Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 55

Tema: Nata

  1. #31
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    -------------------
    Te pelqen zjarri???
    nese po zhvishu qe ta ndjesh me mire nxehtesine e tij
    dhe leri gjuhet e drites te te lepijne
    cdo pjese te trupit tend
    te te vjedhin nga erresira e vetmise
    per te te bere pjese te se prekshmes
    a mbase thjeshte nje loje fryme
    qe te rrenqeth qafen
    shpinen
    dhe derdhet mbi buzet mpirjes tende

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Nuk eshte enderr kjo qe po shikon.
    Kjo eshte nje vele qe mund tja veshesh anijes tende, atehere kur mendon se ka ardhur koha te ikesh.
    Por, por eshte ende heret, dhe ti akoma ske vendosur te shkosh.
    Hija e trupit tim eshte akoma e re.
    Hija e trupit tim eshte femija qe do te mbushet me fryme, per te ndjere aromen e trupit tend dhe nuk ka as arome dhe as trup.
    Hija ime eshte femija qe do ta vesh ne gjume me kengen gjakut tend, me zhurmat e zemres tende, por mua me merr akoma malli per veten.
    Anija jote eshte e vogel, e ngarkuar me nje peshe te larget qe ti e ndien, por qe dyshon ne mund te jete e jotja.
    Pastaj shnderrohesh ne femren qe qan.
    Ne femren me sy te medhenj qe nuk ngopet as me ngjyrat dhe as me buzet e mija.
    Shperthejne trendalilat e gjinjeve te tu, si re te malluara vjeshte, ndersa ti me ngul dhembet ne lekure, me ngul edhe thonjte, dhe vizaton ne te rrugen e ikjes tende.
    Je kaq vone per te shtegtuar dhe nuk ka njeri te te tregoj udhen.
    Nuk ka me shenjtore vogelushe.
    Te vertetat kane mbaruar.
    Kane mbaruar edhe rrefenjat per bemat e zotit.
    dhe pikerisht tani qe gjithcka ka mbaruar ti ulert e qan ikjen tende.
    Ti do qe te ikesh????
    Nga vetja s'mund te ikesh.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    sh e bukur... ne pergjithesi jane te bukura krijimet e tua. urime

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    E thjeshte

    Eshte nje vend diku
    ku gjithcka eshte e thjeshte....
    E thjeshte si goditja e dores mbi tambur
    Si prekja e nje guri
    Si nje valle e mbushur me trupa te zhveshur kercimtaresh
    E thjeshte si te punosh token
    Si te deshira per te fluturuar
    E thjeshte si era
    Si shiu
    Gjithacka atje eshte e thjeshte
    Gjithcka naive
    Njesoj si te kepusesh nje frut nga pema
    Qofte kjo edhe nje kokerr molle
    E thjeshte si deshira per cdo femer
    E thjeshte si frika qe rritet brenda teje
    Si malli per ate qe dikur qe.
    Gjithcka atje eshte kaq e thjeshte.
    E thjeshte si jeta si vdekja
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 09-07-2006 mė 02:48

  5. #35
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Citim Postuar mė parė nga nitROSHI
    E thjeshte

    Eshte nje vend diku
    ku gjithcka eshte e thjeshte....
    E thjeshte si goditja e dores mbi tambur
    Si prekja e nje guri
    Si nje valle e mbushur me trupa te zhveshur kercimtaresh
    E thjeshte si te punosh token
    Si te deshira per te fluturuar
    E thjeshte si era
    Si shiu
    Gjithacka atje eshte e thjeshte
    Gjithcka naive
    Njesoj si te kepusesh nje frut nga pema
    Qofte kjo edhe nje kokerr molle
    E thjeshte si deshira per cdo femer
    E thjeshte si frika qe rritet brenda teje
    Si malli per ate qe dikur qe.
    Gjithcka atje eshte kaq e thjeshte.
    E thjeshte si jeta si vdekja
    me pelqeu..shume...
    e thashe shume thjesht, nderlikueshem ta them kur te shihemi per kafe
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  6. #36
    eternal Maska e Janka
    Anėtarėsuar
    11-05-2006
    Vendndodhja
    Clermont, Fl.
    Postime
    71
    Gjithmone... eshte nje vend diku... ku... etj.

    Me vjen mire qe te rilexova. Eshte e rralle sot te lexosh art te fresket nga te gjallet ne markete si keto ku ka me mjera produkte Made in Zhgarravinburg. U kenaqa! Faleminderit!

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Ne qender te qytetit nje rruge, ne cep te rruges nje peme, e nen peme nje burre, mbrohet nga shiu.
    Ne krah te majte te lokalit ku une pi kafe ndodhet rruga, ndersa ne cep te saj eshte pema, pas se ciles mbeshtetur rri nje burre.......... te gjithe bashke ne bark te qytetit qe po lahet nga shiu.
    Ne cep te rruges qe can mes per mes qytetin, nje burre tymos poshte pemes, ndersa shiu vazhdon te bjere.
    Nje burre mbrohet nga shiu poshte pemes diku ne ane te rruges qe shkon mes per mes qytetit.
    Une ne lokal pi kafene.
    Shikoj nga dritarja burrin, pemen, rrugen, qytetin, shiun qe lag gjithcka dhe mendoj se ku mund te jesh tani.
    Vetmia perserit veten.

  8. #38
    Te kujtohet e enjtja e kaluar, te kujtohet sa shum u lagem nga shiu qe ende vazhdonte te binte mbi supet e mia, edhe pse ti me kishe mbeshtjell fort ne krahet e tu. Qesharake apo jo ... te jesh ne krahet e tua dhe perseri ta ndjesh shiun, tanime jo vetem ne supe po edhe mbi faqet e tua. Dhe as vet nuk e kuptoj pse nuk me le te shoh ne sy. Mjaft pra me shterngove kaq fort ne kraharor, lerme te ngre koken se dua te shoh ne sy. A te ka ren ndonjeher ndonje pike shiu ne buze dhe ti nga instinkti e ke shijuar... eshte thjesht uje apo jo ... tani as un nuk jam e sigurt se kjo pike qe lagu buzen time kishte shije te kripur ... Po lerme te te shoh ne sy pra, te lutem he te lutem se ja dhe shiu pushoi

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Ajo pret qe ti plaken duart.
    Gjithe diten qendron ulur me veshtrimin fiksuar mbi to
    derisa hija e nje mendimi te frikshem
    I zbret nga syte.
    Nje shqetesim femije pushton
    Ate dhe pragun e ikjes qe zgjat nje jete.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Nit,c'i ka ndodhur avatarit tend...?
    Ndoshta eshte ajo,qe pret....t'i plaken duart.

    Te pershendes.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •