Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 136
  1. #21
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    DY YJE MBI MAL


    Jetonte njėherė njė burrė shumė i ashpėr, i cili nuk hante as nuk pinte, derisa dielli nuk perėndonte.
    Njė yll i shndritshėm, gati si njė shenjė e njė miratimi qiellor pėr sakrificat e tij, shkėlqente nė majė tė njė malit tė afėrt, qė shihej nga tė gjithė edhe nė mes tė ditės, migjithėse askush nuk e dinte se si kishte arritur deri aty.
    Njė ditė ky njeri vendosi tė ngjitej nė mal dhe njė vajzė e vogėl e fshatit kėmbėnguli tė shkonte me tė.
    Bėnte shumė vapė dhe shumė dhe shpejt tė dy patėn etje.
    Ai e nxiti fėmijėn tė pinte, por ajo refuzoi dhe tha se nuk do tė pinte derisa tė pinte edhe ai.
    I shkreti ishte nė njė siklet tė madh: nuk donte tė prishte agjėrimin, por as ta lėndonte vogėlushen. Nė fund vendosi tė pijė dhe ajo bėri tė njėjtėn gjė.
    Pėr shumė kohė ai nuk guxoi tė shikonte drejt qiellit nga frika se ylli ishte zhdukur. Mund ta imagjinoni befasinė e tij kur njė ditė mori guximin t’i ngrisė sytė dhe pa se mbi mal shkėlqenin dy yje.

  2. #22
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    I GJALLĖ APO I VDEKUR

    Njė ditė verore, nipi i njė shkencėtari tė famshėm doli para gjyshit. Nė dorėn, tė cilėn e mbante tė fshehur pas shpine, vogėlushi mbante njė zog qė e kishte marrė nė kafazin e zogjve qė gjindej nė kopsht.
    Me sy qė shprehnin dredhi e pyeti gjyshin: “Zogu qė kam nė dorė a ėshtė i gjallė apo i ngordhur?”
    “I ngordhur”, u pėrgjigj njeriu i urtė.
    Vogėlushi e hapi dorėn dhe duke qeshur e lėshoi zogun i cili iku menjėherė me fluturim.
    “Nuk ia qėllove!” qeshi vogėlushi.
    Po tė kishte thėnė gjyshi: “Ėshtė i gjallė vogėlushi do ta shtrėngonte grushtin e do ta mbyste zogun.
    Plaku i urtė e shikoi vogėlushin dhe tha: “Shiko, pėrgjigja ishte nė dorėn tėnde!”


    Vdekja dhe jeta e pasosur janė nė duart tona. Edhe vendosjet mė tė vogla dhe tė thjeshta qė do t’i bėsh sot do ta pėrcaktojnė fatin tėnd pėr amshim.
    Njė lutje popullore ukrahinase thotė kėshtu: “O Zot, tiranėve dhuroju morra, tė vetmuarve qen, flutura fėmijėve, veshje tė bukura grave, burrave derra tė egėr. Ndėrsa ne tė gjithėve na e dėrgo njė shqiponjė qė me flatrat e saja tė na ēojė tek TI.”

  3. #23
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    MARGARITARI



    Njė guaskė i tha njė guaske tjetėr qė ishte afėr saj: “Kam njė dhimbje tė madhe nė brendėsinė time. Ėshtė diēka e rėndė dhe e rrumbullakėt e qė mė ka lodhur shumė”.
    Guaska tjetėr u pėrgjigj me mburrje: “Lavdķ i qoftė qiellit e detit, unė nuk kam dhimbje. Jam mirė dhe shėndosh si brenda ashtu edhe jashtė”.
    Nė atė moment njė gaforre po kalonte andej pari e pasi e dėgjoi bisedėn e dy guaskave, iu drejtua asaj qė mburrej: “Po, vėrtet ti je mirė dhe je e shėndoshė; porse dhimbja qė e afėrmja jote e mban brenda vetės ėshtė njė margaritar i njė bukurie tė jashtėzakonshme.”


    Kur nė guaskė hyn njė kokėrr rėre, njė gur i vogėl qė e plagosė, nuk fillon tė qajė, nuk bėn zhurmė, nuk dėshpėrohet. Ditė pas dite e shndėrron dhimbjen e saj nė njė margaritar: kryevepėr tė natyrės.

  4. #24
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Gjej kohen

    Gjej kohen te meditosh,
    eshte burim i forces.
    Gjej kohen te luash,
    eshte celes i rinise.
    Gjej kohen te lexosh,
    eshte themel i te diturit.
    Gjej kohen te kesh respekt,
    eshte rruga e lumturise.
    Gjej kohen te enderrosh,
    eshte rruga qe te dergon tek yjet.
    Gjej kohen te duash,
    eshte gezimi i vertete i te jetuarit.
    Gjej kohen te jesh i kenaqur,
    eshte muzika e shpirtit.

    Kenge antike irlandeze

  5. #25
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Mami!... Mami!...
    MEDITIM - kunder abortit!
    (Kushtuar femijeve qe nuk e kane pare kurre driten e diellit)




    Me degjon?

    A eshte e vertete: se ti nuk mund te me degjosh; ti nuk njeh zerin tim, fytyren time, buzeqeshjen time, lotet e mi...

    Mami! Si eshte dielli? A eshte e vertete, qe drita dhe ngrohtesia jane si nje dashuri e vertete?

    Mami, eshte e vertete qe lulet jane te bukura dhe me plote arome?

    A eshte e vertete se eshte bukur te vraposh, te buzeqeshesh, te luash, te duash, te kendosh?

    Mami, eshte e vertete se qielli eshte i zbukuruar me yje te shumte, re, driteza, diell e hene?

    Mami, a eshte e vertete se deti eshte i kalter dhe dallget e detit dijne te kendojne?

    Eshte e vertete qe bimet jane te shumeta dhe jane mirenjohese?

    Qe lumi eshte i paster dhe i rrjedhshem?

    Mami, eshte e vertete qe zogjte flututojne ne qiell duke ciceruar dhe kane kujdes te vecante per krijesat e tyre me te vogla?

    A eshte e vertete, o Mami se te gjitha kafshet, edhe ato me te egrat, ia degjojne zerin te birit me dore ne zemer?

    Mami, sa do te doja te mbeshtetem ne zemren tende! Qellimi im ka qene te te dua, te degjoj, te perkdhel; kam dashur te jetoj, te njoh fytyren tende te embel...

    Mami, pse me ke mbytur?

    Mami!... Mami!

  6. #26
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Jeta!



    Jeta eshte mundesi, perfito nga ajo.
    Jeta eshte e bukur, adhuroje.
    Jeta eshte enderr, jetoje.
    Jeta eshte sfide, perballu me te.
    Jeta eshte loje, luaje.
    Jeta eshte detyre, plotesoje.
    Jeta eshte e shtrenjte, vleresoje.
    Jeta eshte pasuri, ruaje.
    Jeta eshte dashuri, shijoje.
    Jeta eshte mister, zbuloje.
    Jeta eshte dhimbje, sfidoje.
    Jeta eshte kenge, kendoje.
    Jeta eshte tragjedi, shmangiu.
    Jeta eshte fat, perfito.
    Jeta eshte aventure, kujdes.
    Jeta eshte shume e ēmuar, duaje.
    Jeta eshte lufte, mesohu dhe me te.
    Jeta eshte jete, lufto per te..."


    Nėnė Tereza

  7. #27
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    PROFESORI DHE LUNDERTARI


    Njė dite njė nder profesoret mė tė medhenj tė universitetit, kandidat per ēmimin Nobel dhe i famshem nė mbarė boten, arriti nė bregun e njė liqeni.
    E luti njė lundertar qė ta merrte nė lunder e qė sė bashku tė benin njė shetitje neper liqen me lundren e tij. Njeriu i mirė pranoi menjehere
    Kur ishin larg bregut, profesori filloi ta pyeste lundertarin.
    “A e njeh historine”
    “Jo” - u pergjigj ai.
    “Atehere ke humbur njė ēerek tė jetes!”
    Pas pak e pyeti prapė:
    “A e njeh astronomine”
    “Jo” - iu pergjigj lundertari.
    “Atehere ke humbur dy ēerekė tė jetes sate”.
    E pyeti edhe per tė treten herė:
    “A e njeh filozofine”
    “Jo” - ishte edhe kesaj here pergjigja e lundertarit.
    "Atehere ke humbur tre ēerekė tė jetes sate”.
    Papritmas filloi njė stuhi e terbuar. Lundra, qė ishte nė mes tė liqenit, luhatej prej ujit andej e kendej si njė levozhgė arre. Atehere nė mes tė vurbullit tė stuhise duke bertitur me sa zė qė kishte, qė tė mund tė degjohej, lundertari e pyeti profesorin:
    “A di tė notosh?”
    “Jo” - iu pergjigj profesori i rrembyer nga frika.
    “Atehere e ke humbur terė jeten!”


    Ēfarė sherbejnė njohuritė e shumta nese nuk dimė tė jetojmė!
    Ka shumė rruge qė zakonisht janė tė lumtura e ngashnjyese,
    por qė tė ēojnė nė vdekje. Ndersa rruga e jetes ėshtė vetem njė: Rruga e Dashurise!

  8. #28
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    DUART E PASTRA


    Pasi vdiq, njė njeri u paraqit para Zotit dhe me shumė mburrje i tregoi duart: “O Zot, shiko se sa tė pastra janė duart e mia!”.
    Zoti i buzeqeshi, por me njė mbulojė trishtimi nė fytyre dhe tha: “Ėshtė e vertetė se duart e tua janė tė pastra, por janė edhe tė zbrazta”.

  9. #29
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Ndonjehere mjafton… nje miredita!


    Ndoshta ndokend qe takojme ne rruge, qe udheton sebashku me ne ne te njejtin tren ose qe pret radhen te mjeku, eshte duke kerkuar Hyjin dhe mund te jete pikerisht fjala jone qe mund ta ndihmoje. Nje fjale eshte sikur nje fare qe nese nuk hidhet per te mbjellur ajo do te thahet.
    Flitet se nje meshtar, qe shume vite me pare as qe besonte. Duke shkuar ne pune, nje cope rruge ecte me nje njeri tjeter. Por cdonjeri shihte punen e vet, duke mos dhene rendesi njeri-tjetrit. Nje dite ishte ai qe e pershendeti per here te pare me pershendetjen “MIREDITA”.
    Ditet kalojne, “MIREDITA”-at shkembenin njeri me tjetrin. Lindi shoqeria, gje qe beri tek mos-besuesi (tashme meshtar) te zbuloi thesarin e fese. Kete thesar menjehere e pranoi dhe vleresoi, saqe u be meshtar.

    Ēdo dite eshte mire qe te mbjellim, edhe nese me nje pershendetje te thjeshte: “MIREDITA” ose nje buzeqeshje, mjafton qe te ngjallesh shpresa tek tjetri.

  10. #30
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Citim Postuar mė parė nga NoName
    pėr Zotin je krijesa mė e bukur nė Gjithėsi.
    Faleminderit NoName. Mua me pelqeu shume kjo, sepse kete mendoj edhe un: "qe ne jemi krijesa shume te dashura per Zotin".

    Nuk i lexova te gjitha, por ndoshta mund ti lexoj ndonje here tjeter, sepse me duken terheqse ato qe ke skruajtur, NoName.



    Kalofshi mire
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  11. #31
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Femijet mesojne ate ēfare perjetojne…

    Doretj Law Nolte



    Nese femija jeton ne kritike,
    Meson te denoj.
    Nese jeton ne inat,
    meson te sulmoj.
    Nese jeton ne ironi,
    Meson te jete i ndrojtur.
    Nese jeton ne turp,
    meson te ndjehet fajtor.
    Nese jeton ne tolerance,
    Meson te jete i durueshem.
    Nese jeton ne besim,
    Meson te kete shprese.
    Nese jeton ne ndershmeri,
    meson drejtesine.
    Nese jeton ne gatishmeri
    Meson te kete fe.
    Nese jeton ne mirekuptim.
    Meson te pranoi.
    Nese jeton ne miqesi,
    meson te gjej dashuri ne bote.

  12. #32
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Kam mesuar...



    Kam mesuar... Qe kur je i dashuruar... Sheh me mire.
    Kam mesuar... Qe mjafton nje njeri qe te me thoje se ia kam permiresuar jeten... Keshtu qe te permiresosh edhe jeten tende.
    Kam mesuar... Qe eshte me e rendesishme qe te jesh i sjellshem sesa i sakte.
    Kam mesuar... Qe mund te lutem per dike, kur nuk kam force per te ndihmuar, ne ndonje menyre tjeter.
    Kam mesuar... Qe nese jeta kerkon te jesh serioz... Te gjithe kane nevoje per nje mik per tu argetuar.
    Kam mesuar... Qe disa here nje njeriu i mjafton nje ndihme e vockel, per bere qe te dhuroj me shume dashuri.
    Kam mesuar... Qe parate nuk blejne klasen.
    Kam mesuar... Qe jane gjerat e vogela ne jete, qe ta zbukurojne jeten.
    Kam mesuar... Qe ne brendesi te cdo njeriu ndodhet dikush qe do te jete i dashur dhe vleresuar.
    Kam mesuar... Qe hyji nuk ka krijuar te gjitha ne nje dite... Gje qe me ben te mendoj se une mund t'ia arrij cakut???
    Kam mesuar... Qe te injorosh faktet... Nuk nderron faktet...
    Kam mesuar... Qe kur do te hakmirresh ndaj dikujt... Lere ate (ndaj te cilit ke menduar te hakmirresh) qe te bej keq ty.
    Kam mesuar... Qe dashuria dhe jo koha sherojne plaget.
    Kam mesuar... Qe menyra me e lehte per tu rritur si njeri eshte te rrethohesh me njerez me inteligjent se une.
    Kam mesuar... Qe cdo njeri qe njoh, meriton te pershendetet me nje buzeqeshje.
    Kam mesuar... Qe askush eshte i persosur, deri sa nuk dashurohesh.
    Kam mesuar... Qe jeta eshte e veshtire, por une me shume!!!
    Kam mesuar... Qe rastet nuk duhet te humbasin... Ato qe i le te iken, do ti marre dikush tjeter.
    Kam mesuar... Qe kur mbjelle inat dhe urrejtje, lumturia ecen ne rruge tjeter.
    Kam mesuar... Qe duhet te perdore gjithmone fjale te mira, sepse neser ndoshta do duhet fluturojne.
    Kam mesuar... Qe nje buzeqeshje eshte nje menyre e mire qe te permiresosh aspektin tend.
    Kam mesuar... Qe kur biri yt i sapolindur, mban gishtin tend ne doren tende... Eshte duke u mbajtur nga jeta.
    Kam mesuar... Qe te gjithe duan te jetojne ne majen e malit... Por e tere lumturia qendron duke u ngjitur drejt majes se malit.
    Kam mesuar... Qe eshte me mire ta japesh keshilla vetem ne 2. Raste... Kur te kerkohen dhe kur te varet jeta.
    Kam mesuar... Qe me pak kohe humbas... Me shume bej.


    Je miku/mikesha ime, dhe per kete jam i lumtur!

  13. #33
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    NJĖ POEZI DASHURIE


    Njė ndėr poezitė e dashurisė mė tė bukura tė kohėve tė fundit ėshtė shkruar nga njė vajzė amerikane. Ėshtė e titulluar: “Gjėrat qė nuk i bėre”.
    Ja:
    “A tė kujtohet dita kur e mora nė huazim makinėn tėnde tė re dhe e njollosa?
    Mendova se do tė mė vrisje, por ti kėtė nuk e bėre.
    A tė kujtohet ajo ditė kur tė mora pothuajse me zor nė plazh e ti mė thoje se do tė binte shi... dhe ra shi?
    Mendova se do tė mė qortoje: “A tė thashė se do tė bjerė shi!”. Por ti kėtė nuk e bėre.
    A tė kujtohet rasti kur unė flisja me tė gjithė pėr tė tė bėrė xheloz, dhe mė nė fund ti u bėre xheloz?
    Mendova se do tė mė braktisje, por ti kėtė nuk e bėre.
    A tė kujtohet ajo ditė kur e lėshova tortėn e dredhėzave mbi tapetin e makinės sate?
    Mendova se do tė mė rrihje, por ti kėtė nuk e bėre.
    A tė kujtohet rasti kur harrova tė tregoj se nė festė duhet ardhur me kostum e ti erdhe i veshur me jeans?
    Kam menduar se do tė hiqje dorė prej meje, por ti kėtė nuk e bėre.
    Po, ka shumė gjėra qė ti nuk i ke bėrė, por ke qenė gjithmonė i durueshėm me mua, mė ke dashuruar dhe je kujdesur pėr mua.
    Ka shumė gjėra pėr tė cilat kam pasur dėshirė tė tė kėrkoj falje kur ti tė ktheheshe nga Vjetnami.
    ... Por ti nuk u ktheve.


    Ėshtė rregull e artė: nė botė do tė kalosh vetėm njė herė.
    Atė ēka duhet tė bėsh, bėje menjėherė sepse i njėjti rast nuk do tė pėrsėritet mė...
    ndoshta ndonjė rast i ngjashėm po, por ai qė tė kalon njė herė nuk kthehet mė.

  14. #34
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    GANDIT NUK I LEJOHET TĖ HYJĖ NĖ KISHĖ


    Nė autobiografinė e tij, Mahatma Gandi tregon se si kur ishte student nė Afrikėn e Jugut kishte ushqyer njė interes tė thellė pėr Biblėn, sidomos pėr Fjalimin e Jezusit mbi mal.
    Ishte bindur se krishtėrimi ishte pėrgjigjja e sistemit tė kastave qė prej shekujsh pėrbėnin njė plagė pėr Indinė, dhe mendoi seriozisht pėr mundėsinė se mund tė bėhej i krishterė.
    Njė ditė shkoi nė kishė pėr tė marrė pjesė nė Meshė dhe tė merrte udhėzimet e nevojshme. Nė hyrje e ndaluan dy persona me ngjyrė tė bardhė dhe i shpjeguan me mirėsjellje qė nėse dėshironte tė merrte pjesė nė Meshė, kėtė mund ta bėnte nė njė kishė tė rezervuar pėr zezakėt.
    Ai iku dhe nuk u kthye mė kurrė.

  15. #35
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    DY FACOLETA


    Nė shkollėn foshnjore, njė fėmijė merrte me vete gjithmonė dy facoleta. Mėsuesja e pyeti pėrse:
    “Njėrėn e pėrdor pėr tė fshirė hundėt; tjetrėn pėr t’i fshirė lotėt prej syve tė atyre qė qajnė”.


    E ti, sa facoleta mban me vete?

  16. #36
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    BLIHEN FARAT, JO FRYTET



    Njė grua ėndėrroi se po hynte nė njė dyqan tė ri tė pazarit dhe me shumė ēudi gjeti se pas banakut ishte Zoti: “Ēfarė shitet kėtu?” pyeti ajo.
    “Gjithēka qė zemra jote dėshiron”, u pėrgjigj Zoti.
    Duke mos i besuar gati veshėve tė saj, gruaja vendosi tė kėrkonte gjėrat mė tė bukura qė njė njeri mund tė dėshironte: “Dua paqen e shpirtit dhe diturinė; dua mungesėn e frikės dhe durimin; dua qė nė zemrėn time tė mbretėrojė dashuria e jo urrejtja; dua...”, vazhdoi ajo duke bėrė njė listė tė gjatė kėrkesash.
    Pastaj, duke menduar pėrsėri, shtoi: “Jo vetėm pėr mua, por pėr tė gjithė personat e botės”.
    “Besoj se ti e ke kuptuar keq, e dashur”, iu pėrgjigj Zoti me njė buzqeshje tė ngrohtė. “Kėtu nuk shesim fryte, por vetėm fara”.

  17. #37
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    TI ISHE BRENDA MEJE


    “Tepėr vonė tė dashurova, ty, o bukuri gjithmonė e vjetėr e gjithmonė e re, tepėr vonė tė dashurova. Ishe brenda meje, por unė isha jashtė dhe shkoja drejt atyre bukurive qė ti i ke krijuar, e qė pa ty nuk do tė ekzistonin. Ti je gjithmonė me mua, por unė nuk isha me ty”.

    Shėn Augustini

  18. #38
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    NoName pergezime edhe njehere .... shume te bukura te gjitha postimet

    mua me kane pelqyer jashte mase

  19. #39
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga NoName
    GANDIT NUK I LEJOHET TĖ HYJĖ NĖ KISHĖ


    Nė autobiografinė e tij, Mahatma Gandi tregon se si kur ishte student nė Afrikėn e Jugut kishte ushqyer njė interes tė thellė pėr Biblėn, sidomos pėr Fjalimin e Jezusit mbi mal.
    Ishte bindur se krishtėrimi ishte pėrgjigjja e sistemit tė kastave qė prej shekujsh pėrbėnin njė plagė pėr Indinė, dhe mendoi seriozisht pėr mundėsinė se mund tė bėhej i krishterė.
    Njė ditė shkoi nė kishė pėr tė marrė pjesė nė Meshė dhe tė merrte udhėzimet e nevojshme. Nė hyrje e ndaluan dy persona me ngjyrė tė bardhė dhe i shpjeguan me mirėsjellje qė nėse dėshironte tė merrte pjesė nė Meshė, kėtė mund ta bėnte nė njė kishė tė rezervuar pėr zezakėt.
    Ai iku dhe nuk u kthye mė kurrė.
    Me sa duket ajo nuk ka qene Kisha e Krishtit.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  20. #40
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    ARRITJA



    Njė misionar, qė kishte jetuar nė Kinė shumė vite dhe njė kėngėtar qė kishte qenė atje vetėm dy javė, po ktheheshin nė Shtetet e Bashkuara. Kur iu afruan bregut nė New York, misionari vėrejti njė grup tė madh adhuruesish qė e prisnin kėngėtarin.
    “O Zot, nuk kuptoj”, murmuriti misionari. “I kam kushtuar 42 vite tė jetės sime pėr Kinėn, ndėrsa ky njeri ka qenė vetėm dy javė atje dhe prapė se prapė atij me mijėra njerėz i japin mirėseardhjen nė shtėpi, kurse mua nuk mė pret askush”.
    Zoti iu pėrgjigj: “Ti ende nuk ke arritur nė Shtėpi”.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  3. "Letra te krishtera frymerore" nga Fenelon
    Nga inscrite nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 17:11
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •