TITULLI
Vorbulla e lengshme e gjuhes tende
Dhe lulet qe bejne buzet e tua
Ngrohtesisht burojne nga haremi I puthjeve,
Pastaj fryjne mbi barkun e epshit tend
aromen e mbarsjes sime
por ti qendron e heshtur e dashur
perkulur je mbi skajin e humbur te vetes
e zhveshur si ne diten e pare te jetes
fsheh thelle pas bebezave te syve
ishullin e fjetur te ikjes
me ben te kuptoj se e vogel eshte bota
e pakuptimte ngrehina e se pritshmes.
Dhe se ka pak vend per vetmine time
Ne gjysmen e ishullit tend.
Kur koha shter mundesite e njohjes
Kafazi I frymes tende, hareja e buzeve te fryra
frytet e gjinjeve mbuluar nga sythat e thithkave
shpina, brinjet, vithet dhe flatrat e tua
Jane kubeja e qiellit tim
Kufijte e botes sime te trishtuar.
Krijoni Kontakt