. Si mund tė arrish tė harrosh tė keqen qė tjetri tė bėn? Si mund ta fshish nga kujtesa? Falja e vėrtetė nuk ėshtė ajo qė na pengon tė hakmerremi, por ajo qė na bėn tė aftė tė duam armikun tonė; ajo qė na bėn tė shtrėngojmė armikun tonė nė krahė, qė na bėn ta duam si veten, qė e bėn njė nga qeniet tona mė tė shtrenjta, qė na bėn ta vendosim brenda vetes sonė. Kėtė kuptim ka realisht fjala ‘falje’ [nė greqisht syn-chor- fjalė pėr fjalė do tė thotė: vendosem me, bashkė me, nė tė njėjtin vend] i jap njė vend me veten, e pranoj nė botėn time, nė brendėsi tė jetės e tė zemrės sime, nė hapėsirėn e ekzistencės sime.
Ėshtė njė mister fakti qė kjo hapėsirė e cila quhet ‘botė’ ose ‘ekzistencė’ tė mos ketė ‘vend’ pėr ne. Secili e pėrcakton vetė hapėsirėn e tij, i vendos kufij tė ashtuquajtur familje, kombe, raca dhe thotė: “Ja vendi qė mė pėrket dhe asgjė tjetėr veē meje nuk mund tė depėrtojė atje”. ...Pas rėnies, njeriu u bė njėsoj me kafshėt. Ai krijoi territorin e tij dhe gjithashtu organizoi njė sistem mbrojtjeje qė ta ruajė hapėsirėn e tij nga kushdo qė e cėnon. Po kush e dha kėtė territor? A nuk ėshtė njė dhuratė nga Perėndia?A nuk na e dha vallė Ai? E kemi krijuar ne?! Megjithėse e dėshirojmė nuk mund tė gjejmė njė vend tė mjaftueshėm pėr tė gjithė njerėzit qė pėrjashtojmė nga kjo hapėsirė, e cila ėshtė edhe e tyre. Dhe megjithatė Perėndia ėshtė atje dhe na kėrkon tė falim tė tjerėt d.m.th. t’i marrim brenda hapėsirės sonė, t’i bėjmė pjesėmarrės tė tė gjitha tė mirave qė Perėndia na dha, tė ndajmė me ta jetėn dhe zemrėn tonė.
Ja pėrse falja ėshtė kaq e vėshtirė.
Nė fakt, ti ndoshta e harron tė keqen qė tjetri tė ka bėrė madje nuk ke mėri ndaj tij, por nuk e pret nė shtėpi, nuk ndan me kėtė njeri kaq tė keq, mėkatar e kriminel! Sa e vėshtirė tė falėsh! Pėr mė tėper Zoti nė Ungjill thotė: “Sepse nė qoftė se ju ua falni njerėzve gabimet e tyre Ati juaj qiellor do t’jua falė edhe ju, por nė qoftė se ju nuk ua falni njerėzve gabimet e tyre as Ati juaj qiellor nuk do t’ua falė juve gabimet tuaja”(Mat.6:14-15). Kėshtu fal Perėndia! Ai nuk fal sentimentalisht dhe psikologjikisht. Perėndia fal duke pėrqafuar, duke pėrfshirė botėn e tėrė dhe armiqtė nė brendėsi tė ekzistencės sė Tij, Perėndia pėrqafon tė gjithė njerėzit. Dhe nėse ne jemi nė gjendjen e tė mospranuarit tė njė vėllai nė vendin tonė, atėherė automatikisht pėrjashtohemi nga Vendi i Perėndisė, sepse vėllai ynė ėshtė tashmė nė Vendin e Zotit nga falja dhe dashuria e Tij [nė kėtė vend qė ėshtė Mbretėria].

(Vijon nė numrin e ardhshėm)

Pėrktheu: E. Pani