Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 39 prej 39
  1. #31
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Shëmbëlltyra e Babait të mirë


    Jezusi e tregoi edhe këtë shëmbëlltyrë: “Një njeri kishte dy djem. Një ditë, djali i vogël i tha babait të vet: Ma jep pjesën e pasurisë sime që më takon! E mori pasurin që i takonte dhe shkoi në një vend të largët. Atje e harxhoi tërë pasurinë që e kishte marrë.
    Pas një kohe, në atë vend erdhi një skamje e madhe. Për të fituar diçka për të ngrënë, u deshtë që t’i ruante thitë (derrat). Atëherë filloi të mendojë: Sa mirë e kam pasur tek babai im! Ai ishte shumë i pikëlluar. Kështu vendosi që të kthehet te babai i vet. Duke u kthyer, babai i tij e pa prej së largu. Vrapoi kah biri i tij, e përqafoi dhe e puthi. Biri i tha të atit: Më fal! Unë nuk jam më i denjë, që të quhem biri yt. Por babai kishte dashuri të madhe për të birin dhe u gëzua shumë për kthimin e tij. Menjëherë i thirri të gjithë të afërmit dhe bëri një festë të madhe.

    Biri i madh gjendej në fushë. Kur u kthye nga fusha, dëgjoi zhurmë të madhe. Thirri një nga shërbëtorët për ta pyetur, se ç’ishte kjo zhurmës. Ai iu përgjigj, vëllai yt i vogël është kthye dhe babai yt është shumë i lumtur dhe ka vendosur të festojë.
    Me të dëgjuar, ai u zemërua dhe nuk dëshironte të hynte brenda. Kur e pa babai i tij, doli përjashta për të biseduar me të.
    Djali i madh i tha të atit: Që sa kohë jam këtu dhe përherë të kam shërbyer dhe kam bërë gjithçka më ke thënë. Unë gjithmonë të kam dëgjuar, por ti asnjëherë nuk ma ke dhënë as një edh që ta prej dhe të gostitem me miqtë e mi. Dhe, tani kur u kthye djali yt i cili e shkapërderdhi pasurinë, ti ke prerë viçin më të mirë! Babai i përgjigji: Biri im, krejt çka kam unë, është edhe e jotja. Ne duhet të festojmë, sepse vëllai yt ishte larg nesh dhe tani është kthyer, ishte i humbur dhe tani e kemi përsëri në mesin tonë.

    Edhe nëse ndonjëherë ndodh që të gabojmë apo të mëkatojmë, atëherë kurrë nuk guxojmë të ngurrojmë që të pendohemi dhe të kthehemi. Hyji është i mëshirshëm dhe na fal fajet, gabimet dhe mëkatet tona. Ai përherë na do dhe pret që të kthehemi.

  2. #32
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Jezusi i thërret fëmijët


    Disa prindër i kishin sjellë fëmijët tek Jezusi. Ata ishin shumë të lumtur që ishin me Jezusin. Pasi që Jezusi ishte shumë i lodhur, nxënësit e tij mendonin: se si duhet pushuar. Për këtë arsye ata i larguan fëmijët prej Jezusit. Kur e vërejti Jezusi këtë, dhe pasi që i donte shumë fëmijët, i thirri përsëri që vijnë tek ai.
    Atëherë u tha nxënësve: “Leni fëmijët të vijnë tek unë! Sepse mbretëria e qiellit u përket atyre, të cilët janë si fëmijët.”

  3. #33
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Jezusi hynë në Jerusalem


    Ishte afër festa e madhe e judenjëve, festa e Pashkëve. Në këtë ditë, judenjtë e përkujtonin daljen e mrekullueshme nga robëria egjiptiane.
    Po ashtu, edhe Jezusi me nxënësit e tij, për këtë festë shkuan në Jerusalem. Para hyrjes në qytet, Jezusi hipi në një gomar! Dhe që nga hyrja në Jerusalem, turma e njerëzve e priste me lule, këngë dhe lavde. Për këtë arsye, kryepriftërinjtë dhe shumë farisenj ishin të zemëruar. Jezusi fliste kundër dyfytyrësisë së tyre, sepse ata i mashtronin njerëzit. Shumë prej tyre nuk e kuptonin Jezusin kur fliste! Disa mendonin, se Ai e fyente Hyjin. Pikërisht për këtë arsye ata kishin vendosur që ta dënojnë! Kështu kërkonin mundësin për ta zënë. Ata u lidhën me Judën Iskariot, njërin prej Apostujve të Jezusit. Ai e tradhtoi Jezusin dhe për këtë tradhti fitoi 30 sikla argjendi!

  4. #34
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Jezusi me nxënësit e vet kremton darkën e fundit


    Përherë për festën e Pashkëve tek hebrenjtë është shtruar një darkë festive. Pasi që nxënësit ishin përgatitur, Jezusi u ul në tryezë me ta. Ai u tha: Kam pas shumë dëshirë, që të ha këtë darkë edhe një herë me ju! Sepse së shpejti do të vuaj shumë.

    Jezusi mori bukën, e ndau dhe ua dha nxënësve të vet. Pastaj tha: “Ky është korpi im, që do të dorëzohet për ju; bëni këtë në përkujtimin tim.”
    Pas bukës, mori edhe gotën me verë dhe tha: “Ky është gjaku im! Merrni këtë gotë dhe pini të gjithë prej tij! Kjo është një shenjë e Besëlidhjes së Re që Hyji ka lidhur me popullin e tij.”
    Pak më vonë tha: “Njëri prej jush do të më tradhtojë.” Apostujt shikonin njëri-tjetrin dhe pyetnin: “Kush mund të jetë ai?”
    Jezusi u kthye kah Pjetri dhe i tha: “Pjetër unë kam lutur për ty që të më mbetesh besnik.” Pjetri i përgjigji: “Jezus, Hyji im! Për ty jam i gatshëm që të shkoj në burg por edhe të vdes!” Mirëpo, Jezusi i përgjigji: “Pjetër, dëgjo çka po të them: Shih sonte para se të këndoj gjeli, ti tri herë do të më mohosh.

    Pasi që përfundoj darka, Jezusi shkoi në malin e Ullinjve, për tu lutur. Nxënësit shkuan pas tij. Jezusi u largua pakëz prej tyre. Ai ra në gjunjë dhe filloi të lutet: “O Atë, mos lejo që të vuaj. Por, mos u bëftë dëshira ime por vullneti yt.

    Jezusi kishte frikë të madhe. Ai u kthye përsëri tek nxënësit. Mirëpo, ata po flinin. Nuk mund të rrinin zgjuar sepse ishin të lodhur.
    Jezusi i zgjoi dhe i qortoi duke u thënë: “Përse po flini? Zgjohuni! Lutuni edhe ju!”

  5. #35
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Jezusin e burgosin


    Jezusi së bashku me nxënësit e vet gjendej në malin e Ullinjve. Aty erdhën disa njerëz për ta kapur dhe burgosur. Erdhën me shpata dhe shkopinj. Ata i udhëhoqi Juda. Ai u afrua te Jezusi dhe e puthi! Jezusi i tha: “Judë, me një puthje po më tradhton?”
    Pastaj iu drejtua burrave të tjerë: “Me shpata e me shkopinj dolët të më kapni, sikur të isha unë ndonjë cub! Unë isha ditë për ditë me ju në Tempull. Përse nuk më kapët atje? Mirëpo. Rojtarët e kapën Jezusin dhe e çuan te kryeprifti Kajfa.

    Në oborr të kryepriftit disa njerëz kishin ndezur zjarrin. Ishte ftohtë dhe ata nxeheshin pranë zjarrit. Pjetri i cili e përcillte Jezusin, cili dëshironte ta dinë çka do të ndodhë me të, po ashtu u ul afër tyre. Kur e pa një grua në afërsi të tyre, e shikoi mirë dhe tha: “Ky njeri ishte po ashtu me Jezusin!” Por Pjetri e mohoi duke thënë se nuk e njeh fare.

    Gjatë natës erdhi edhe një shërbëtor tjetër dhe i tha Pjetrit: “Nuk je edhe ti njëri prej atyre që kanë shkuar pas Jezusit? Pjetri përsëri nuk e tha të vërtetën. Një tjetër përsëri tha: “Unë jam i sigurt, se ai ishte me Jezusin!”
    Pjetri, përsëri duke bërë be, tha: “Nuk e di çka po flet! Unë as që e njoh atë njeri!” Në këtë moment këndoi gjeli.
    Kurse Jezusi prej së largu ëmbël e shikoi Pjetrin. Atëherë i ra ndër mend fjala që ia pati thënë Jezusi në darkën e fundit: “Para se të këndojë gjeli, ti tri herë do të më mohosh duke thënë se nuk më njeh.” Për këtë, Pjetri ishte shumë i pikëlluar, doli përjashta dhe qau shumë.

  6. #36
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Jezusi para gjyqit


    Ishte natë. Ushtarët e përqeshnin, talleshin dhe e rrihnin Jezusin. Në mëngjes, u bashkuan të gjithë kryepriftërinjtë, pleqësia e popullit dhe mësuesit e ligjit.
    Jezusin e sollën në gjyq dhe filluan që ta pyesin. Ata mendonin e shpresonin se do të gjejnë ndonjë arsye, për ta dënuar me vdekje. Në fund të dëgjimit e pyetën: “Nëse je Mesia, biri i Hyjit, atëherë na trego!”
    Jezusi iu përgjigj: “Unë jam!” Atëherë, ata bërtitën: “Dëgjoni! Ai po e fyen Hyjin! Ai duhet të vdes!” Pastaj e lidhën dhe ia dorëzuan qeveritarit romakë, Ponc Pilatit.

    Pilati foli me Jezusin për akuzën që ia kishin bërë. Mirëpo, ai nuk mund të gjente arsye për ta dënuar. Pastaj iu drejtua kryepriftërinjve dhe njerëzve tjerë që ishin të pranishëm duke ju thënë: “Ky njeri nuk ka bërë asgjë, me çka kishte për ta merituar vdekjen?” Por ata bërtitnin: “Kryqëzoje Jezusin, ndërsa liroje Barabën!”

    Barabën e kishin burgosur, sepse ishte shkaktar i disa kryengritjeve dhe e kishte pas mbytur një njeri.
    Pilati kishte dëshirë që ta lironte Jezusin. Kur iu drejtua popullit me këtë dëshirë, ata bërtitnin dhe më tepër: “Kryqëzoje, kryqëzoje!”
    Pilati përsëri pyeti: Ç’farë të keqe ka bërë Jezusi?
    Populli bërtiste më zë dhe më të lartë. Kështu që Pilati u dorëzua! E liroi Barnabën, ndërsa Jezusin ua dorëzoi ushtarëve për ta kryqëzuar.

  7. #37
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Jezusi vdes në kryq


    Ushtarët thurën një kurorë me ferra dhe ia vunë Jezusit në kokë. Pastaj luanin me të duke e përqeshur: “Të falemi, o mbreti i judenjëve!” E pështynin dhe e rrihnin. Pastaj e nxorën nga qyteti dhe e çuan në një kodër, e cila quhej Golgota. Golgota ishte vendi i kryqëzimit. Shumë njerëz e përcillnin Jezusin, disa gra edhe qanin.
    Ushtarët e kryqëzuan Jezusin. Pastaj me short i ndan petkat e tija.

    Kurse Jezusi nga kryqi lutej për ta: “Fali, O Atë, se nuk dinë çka janë duke bërë”.
    Shumë njerëz shikonin çka po ndodh me të. Anëtarët e këshillit të lartë dhe ushtarët e përqeshnin. Mbi kokë ia kishin vu një pllakë. Aty kishin shkruar: INRI (Iesus Nazarenus Rex Iudeorum) që do të thotë: Jezusi nga Nazareti është mbret i judenjëve.
    Së bashku me Jezusin i kishin kryqëzuar edhe dy burra tjerë. Ata ishin dy kriminelë. Njëri ishte në anën e djathtë prej tij, ndërsa tjetri në anën e majtë. Njëri prej tyre e fyente Jezusin, ndërsa tjetri e qortoi duke i thënë: “Hesht! Ky njeri është i pafajshëm!” Pastaj iu drejtua Jezusit: “Të bie në mend për mua, o Jezus, kur të arrish në Mbretërinë tënde.”
    Jezusi iu përgjigj: “Për të vërtetë po të them, sot do të jesh me mua në parajsë!”

    Në kohën e mesditës terri e mbuloi mbarë tokën deri në orën tre pas dite.
    Atëherë Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: “O Atë, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim. Më merr tek vetja!”

    Pasi i tha këto fjalë dha shpirt, vdiq.

    Njerëzit, të cilët gjendeshin pran kryqit, e panë Jezusin duke vdekur dhe i dëgjuan fjalët e tij. Një ushtarë duke parë çka ndodhi, tha: “Ky njeri ishte me të vërtetë Biri i Hyjit”.
    Të gjitha këto ngjarje, i përcillnin prej së largu miqtë e Jezusit.

  8. #38
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Jezusi u ngjall – Ai jeton


    Në mbrëmje erdhi një njeri me emrin Jozef i cili ishte nga Arimateja, për ta zbritur Jezusin nga kryqi. Jozefi po ashtu ishte një prej nxënësve të Jezusit. Ai dëshironte që ta varros trupin e mësuesit të tij. Pilati i dha leje që ta bëjë këtë gjë.
    Kështu, Jozefi e uli trupin e Jezusit prej kryqit, e mbështolli me një pëlhurë dhe e vuri në një varr të ri, ku deri atëherë nuk ishte varrosur askush.
    Të dielën, herët në mëngjes, disa gra të përshpirtshme që e përcillnin Jezusin, shkuan tek varri. Ato dëshironin ta lyejnë trupin e Jezusit me vaj, sepse ishte zakon i judenjëve. Mirëpo, kur arritën te varri, gjetën gurin e madh të rrokullisur, me të cilin e kishin mbuluar hyrjen në varr. Varri ishte i hapur dhe i zbrazët.
    Atyre iu paraqitën dy burra të veshur me petka të ndritshme.
    Gratë u frikësuan për së tepërmi, por dy burrat u thanë: “Përse e kërkoni Jezusin këtu në varr? Ai u ngjall, jeton!”
    Pas kësaj ngjarje, ato shkuan tek nxënësit e Jezusit dhe u treguan mbi të gjitha ngjarjet që kishin përjetuar. Por apostujt nuk u besuan. Ata mendonin: Gratë janë duke trilluar apo janë çmendur!
    Pjetri dëshironte që ta vërtetonte rastin. U çua me nxitim dhe shkoi vrap te varri. U përkul dhe aty gjeti vetëm pëlhurat, në të cilat kishte qenë i mbështjell trupi i Jezusit. As Pjetri nuk mund ta kuptonte dhe ta shpjegonte këtë ngjarje. U kthye në shtëpi i çuditur.

  9. #39
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Jezusi u lajmërohet nxënësve të vet


    Në të njëjtën ditë, dy prej nxënësve, po shkonin në një qytet që quhet Emaus.
    Ata ishin shumë të pikëlluar dhe gjatë rrugës bisedonin mbi ngjarjet e tmerrshme që kishin ndodhur.
    Ndërsa ata po bisedonin, u afrua Jezusi dhe po ecte me ta. Mirëpo, ata nuk mund ta njihnin se është Jezusi. Nxënësit e njoftuan këtë njeri të panjohur për pikëllimin e tyre. Ata i thanë: “Ne kemi takuar një profetë të madh. Kemi shpresuar, se ai është Mesia, të cilin e kemi pritur me shekuj. Por atë e kanë kryqëzuar; dhe para dy ditëve ka vdekur.”
    Pastaj vazhduan ti tregojnë se si në mëngjes ka ndodhur një gjë e habitshme: Disa gra që ishin në agim te varri, na than se nuk e kishin gjetur trupin e Jezusit. Ato erdhën e na thanë se ju kanë dukur disa engjëj. Engjëjt u kishin thënë se ai është gjallë. Atëherë Jezusi u shpjegoi të dy nxënësve, çka shkruan në Shkrimin Shenjt dhe tek profetët për Mesinë: Mesia duhet të pësoj shumë dhe pastaj do të ngjallet.

    Kështu arritën deri në fshat, ku ishin nisur. Jezusi bëri kinse po vazhdonte rrugën. Por të dy nxënësit iu lutën: “Rri me ne se u bë natë!” Ai shkoi me ta që të rrijë në shtëpi. Ata u ulën në tryezë, për të ngrënë. Jezusi mori bukën, u falënderua dhe e bekoi. Pastaj e ndau bukën dhe ua dha nxënësve. Në këtë moment, atyre u hapën sytë dhe e njohën Jezusin.
    Por Jezusi u zhduk para syve të tyre. Atëherë ata i thanë njëri – tjetrit: “Po a nuk na ndizej zemra, derisa ai po bisedonte me ne rrugës.”

    Ata u çuan menjëherë dhe u kthyen në Jerusalem. Atje ishin të mbledhur njëmbëdhjetë apostujt dhe nxënësit tjerë. Atëherë ata u treguan çka u kishte ndodhë rrugës dhe si e kishin njohur Jezusin në ndarje të bukës.
    Ndërsa këta ende po bisedonin, vetë Jezusi zuri vend në mesin e tyre dhe tha: “Paqja me ju!” Nxënësit u frikësuan për së tepërmi, mendonin se po shihnin ndonjë shpirt. Por Jezusi u tha: “Shikoni, unë jam vetë! Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia! Më prekni dhe vërtetojeni: Shpirti nuk ka mish as eshtra, siç po shihni se unë kam.” Pasi u tha kështu, ai ua dëftoi duart dhe këmbët e veta. Por nxënësit kishin mbetur të habitur dhe nuk mund të besonin nga gëzimi. Jezusi i pyeti: “A keni ndonjë gjë për të ngrënë?” Ata i sollën një peshk të pjekur. Ai e mori dhe e hëngri para tyre. Pastaj u tha: Unë deri sa isha me ju, ju kam thënë: “Duhet të shkojë në vend gjithçka kanë thënë profetët për mua: Mesisë i duhet të pësoj, të vdes dhe të ngjallet prej së vdekuri në të tretën ditë. Por ju atëherë nuk e keni kuptuar.”

    Pastaj Jezusi iu ndihmoj apostujve për të kuptuar, çka është shkruar në Shkrimin Shenjtë për të. Në fund ua dha një detyrë të rëndësishme:
    “Tani ju jeni dëshmitarë të kësaj ngjarje, që t’iu tregoni të gjithëve çka keni parë dhe çka keni dëgjuar. Unë do t’ju dërgoi Shpirtin Shenjt, siç ju ka premtuar Ati. Ai do t’iu jep forcën, dijen dhe guximin.”

    * * *

    Atëherë Jezusi i mori me vete nxënësit e tij në afërsi të një fshati që quhej Betani. I ngriti duart e veta dhe i bekoi. Pastaj nxënësit nuk e panë më. Ata e kuptuan, se Ati e ka marr në qiell. Nxënësit me plotë gëzim, u kthyen në Jerusalem. Edhe pse nuk e shihnin më Jezusin, ata e përjetonin se Ai është me ta. Përherë dhe gjithkund.
    Ata u treguan shumë njerëzve për Jezusin. Dhe ata i dhanë lavdi Hyjit për gjitha që kishin përjetuar.


    {fund}

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Nihilizmi
    Nga SKUTHI në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 10-11-2018, 10:04
  2. A u Kryqezua dhe a u ringjall Jezusi?
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-08-2014, 03:59
  3. Njerëzorja e Jezu Krishtit (Isau a.s.)
    Nga Senadi_ul në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2006, 17:06
  4. Gjithçka mbi Jezu Krishtin Zot
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 06:31
  5. Merjemja a.s, Nëna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •