Të jesh i padëshiruar është sëmundja më e keqe, që mund t’i ndodhë ndonjë njeriu. E vetmja mundësi për shërim janë duart e gatshme dhe shërbyese
dhe zemrat, të cilat nuk pushojnë për të dashur.
Bëhuni një shenjë e gjallë e mirësisë hyjnore: mirësi në fytyrën tuaj, mirësi në sytë tuaj, mirësi në buzëqeshjen tuaj, mirësi në përshëndetjen tuaj të përzemërt.
Në lagjen e mjerimeve ne jemi dritë e mirësisë hyjnore për të varfër. Përherë jepu një buzëqeshje të lumtur: fëmijëve, të varfërve, gjithë atyre që vuajnë dhe që janë të vetmuar. Mos ju dhuroni vetëm përkujdesjen tuaj. Jepuni atyre edhe zemrën tuaj.
Krijoni Kontakt