Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 50
  1. #41
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Në një pyetje të një gazetari: “Çfarë mendoni Ju, çka është e nevojshme
    që të ndërrohet në Kishë?” Nëna Tereze iu përgjigj: “Ju dhe unë.”



    Ç‘farë ka ndodhur nga jashtë me historinë e Kishës do të kalojë. Për Krishtin Kisha është përherë e njëjtë: dje, sot dhe nesër. Apostujt kanë përjetuar po ashtu frikë dhe humbje të shpresës, ata po ashtu e kanë njohur pasuksesin dhe pabesinë, dhe prapë Krishti nuk i ka qortuar, por thjeshtë ju ka thënë: Fëmijëzit e mij, keni fe! Përse po frikësoheni? Unë dëshiroj që edhe ne të duam, siç ka dashur ai.



    Njerëzit nuk i kërkojnë talentet tuaja, por Hyjin tek ju. Udhëhiqni ata drejt Hyjit dhe kurrë drejt vetes. Nëse nuk i udhëhiqni drejt Hyjit, kërkoni veten tuaj, dhe do të jeni të dashur sipas dëshirës suaj. Por jo, se ju i për-kujtoni në Jezusin. (Meshtarëve)

  2. #42
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Kush është i mbushur me lumturi, predikon pa folur.



    Lutja na jep një zemër të pastër, dhe një zemër e pastër është e aftë për të parë Hyjin.



    Paqja për mua është një njësi me Hyjin. Krishti është paqja e Hyjit. Zemra ime është e hapur për të. Atij ia kam dhuruar jetën time. Dhe sa më tepër që besoj në të, aq më tepër ku-ptoj: Ai është paqja ... Për Krishtin të gjithë njerëzit kanë qenë vëllezër dhe motra. Nëse e jetësojmë dashurinë e tij, atëherë do të zhduket lufta. Nëse secili aty ku jeton seriozisht e pranon Jezusin, atëherë jetësohet paqja.

  3. #43
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Fryti i heshtjes është lutja.
    Fryti i lutjes është feja.
    Fryti i fesë është dashuria.
    Fryti i dashurisë është shërbimi.
    Fryti i shërbimit është paqja.



    Paqja ka për qëllim për të mbjellur dashurinë dhe për të lejuar zhvillimin e rritjes për veprim. Ne jemi të lindur për të dashur dhe për të qenë të dashur.



    Drunjtë, lulet bimët, rriten në heshtje. Yjet, Dielli, Hëna, lëvizin në heshtje. Heshtja na jep një shikim të ri të gjërave.

  4. #44
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Vetëm mendo, se Ai është krijues i tërësisë, ka kohë për ju, për krijesat e tij të vogla.



    Kur lutemi, shndërrohemi në një rrezatim të dashurisë hyjnore: tek ne në shtëpi, atje ku jetojmë, dhe përfundimisht për gjithë botën mbarë.



    Ne kemi nevojë për sytë e fesë, me të cilët do t’i njohim dobësitë trupore dhe petkat e zhytura të Krishtit, bukuritë e racës njerëzor. Ne kemi nevojë për duart e Krishtit për këtë trup, që është i shënuar prej vuajtjeve. Me dashuri, me adhurim dhe me fe, me hostjen shenjtë që e ngrit meshtari, ne duhet ta prekim trupin e lënguar të të varfërve.

  5. #45
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Sa është e madhe dashuria e Jezusit që na dhurohet në Eukaristi! Ai shndërrohet në bukën e jetës, për të shuar urinë e dashurisë sonë. Ai vetë bëhet i uritur për ne, që të mund ta shuajmë dashurinë e tij për ne.



    Burimi nga i cili mbushni, duhet të jetë mjaft i thellë. Atëherë ata që i doni do ta shohin, më herët apo më vonë, se ku buron.



    Ne dëshirojmë që planet tona për ardhmëri t‘i hartojë Hyji i dashur, sepse e nesërmja nuk është ende këtu. Ne kemi vetëm të sotmen, për t’iu ndihmuar njerëzve, për ta njohur Hyjin, për ta dashur atë dhe për t’i shërbyer atij.

  6. #46
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Krishti na ka thënë që të mos përkujdesemi për nesër; sepse ajo qëndron në dorë të Hyjit. Për këtë nuk na shqetëson e ardhmja. Përveç kësaj Jezusi është i njëjtë: dje, sot dhe nesër. Ai mbetet përherë i njëjtë. Dhe gjithçka varet edhe vjen prej tij.



