Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 39
  1. #21
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Jezusi dhe Zakeu


    Një ditë, Jezusi po hynte në një qytet, i cili quhej Jerihon. Aty jetonte një njeri me emrin Zake. Ai ishte me profesion kryetagrambledhës dhe mjaft i pasur. Kur kishte dëgjuar se do të vjen Jezusi në Jerihon, kishte vendosur të hipte në një fik, sepse me shtat ishte i vogël. Ai dëshironte ta shihte Jezusin.
    Kur erdhi Jezusi afër tij, shikoi përpjetë në fikë, e pa Zakeun dhe i tha: “Zbrit shpejt! Sepse do të vijë në shtëpinë tënde!” Ai zbriti shpejt dhe ishte shumë i lumtur se do ta vizitojë Jezusi.
    Kur arritën në shtëpi Zakeu i tha Jezusit:
    “Gjysmën e pasurisë sime që e kam, do t’ua jap skamnorëve, dhe nëse ia kam bërë ndokujt ndonjë të padrejtë, do t’ia kthej katërfishë!”
    Atëherë Jezusi i tha:
    “Sot i erdhi shëlbimi kësaj shtëpie! Sepse unë erdha për t’i kërkuar dhe shëlbuar ata që patën humbur.”

  2. #22
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Shëmbëlltyra e mbjellësit


    Një ditë Jezusi tregoi këtë shëmbëlltyrë: Një fshatar shkoi në arën e tij për të mbjellë. Duke e hedhur farën, disa kokrra ranë pranë rrugës. Ato u shkelën. Erdhën shpendët dhe i ngrënën. Disa kokrra ranë në gurishtë.
    Filluan të mbijnë, por shpejt u thanë, sepse nuk kishin mjaft ujë. Disa kokrra tjera ranë në ferra. Ato mbinë, por pas një kohe, duke u rritur, ferrat ua zunë frymën.
    Ndërsa disa kokrra ranë në tokë të mirë. Këto kokrra mbinë, u rritën dhe sollën shumë, shumë fruta tjerë.

    Pastaj nxënësit e pyetën Jezusin: Çfarë domethënie kanë: gurët, ferrat dhe toka e mirë?
    Jezusi iu përgjigj: “Disa kokrra ranë në rrugë. Kështu është edhe me njerëzit, të cilët e dinë se çka dëshiron e kërkon Hyji, por prapëseprapë bëjnë keq! Kokrrat tjera ranë në gurishtë. Ashtu është me njerëzit, të cilët me gëzim e pranojnë fjalën e Hyjit, por kur vjen koha e tundimit, nuk mendojnë më në të! Sepse nuk kanë rrënjë të thella. Po ashtu kokrrat, që ranë në ferra, nuk sollën kurrfarë frutash. Ashtu është me njerëzit, të cilët dëgjojnë çka thotë Hyji; mirëpo, pas një kohe mendojnë vetëm për vete dhe bëjnë vetëm atë çka ju pëlqen për jetën e tyre.
    Pra, vetëm kokrrat e mbjella në tokë të mirë, japin fruta të shumta. Kështu është edhe me njerëzit, cilët e dëgjojnë fjalën e Hyjit dhe e zbatojnë në jetë.

  3. #23
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Jezusi qetëson stuhinë në liqen


    Një ditë, Jezusi së bashku me nxënësit e vet, shkoi në liqenin e Gjenezaretit. Ata hipën në një anije. Ai u tha nxënësve: “Të kalojmë në anën tjetër të liqenit”. Ndërsa ishin në mes të liqenit, atë e zuri gjumi, sepse ishte shumë i lodhur.
    Ndërkohë erdhi një stuhi e madhe, valët ishin aq të mëdha, saqë ishte në rrezik që të fundoset anija. Nxënësit u frikësuan shumë, e në panik e zgjuan Jezusin duke bërtitur: “Mësues, mësues! U mbytëm!”
    Jezusi i urdhëroi stuhisë dhe valëve që të qetësohen. Dhe ato menjëherë u qetësuan!
    Pastaj Jezusi u tha nxënësve: “Përse u frikësuat aq shumë? Unë jam me ju!” Nxënësit mrekulloheshin dhe i thoshin njëri-tjetrit:
    “Kush është ky njeri që stuhia dhe valët po e dëgjojnë!”

  4. #24
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Jezusi ngjall bijën e Jairit



    Një njeri me emrin Jair kishte një vajzë të vogël. Ajo ishte shumë e sëmurë. Ai erdhi tek Jezusi dhe i tha. “Jam shumë i lumtur që je këtu! Të lutem eja shpejt në shtëpinë time! Bija ime është në prag të vdekjes.” Jezusi u nis me të. Deri sa po ecnin rrugës, erdhën disa prej shtëpisë së Jairit dhe i thanë: “Jair, vajza jote vdiq!” Jezusi e ngushëllonte duke i thënë: “Mos ke frikë, ti vetëm beso! Nuk është ende vonë!” Kur arritën tek shtëpia të gjithë qanin e vajtonin.
    Jezusi hyri dhe u tha: “Pse qani! Vajza nuk ka vdekur, por ajo është duke fjetur!” Të pranishmit kur dëgjuan, e përqeshën, sepse e dinin se vajza ka vdekur. Jezusi shkoi ku ishte fëmija. E kapi fëmijën për dore dhe i tha: “Talita kum” që në gjuhën shqipe do të thotë: Vajzë, unë po të them çohu!” Atëherë vajza aty për aty u ngrit e nisi të ecë! Të gjithë mbetën të habitur. Atëherë Jezusi u tha t’i japin vajzës të hajë.”

  5. #25
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Jezusi i dërgon nxënësit e vet



    Jezusi i thirri apostujt tek vetja. Pastaj i dërgoi duke iu thënë: “Shkoni tek njerëzit, shëroni të sëmurët, dhe tregoni, çka keni përjetuar. Thoni: “Hyji është me ju!” Kështu apostujt u nisën për rrugë dhe shkuan nëpër shumë qytete e fshatra. Ata shëronin të sëmurët dhe të gjithëve u predikonin për dashurinë e Hyjit që ka për njerëzit.

    Kur u kthyen apostujt, i tregonin Jezusit për të gjitha, çka kishin përjetuar. Jezusi gëzohej për suksesin e tyre. Ai dëshironte të rrinte me ta dhe i mori për të pushuar. Më vonë erdhën shumë njerëz dhe e gjetën Jezusin duke pushuar. Mirëpo, Jezusi kur pa turmën e njerëzve, menjëherë filloi t’ju flas për mbretërinë qiellore, dhe shëronte shumë të sëmurë.

  6. #26
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Pesë bukë dhe dy peshq


    Ishte koha para mbrëmjes. Apostujt i thanë Jezusit: “U bë vonë, e ky vend është i shkretë. Lëshoj njerëzit, le të shkojnë në fshatra përreth të blejnë diçka për të ngrënë.”
    Jezusi u përgjigj: “Jepuni diçka të hanë”.
    Por nxënësit kishin shumë pak ushqim. Ata i thanë: “Jezus, shiko: Ne kemi vetëm pesë bukë dhe dy peshq. Si mund të ngihen gjithë këta njerëz me kaq pak ushqim?” Gjithsejtë ishin më tepër se pesë mijë vetë.
    Jezusi u urdhëroi nxënësve: “Që t’i ulin të gjithë në barë.” Pastaj mori pesë bukët dhe dy peshqit dhe e bekoi Hyjin. Më pas mori bukët dhe peshqit, ua dha Apostujve dhe u tha që t’i ndajnë! Të gjithë hëngrën dhe u nginë. Në fund i mblodhën copat, të cilat kishin mbetur. Kishin mbetur hiq më pak se dymbëdhjetë shporta.

  7. #27
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Shndërrimi i Jezusit


    Një ditë Jezusi u ngjit në një mal të lartë për tu lutur. Mali quhej Tabor. Me vete mori Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin. Derisa lutej, fytyra e tij u shndërrua. Ndërsa petkat e tij u bënë të shndritshme, krejt të bardha. Atyre iu dukën dy njerëz, cilët bisedonin me Jezusin: Mojsiu, cili ia kishte dhënë dhjetë urdhërimet popullit të Izraelit, dhe Elia, një prej profetëve të vjetër. Pjetri dhe dy nxënësit tjerë u befasuan për së tepërmi. Ata panë, se Jezusi ishte një njeri i posaçëm. Nxënësit dëshironin të qëndronin aty. Atëherë Pjetrit i erdhi një ide. Ai tha: “Ne dëshirojmë t’i ndërtojmë këtu tri tenda: një për Jezusin, një për Mojsiun dhe një për Elinë.” Ndërkaq u dukë një re dhe i mbuloi me hijen e saj. Prej resë u dëgjua një zë: “Ky Jezus është Biri im i dashur; atë dëgjojeni çka t’ju thotë!” Pastaj, Jezusi mbeti vetëm me nxënësit e tij.
    Nxënësit mendonin, kush është ky Jezus? Ai ishte shëlbuesi, Mesia, të cilin e priste tërë populli hebrenjë. Jezusi dëshironte që këtë fshehtësi ta mbanin vetëm për vete dhe mos t’i tregonin askujt.

  8. #28
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Samaritani i mirë


    Një mësues i ligjit erdhi tek Jezusi për ta pyetur: “Mësues çka duhet bërë, për ta fituar jetën e pasosur?”
    Jezusi i përgjigji: “Bënë çka thotë Shkrimi Shenjt: Duaje Hyjin me gjithë zemrën tënde, me gjithë fuqinë tënde dhe me gjithë mendjen e shpirtin tënd. Dhe: duaje të afërmin tënd porsi vetveten.”
    Mësuesi i ligjit vazhdoi duke e pyetur: “Po kush është i afërmi im?” Për këtë Jezusi ia tregoi këtë shëmbëlltyrë:
    “Një njeri ishte duke shkuar prej Jerusalemit për në Jerihon. Rrugës i dolën cubat. Ata e sulmuan, e plaçkitën, e rrahën dhe e lanë gjysmë të vdekur. Andej kaloi një prift. Ai e pa, por u bë si mos ta shihte dhe vazhdoi rrugën e vet.
    Pak më vonë, kaloi një Levit, një njeri i cili kryente shërbimin në Tempull. Ai po ashtu e pa të rrahurin, por veproj njëjtë si prifti.
    Pastaj erdhi një Samaritan i huaj. Ky po ashtu ishte në kalim. Pasi që e pa të rrahurin, pati dhembje për te! U afrua tek ai, e mori, ia pastroi plagët, aq sa kishte mundësi. Pastaj e hipi në gomarin e vet dhe e solli në një bujtinë ku u përkujdes për shëndetin e tij.
    Të nesërmen në mëngjes ai duhej të nisej për rrugë. Mirëpo, ia dha pronarit të bujtinës një sasi të parave dhe i tha: Merri këto para! Jepi këtij njeriut gjithçka ka nevojë! Nëse parat nuk janë të mjaftueshme, të tjerat do t’i sjell, posa të kthehem!
    Pasi që Jezusi e përfundoj këtë shëmbëlltyrë, e pyeti mësuesin e ligjit: “Çka mendon? Kush ishte i afërmi i të sulmuarit nga cubat? Mësuesi i ligjit i përgjigji: “I huaji, cili kishte dhembje për të dhe i ndihmoi.” Atëherë Jezusi i tha: “Shko dhe bënë edhe ti ashtu!”

  9. #29
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Jezusi i mëson nxënësit e vet, si të luten


    Ndërsa Jezusi po lutej, erdhi një nxënës dhe i tha: “Jezus, na mëso dhe ne të lutemi!” Jezusi u tha:

    “Lutuni kështu:

    Ati ynë që je në qiell,
    u shenjtëroftë emri yt,
    ardhtë mbretëria jote,
    u bëftë vullnesa jote,
    si në qiell ashtu në tokë.
    Bukën tonë të përditshme,
    na jep sot,
    na i fal fajet tona,
    si i falim ne fajtorët tanë.
    E mos na lerë të biem në tundim,
    por na liro nga i keqi.”

  10. #30
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Shëmbëlltyra e Bariut të mirë


    Farisenjtë dhe mësuesit e ligjit u zemëronin në Jezusin. Sepse Jezusi bisedonte me mëkatarë. Jezusi ua shpjegoi këtë shëmbëlltyrë:
    “Mendojeni këtë gjë: Një njeri kishte njëqind dele. Çka do të bëj, nëse i tretet një?
    Ai do t’i sjell të nëntëdhjetë e nëntë delet në një vend të sigurt dhe do filloj ta kërkojë delen e humbur. Dhe nuk do të ndalet duke e kërkuar, deri sa te gjejë. Dhe nëse e gjen, ai do të jetë tejet i lumtur.
    Do ta marr delen, do ta vërë në supe dhe i lumtur do ta sjell në shtëpi. Pastaj do t’i ftojë miqtë dhe fqinjët e vet e do t’ju thotë: Ejani, të festojmë së bashku, sepse e kam gjetur delen e humbur!
    Jezusi u tha: “Në qiell do të jetë gëzimi i madh për kthimin e një mëkatari, cili përsëri kthehet tek Hyji.”

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nihilizmi
    Nga SKUTHI në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 10-11-2018, 10:04
  2. A u Kryqezua dhe a u ringjall Jezusi?
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-08-2014, 03:59
  3. Njerëzorja e Jezu Krishtit (Isau a.s.)
    Nga Senadi_ul në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2006, 17:06
  4. Gjithçka mbi Jezu Krishtin Zot
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 06:31
  5. Merjemja a.s, Nëna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •