Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Nëna Terezë - "100 Fjalë të Urta"

    Parafjala

    Fjalët e urta të një nëne të mirë, posaçërisht pas vdekjes dhe lumturimit të saj, janë një porosi dhe guxim i madh për mbarë njerëzimin. Duke i përkujtuar, ato lënë një mbresë të madhe në ze-mrën e çdo njeriu. Sa herë që t’i lexojmë, apo t’i dëgjojmë, ato na frymëzojnë dhe na nxitin për të menduar që ta bëjmë botën sa më të mirë.

    Nga kjo rrjedh dhe ky doracak i vogël, i përkthyer nga Don Marjan Marku, cili bart fjalët e urta të së lumes Nënës Terezë. Fjalët, për të cilat askush nuk mund të mos ndalet dhe të mos pohojë: Po, ashtu ishte Nëna Terezë deri sa ishte gjallë. Këto fjalë, na japin një pamje ku-ptimplote të jetës së saj, të cilat kanë qenë më tepër një veprim se një thënie, duhen të jenë për ne dhe për mbarë njerëzimin një udhëtregues, pa dallim race, gjuhe, feje apo mirëqenieje.

    Fjalë të tilla, janë fjalë që mund t’i flasin shumë pak njerëz. Nëna Terezë ishte një prej tyre. Fjala “faleminderit” se ishte një rregulltare katolike, se ishte një shqiptare, se ishte një nënë e gjithë botës, nuk guxon të mbesë vetëm një fjalë e vdekur, por një guxim, një shtytje dhe një forcë për ne dhe për mbarë njerëzimin.



    + Mark Sopi, ipeshkëv

  2. #2
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Veprat e mira janë hallka që formojnë një zinxhir të dashurisë.

    Lutja e hap zemrën, deri sa ta aftëson për ta pranuar Hyjin.
    Lutu dhe syno për ta pranuar Hyjin, dhe zemra jote do të jetë mjaft e madhe, për ta mbajtur atë për pronë të vetën.


    Për të qenë të aftë për ta dashur njëri - tjetrin, nevojitet që të lutemi, sepse lutja na dhuron një zemër të pastër, dhe një zemër e pastër mund ta shohë Hyjin në të afërmit tanë. Nëse ne sot nuk kemi paqe, atëherë kemi harruar se si mund ta shohim Hyjin në të afërmit tanë. Nëse secili kishte për ta parë Hyjin në të afërmit tonë, atëherë nuk kishim për të pasur nevojë për armë dhe bomba.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 02-03-2006 më 09:35

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Ke shume te drejte NoName por ja qe jeta kjo eshte dhe per me teper do te thoja nje shprehje shume te vecante qe eshte marre nga bibla

    Nuk mund te ndryshohet nje mbret dhe mbreteri po nuk u ndryshuan njerezit qe jetojne ne kete mbreteri te vjeter tashme

    prandaj as mos e shko ne mendje se kjo bote do ndryshoje sepse derisa te vije fundi i saj dhe te ringallet perseri nje jete e re shume gjera te keqija kemi per te pare ne syte tone

  4. #4
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Ne jemi të vetëdijshëm, se atë çka bëjmë, është vetëm një pikë ujë në oqean. Po të mos ishte kjo pikë ujë, kishte për t’i munguar oqeanit!



    Hyji e ka krijuar secilin prej nesh, çdo qenie njerëzore për gjëra të mëdha: për të dashur dhe për të qenë të dashur. Përse Hyji i ka krijuar disa prej nesh burra dhe disa gra? Sepse dashuria e gruas, dhe dashuria e burrit është një shembëllesë hyjnore, secila në mënyrën e saj. Që të dytë janë krijuar për dashuri duke dashuruar në mënyra të ndryshme. Gruaja dhe burri janë plotësim për njëri-tjetrin, dhe së bashku dëshmojnë më së miri dashurinë hyjnore, në vend që të ishin të vetmuar.

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar më parë nga NoName
    Ne jemi të vetëdijshëm, se atë çka bëjmë, është vetëm një pikë ujë në oqean. Po të mos ishte kjo pikë ujë, kishte për t’i munguar oqeanit!



    Hyji e ka krijuar secilin prej nesh, çdo qenie njerëzore për gjëra të mëdha: për të dashur dhe për të qenë të dashur. Përse Hyji i ka krijuar disa prej nesh burra dhe disa gra? Sepse dashuria e gruas, dhe dashuria e burrit është një shembëllesë hyjnore, secila në mënyrën e saj. Që të dytë janë krijuar për dashuri duke dashuruar në mënyra të ndryshme. Gruaja dhe burri janë plotësim për njëri-tjetrin, dhe së bashku dëshmojnë më së miri dashurinë hyjnore, në vend që të ishin të vetmuar.

    Me ben shume pershtypje NoName se si shkruan ti

    Me behet qejfi qe kam nje shok te ketij niveli. Jane te paket keta ketu mos harro

    Te pergezoj edhe nje here per kete teme

    Sepse dashuria njerezore eshte gjeja me e cmuar qe Zoti na ka dhuruar ne te gjitheve. Pavaresisht se jo te gjithe dine ta respektojne kete gje

  6. #6
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Nuk është e rëndësishme se çka bëjmë, por sa dashuri japim në atë çka bëjmë.
    Gjëra të vogla me dashuri të madhe.




    Mos mendo, se për të qenë dashuria e vërtetë, duhet të jetë e jashtëzakonshme. E nevojshme është vetëm të dashurojmë pandërprerë. Si mund të ndizet një llampë, pa furnizim të pandërprerë të pikave të vajit? ...Të dashur miq: Cilat janë pikat e vajit në llampat tona? Ato janë gjërat e vogla të jetës së përditshme: gëzimi, zemërgjerësia, veprat e vogla të mira, përvujtëria, durimi. Një mendim i thjeshtë në dikë tjetër. Mënyra jonë e heshtjes, e dëgjimit, e faljes dhe e veprimit.
    Këto janë pikat e vërteta të vajit që lejojnë pandërprerë, të ndizën llampat tona, gjatë tërë jetës sonë.

  7. #7
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Ke shume te drejte NoName por mos harro se keto pika vaji qe thua ti ne jeten reale tone sa vijne e po rrallohen( pale te flasim per ne jeten reale se edhe vaji si vaj po mbaron e po shteron ) por edhe dashuria ne bote sa vjen edhe po rrallohet. RRalle po shof njerez te dashuruar me te vertete. Shume ralle po shof dy njerez qe ta respektojne njeri tjetrin me te njejten menyre

    Por nje gje nga une te dish Sa me shume dashuri te dhurosh ne kete jete aq me shume dashuri do te gjesh

  8. #8
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Jezusi është shndërruar në bukën e jetës. Kungimi është dhurata më e madhe,
    që na ka dhënë Jezusi, dhe prej tij ne e fitojmë forcën tonë. Po ashtu dhe përmes lutjes. Kjo është arsyeja përse lutja është aq e rëndësishme. Lutja na dhuron një zemër të pastër dhe një zemër e pastër, na aftëson për të bërë shumë.




    Lejo që lutja të jetë një flijë e pastër për Hyjin. Mos u lut me zë të lartë e as të ulët,
    por thjesht lutu. Lejo që të flasë zemra jote. Lavdëroje Hyjin me gjithë zemrën tënde.

  9. #9
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    NoName kjo qe thua ti eshte mese e drejte. Sepse nqs ti lutesh dhe nuk di kuptimin e asaj qe thua, nqs ti lutesh dhe sdi se cfare ndien ne kete gje qe thua atehere ajo do te jete nje lutje fallso apo jo ...

  10. #10
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    E dashura Zemrushja, eshte Zoti qe lexon/gjykon zemrat e njerezve, ndersa qeniet njerezore gjykojne vetem pamjet e jashtme.

    Zoti i tha Samuelit:”Mos e shiko fytyrën e tij dhe lartësinë e shtatit të tij, sepse e kam përjashtuar. Unë nuk gjykoj sipas pamjes së njerëzve: njeriu sheh çka duket përjashta, kurse Zoti vëren zemrën”. (krh. 1 Sam 16, 7)



    Shenjtëria nuk qëndron në bërjen e gjërave të jashtëzakonshme.
    Ajo qëndron në pranimin e gjërave që na dërgon Hyji – dhe atë me një buzëqeshje.
    Ajo thjeshtë qëndron në pranimin e dëshirës hyjnore, duke shkuar pas tij.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nëna Tereze - "Shenjtëresha" e ditëve tona
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 11-05-2010, 11:46
  2. Artistët shqiptarë kundër “grabitjes” së Nënës Terezë
    Nga Selami2006 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 18:18
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Nena Tereze ne letersine e sotme shqipe
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:17
  5. Fundi I Nje Endrre Shqiptare
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2005, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •