-
Nata
Endet nata
pa ngjyra
pa fryme zjarresh
dhe aq me teper pa zera
nuk duhet asgje per te endur naten.
Vec sy te forte
Qe ne sythat e erresires te gozhdojne krisjen e drites.
Endet nata
Ne vegjen e kohes
Gishtat e shkathet
Kapin fillin e zi te territ
dhe pasi e lepijne me gjuhen e gjate te njohjes
E perkedhelin me dashurine e pasionin e te verberit
lekuren e saj fildish te zi qe pafundesisht endet.
Nata plaket
Rrudhet, e mbushet me dregėza yjesh
Humbet brenda vetes
Mbulohet nga jarget e drites se llumbėt.
ndersa mengjesi me duart e shkathėta
terheq fiilin e zi te saj
drita e ēmendur natėn ē'thur
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 02-03-2006 mė 16:19
-
-
Pergezime per kete poezi. Me ka pelyer shume
-
-
Hene e verber
shteg i ajert
gjithcka ne cep te dhomes time te ndyre
Nje trup i akullt femre
si nje ushtri brinjesh
mbushur me fryme.
Gjinj gjinj gjinj
Hena qorre
Ne surrat te qiellit si nje gelbaze peshtyre.
Shikim pafajshem
Ne nje ballkon spitali
Duar hijesh te gjalla
mjelin driten e njelmt
nga gjinjte e diteve te tyre.
Nuk kam asgje per te thene
Vargu i mendimit tim shtegtoi
Drejt koheve te ngrohta
Ne kete stine te ftohte
as kembet smund te ngrohe
Edhe pse kembet duhet
te kisha ngrene kohe me pare
Per ti shpetuar kurthit te rutines se marre
Jam kaq i qete
sa mund edhe te kem vdekur.
Ne koken time zhvishet kjo stine e thate
Mekanizmi i jetes sime eshte nje klishe
Nje klishe qe ka frike te flase
Te thote historine e britmes se vete
Nen kete ritem te lodhur, pederast.
Dhe asgje me shume
E urrej kete zbrazeti
Nuk ka as yje ne qiell
Dhe as hene
Qofte edhe nje hene te ftohte
Hena ka emigruar ne dhomen time te ndyre
Henen gelbaz
Ne oturaken e dhembjes time kam peshtyre.
Mbi shpinen e nates
Ka vetem kercime
Zera te uritur qe sthone asgje
Dhe heshtje qe cirret.
Te diturit kultivojne heshtjet e tyre
Por mua me duhet nje ulerime
te zgjoj veten.
Me duhet epsh.
Nje trup i fryre femre
Qe me leshin e saj te ashper te mbath gjuhen time
Gjuhen time te leshterikte.
Nuk ka me asgje brenda ketij trupi te ftohte.
Duart e mija nuk mund te prekin asgje
Duart e mija mjelin gjinjte e dites
Shtellunga te ftohta drite
Me derdhen ne fytyre
Pastaj drita cjerr shikimin tim
Do te perlotem e di
Edhe pse eshte nje stine e thate
Nje stine pa lot.
Drita kthehet ne njolle.
Mbi lekuren time te zbehte
Emigrojne njolla te verdha nikotine
Bota ime eshte e varfer
as nje karrige nuk mund te gjesh ne te
shpirti im rri ne kembe
shpirti im ecejak
Oturakun e dhembjes time
Hena si menstruacion perflak
Shpirti im nervoz me shikon drejt e ne sy
shpirti im 50 grosh
i blere ne nje dyqan te dorers se dyte
ai pastaj u ngrit nga hiri i trupit te tij
dhe pasi piu nje cigare
vendosi te vdese perseri
Hene e verber
shteg i ajert
gjithcka ne cep te dhomes time te ndyre
Nje trup i akullt femre
si nje ushtri brinjesh
mbushur me fryme.
Gjinj gjinj gjinj
Hena qorre
Ne surrat te qiellit si nje gelbaze peshtyre.
-
-
Gjumi Im
Pa seks, si fluturat
naive si legjendat
jane nyjet e gjumit tim.
Gjymtyret e tij rendojne,
mbi sqetullat e qepallave
vezėt e dhimbjes shtrirė.
Brenda tij jeta rrjedh kaq ngadale
sa mund te jetosh perjetesisht.
Por eshte kaq joshese
te zgjohesh ne krahet e gjumit tim.
-
-
-
-
Dje mbi trupin e kohes,
te rrudhur e mbushur me gėrricje ikjesh
derdha kolonine e brinjeve te mia,
Ndersa ti ne dritaren e kureshtjes sime
Nderroje kemishet
Poshte te cilave rriteshin gjinjte e tu
Dje me pelqente te luaja
Sot e di qe dikush do te lendohet nga loja e se djeshmes
Nga loja jote e kemisheve
Dhe format e fryra poshte tyre
qe ne gjuhen time te shenjave
psheretinin droje
Dje nuk me duhej besimi
zjarri, ngjyrat dhe tingujt ishin te verteta
edhe pse asgje nuk mund te ishte vetem e imja
as ti, qe sfiloje droje ne dritaren e mallit tim
dhe as loja jote e kemisheve
qe i bindeshin formes e gjinjeve te tua.
-
-
REQUIEM
Det i frikshem neper nate
hapsire pafudn nga dhembja
Neser Nene, dje isha vajze
Ne mbreterine me endrra...
Po si iku valle?
Nata ish memece.
I pyeta Yjet...
pika lot s'di nga rane
po qanin syte e mij.
Nata!
Dashurine kafshonte nata...
pjese nates ish ai.....
(etj.etj., Nuk e di por m'u kujtua kjo pezi e imja qe e bera kenge me Adi Hilen dhe e interpretoj mjeshterisht Aurela Gaēe...)
-
-
(((((*)))))
Kjo kėnge e Aurela Gaēes me ka pas pelqyer e vazhdon tė mė pelqeje.Eshtė fantastike.E pėrgezoj edhe nitroshin pėr poezitė e ndjera.
-
-
Portat
Cdo porte e vjeter e ka nje dashnor
Ne fund te kalldremit te jetes
menteshat te mbuluara me kancer ndryshku
angullijnė, kerrcasin, kolliten.
Dhimbshem shtyhen pengesat e ajerta
nga duar pa emer
nga duar te mbushura me dashuri portash
ne fund te kalldremit te jetes
humbasin hijet e dashnoreve te portave
-
-
------------------
Eshte kaq e vogel bota
sa disa nga ne
nuk ka si te mos ndihen te tepert.
Tani ajo eshte vetem nje njolle
me vetulla u jep jete mendimeve.
Ndersa durimi im ende femije
gris hapat e ikjes se saj.
Kthim nuk ka.
Kthimet u dogjen me Trojen.
Odisea...humbi edhe ai
brenda kthimit
Tymnaja e Trojes se djegur
perqeshte fitoren e tij.
Ne vijen e mprehte te horizontit
pritet, me dysh bota
thyhet si te ish nje kokerr veze
e verdha e saj
eshte ky diell i lodhur, i nxehte.
Ajo tani nuk eshte vec nje njolle
por frymarrja e saj therret emrin tim
dhe nuk ka si te jete mungese e gjitha kjo
kur durimi im eshte ende femije
Ne mocalin e qurravitjes sime
kthim nuk ka.
Kthimet u dogjen ne Troje.
Tymnaja e saj e djegur
perqeshte fitoren
dhe kthimin e humbur te Odises
Eshte kaq e madhe bota
sa disa nga ne
nuk ka si te mos ndihen te humbur.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt