Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 50
  1. #11
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    NoName nje pyetje kam

    Ku i lexon gjithe keto fakte e kam fjalen lexon biblen?

    apo internetin sepse me duken shume interesante si argumenta dhe fakte qe ti jep ketu

  2. #12
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Kam qenë e befasuar kur kam parë në perëndim aq shumë burra dhe gra të varur prej drogës. Kam tentuar që ta zbuloj arsyen e kësaj gjendjeje. Dhe përgjigjja është: “Askush në familje nuk përkujdeset për ta. Babai dhe nëna janë aq shumë të ngarkuar sa që nuk kanë kohë për ta.”


    Ju nuk mund t’i duani tërësisht dy njerëz; por ju mund t’i duani pa dallim të gjithë njerëzit, nëse në të gjithë ata e duani Jezusin e vetëm.




    - - - - - - -
    Zemrushja, referencat biblike i marr nga Bibla.

  3. #13
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    NoName kur kam ardh ketu ku jetoj tani e para gje qe me ka bere shume pershtypje se si shumica e te rinjve mezi presin sa te bejne 18 vjec sepse si kap me ligji per te pire duhanin dhe ia valojne me pirje duhani qe ne diten e titlindjes se tyre. Dhe sic dihet prinderit e tyre smund ti ndalojne dot se pse ne ate moshe ata jane te pavarur nga familja e tyre

    Nje femi sepse nena apo baba e vet e kane gjujt me shpulle kur ai ka gabuar ben denoncimin ne polici dhe arrin e con nenen apo baben e vet ne burg. Sado gabim e faj te kete femija.

    Nuk di se ku eshte roli i familjes ketu. Sado qe kam pare shume familje te perkujdesen jashte mase per femijet e tyre; i edukojne shume; por sdo te thoja se e ka vec fajin familja sesa ambienti rethues. Une kam frike nese nje dite femija im do behet si femijet e tyre

  4. #14
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Kam degjuar diku qe fshati i lindjes i nenes tereze eshte ortodoks. E vertete eshte kjo?

  5. #15
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Frojdiani,
    sa per dijeni Nena Tereze ka lindur ne Shkup ndersa prinderit me origjine nga Prizreni (pra analizo ti vete me kapacitet tendin intelektual se cfare religjioni i takojne keto dy qytete..)

    nje keshille nga une: mos u mirr me dokrra te paverteta sepse disa pseudo-historian thone qe edhe Skenderbeu na paska qene ortodoks, keshtu qe me kete logjike i bie qe edhe Jezusi paska lindur Orthodoks. lol

    NoName




    - - - - - - - -

    Për t’ia treguar ndokujt dashurinë, duhet të lidhemi me të në marrëdhënie të ngushta. Nëse dëshirojmë shumë njerëz, do të humbim në numra, në vend që t’i takojmë njerëzit nevojtarë me dashuri dhe me kujdes. Unë besoj në atë çka ndodh në mes njerëzve. Çdo njeri për mua është Krishti; edhe pse egziston vetëm një Jezus. Personin të cilin e takoj për mome-ntin është i vetmi person në botë.



    Për ne asnjë njeri nuk është aq i varfër, që mos ta shohim në të shembëlltyrën hyjnore.

  6. #16
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    NoName. Nuk e kuptova shume mire kete qe ti po thoje ne kete fragmentin e fundit. A mundet ta shpjegosh cik?

  7. #17
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Unë nuk i shoh në rend të parë të varfërit, por Jezusin, i cili vuan në të varfër
    dhe thotë: Isha i uritur, dhe më dhatë të ha …



    Njerëzit shpesh i fshehin nevojat e tyre, para së gjithash, nëse më parë kanë qenë më të pasur. Një herë erdhi tek ne një njeri, i cili më parë kishte pasur një jetë më të mirë. Ai tha: “Nëna Terezë, unë nuk mund të ha atë ushqim që është duke u shpërndarë atje. “Në këto fjalë unë i thashë atij: “Unë e ha çdo ditë atë ushqim.“ Ai më shikoi dhe më pyeti: “Ju e hani atë?” Unë iu përgjigja: “Po.” “Atëherë edhe unë do ta ha.” Që unë e ha të njëjtin ushqim me të, atij i dha fuqi që të pranonte përvujtërimin. Përndryshe kishin për të mbetur shumë hidhërime... Për t’i kuptuar të varfërit, duhet të dijmë çka është varfëria. Përndryshe kishim për të folur me një gjuhë krejtësisht tjetër.

  8. #18
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Gjithçka që bëjmë, e bëjmë për Jezusin. Jeta jonë nuk ka asnjë kuptim dhe asnjë arsye tjetër. Këtë nuk mund ta kuptojnë shumë njerëz. Unë i shërbej Jezusit njëzet e katër orë në ditë; gjithçka që bëj, e bëj për të, dhe ai më jep fuqi për t’i përballuar të gjitha. Unë e dua atë në të varfër, dhe të varfërit në të; por Zoti është përherë në vend të parë. Përherë kur vjen ndonjë vizitor tek ne, i prij në kapelë për t’u lutur dhe i them: “Në rend të parë ta përshëndesim Zotin e shtëpisë. Jezusi është këtu, për të punojmë, dhe e adhurojmë. Ai na jep fuqi që të jetojmë me gëzim një jetë të tillë”.




    Unë nuk e kam gjetur Jezusin, por Jezusi më ka gjetur mua.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Shume gjera te bukura lexova nga ty Noname.
    Sa mire do te ishte te zbatoheshin nga te gjithe ose te pakten shumica e njerezve e kjo te ndodhte kudo ose te pakten ne pjesen me te madhe te rruzullit tone.
    Megjithate eshte mire kur mendon e beson se ka shume njerez te mire ne kete bote por ndoshta nuk mund t'i njohim te gjithe
    Keta mund t'i njohe vetem zoti.
    E AI dhente drejtesi ne kete bote e ne kete jete.
    E per kete jam e bindur qe nje dite secili paguhet per ate qe ben mire/keq.

    Zoti i bekofte te gjithe!
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  10. #20
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Pa Jezusin nuk kishim mundur t’i bëjmë të gjitha këto gjëra që duhet t'i bëjmë, së paku jo gjatë tërë jetës. Ndoshta kishim për t’i bërë për një vit apo për dy, por jo edhe për tërë jetën e gjatë, pa asnjë shenjë falënderimi, pa pritur mjete financiare, përveçse të guxojmë të vuajmë me të, i cili na ka dashur aq shumë, saqë e ka dhënë jetën e vet për ne. Pa Jezusin jeta jonë do të ishte një absurditet dhe e pakuptimshme; vetëm ai e bën atë të kuptueshme.



    Nëse i keni dhënë një gotë ujë të etshmit, ia keni dhënë Jezusit. Ky është një mësim i vogël dhe i thjeshtë, por nëse realisht e shqyrtojmë, është më i rëndësishmi.



    Kurrë mos lejo që të mbizotërojë në jetën tënde aq shumë shqetësimi, saqë prej saj ta humbësh gëzimin e Krishtit të ringjallur. Ne të gjithë përmallohemi për qiellin hyjnor, por qysh tani guxojmë të jemi tek Jezusi dhe ta ndajmë lumturinë e tij.
    Kjo domethënë:
    Të duam, si do ai;
    të ndihmojmë, si ndihmon ai;
    të dhurohemi, si dhurohet ai;
    të shërbejmë, si shërben ai;
    të shpëtojmë, si shpëton ai, -
    njëzet e katër orë të jemi me të
    dhe ta prekim në petkat e tij më të mjerueshme.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nëna Tereze - "Shenjtëresha" e ditëve tona
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 11-05-2010, 11:46
  2. Artistët shqiptarë kundër “grabitjes” së Nënës Terezë
    Nga Selami2006 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 18:18
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Nena Tereze ne letersine e sotme shqipe
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:17
  5. Fundi I Nje Endrre Shqiptare
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2005, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •