Ne kete Forum shpeshehere behet fjale per prezencen greke ne Shqiperi ne fushen e ekonomise Shqiptare...
Ne disa raste disa e komentojne kete si varesi ekonomike ndersa disa te tjere e konsiderojne se dicka pozitive pra investime te huaja...
Po kush jane shifrat dhe sa i madh eshte ky ndikim grek ne fushen e ekonomise shqiptare?
Sa jane eksportet shqiptare ne drejtim te Greqise krahasuar me importet nga Greqia?
E shoh te arsyeshme qe te publikoj dhe ndikimin grek ne shtetet e tjera fqinje ne menyre qe kjo mos te komentohet "si nderhyrje greke" ne Shqiperi, por ajo qe ben dallim eshte se ne rastin e Shqiperise realiteti eshte i ndryshem nga fqinjet, pra kemi nje disavantazh te theksuar persa i perket eksoprteve..
Ja disa shifra dhe fakte te cilat i publikon Ministria Greke:
Greece - Albania
Gjate vitit 2004, eksportet greke ne Shqiperi kapen shifren e 414.1 milion $ USA duke shfaqur nje rritje prej 15.6%, kurse importet nga Shqiperia ishin 23 milione $ USA.!
Ne gjashtemujorin e pare te vitit 2005 eksportet greke arriten shifren e 191.230 milione dollare ndersa gjashtemujorin e pare te 2004 ishin 190.60 millione $, kurse importet nga Shqiperia 11.02 milione $ ndersa per te njejtin gjashtemujor te vitit 2004 keto importe arriten shifren e 9.8 milione$.!
Pra raporti eshte ne favor te Greqise.
Me gjithe problemet qe ndeshin investimet greke te cilat jane te karakterit burokratik, Greqia ze vendin e pare midis investitoreve te huaj me nje vlere totale mbi 400 milione $.
Keto investime shtrihen ne keto sektore:
1. Telefonia Celulare
2.Bankat ( Ethniki Bank, Alpha Bank, Emoriki Bank dhe Tirana Bank e cila eshte filial i Pireos Bank0
3.Tregetia e Karburanteve.
4.Sektori i ndertimeve.
5.Industria e ushqimeve, tekstile, duhani etj
Shumica e bizneseve greke jane te perqendruar ne Tirane dhe Korce dhe kane punesuar afersisht 9000 punonjes ne Shqiperi.
Raportet e Greqise me FYROM:
Gjate vitit 2004 eksportet greke arriten 382.14 milione$ krahasuar me 357.2 milione$ qe ishin gjate 2003 duke shenuar keshtu nje rritje te vogel prej 7%, kurse importet nga FYROM arriten ne 150.4 milone$ nga 103 milione $ qe ishin ne 2003 duke shenuar keshtu nje rritje te ndjeshme..
6-mujorin e pare 2005 eksoprtet greke kapen shifren e 201.7 milione $ kurse imoprtet nga Maqedonia ishin 106.7 milione$.
Keto 11 vitet e fundit Greqia ze vendin e pare per investime ne FYROM me nje shifer prej 800 milone $ duke krijuar keshtu 20 mije vende pune.
Raportet e Greqise me Bullgarine:
Ne 2004 eksportet greke kapen shifren e 967.157 milone $ kurse eksportet bullgare ne Greqi arriten ne 572.293 milione $. Eksportet greke krahasuar me vitin 2003 shenuan nje rtitje prej 16.63% kurse ato bullgare nje rritje prej 36.98%!
Mgjte Bullgaria mbetet per Greqine nje vend i rendesishem per eksportet greke duke zene vendin e 4-rt ne listen e vendeve ne te cilat eksporton Greqia.
Ne 6-mujorine e pare te 2005 eksportet greke arriten ne 495.61 milione $ (rritje 1.26 krahasuar me 2004) kurse importet nga Bullgaria arriten ne 340.10 milione $ duke shenuar nje rritje prej 28.21% krahasuar me vitin 2004!
Duke perfunduar mund te themi se importet shqiptare jane teper te uleta dhe kjo do te thote nje disfavor i madh per ekonomine shqiptare ne pergjithesi dhe per xhepin e konsumatorit shqiptar ne vecanti.
Krijoni Kontakt