    Jezusi është
    Fjala, të cilën dëshiroj ta flas,
    e Vërteta, të cilën dëshiroj ta tregoj,
    Rruga, në të cilën dëshiroj të eci,
    Drita, të cilën dëshiroj ta ndez,
    Jeta, të cilën dëshiroj ta jetoj,
    Dashuria, të cilën dëshiroj ta përhap,
    Lumturia, të cilën dëshiroj ta dhuroj,
    Paqja, të cilën dëshiroj ta sjell.



    Jezusi është i urituri,
    i cilin duhet ushqyer.
    Jezusi është i eturi,
    të cilit duhet t‘ia shuajmë etjen.
    Jezusi është i rreckosuri,
    i cilin duhet veshur.
    Jezusi është i pastrehu,
    i cili duhet mirëpritur.
    Jezusi është i sëmuri,
    i cili duhet shëruar.
    Jezusi është i vetmuari,
    i cili duhet ngushëlluar.
    Jezusi është i padëshiruari,
    i cili duhet dashur.
    Jezusi është fëmija i braktisur,
    i cili duhet pranuar.
    Jezusi është i varur nga droga,
    i cili duhet ndihmuar.
    Jezusi është prostituta,
    e cila duhet nxjerrë nga rreziku.
    Jezusi është plaku,
    për të cilin duhet të përkujdesem.

  7. #47
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Pasi që nuk mund ta shohim Jezusin, ne nuk mund t’i themi atij, se sa shumë e duam. Por të afërmit tanë i shohim, dhe për ta mund të bëjmë, atë që kishim për të bërë për Jezusin, si të ishte ai i dukshëm.



    Për mua Jezusi është Zoti im, dhëndrri im, jeta ime, dashuria ime e vetme, gjithçkaja ime e të gjithave, përmbushja ime. Unë e dua atë me gjithë zemrën time, me gjithë qenien time.



    Unë ja kam dhënë Jezusit të gjitha, deri dhe mëkatet e mia, dhe ai më ka pranuar për nuse me butësi dhe dashuri. Tani e përjetë jam nusja e dhëndrrit tim të kryqëzuar.

  8. #48
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Shumë vdesin ashtu siç kanë jetuar. Vdekja nuk është asgjë tjetër veçse një vazhdimësi e jetës, plotësim i saj ... Kjo jetë nuk është fund, kush mendon se është fund, frikësohet nga vdekja. Njerëzit po të mund të binden se vdekja nuk është asgjë tjetër veçse një kalim në Hyjin, nuk kishin për të pasur më frikë. Pyetje për Nënën Terezë: “A keni frikë nga vdekja?” Përgjigjja e saj: “Përse?”



    Vetëm në qiell do të zbulojmë, se sa ju kemi borxh të varfërve, që ata na kanë ndihmuar, për ta dashur më shumë Hyjin



    Jezusi na dhuron miqësinë e tij personale për gjithë jetën dhe na mbështjell me butësi dhe dashuri. Është diçka e mrekullueshme, që Hyji na do me butësi. Guximi ynë dhe gëzimi ynë rrjedhin nga siguria se asgjë nuk do t’na ndajë nga dashuria e Krishtit.

  9. #49
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Atë qiellor!
    Në familjen e shenjte të Nazaretit
    ti na ke dhënë një model të mrekullueshëm të jetës.

    Na ndihmo, o Atë i shenjtë,
    që familjen tonë ta shndërrojmë në një Nazaret tjetër,
    ku mbretëron dashuria, paqja dhe gëzimi ...

    Na mëso, o Jezus,
    që t’i shohim anëtarët e familjes sonë
    në mënyrë të posaçme, në hijen e vuajtjeve të mëdha ...

    Që çdo ditë më tepër
    të mund ta duam njëri-tjetrin, sikurse ti na do ne,
    dhe që t’ia falim gabimet njëri-tjetrit, sikurse ti na i fal mëkatet tona.




    Fund!
    NoName
    Ndryshuar për herë të fundit nga NoName : 11-05-2006 më 18:17

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-10-2009
    Postime
    58
    veprat e nene terezes jan nje shebull per njersimin i kushtoi jeten e saj te varferve

    fjalet e urta i lexoj cdo dit zzoti thot nje fjal e urt kerko diturin o njeri

    degjo fjalen e neners dhe babait vari ne qaf e ne vesh gjith jeten tende eshte drit per ty

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Nëna Tereze - "Shenjtëresha" e ditëve tona
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 11-05-2010, 11:46
  2. Artistët shqiptarë kundër “grabitjes” së Nënës Terezë
    Nga Selami2006 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 18:18
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Nena Tereze ne letersine e sotme shqipe
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:17
  5. Fundi I Nje Endrre Shqiptare
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2005, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •