Në një pyetje të një gazetari: “Çfarë mendoni Ju, çka është e nevojshme
që të ndërrohet në Kishë?” Nëna Tereze iu përgjigj: “Ju dhe unë.”
Ç‘farë ka ndodhur nga jashtë me historinë e Kishës do të kalojë. Për Krishtin Kisha është përherë e njëjtë: dje, sot dhe nesër. Apostujt kanë përjetuar po ashtu frikë dhe humbje të shpresës, ata po ashtu e kanë njohur pasuksesin dhe pabesinë, dhe prapë Krishti nuk i ka qortuar, por thjeshtë ju ka thënë: Fëmijëzit e mij, keni fe! Përse po frikësoheni? Unë dëshiroj që edhe ne të duam, siç ka dashur ai.
Njerëzit nuk i kërkojnë talentet tuaja, por Hyjin tek ju. Udhëhiqni ata drejt Hyjit dhe kurrë drejt vetes. Nëse nuk i udhëhiqni drejt Hyjit, kërkoni veten tuaj, dhe do të jeni të dashur sipas dëshirës suaj. Por jo, se ju i për-kujtoni në Jezusin. (Meshtarëve)
Krijoni Kontakt