Nuk ka mbetur me asgje nga une,
asgje e imja.........
zbatica i mori te gjitha me vete.
pas mbeten guackat e kujtimeve
dhe e shkuara jote qe ende me lag kembet.
Nuk ka mbetur me asgje nga une,
asgje e imja.........
zbatica i mori te gjitha me vete.
pas mbeten guackat e kujtimeve
dhe e shkuara jote qe ende me lag kembet.
zbatica ti mori te gjitha
e shkoi te struket
po kembet qe tu lagen
ti paska lene me duket...
shume rracional komenti, por fatkeqesisht aspak poetik.
Pergjumja
Burra me mjekerra te ndyra
Nje birrari ne fund te shkreteties
Dyert te larta te blerta
Dhe banakiere lebroze.
Ritem
Gra qe tundin bythet
Te tjera qe ulerasin,
hapin kembet,
kerkojne te fusin mes tyre nje mashkull te madh
Te kerruhen
Te shfryhen.
Te shkerdhehen.
Te prekin fundin
Ti e ndjen fundin???
Nje balone me letra plot ngjyra perkundet mbi kete qiell
Te populluar me renie.
Ne fund te shkretetires
Konservohet ajer i nxehet .
Keshtu perfundoi perandoria romake.
Perandori i thencin
Ishte vec nje cmenduri, nje enderr
Dhe kaq
Ndersa tani e gjitha ngjan me nje varreze te madhe
Ku prehen heshtrat e histories
Secili kerkon kufomen e kombit te vet.
Lekura e ftohte e nates
Qerohet nga duart e mengjesit.
Ne nje orizore nje gura po lind
Dhe nje fryme shiu ben boten me te mire.
Krijuesi flet me veten
Ne koke mban nje kapele te madhe kashte
Ka nje mjeker te pakrehur
Sy te lodhur
Rroba te grisura,
lekuren e regjur nga pritja
Krijuesi ne kembe bashke me heshtjen e tij
Tremb shpirtrat e keqinj,
dhe duket si dordolec
Ndersa filizat e dhimbjes se neserme
rriten te shendetshem
dhembje do te kete Neser
Nga zyra qenrore e sherbimit klimaterik
Parashikohet nje garnizon te vetetraresh
te zbresin nga qiejt e parajses
Flamuj gjuhesh do te valeviten
mbi veshet e atyre qe sduan te degjojne
Barku I shkretetires do te mbushte me feshferima
Dhe sdo te kete me kufij
Hija e nje perpjkje te lodhur
Per te mbajtur larg fundin
Fundin tend
Timin????
Ai neser do te keputet si nje kokerr molle.
Une, mbuluar me trupa femrash
Derdh ne gurmaz gota
Banakieret lebroze therrasin
Fundin e dites
Ne fund te shkretetires po mbyllet bari.
Por etja ime sdi te vdes
dhe prape kerkoj te pi
Te hedh ne gurrmez cte mund
dhe perseri gjithcka te vjell
Smund te gjej nje emer
Nje emer me duhet per veten
Dhe shtrangten e pafund te ndergjgjes sime
Qe me veten se njeh.
Veshtire te ndahesh nga kjo qe je
Edhe pse e di se barkun te mbushur ke me kancer
E ndjen
Koloni lebrozesh te shikojne
Duan te te bejne mbret
E pastaj te bejne nje kryengritje
Nga froni te te rrzojne
Ne kurrizin tend te bejne histori.
E ti barkun ke te mbushur me kancer.
Ne bark te shkretetires
Si ne bark te asgjese
Thuren dhimbjet
Mbuluar nga trupa femrash te zhveshura
Nuk fle dot
Nuk marr dot frymre
Ndersa ritmi bertet
Shkeputet prej vetes
Rrenqethet
Dhe seshte me tingull
Por nje kthim .
Ne pasqyren e dhomes tende mimikat e mija
Deklamojne cmimin e ndjenjave.
Ne kete burse malli
Ska vend per kamarieret lebroze
Ska vend per funde te pikellur
E as funde buzekuqe
Ne kete burse malli askush sblen fundin tim.
Ik larg -i them vetes-
o ēaji me limon
se kėtu sipėr vikėrka
era depresion....
tamam siē vjen
tek zhgarravinat e mia..
po vazhduam kėshtu
u dh...poezia...
A e di sa i pershtaten keto vargje pamjes se atavarit tend?Postuar mė parė nga Lemon tea
sereno
Ndonjehere fjalet jane te varfra per te cilesuar si duhet talentet ...
E bukur kjo... kishte vargje te cilet te mbesin ne mendje. Flitej shume per fundin ketu... por sapo arrita fundin e poezise, kisha deshire ta nisja prej fillimit! Amshim!Postuar mė parė nga nitROSHI
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga POthuajPOet : 06-06-2006 mė 10:39
Pema ne oborr eshte pema ime.
Edhe kjo heshtje qe rritet si kancer eshte e imja.
Ky qen i vjeter qe vec dremit, sigurisht qe eshte qeni im, e po keshtu ky lishares me litare te kalbur qe tundet nga era eshte i imi.
E imja eshte edhe kjo hije qe rreshket mbi buzet e myshketa te drites, dhe keto duar te plakura te mijat jane.
Zeri i lodhur, kjo frymemarrje e cregullt, ky ritem i c’thurur, madje edhe ato floke qe me sodisin nga dritarja sdo te kishte kuptim po te mos ishin te mijat.
Kam gjithcka.
Kam dy varre, dy jete, dhe normalisht dy vdekje, a mbase kater.
Kam nje pus ne shpirt, dhe nje tjeter ne enderra, kam etje.
Kam etje.
Kam etje.
Kam etje.
Hahahahahahahhahahahahahahahaha
Po une kam edhe detin, madje edhe nje anije me vela po te dua mund ta kem.
Une kam nje ikje, dhe miliona kthime.
Kam shpinen e diellit, dhe nje fushe te pambarimte qe eshte mesuar te pres.
Kam ende dicka per te thene, dicka qe cirret ne zhurmat brenda kokes time, dhe vdes ne heshtjen e saj.
Pema ne oborr eshte pema ime.
Edhe kjo heshtje qe rritet si kancer eshte e imja.
Edhe ky qiell qe shtrihet mbi trupin e vete i imi eshte.
Gjithcka eshte e imja, vec vetes.
Veten se kam me.
Vetja tani eshte dikush tjeter, eshte nje i marre qe nuk kenaqet kurre me ate qe ka.
E erret, e heshtur, rrenqethese
Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni
Krijoni Kontakt