Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660

    Edi Rama, anëtar i Parlamentit Evropian të Kulturës

    Ja edhe nje akolade tjeter ne liste e gjate te pergezimeve dhe arritjeve te kryetarit te bashkise se Tiranes Edi Rama. Nder per te, por nder per gjithe shqiptaret ne pergjithesi.


    Edi Rama, anëtar i Parlamentit Evropian të Kulturës


    Shekulli

    “Ju jeni propozuar për t’u bërë Anëtar i Parlamentit Evropian i Kulturës, një tribunë për personalitetet e shquara kulturore nga të gjitha anët e Evropës. Shpresoj që ju të pranoni anëtarësimin dhe të merrni pjesë në sesionin tjetër në Turku të Finlandës, më 15-17 shtator 2006”. Kjo është ftesa zyrtare në adresë të kryebashkiakut të Tiranës Edi Rama, nga Sekretari i Përgjithshëm i Parlamentit Evropian të Kulturës Karl-Erik Norrman. Në letrën e tij ai i bën të ditur Ramës, intelektual aktiv në frontin e kulturës pa i hyrë ende fort politikës deri në vitin 2000, se ky organizëm “është forumi i vetëm kryesor i artistëve dhe intelektualëve të shquar nga e gjithë Evropa”. Parlamenti Evropian i Kulturës është një forum i personaliteteve evropiane në fushën e artit, kulturës dhe letrave për dialogun, diskutimin dhe debatin mbi çështje thelbësore për rëndësinë e bashkëpunimit evropian, demokracinë dhe kulturën evropiane. Kredo e tij është se ideja evropiane është bazuar në balancën midis respektit për diversitetin e kulturave në Evropë dhe tolerancës e mirëkuptimit ndërkulturor. Qëllim i PEK-ut është të forcojë rolin e ideve kulturore dhe artistike në debatin mbi të ardhmen e Evropës dhe të ofrojë një forum për debat të rregullt mbi çështje thelbësore midis artistëve, shkrimtarëve, muzikantëve, historianëve, filozofëve, projektuesve, arkitektëve të pavarur dhe personaliteteve të tjera kulturore nga të gjitha vendet e Evropës. PEK-u u krijua në mjediset e Këshillit të Evropës në Strasburg në vitin 2001. Sesioni i parë i tij u mbajt në Collège d´Europe, në Bruges, në nëntor 2002, më pas në Grac e Xhenova dhe në vitin 2005 u mbajt në Lisbonë dhe u drejtua nga presidenti portugez së bashku me presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso. Anëtarë të ndryshëm janë angazhuar, edhe midis sesioneve, në zbatimin e projekteve të ndryshme, të iniciuara nga PEK, si për shembull: “Të drejtat e artistëve”, “Universiteti Nomad për artet dhe menaxhimin”, “Muzika dhe shëndeti”. Qendra ligjore dhe administrative e PEK-së është organizata gjermane “Verein für ein Europäisches Kulturparlament“, në Klett-Haus, Stuttgart. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të PEK-së, Karl-Erik Norrman ndodhet në Berlin. Në listën e 26 Senatorëve të këtij parlamenti janë edhe emra të njohur në skenën evropiane të kulturës si Umberto Eco, Frederic Delouche, Manfred Osten, Barbara O’Toole etj.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-11-2005
    Postime
    7
    najs najs me behet qejfi qe edi rama ka arrit kete sukses kaq te madh por me fal clidhje ka kjo me shqiperin ohhhhhh se harrova na nderoj looooool plsssss
    nder do ishte per shqiperin nqs ai do bente dicka per kete vend dhe me te vertet do e nderoja jo vetem un por te gjithe por te jesh krenar sepse ai eshte ber antar i Parlamenti Evropian te Kulturës se di hmmmmmm si mund ta ndihmoj kjo shqiperin se kuptoj megjithate smund ta shaj edi ramen sepse me te vertet eshte munduar ta ndryshoj shqiperin per me mire dhe ka arrit ne qellimin e tij ne disa pika dhe do me behej qejfi te tregonit ato pika ketu ne forum dhe jo ketu budallalliqe amon

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Edi Rama dhe Kultura ?!

    Nuk shoh kurrfar lidhshmerie.



  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Po ti nga je? Po te jesh nga maja malit zbrit deri poshte ne qytet dhe blej ca gazeta qe te mesosh me shume. Ose shko tek klubi fshatit dhe pyet ke te dali perpara per Ramen dhe do te tregoje. Ose lexo arkivat e forumit qe te mesosh me shume. Neve sjemi ketu si edukatore kopshti qe ti hapim syte te verberve.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Luneeesta


    Faleminderoj nderin qe ma bane ,oj moter qyteti,se vertet ne nga mali nuk dim cfar jane bojat,makinat,ato-keto..si i quajne keto mesele urbane?
    Po nejse

    Ramen te nevoitet ta percjellesh si hec,dy min,dhe e kupton kush eshte.
    Ramen te nevoitet ta percjellesh si flet,dy min
    Ramen te nevoitet ta percjellesh si shiqon,dy min
    Ramen te nevoitet ta percjellesh si qeshet,dy min
    Ramen te nevoitet ta percjellesh si leviz,dy min

    .........do ta kuptosh se ke te besh me nje psikopat.
    Pyte lirishte nje psikiater,cfar konkluzione sjell ai kur permendet Edi!
    Do te bindesh ne kete qe te them.


    Perndryshe,sa per bojat e Tirones,
    pash ata sy ,Lunest,a sheh mire?
    Ke probleme me syza apo merr kontrolloj nje here thjerrzat.

    Ndoshta edhe ke nevoj per nje opticient te mire!

    Ke pa ti ndonje qytet tjeter,
    apo hera e pare eshte qe ke zbrit ne Tirone?
    Nese po,ateher me fal,se hyj n`gjynah me ty nese te kritikoj...

    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #6
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Faleminderit evrope qe nderon Edi raman, sepse nese nderohet edi rama ,nderohet shqiperia.Ne keto dite te erreta terrori berishian, edi rama eshte e vetmja shprese.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qerim : 02-03-2006 më 08:28

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Bravo ky Edi me verte me pelqe. Kopil i zgjut i thena ne knej ka lagja.
    RTPje a ke qen noi her ne tiron apo e shef vetem ne RTK?

  8. #8
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Ky Edi Rama smund ti thuhet qe osht budall, nuk mund ti thuhet asnjerit nga politikanet se jane budallenj se ato marrin nga 1000 euro duke fry bilbila nalte e poshte, lum si FSHF-ja qe ka albitra te futn ene ne politike....

    Edi, me te vertete osht me penallti ne kry, mjafton sic tha
    RTP-ja shiko Edin vetem nje here si i ka syte, osht si Frankensteini i politikes Shqipetare, ai ka eren mortje. Nejse une kam qef ta quaj PIPI CORAPE GJATA i ps-se!!!!

    Edi ska me shku ne ket si po e quani ju, Parlamenti i Kultures, ai shkon gjer aty dhe kur kthehet flet vetem e vetem per autovetura, tipi i fundit, ku din gjo tjter ky tip!!!!

  9. #9
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Malsori i shek 17, vllai i mujes me halilin, ti as me shajt nuk din, kto qe thun ti kan historik te pasur, dmth jan kompliment.......po ky Edi juj, seriozisht kti i vjen era mortje, e shef ne TV te duket veteja qe po shef noj film horrori, prandaj ky tipi del ne TV vetem ne oret e vona te mremjes, ngaqe femijet duhen ruajtur!!!!my fav osht: PIPI CORAPE GJATA me ps-ne.....

    Tashi po ti vleresojme politikisht te dyte, jo me ja fut kot me shajt pa dit gjo se cfar del nga goja.....ne forum mund te shajme kedo qe na teket, skishim me lon Ajnshtan pa ja hedh copat e tij noj qen pazarit....dmth persa i perket vleresimit politik, Sales i ka ec mire kurse Edi osht ne hapat e pare te karrieres se tij.....psh boksiereve u shikohet sa tituj boteror kan pas, kta politikanet tan jan mjaft boksier por duhet shiku sa kohe kan ne pushtet dhe hapat qe ka bo shoqeria Shaipetare nen drejtimin e tyre....Kshuqe Sala osht shum me kodosh se Edi, per deri tashi!!!!

    Me i afti qofte prijesi yne!!!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mergimi98
    Anëtarësuar
    07-02-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania !
    Postime
    34

    Exclamation Mos folni budallalleqe !

    Citim Postuar më parë nga Sabriu
    E dini ju se qfar është Edi me nacionalitet? apo paraqiteni kinse nuk dini gjë dhe se i dini të gjitha.

    O Sabri nga dialekti duket qe je nga Kosova .Nje vrejtje miqesore :
    Para se te shohesh nacionalitetin e Edi Rames shih ate te atyre qe udhehoqen Kosoven apo qe akoma e udheheqin .Shiko nacionalitetin e grave te disa nga figurat e artit ne Kosove apo edhe te politikes (p.sh. Sabri Fejzullahu cfare nacionaliteti e ka gruan ?!)

    Merruni me zgjidhjen e mosmarrveshjeve tuaja ne Kosove dhe nacionalitetet tuaja sepse akoma degjoni Draganen dhe Cecen . Me fal qe po te them por Edi Rama ka ate nacionalitet qe kane edhe ata qe dhane jeten per clirimin e Kosoves kur shume nga ju rrinin neper kafenete e Tiranes dhe shteteve te botes .
    Lexo me shume nga kultura dhe letersia shqiptare qe te kuptosh se kush eshte Edi rama dhe i biri i kujt eshte .Po te tregoj vetem nje detaj : Eshte i biri i njerit prej figuravete kltures shqiptare.
    Sa per ate qe ai mori tani ,vendin ne parlamentin europian te kultures ,i cili ka rendesi dhe nderon jo vetem Ramen por krejt shqiptaret, Edi ka marre edhe cmimin per kryebashkiakun me te suksesshem nga UN.
    Me falni por thirrni mendjes ju kokat e "pseudonacionalizmit".

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  5. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •