Close
Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 136
  1. #61
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    KUSH NUK LUTET?


    Njė fshatar, gjatė njė dite tregu, u ndal tė hante drekė nė njė restorant tė mbushur plot e pėrplot e nė tė cilin, zakonisht, hanin bukė njerėzit mė tė pasur e mė tė shquar tė qytetit. Fshatari gjeti njė vend nė njė tryezė ku kishte edhe njerėz tė tjerė dhe i bėri porosinė e vet kamarjerit. Pasi arriti ushqimi, fshatari i bashkoi duart e tij dhe filloi tė lutej. Ata qė ishin tė ulur nė tė njėjtėn tryezė me tė e vėrenin me njė kurreshtje plot ironi, e njė njėri prej tyre e pyeti: “Nė shtėpinė tuaj gjithmonė bėni kėshtu? Luteni me tė vėrtetė tė gjithė?”
    Fshatari, qė kishte filluar tė hante shumė i qetė, iu pėrgjigj:
    “Jo, jo, edhe tek ne ka disa qė nuk luten.”
    “Ah, po! Domethėnė paska edhe tek ju tė tillė qė nuk luten” - ia priti ai me njė buzėqeshje qė shprehte kėnaqėsi. “E kush ėshtė ai qė nė shtėpinė tuaj nuk lutet.”
    “Po, ja, pėr shembull... lopėt e mia, derrat e mi, gomari im ... Ata nuk i shoh se luten kurrė as para e as pas ushqimit”, u pėrgjigj fshatari dhe vazhdoi tė hante i qetė drekėn e tij.

  2. #62
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    PEMA BUJARE


    Ishte njė herė njė pemė e cila e donte shumė njė fėmijė. Fėmija vinte pėr ta takuar ēdo ditė.
    I mblidhte gjethet e saja dhe me to thurte kurora pėr tė lozur si mbret i pyllit. Ngjitej nė trungun e saj dhe lėkundej i varur nė degėt e saja. I hante frutat e saj e pastaj sė bashku loznin kukafshehtasi.
    Kur lodhej, fėmija binte nė gjumė nėn hijen e pemės, kurse gemat i kėndonin nina-nėna.
    Fėmija e donte pemėn me gjithė zemrėn e tij tė vogėl.
    E pema ishte e lumtur.
    Por, koha kalonte e fėmija u rrit, kurse pema shpeshherė mbetej e vetmuar.
    Njė ditė fėmija erdhi pėr ta parė pemėn e ajo i tha:
    “Afrohu, o fėmija im, ngjitu nė trungun tim e bėj shilarės me gjethet e mia, haji frutat e mi, luaj nėn hijen time dhe ji i lumtur”.
    “Tashmė jam tepėr i madh tė ngjitem nėpėr trungun tėnd e tė luaj”, tha fėmija. “Unė kam dėshirė tė blej gjėra e tė argėtohem. Dua tė holla. A mund tė mė japėsh ti tė holla?”
    “Mė vjen keq”, u pėrgjigj pema, “por unė nuk kam tė holla. Kam vetėm gjethe e fruta. Merri frutat e mi, o fėmija im, dhe shko e shiti nė qytet. Kėshtu do tė kesh tė holla e do tė jesh i lumtur.”
    Atėherė fėmija u ngjit nė pemė, i mblodhi tė gjitha frutat dhe i ēoi nė treg tė qytetit.
    E pema ishte e lumtur.
    Fėmija mbeti shumė kohė pa u kthyer... Pema filloi tė mėrzitej.
    Njė ditė fėmija u kthye; pema u drodh nga gėzimi dhe tha:
    “Afrohu, o fėmija im, ngjitu nė trungun tim, bėj shilarės me gjethet e mia dhe ji i lumtur.”
    “Kam shumė punė pėr tė kryer e nuk kam kohė tė ngjitem nėpėr pemė”, u pėrgjigj fėmija. “Kam dėshirė tė kem njė shtėpi qė tė mė strehojė”, vazhdoi. “Dėshiroj tė kem grua e fėmijė, e pėr kėtė arsye kam nevojė pėr njė shtėpi. A mund tė mė japėsh ti njė shtėpi?”
    “Unė nuk kam shtėpi”, tha pema. “Shtėpia ime ėshtė pylli, por ti mund t’i presėsh degėt e mia e me to tė ndėrtosh njė shtėpi. E atėherė do tė jesh i lumtur.”
    Fėmija i preu tė gjitha degėt e pemės dhe i mori me vete qė me to tė ndėrtonte njė shtėpi.
    E pema ishte e lumtur.
    Shumė kohė fėmija nuk u kthye. Kur u kthye, pema ishte aq e lumtur saqe mezi arrinte tė fliste.
    “Afrohu, o fėmija im”, pėshpėriti “eja e luaj.”
    “Jam plakur shumė dhe jam shumė i trishtuar qė tė mund tė luaj”, tha fėmija. “Kam dėshirė tė kem njė lundėr qė t’mund tė iki larg prej kėtu. A mund tė mė japėsh ti njė lundėr?”
    “Preje trungun tim e me tė ndėrtoje lundrėn”, tha pema. “Kėshtu, me tė do t’mund tė largohesh e tė jesh i lumtur.”
    Atėherė, fėmija e preu trungun e pemės dhe me tė e ndėrtoi njė lundėr pėr tė ikur larg.
    E pema ishte e lumtur ... por jo edhe aq.
    Shumė kohė mė vonė, fėmija u kthye prapė.
    “Mė vjen keq, o fėmija im,”, tha pema “por nuk kam mė asgjė qė t’mund tė tė dhuroj... Nuk kam mė fruta.”
    “Dhėmbėt e mi janė dobėsuar pėr sė tepėrmi qė tė mund tė ha fruta” tha fėmija.
    “Nuk kam mė degė” vazhdoi pema, “e nuk mund tė kapesh e tė lėkundesh nė to.”
    “Jam tepėr i vjetėr tė lėkundem nėpėr degė” tha fėmija.
    “Nuk kam mė trung, qė tė mund tė ngjitesh nė tė”, tha pema.
    “Jam tepėr i lodhur qė t’mund tė ngjitem nė trungje”, tha fėmija.
    “Jam shumė e dėshpėruar”, fshau pema. “Kisha pasur shumė dėshirė tė tė dhuroja diēka ... por nuk kam mė asgjė. Jam vetėm njė cung i vjetėr. Mė vjen shumė keq...”
    “Nuk mė nevojiten mė shumė gjėra”, tha fėmija. “Kam nevojė vetėm pėr njė vend tė qetė ku tė mund tė ulem dhe tė pushoj. E ndjej veten shumė tė lodhur”.
    “Mirė, pra”, tha pema “mirė, pikėrisht njė cung i vjetėr lypset qė tė mund tė ulesh e tė pushosh. Afrohu, o fėmija im, e ulu. Ulu e pusho”.
    Fėmija bėri kėshtu.
    E pema ishte e lumtur.

    Shel Silverstein

  3. #63
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    MĖ PAK SE HIĒ


    “Mė thuaj, sa peshon njė fjollė bore?” e pyeti njė ditė trishtili pėllumbin.
    “Mė pak se hiē”, iu pėrgjigj pėllumbķ.
    Atėherė trishtili filloi t’i tregonte kėtė ndodhi:
    “Njė ditė isha duke pushuar mbi degėzėn e njė pishe, kur filloi tė bjerė borė. Jo njė borė me duhi, jo. Por, njė nga ato borėrat shumė, shumė tė lehta, si njė ėndėrr. Pasi nuk kisha asgjė mė tė mirė e mė tė menēur tė bėja, fillova t’i numėroj fjollat qė binin mbi degėzėn time.
    Ranė 3.751.952 fjolla.
    Por, kur dal-ngadalė e me lehtėsi ra mbi degėz e 3.751.953-ta - “mė pak se hiē”, sikurse the ti, atėherė degėza e pishės u thye...”
    Pasi i tha kėto trishtili u ngrit nė fluturim dhe iku.

    Ndoshta nė botė mungon vetėm njė person qė... Ndoshta mungon vetėm ti.

  4. #64
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    LUNDRA


    Njė mbrėmje, dy turistė qė gjendeshin nė njė kamp nė bregun e njė liqeni, vendosėn ta kalonin liqenin me njė lundėr qė tė shkonin e tė pinin nga njė gotė nė restorantin qė gjendej nė bregun tjetėr tė liqenit.
    Mbetėn deri natėn vonė e pasi zbrazėn disa shishe me verė, dolėn nga restoranti. Kur dolėn, valėviteshin pak, por, megjithatė arritėn tė zinin vend nė lundėr, pėr t’ia filluar udhės sė kthimit.
    Filluan tė vozitnin shumė fuqishėm. Tė djerėsitur e tė turfulluar u munduan me vendosmėri pėr dy orė tė tėra. Mė nė fund njėri prej tyre iu drejtua mikut tė tij: “A nuk tė duket se ishte dashur tė arrinim nė bregun tjetėr qė sa kohė mė parė?” “Qartė!”, u pėrgjigj tjetri. “Por ndoshta nuk u kemi dhėnė lopatave me mjaft energji?”
    Atėherė sė bashku i dyfishuan pėrpjekjet e u dhanė lopatave me shumė vendosmėri edhe pėr njė orė tė tėrė. Por vetėm kur agoi dita, plot me habi, zbuluan se gjendeshin ende nė tė njėjtin vend.
    Kishin harruar tė zgjidhnin litarin e fortė i cili e lidhte lundrėn e tyre me urėn e bregut.

  5. #65
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    UNĖ NUK JAM I MARRĖ


    Njė ateist ra nga njė shkėmb i thepisur. Ndėrsa rrokullisej poshtė, arriti tė kapte degėn e njė peme tė vogėl, dhe mbeti i varur mes qiellit dhe shkėmbinjve 300 metra mė poshtė, i vetėdijshėm se nuk mund tė rrezistonte gjatė.
    Atėherė pati njė ide.
    “O Zot!”, thirri me sa zė kishte.
    Qetėsi! Asnjė pėrgjigje.
    “O Zot!”, thirri pėrsėri. “Nėse egziston, mė shpėto dhe unė tė premtoj se do tė besoj nė ty dhe do t’i mėsoj tė tjerėve besimin. Tė premtoj se do tė bėj ēfarėdo tė mė kėrkosh”.
    Pėrsėri qetėsi! Menjėherė pas u tremb kur dėgjoi njė zė tė fuqishėm qė gjėmonte nė humnerė.
    “Thonė tė gjithė kėshtu kur janė nė hall”.
    “Jo, o Zot, jo!” thirri ai, duke marrė zemėr. “Unė nuk jam si tė tjerėt. Nuk e shikon se kam filluar tė besoj, sepse kam arritur tė dėgjoj zėrin tėnd?. Tani nuk duhet tė bėsh asgjė tjetėr veēse tė mė shpėtosh dhe unė do ta shpall emrin tėnd deri nė kufinjt e tokės duke vėr nė praktikė ēdo fjalė tėnden sado qė ajo tė mė kushtojė”.
    “Mirė, mirė”, tha zėri. “Do tė tė shpėtoj. Lėshoje degen se tė mbaj unė”.
    “Ta lėshoj degėn?”, bėrtiti njeriu i tronditur. “Po unė nuk jam i marrė ta lėshoj degėn!”

  6. #66
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    'CLOWN'


    Nė dhomėn e punės sė njė psikiatri tė famshėm, njė ditė u paraqit njė njeri mjaft i drejtėpeshuar, serioz dhe elegant. Por, pas disa fjalive qė tha, mjeku menjėherė e kuptoi se ai njeri ishte thellėsisht i dėshpėruar nga njė ndjenjė e thellė e melankonisė dhe nga njė trishtim i vazhdueshėm e tundues.
    Mjeku ia filloi punės sė tij terapeutike mė njė vetėdije tė plotė. Nė fund tė bisedės i tha pacientit tė ri: “Pėrse nuk shkon sonte nė cirkun qė sapo ka arritur nė qytetin tonė? Gjatė shfaqes sė cirkut luan njė kllaun shumė i famshėm i cili e ka argėtuar dhe e ka bėrė tė qeshė mė se gjysmėn e botės: kėto ditė tė gjithė flasin pėr tė, sepse ėshtė i pashoq e i shkėlqyeshėm. Shko dhe shihe shfaqjen e tij. Shko, se me siguri ka pėr tė tė bėrė shumė mirė. Ke pėr ta parė”.
    Atėherė pacienti i tij shpėrtheu nė njė vaj tė thekshėm duke thėnė: “Unė jam kllauni pėr tė cilin e keni fjalėn”.

  7. #67
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    SHPELLA E KALTĖRT


    Ishte njė njeri i varfėr e i thjeshtė. Nė mbrėmje, pas njė ditė pune tė ashpėr e tė lodhshme po kthehej nė shtėpi. Ishte i martuar, por edhe shumė i shqetėsuar. Shikonte me inat njerėzit qė kalonin me makina ose ata qė ishin ulur nė restorant.
    “Ja, kėta mund tė thonė pėr vete se janė mirė” - thoshte ai. “Kėta nuk dinė se ē’ėshtė vuajtja... Pėr ta ėshtė gjithēka ėshtė lule e trėndafila. Ee, po ta kishin nė shpinė kryqin* (vuajtjet) qė kam unė!”
    Zoti i kishte dėgjuar gjihmonė ankimet e kėtij njeriu, me shumė durim. Njė mbrėmje vendosi ta priste para derės sė shtėpisė sė tij.
    “O, je ti, o Zot?”, tha njeriu kur e pa. “As mos e merr mundin tė mė qetėsosh. Ti e di mirė se sa i rėndė ėshtė kryqi tė cilin ma ke ngarkuar qė ta bart.” Njeriu ishte mė i hidhėruar se kurrė.
    Zoti i buzėqeshi me plot mirėsi: “Eja me mua! Po tė jap njė mundėsi tjetėr qė tė mund tė zgjedhėsh kryqin qė ti do” - i tha.
    Njeriu papritmas u gjend nė njė shpellė tė kaltėr. Kishte njė arkitekturė hyjnore. Dhe ishte e mbushur plot e pėrplot me kryqe: tė vegjėl, tė mėdhenj, tė mbushur me gurė tė ēmuar, tė lėmuar, tė shtrembėr...
    “Kėta janė kryqet e njerėzve”, tha Zoti. “Zgjidhe njė”.
    Njeriu e hodhi nė njė mėnyrė tė vrazhdė kryqin e vet nė njė kėnd tė shpellės dhe pasi i fėrkoi mirė duart, filloi zgjedhjen.
    E provoi sė pari njė kryq tė lehtė, porse ishte shumė i gjatė dhe zinte shumė vend. E vuri nė qafė njė kryq tė ipeshkvit, por ishte shumė shumė i rėndė prej peshės sė pėgjegjėsisė e tė flijimit. Njė kryq tjetėr, i lėmuar e i pėlqyeshėm nė shikim tė parė, por sapo e vuri nė shpinė filloi ta therte sikur tė ishte i mbushur plot me gozhda. E mori njė kryq argjendi, qė shėndriste, por e ndjeu veten se si pushtohej nga njė ndjenjė e ēuditshme vetmie dhe braktisjeje. E lėshoi menjėherė. Provoi dhe riprovoi, por ēdo kryq kishte ndonjė tė metė.
    Pas shumė e shumė provave dhe pėrpjekjeve mė nė fund, prej njė kėndi gjysėm tė errėt, e nxori njė kryq tė vogėl, pak tė vjetėruar nga pėrdorimi. Nuk ishte shumė i rėndė e as qė zinte shumė vend. Dukej sikur tė ishte bėrė pikėrisht pėr tė. Njeriu e vuri nė krah me njė ndjenjė ngadhėnjimi. “Po e marr kėtė!”, klithi me gėzim dhe doli me vrap nga shpella.
    Zoti e shikoi me shikimin e tij shumė tė ėmbėl. E nė atė moment, njeriu vėrejti se e kishte marrė pikėrisht kryqin e tij tė vjetėr, atė kryq qė e kishte flakur tej kur hyri nė shpellė dhe tė cilin e kishte bartur gjatė tėrė jetės.

  8. #68
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    DY MIQTĖ



    Njėri quhej Frank dhe ishte njėzet vjeēarė. Tjetri, qė ishte mė i ri, quhej Ted dhe ishte tetėmbėdhjetėvjeēarė. Gjithmonė rrinin sė bashku dhe ishin miq tė ngushtė qė nga shkolla fillore. Vendosėn qė sė bashku tė shkojnė nė ushtri. Kur u nisėn i premtuan vetvetes dhe prindėrve se do tė kujdeseshin pėr njėri-tjetrin.
    Patėn fat dhe pėrfunduan nė tė njėjtin batalion.
    Batalioni i tyre qe dėrguar nė luftė. Ishte luftė e tmerrshme nė mes rėrės sė zjarrtė tė shkretėtirės. Pėr disa kohė Franku dhe Tedi mbetėn nė kampim tė mbrojtur nga aviacioni. Por, njė natė erdhi urdhėri qė tė ecnin pėrpara nė territorin e armikut. Ushtarėt ecėn pėrpara tėrė natėn, nėn kėrcėnimin e njė zjarri tė tmerrshėm plumbash dhe artilierie.
    Nė mėngjes batalioni u bashkua nė njė fshat. Por Tedi nuk ishte. Franku e kėrkoi nė ēdo vend, nė mes tė tė plagosurve, nė mes tė tė vdekurve. Mė nė fund e gjeti emrin e tij tė shkurar nė listėn e tė humburve.
    U paraqit tek komandanti.
    “Kėrkoj leje tė dal nė fushėluftim qė tė marr mikun tim”, tha.
    “Ėshtė rrezik tepėr i madh”, u pėrgjigj komandanti. “Atje jashtė ėshtė luftė e ashpėr e mund tė tė humbas edhe ty”.
    Por, Franku prapė se prapė doli. Pas disa orėsh e gjeti Tedin tė plagosur rėnde, me njė plagė vdekjeprurėse. E vuri nė shpinė dhe filloi ta bartė. Por njė plumb e goditi edhe atė. Edhe pse i plagosur arriti tė shkojė deri tek batalioni i vet.
    “A thua ia vlente tė shkosh pėr tė shpėtuar njė tė vdekur?” i bėrtiti komandanti. “Tani po ju humbas qė tė dyve.”
    “Po”, pėrshpėriti “sepse para se tė vdiste Tedi mė tha: O Frank, e kam ditur se do tė vije’.

  9. #69
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    RRJETA E PESHKIMIT


    Fjordi ishte zhytur nė qetėsinė e thellė tė natės polare.
    Uji pėrplasej lehtė nė breg tė detit. I mbėshtjellė me njė vaktėsi erėmirė tė shtėpisė sė tij tė drurit, Hansi peshkatar thurte rrjetėn pėr peshkimin e stinės sė ardhshme. Ishte nė fillimin e punės. Gruaja e tij e dashur, tashmė pushonte nė varrezat e vogla afėr kishės.
    Papritur jehuan disa tė qeshura tė hareshme. Dera u hap dhe hyri Guandelina, vajza e dashur e tij, qė mbante pėr dore Erikun, vėllanė e saj tė vogėl.
    “Guandelinė, tani je nė pushime verore. A ke dėshirė ta marrėsh e ta thurėsh rrjetėn e peshkimit pėr stinėn e ardhshme, ndėrsa unė po shkoj ta rregulloj barkėn.”
    “Posi, o baba!”
    Orėt kalonin. Guandelina punonte me qėndrueshmėri e vullnet, lak pas laku, nyje pas nyje. Por, ditėve u shtoheshin ditėt. Litari ishte i ashpėr. Gjilpėra pėr pėrshkim ishte i vrazhdė, e duart i dhimbnin gjithnjė e mė shumė. Shoqet e saj afroheshin afėr derės: “Guandelinė, eja tė lozim sė bashku!”. Gojėzat e rrjetės zbuteshin gjithnjė e mė shumė, nyjet ishin gjithnjė e mė tė ēliruar, ndėrsa litari gjithnjė e mė i padepėrtueshėm.
    Arriti pranvera. Fjordi shndriti me rrezet e para tė diellit. Peshkimi filloi prapė. Shumė krenar pėr punėn qė kishte bėrė e bija e tij, shumė e dashur, Hansi peshkatar e ngarkoi rrjetėn e re tė peshkimit nė lundrėn e tij tė vjetėr.
    “Eja me mua, Eriku im i vogėl, pėr peshkimin tonė tė parė!”
    Plot me gėzim djaloshi kėrceu dhe hipi nė lundėr. Lundra rrėshqiti mbi ujė. Rrjeta u zhyt nė valėt e detit. Eriku duartrokiste duke parė peshqit se si kėrcenin nė rrjetėn e mbushur plot e pėrplot.
    “Peshkim i shkėlqyeshėm! Mė ndihmo ta nxjerr rrjetėn, o bir!”
    Ndėrsa Eriku po e tėrhiqte rrjetėn, duke i dhėnė me sa fuqi kishte, e i mposhtur nga pesha e rėndė e rrjetės ... plluf - ra nė ujė, mu nė mes tė rrjetės.
    “S’ka gjė!”, mendoi baba Hansi, ndėrsa me shpejtėsi e tėrhiqte rrjetėn nė lundėr. “Rrjeta ėshtė e qėndrueshme. E ka thurur Guandelina ime vetė me duart e saj: Eriku do tė dalė sė bashku me peshq!”
    Rrjeta doli prej ujit me lehtėsi. ... Nė fund kishte mbetur vetėm njė e ēarė e madhe. Nyjet e lidhura keq ishin hapur. Leqet qė nuk ishin thurur mirė ishin zgjeruar. Ndėrsa Eriku i vogėl tashmė pushonte nė fund tė detit.
    “Ah, po ta kisha lidhur ēdo nyje me dashuri!”, qante me dėshpėrim Guandelina.


    Nė jetėn e pėrditshme thuret rrjeta e amshimit. Ēdo ditė ėshtė njė nyje. Mund edhe tė mos i kushtosh rėndėsi fare, porse dita e peshkimit do tė vijė e do tė varet edhe prej asaj se si ke gėrshėtuar kėtu poshtė, e sot.

  10. #70
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    SI MUND TA GJEJ ZOTIN


    Ēdo ditė nxėnėsi i bėnte tė njėjtėn pyetje mėsuesit tė vet: “Si mund ta gjej Zotin?”. Dhe ēdo ditė e merrte tė njėjtėn pėrgjigje misterioze: “Duhet ta dėshirosh”.
    “Por unė e dėshiroj me gjithė zemrėn time, apo jo? Atėherė, pėrse nuk e gjej?”
    Njė ditė ndėrsa mėsuesi ishte duke u larė nė lum sė bashku me nxėnėsin e tij, e zhyti kokėn e nxėnėsit nė ujė dhe e mbajti tė zhytur ndėrsa ai pėrplasej dėshpėrueshėm pėr t’u liruar.
    Tė nesėrmėn ishte mėsuesi ai qė e filloi bisedėn: “Pėrse pėrplaseshe nė atė mėnyrė kur ta mbaja kokėn tė zhytur nė ujė?”
    “Sepse kėrkoja me vrull dhe dėshpėrim ajrin!”
    “Kur tė jepet hiri ta kėrkosh Zotin, ashtu sikurse e kėrkoje ajrin, atėherė do ta gjesh.”

Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  3. "Letra te krishtera frymerore" nga Fenelon
    Nga inscrite nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 17:11
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •