Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 55 prej 55

Tema: Nata

  1. #51
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Jam i te njejtit mendim me Aniselen.

    A ka gje me te bukur se vetem leximi i vargjeve. Ne kendin letrar nuk ka nevoje per postime te teperta, mjafton vetem te lexohet. Keshtu dhe pasurohemi me vlera, qofshin artistike apo edhe vetem njerezore.
    Po te mos ishin dhe keto, car do benim ne?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    --------------

    Ai u ngrit nga shtarti,shkoi ne guzhine, mori nje pirun, dhe qendroi perpara pasqyres per disa sekonda pa bere absolutisht asgje.
    Pastaj mbeshtolli nje picete te vjeter, dhe e futi thelle ne goje, e kafshoi aq forte sa ndjeu ti ziheshin ngerc muskujt e nofullave, dhe pasi i mbylli syte per pak i hapi ato me rrufeshem, dhe me nje veprim te shpjete e nguli pirunin ne syrin e majte. Nuk leshoi asnje ze, por u plandos mbi dysheme, ndersa fytyra iu mbulua me gjak.
    Vone ate dite mjeket ne spital ia hoqen syrin e vrare duke menduar se duhet te kishte qene nje aksident.
    Qe prej asaj dite ai ruan me kujdes syrin e vetem qe i ka mbetur.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    -------------------------

    Mendimi per ty
    eshte casti
    ku ti qendisur je nga duart e kohes.

    Gjithcka zgjat sa nje enderr
    ne te cilen qellon te jesh shtrire mbi kureshtje
    a mbase duke ecur drejt fundit te nje rruge
    qe te con ne askund.

    Une nuk jam.
    Une here kujtoj, here di,
    dhe here perpiqem te harroj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 20-01-2007 mė 17:54

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Civuoda

    Ajo me pret floket
    Me gishtat e mendafshet krijon lekuren time
    Me mbush pellgjet e syve tek derdhet brenda tyre.
    Pastaj me gdhend bindjen mbi ate cka dua
    Bashke me aftesine e saj per te me bere te bukur.

    Por une e di.
    Gjerat qe dua nuk kane emer
    Ndaj edhe jane te lira
    Nuk vdesin pothuajse kurre.
    Ashtu si ajo largohen prej meje
    here mbi shpinen e nje kali,
    e here mbi trupin e nje gjuhe qe se kuptoj.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    ................

    Nje dallge e zbehte genjeshtare
    Ne zemer te perendimit
    I buzeqesh drirtares se kalbur

    Mbi pellgnajen e pergjumjes
    Lundrojne rete e mbremjes
    Hija e dites derdhet buzeve te plasura te rruges

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •