Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 136
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Thumbs up Meditime tė krishtera

    NJĖ LETĖR DASHURIE

    Pėr ditėlindje njė princeshė mori prej tė fejuarit tė saj njė kuti shumė tė rėnde dhe tė njė forme tė ēuditshme.
    E padurueshme nga kurreshtja e hapi, dhe gjeti ... njė gjyle topi. E dėshpruar dhe e tėrbuar nga hidhėrimi, e hodhi pėr tokė gjylen e zezė tė bronzit.
    Kur ra nė tokė mbuloja e jashtme u hap e prej saj doli njė top argjendi mė i vogėl. Princesha e kapi menjėherė. Duke e sjellur nėpėr duar e shtypi lehtė mbi sipėrfaqe. Sfera e argjendit u hap dhe prej saj doli njė kuti me mbėshtjellėse tė artė.
    Kėsaj radhe princesha e hapi kutinė me shumė lehtėsi. Brenda, mbi njė shtresė tė butė kadifeje tė zezė, ndriēonte njė unazė e mbushur plot me xhevahirė tė shkėlqyeshėm, tė cilėt sė bashku formonin dy fjalė tė thjeshta: TĖ DUA.


    Shumė gjėra, qė nė shikim tė parė na duken tė vėshtira e tė pakuptueshme, fshehin nė brendėsinė e tyre visare shumė tė ēmueshme.
    Kur e marrim Biblė nė dorė nė fillim na duket si njė gjyle topi e madhe dhe e rėndė, e formuar jo prej bronzi por prej letre. Nevojitet qė tė kėrkojmė me kujdes visarin qė fsheh brenda. Nė fund me siguri do tė mbesim tė befasur me porosinė e saj: ZOTI TĖ DO.



    Meditimet jane marre nga: www.ForumiKatolik.net - Forumi Katolik Rinor
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 01-04-2007 mė 12:41

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    NJĖ UDHĖTIM GĖZIMI


    Njė ditė njė fshatar u paraqit para derės sė njė kuvendi dhe trokiti fuqishėm. Kur frati qė ishte derėtarė e hapi derėn e rėndė tė punuar me dru lisi, fshatari i tregoi duke qeshur , njė vile rrushi tė mrekullueshme.
    “O frat derėtar”, tha fshatari, “a e di se kujt dėshiroi t’ia dhuroj kėtė vile rrushi qė ėshtė mė e mira nė gjithė vreshten time?”
    “Ndoshta abatit* (eprorit tė kuvendit) ose ndonjė frati tjetėr nė kuvend”.
    “Jo. Dėshiroj ta dhuroj ty!”
    “Mua?” Frati derėtar u skuq i tėri prej gėzimit. “Dėshiron tė ma dhurosh pikėrisht mua?”
    “Po si, sepse ti gjithmonė je sjellė me mua si mik e mė ke ndihmuar kur tė kėrkoja ndihmė. Kam dėshirė qė kjo vile rrushi tė tė sjellė pak gėzim”. Gėzimi i thjeshtė e i pastėr qė e shihte nė fytyrėn e fratit derėtar e shėndriste edhe atė.
    Frati derėtarė e vuri vilen e rrushit nė njė vend ku mund ta shikonte dhe ta rishikonte me admirim tėrė mėngjesin. Ishte me tė vėrtetė njė vile e mrekullueshme. Kur nė njė ēast i lindi njė ide: “Pėrse nuk ia ēoj kėtė vile abatit qė ta gėzojė pak edhe atė?”
    E mori vilen dhe ia ēoi abatit. Abati u gėzua me tė vėrtet shumė. Por, atij iu kujtua se nė kuvend kishin njė frat tė sėmurė dhe mendoi: “Do t’ia ēoj atij vilen kėshtu do tė marrė pak fuqi.” Kėshtu vilja e rrushit udhėtoi, prapė. Por, nuk mbeti gjatė nė dhomėn e fratit tė sėmurė. Ky mendoi se kjo vile me siguri do ta gėzonte shumė fratin kuzhinier, i cili i kalonte ditėt duke u djersitur mbi vatėr pėr tė pėrgatitur ushqimin pėr bashkėvėllezėrit e tij, dhe ia dėrgoi. Por, frati kuzhinier ia ēoj fratit sakristan qė ta gėzonte edhe atė pak, e ky i fundit ia ēoj fratit mė tė ri tė kuvendit e i cili prapė ia dhuroi njė frati tjetėr... e kėshtu dorė pas dore deri sa frati kopshtar nuk ia ēoj fratit derėtar, qė edhe ai tė gėzohej pak. E kėshtu pėrfundoi udhėtimi i viles. Njė udhėtim gėzimi.

    Mos prit qė t’ia fillojė dikush tjetėr. Sot tė pėrket ty qė ta fillosh udhėtimin e gėzimit. Shumė herė mjafton vetėn njė shkėndijė e vogėl qė tė bėjė njė eksplozion tė madh. Dashuria ėshtė e vetmja gjė qė shumėzohet me pjesėtim. Ėshtė dhurata e vetme qė sa mė shumė qė e harxhon, aq mė shumė fiton; sa mė shumė tė japėsh aq mė shumė pranon...


    (vazhdon)

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    “Zoti ėshtė njė baba qė dashuron sikurse njė nėnė” - tha njė ditė njė vogėlushe nė katekizėm.
    Ndoshta nė veten tėnde nuk gjen gjėra qė tė pėlqejnė, por pėr Zotin je krijesa mė e bukur nė Gjithėsi.

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    DY TRUMCAKĖT


    Dy trumcakė rrinin tė kėnaqur duke u freshkuar pak nė tė njėjtėn pemė, qė ishte njė shelg.
    Njėri rrinte nė maje tė pemės e tjetri poshtė nė bigėzim tė degėve.
    Pas pak kohe trumcaku qė qėndronte lart nė maje tė pemės, pėr ta thyer akullin pasi kishte pushuar tha: “O, sa tė bukura qė janė kėto gjethe tė gjelbra!”
    Trumcakut qė rrinte poshtė kėto fjalė iu dukėn ngacmim, prandaj edhe ju pėrgjigj nė mėnyrė tė prerė: “A mos je i verbėr? A nuk e sheh se janė tė bardha?”
    Ndėrsa ai qė rrinte lart i tha i zemėruar: “I verbėr je ti, sepse gjethet janė tė gjelbra”.
    “Vė bast puplat e bishtit se janė tė bardha. Ti nuk kupton asgjė. Ti je i marrė” - ndėrhyri trumcaku qė rrinte poshtė me sqep tė ngritur lart.
    Trumcakut qė rrinte nė maje tė pemės filloi t’i vlonte gjaku dhe pa menduar dy herė u lėshua fluturim mbi kundėrshtarin e tij pėr t’i dhėnė njė mėsim tė mirė. Trumcaku tjetėr nuk lėvizi. Kur ishin afėr, njėri pėrballė tjetrit, me puplat e qafės tė shpupurishura prej zemėrimit para se t’ia fillonin dyluftimit ndodhi qė tė shikonin nė tė njėjtin drejtim, tė shikonin lartė.
    Trumcaku qė vinte prej sė larti e lėshoi njė: “Oh” qė shprehte mrekullim: “Shiko, shiko, po kėto qenkan tė bardha.
    Atėherė i tha mikut tė tij: “Provo dhe eja me mua atje lart, ku isha unė mė parė.”
    Fluturuan mbi degėn mė tė lartė tė shelgut e kėtė herė thanė qe tė dy sė bashku: “Shiko, shiko po kėto qenkan tė gjelbra”.


    Mos gjyko askėnd para se tė kesh ecur nė kėpucėt e tij.

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    NoName pergezime edhe per kete teme se qenka shume e bukur. I lexova te gjitha keto qe ke shkruar dhe me pelyen shume.

  6. #6
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    KATĖR PRINCAT


    Katėr princa ishin nė kėrkim tė njė specializimi nė tė cilin nuk do tė kishin askėnd tė barabartė qė tė mund tė matej me ta. I thanė njėri-tjetrit: “Tė dalim nė zbulim tė botės e tė mėsojmė shkencėn mė tė madhe”.
    Kėshtu pasi caktuan vendin dhe kohėn ku do tė takoheshin nė tė ardhmen, katėr vėllezėrit u shpėrndanė ēdonjėri nė njė drejtim tė ndryshėm.
    Koha kaloi.
    Pas njė viti, njė muaji e njė dite, katėr vėllezėrit u takuan nė vendin e caktuar dhe filluan ta pyesin njėri-tjetrin se ēfarė kishin mėsuar.
    “Unė e kam mėsuar njė shkencė”, tha i pari “njė shkencė qė bėn tė mundshme qė edhe me njė copė tė vetme ashti tė ndonjė gjallese ta krijoj menjėherė mishin qė e mbulon”.
    “Unė” tha i dyti, “di tė bėj qė tė rritet lėkura e asaj qėnie por edhe qimet, nėse ai ėshtė i mbuluar me mish”.
    I treti tha: “Unė jam i aftė tė krijoj gjymtyrėt, po qe se kam mishin, lėkurėn dhe qimet”.
    “E unė”, pėrfundoi i katėrti, “di qė t’i jap jetėn asaj krijese nėse forma e saj ėshtė e plotė me gjymtyrė”.
    Atėherė, katėr vėllezėrit shkuan nė mal pėr tė gjetur ndonjė copė ashti e cila do t’i tregonte aftėsitė e tyre.
    Nuk qe vėshtirė. Pas disa hapave gjetėn njė copė ashti dhe e morėn menjėherė. As qė u interesoi se i kujt mund tė ishte. Ishin tė rrėmbyer aq shumė nga shkenca saqė nuk menduan aspak pėr kėtė gjė.
    Njėri prej tyre ia shtoi mishin ashtit, i dyti e krijoi lėkurėn dhe qimet, i treti e kompletoi me gjymtyrėt e pėrshtatshme, ndėrsa i katėrti i dha jetėn njė ... njė luani.
    Pasi e shkundi mirė jelen e dendur, bisha e egėr u ngrit me gojėn e saj kėrcėnuese, dhėmbėt e saj tė mprehtė e me fuqitė tė tmerrshėm dhe u hodh mbi krijuesit e saj.
    I mbyti tė gjithė e pastaj e kėnaqur dhe e ngopur u zhduk nė mal.

  7. #7
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    BEFASIA NĖ MES TĖ SHKRETĖTIRĖS


    Njė njeri kishte humbur nė shkretėtirė dhe po tėrhiqej zvarrė dy ditė tė plota mbi rėrėn e zjarrtė dhe pėrvėluese. Tashmė kishte arritur nė pikėn e fundit tė fuqisė. Papritmas pa pėrpara vetes njė tregtar qė po shiste kravata. Nuk kishte me vete asgjė tjetėr: vetėm kravata. U mundua menjėherė qė t’i shiste njė njeriut tė shkretė qė ishte duke vdekur nga etja.
    Me gjuhė tė tharė e mė fyt tė shkrumuar, njeriu e zuri pėr tė marrė: “A thua i shitet kravata njė njeriu qė ėshtė duke vdekur nga etja?” Tregtari i rrudhi krahėt dhe vazhdoi udhėn e tij nėpėr shkretėtirė.
    Nė mbrėmje, udhėtari i etur qė po hiqej zvarrė mbi rėrė, e ngriti kokėn dhe mbeti i shtangur nga befasis: gjendej nė shesh tė njė restoranti luksoz, me njė park tė mbushur plot e pėrplot me makina.
    Njė ndėrtesė madhėshtore, plotėsisht e vetmuar nė mes tė shkretėtirės.
    Njeriu u ngjit me shumė mund deri tek dera, e pothuajse i alivanosur, gjėmoi:
    “Ujė, ujė ju lutem?”
    “Mė vjen keq, zotėri”, iu pėrgjigj derėtari shumė i sjellshėm “kėtu nuk mund tė hyni pa kravatė”.


    Kur tė dėshirojmė tė hyjmė nė “Hotelin e Zotit” a thua do tė na thonė: “Mė vjen keq, kėtu nuk mund tė hyni pa zemėr tė pėrtėrirė”.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga NoName
    DY TRUMCAKĖT


    Dy trumcakė rrinin tė kėnaqur duke u freshkuar pak nė tė njėjtėn pemė, qė ishte njė shelg.
    Njėri rrinte nė maje tė pemės e tjetri poshtė nė bigėzim tė degėve.
    Pas pak kohe trumcaku qė qėndronte lart nė maje tė pemės, pėr ta thyer akullin pasi kishte pushuar tha: “O, sa tė bukura qė janė kėto gjethe tė gjelbra!”
    Trumcakut qė rrinte poshtė kėto fjalė iu dukėn ngacmim, prandaj edhe ju pėrgjigj nė mėnyrė tė prerė: “A mos je i verbėr? A nuk e sheh se janė tė bardha?”
    Ndėrsa ai qė rrinte lart i tha i zemėruar: “I verbėr je ti, sepse gjethet janė tė gjelbra”.
    “Vė bast puplat e bishtit se janė tė bardha. Ti nuk kupton asgjė. Ti je i marrė” - ndėrhyri trumcaku qė rrinte poshtė me sqep tė ngritur lart.
    Trumcakut qė rrinte nė maje tė pemės filloi t’i vlonte gjaku dhe pa menduar dy herė u lėshua fluturim mbi kundėrshtarin e tij pėr t’i dhėnė njė mėsim tė mirė. Trumcaku tjetėr nuk lėvizi. Kur ishin afėr, njėri pėrballė tjetrit, me puplat e qafės tė shpupurishura prej zemėrimit para se t’ia fillonin dyluftimit ndodhi qė tė shikonin nė tė njėjtin drejtim, tė shikonin lartė.
    Trumcaku qė vinte prej sė larti e lėshoi njė: “Oh” qė shprehte mrekullim: “Shiko, shiko, po kėto qenkan tė bardha.
    Atėherė i tha mikut tė tij: “Provo dhe eja me mua atje lart, ku isha unė mė parė.”
    Fluturuan mbi degėn mė tė lartė tė shelgut e kėtė herė thanė qe tė dy sė bashku: “Shiko, shiko po kėto qenkan tė gjelbra”.


    Mos gjyko askėnd para se tė kesh ecur nė kėpucėt e tij.
    Mė pėlqeu kjo histori, por unė do doja ta interpretoja edhe nga njė kėndvėshtrim tjetėr.

    Shpesh herė tė Krishterėt grinden me njėri tjetrin pėr doktrina tė ndryshme. Disa thonė ėshtė kėshtu duke sjellė edhe vargje nga bibla, disa tė tjerė thonė se ėshtė ndryshe, edhe ata duke sjellė vargje tė tjera nga bibla.

    Gabimi tek ne, qėndron se ne nuk i shohim gjėrat me syrin e Perėndisė, por me syrin dhe logjikėn tonė. Ne i shohim ato doktrina vetėm nga njėri kėndvėshtrim si njerėz qė jemi, por nuk mundemi tė shohim edhe anėn tjetėr tė gjėrave pasi shikimi ynė ėshtė i kufizuar. Kėshtu ne arrijmė nė atė pikė sa t'u japim rėndėsi kaq tė madhe doktrinave tė ndryshme sa qė tė mos lejojmė tė Krishterė tė dogmave tė tjera nė grupin tonė, duke i quajtur ata heretikė.

    Duke u fokusuar pra nė doktrina tė ndryshme, ne mohojmė vetė vėllezėrit dhe motrat tona duke i akuzuar ata si heretikė. Dhe Krishti ka thėnė se kush mohon mė tė voglin nė mbretėrinė e Tij, ka mohuar vetė Krishtin.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #9
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Citim Postuar mė parė nga liveintwoplaces
    Mė pėlqeu kjo histori, por unė do doja ta interpretoja edhe nga njė kėndvėshtrim tjetėr.

    Shpesh herė tė Krishterėt grinden me njėri tjetrin pėr doktrina tė ndryshme. Disa thonė ėshtė kėshtu duke sjellė edhe vargje nga bibla, disa tė tjerė thonė se ėshtė ndryshe, edhe ata duke sjellė vargje tė tjera nga bibla.

    Gabimi tek ne, qėndron se ne nuk i shohim gjėrat me syrin e Perėndisė, por me syrin dhe logjikėn tonė. Ne i shohim ato doktrina vetėm nga njėri kėndvėshtrim si njerėz qė jemi, por nuk mundemi tė shohim edhe anėn tjetėr tė gjėrave pasi shikimi ynė ėshtė i kufizuar. Kėshtu ne arrijmė nė atė pikė sa t'u japim rėndėsi kaq tė madhe doktrinave tė ndryshme sa qė tė mos lejojmė tė Krishterė tė dogmave tė tjera nė grupin tonė, duke i quajtur ata heretikė.

    Duke u fokusuar pra nė doktrina tė ndryshme, ne mohojmė vetė vėllezėrit dhe motrat tona duke i akuzuar ata si heretikė. Dhe Krishti ka thėnė se kush mohon mė tė voglin nė mbretėrinė e Tij, ka mohuar vetė Krishtin.
    liveintwoplaces,

    me ne fund nje mesazh qe meriton vemendjen ("Udhekryq dhe fjalekryq"). : )

    Kjo lėvizje ėshtė detyrė e tė gjithė tė krishterėve, sepse kėtė e dėshiroi edhe Jezu Krishti kur iu lut Atit nė Darkėn e mbrame: «qė tė gjithė tė jenė njė» (Gjn 17,21).

    Ndasia nė mes tė kishterėve ėshtė skandal (shkandull) pėr botėn dhe njėherėit pengesė pėr ungjillėzim.


    me respekt!
    NoName

  10. #10
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    E GJITHĖ FORCA


    Njė vogėlush pėrpiqej qė t’i ndėrronte vendin njė vazoje me lule qė ishte shumė e rėndė. Aty pranė tij rrinte babai i tij i cili e vėrente nė qetėsi. Vogėlushi i dha me gjithė fuqinė qė kishte, turfullonte nga zemėrimi, murmuriste por nuk arrinti ta lėvizte vazon as njė centimetėr.
    Pasi vogėlushi u dorėzua babai e pyeti: “Duhet ta pėrdorėsh gjithė forcėn?”
    “Po unė e pėrdora gjithė forcėn, por, kot sė koti” u pėrgjigj fėmija.
    “Jo”, u pėrgjigj babai. “Nuk e pėrdore gjithė forcėn, sepse nuk mė kėrkove tė tė ndihmoj.”

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  3. "Letra te krishtera frymerore" nga Fenelon
    Nga inscrite nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 17:11
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •