Close
Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 136
  1. #31
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Femijet mesojne ate ēfare perjetojne…

    Doretj Law Nolte



    Nese femija jeton ne kritike,
    Meson te denoj.
    Nese jeton ne inat,
    meson te sulmoj.
    Nese jeton ne ironi,
    Meson te jete i ndrojtur.
    Nese jeton ne turp,
    meson te ndjehet fajtor.
    Nese jeton ne tolerance,
    Meson te jete i durueshem.
    Nese jeton ne besim,
    Meson te kete shprese.
    Nese jeton ne ndershmeri,
    meson drejtesine.
    Nese jeton ne gatishmeri
    Meson te kete fe.
    Nese jeton ne mirekuptim.
    Meson te pranoi.
    Nese jeton ne miqesi,
    meson te gjej dashuri ne bote.

  2. #32
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Kam mesuar...



    Kam mesuar... Qe kur je i dashuruar... Sheh me mire.
    Kam mesuar... Qe mjafton nje njeri qe te me thoje se ia kam permiresuar jeten... Keshtu qe te permiresosh edhe jeten tende.
    Kam mesuar... Qe eshte me e rendesishme qe te jesh i sjellshem sesa i sakte.
    Kam mesuar... Qe mund te lutem per dike, kur nuk kam force per te ndihmuar, ne ndonje menyre tjeter.
    Kam mesuar... Qe nese jeta kerkon te jesh serioz... Te gjithe kane nevoje per nje mik per tu argetuar.
    Kam mesuar... Qe disa here nje njeriu i mjafton nje ndihme e vockel, per bere qe te dhuroj me shume dashuri.
    Kam mesuar... Qe parate nuk blejne klasen.
    Kam mesuar... Qe jane gjerat e vogela ne jete, qe ta zbukurojne jeten.
    Kam mesuar... Qe ne brendesi te cdo njeriu ndodhet dikush qe do te jete i dashur dhe vleresuar.
    Kam mesuar... Qe hyji nuk ka krijuar te gjitha ne nje dite... Gje qe me ben te mendoj se une mund t'ia arrij cakut???
    Kam mesuar... Qe te injorosh faktet... Nuk nderron faktet...
    Kam mesuar... Qe kur do te hakmirresh ndaj dikujt... Lere ate (ndaj te cilit ke menduar te hakmirresh) qe te bej keq ty.
    Kam mesuar... Qe dashuria dhe jo koha sherojne plaget.
    Kam mesuar... Qe menyra me e lehte per tu rritur si njeri eshte te rrethohesh me njerez me inteligjent se une.
    Kam mesuar... Qe cdo njeri qe njoh, meriton te pershendetet me nje buzeqeshje.
    Kam mesuar... Qe askush eshte i persosur, deri sa nuk dashurohesh.
    Kam mesuar... Qe jeta eshte e veshtire, por une me shume!!!
    Kam mesuar... Qe rastet nuk duhet te humbasin... Ato qe i le te iken, do ti marre dikush tjeter.
    Kam mesuar... Qe kur mbjelle inat dhe urrejtje, lumturia ecen ne rruge tjeter.
    Kam mesuar... Qe duhet te perdore gjithmone fjale te mira, sepse neser ndoshta do duhet fluturojne.
    Kam mesuar... Qe nje buzeqeshje eshte nje menyre e mire qe te permiresosh aspektin tend.
    Kam mesuar... Qe kur biri yt i sapolindur, mban gishtin tend ne doren tende... Eshte duke u mbajtur nga jeta.
    Kam mesuar... Qe te gjithe duan te jetojne ne majen e malit... Por e tere lumturia qendron duke u ngjitur drejt majes se malit.
    Kam mesuar... Qe eshte me mire ta japesh keshilla vetem ne 2. Raste... Kur te kerkohen dhe kur te varet jeta.
    Kam mesuar... Qe me pak kohe humbas... Me shume bej.


    Je miku/mikesha ime, dhe per kete jam i lumtur!

  3. #33
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    NJĖ POEZI DASHURIE


    Njė ndėr poezitė e dashurisė mė tė bukura tė kohėve tė fundit ėshtė shkruar nga njė vajzė amerikane. Ėshtė e titulluar: “Gjėrat qė nuk i bėre”.
    Ja:
    “A tė kujtohet dita kur e mora nė huazim makinėn tėnde tė re dhe e njollosa?
    Mendova se do tė mė vrisje, por ti kėtė nuk e bėre.
    A tė kujtohet ajo ditė kur tė mora pothuajse me zor nė plazh e ti mė thoje se do tė binte shi... dhe ra shi?
    Mendova se do tė mė qortoje: “A tė thashė se do tė bjerė shi!”. Por ti kėtė nuk e bėre.
    A tė kujtohet rasti kur unė flisja me tė gjithė pėr tė tė bėrė xheloz, dhe mė nė fund ti u bėre xheloz?
    Mendova se do tė mė braktisje, por ti kėtė nuk e bėre.
    A tė kujtohet ajo ditė kur e lėshova tortėn e dredhėzave mbi tapetin e makinės sate?
    Mendova se do tė mė rrihje, por ti kėtė nuk e bėre.
    A tė kujtohet rasti kur harrova tė tregoj se nė festė duhet ardhur me kostum e ti erdhe i veshur me jeans?
    Kam menduar se do tė hiqje dorė prej meje, por ti kėtė nuk e bėre.
    Po, ka shumė gjėra qė ti nuk i ke bėrė, por ke qenė gjithmonė i durueshėm me mua, mė ke dashuruar dhe je kujdesur pėr mua.
    Ka shumė gjėra pėr tė cilat kam pasur dėshirė tė tė kėrkoj falje kur ti tė ktheheshe nga Vjetnami.
    ... Por ti nuk u ktheve.


    Ėshtė rregull e artė: nė botė do tė kalosh vetėm njė herė.
    Atė ēka duhet tė bėsh, bėje menjėherė sepse i njėjti rast nuk do tė pėrsėritet mė...
    ndoshta ndonjė rast i ngjashėm po, por ai qė tė kalon njė herė nuk kthehet mė.

  4. #34
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    GANDIT NUK I LEJOHET TĖ HYJĖ NĖ KISHĖ


    Nė autobiografinė e tij, Mahatma Gandi tregon se si kur ishte student nė Afrikėn e Jugut kishte ushqyer njė interes tė thellė pėr Biblėn, sidomos pėr Fjalimin e Jezusit mbi mal.
    Ishte bindur se krishtėrimi ishte pėrgjigjja e sistemit tė kastave qė prej shekujsh pėrbėnin njė plagė pėr Indinė, dhe mendoi seriozisht pėr mundėsinė se mund tė bėhej i krishterė.
    Njė ditė shkoi nė kishė pėr tė marrė pjesė nė Meshė dhe tė merrte udhėzimet e nevojshme. Nė hyrje e ndaluan dy persona me ngjyrė tė bardhė dhe i shpjeguan me mirėsjellje qė nėse dėshironte tė merrte pjesė nė Meshė, kėtė mund ta bėnte nė njė kishė tė rezervuar pėr zezakėt.
    Ai iku dhe nuk u kthye mė kurrė.

  5. #35
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    DY FACOLETA


    Nė shkollėn foshnjore, njė fėmijė merrte me vete gjithmonė dy facoleta. Mėsuesja e pyeti pėrse:
    “Njėrėn e pėrdor pėr tė fshirė hundėt; tjetrėn pėr t’i fshirė lotėt prej syve tė atyre qė qajnė”.


    E ti, sa facoleta mban me vete?

  6. #36
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    BLIHEN FARAT, JO FRYTET



    Njė grua ėndėrroi se po hynte nė njė dyqan tė ri tė pazarit dhe me shumė ēudi gjeti se pas banakut ishte Zoti: “Ēfarė shitet kėtu?” pyeti ajo.
    “Gjithēka qė zemra jote dėshiron”, u pėrgjigj Zoti.
    Duke mos i besuar gati veshėve tė saj, gruaja vendosi tė kėrkonte gjėrat mė tė bukura qė njė njeri mund tė dėshironte: “Dua paqen e shpirtit dhe diturinė; dua mungesėn e frikės dhe durimin; dua qė nė zemrėn time tė mbretėrojė dashuria e jo urrejtja; dua...”, vazhdoi ajo duke bėrė njė listė tė gjatė kėrkesash.
    Pastaj, duke menduar pėrsėri, shtoi: “Jo vetėm pėr mua, por pėr tė gjithė personat e botės”.
    “Besoj se ti e ke kuptuar keq, e dashur”, iu pėrgjigj Zoti me njė buzqeshje tė ngrohtė. “Kėtu nuk shesim fryte, por vetėm fara”.

  7. #37
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    TI ISHE BRENDA MEJE


    “Tepėr vonė tė dashurova, ty, o bukuri gjithmonė e vjetėr e gjithmonė e re, tepėr vonė tė dashurova. Ishe brenda meje, por unė isha jashtė dhe shkoja drejt atyre bukurive qė ti i ke krijuar, e qė pa ty nuk do tė ekzistonin. Ti je gjithmonė me mua, por unė nuk isha me ty”.

    Shėn Augustini

  8. #38
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    NoName pergezime edhe njehere .... shume te bukura te gjitha postimet

    mua me kane pelqyer jashte mase

  9. #39
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga NoName
    GANDIT NUK I LEJOHET TĖ HYJĖ NĖ KISHĖ


    Nė autobiografinė e tij, Mahatma Gandi tregon se si kur ishte student nė Afrikėn e Jugut kishte ushqyer njė interes tė thellė pėr Biblėn, sidomos pėr Fjalimin e Jezusit mbi mal.
    Ishte bindur se krishtėrimi ishte pėrgjigjja e sistemit tė kastave qė prej shekujsh pėrbėnin njė plagė pėr Indinė, dhe mendoi seriozisht pėr mundėsinė se mund tė bėhej i krishterė.
    Njė ditė shkoi nė kishė pėr tė marrė pjesė nė Meshė dhe tė merrte udhėzimet e nevojshme. Nė hyrje e ndaluan dy persona me ngjyrė tė bardhė dhe i shpjeguan me mirėsjellje qė nėse dėshironte tė merrte pjesė nė Meshė, kėtė mund ta bėnte nė njė kishė tė rezervuar pėr zezakėt.
    Ai iku dhe nuk u kthye mė kurrė.
    Me sa duket ajo nuk ka qene Kisha e Krishtit.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #40
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    ARRITJA



    Njė misionar, qė kishte jetuar nė Kinė shumė vite dhe njė kėngėtar qė kishte qenė atje vetėm dy javė, po ktheheshin nė Shtetet e Bashkuara. Kur iu afruan bregut nė New York, misionari vėrejti njė grup tė madh adhuruesish qė e prisnin kėngėtarin.
    “O Zot, nuk kuptoj”, murmuriti misionari. “I kam kushtuar 42 vite tė jetės sime pėr Kinėn, ndėrsa ky njeri ka qenė vetėm dy javė atje dhe prapė se prapė atij me mijėra njerėz i japin mirėseardhjen nė shtėpi, kurse mua nuk mė pret askush”.
    Zoti iu pėrgjigj: “Ti ende nuk ke arritur nė Shtėpi”.

Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  3. "Letra te krishtera frymerore" nga Fenelon
    Nga inscrite nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 17:11
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •