Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 39
  1. #11
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Kushtimi i Jezusit në Tempull

    Jozefi dhe Maria e sollën Jezusin e vogël në Tempull të Jerusalemit. Aty takuan një njeri të drejtë dhe të mirë, i cili ishte mjaft i moshuar. Ai e kishte emrin Simon. Ky mori fëmijën në duar të veta dhe lutej me plotë gëzim duke thënë: “Tani, o Zot, mund të vdesë në paqe, sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin.”

    Pastaj Simoni iu ndau bekimin Jozefit dhe Marisë.

    Në Tempull ishte edhe një profeteshë, një grua, përmes së cilës Zoti iu fliste njerëzve! Ajo e kishte emrin Ana dhe ishte e vjetër mbi tetëdhjetë vjeç. Si e pa Jezusin, ajo filloi ta lëvdojë Hyjin.

  2. #12
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Ku është Jezusi?

    Kur Jezusi i mbushi dymbëdhjetë vjet, prindërit e tij e morën në Jerusalem. Aty, për çdo vjet, festohej festa e Pashkëve.

    Pasi kaloi festa, Maria dhe Jozefi, si dhe shumë njerëz tjerë, u nisët për tu kthyer në Nazaret. Duke ecur rrugës, vërejtën se Jezusi nuk ishte me ta! Në fillim menduan: se është me të afërmit apo me kushërinj e tyre. Pastaj filluan të bëhen merak dhe nisën ta kërkojnë. Pas tri ditësh e gjetën në Jerusalem.

    Jezusi ishte ulur në Tempull në mes të dijetarëve. Ai i dëgjonte dhe bisedonte me ta. Të gjithë mrekulloheshin për dijen dhe për përgjigjet që jepte.

    Prindërit kur e panë Jezusin, u gëzuan pa masë. Maria e pyeti: “Ç’na bëre kështu, o bir? Ne të kemi kërkuar plot pikëllim!” Jezusi u përgjigji: “Përse më keni kërkuar? A nuk e keni ditur se më duhet të jem në shtëpinë e Atit tim?” Por, Maria dhe Jozefi nuk e kuptuan çka deshi t’u thoshte Jezusi. Pastaj u kthye me ta në Nazaret. Ai rritej, përparonte në dije dhe i dëgjonte prindërit e vet.

  3. #13
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Shën Gjoni e pagëzon Jezusin

    Gjoni, biri i Zakarisë dhe i Elizabetës, u rrit shpejt. Kur u rrit, shkoi në shkretëtirë. Atje dëshironte të jetojë dhe të lutej. Ai ushqehej me karkaleca dhe me mjaltë të egër.
    Ai shkoi në lumin Jordan dhe aty pagëzonte dhe iu predikonte njerëzve: Ndryshoni jetën tuaj! Pagëzohuni! Zoti do t’ua falë mëkatet tuaja... Nëse ndokush ka dy palë petka, njërën duhet t’ia jap atij që nuk ka. Dhe kush ka ushqim, duhet ta ndajë me atë që nuk ka!”
    Vinin edhe disa tagrambledhës për tu pagëzuar. Atyre u thoshte: “Mos u merrni njerëzve më tepër tatim, se sa është e shkruar me ligj!”
    Kurse ushtarëve, të cilët e dëgjonin, Gjoni u thoshte: “Mos u merrni askujt para dhe mos e përdorni dhunën! Jeni të lumtur me atë që fitoni për shërbimin tuaj.”
    Shumë njerëz pyetnin: “Kush e di? Mos është ky Mesia?
    Por Gjoni iu tregonte: “Unë po ju pagëzoj me ujë, por do të vijë dikush tjetër, cili është më i madh se unë. Ai do t’ju pagëzojë me Shpirtin Shenjtë.”
    Po ashtu dhe Jezusi shkoi tek Gjoni për tu pagëzuar. Deri sa lutej, u hap qielli. Shpirti Shenjtë zbriti mbi Jezusin në formë të një pëllumbi.
    Gjatë pagëzimit, u dëgjua një zë nga qielli: “Ti je Biri im i dashur, të cilin e kam për zemër.”

    Në këtë kohë Jezusi kishte tridhjetë vjet.

  4. #14
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Jezusi në shkretëtirë

    Prej lumit Jordan Jezusi shkoi në shkretëtirë. Plotë dyzet ditë nuk hëngri dhe as nuk piu gjë. Pas dyzet ditëve kishte uri të madhe.

    Pastaj erdhi djalli dhe dëshironte ta vinte në provë. Ai i tha Jezusit: “Nëse je i uritur, atëherë bëje një mrekulli. Ti mund ta shndërrosh këtë gur në bukë.!”
    Jezusi i përgjigji: “Jo këtë nuk do ta bëjë! Sepse njeriu nuk jeton vetëm prej bukës.”

    Atëherë djalli ia dëftoj Jezusit të gjitha pasuritë e botës. Dhe i tha: “Nëse më përkulesh dhe më adhuron, do të jetë krejt e jotja!”
    Jezusi i përgjigji: “Jo! Unë nuk do të përkulem ty; sepse në Bibël shkruan: Ti mund ta adhurosh vetëm Zotin.”

    Më në fund, djalli e çoi në Jerusalem dhe e vuri në majë të tempullit. Ai i tha: “Nëse je Biri i Hyjit, hidhu prej këtu poshtë! Do të vijnë engjëjt e do të mbajnë para duarsh!”
    Jezusi i përgjigji: “Në Bibël shkruan: Mos e tundo Zotin, Hyjin tënd!”

    Djalli u mundua ta mashtronte Jezusin në të gjitha mënyrat. Por ai nuk mundi. Pastaj u largua prej tij dhe e la të qetë.

  5. #15
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Jezusi kthehet në Nazaret


    Pas shkretëtirës, Jezusi filloi që t’i takoj njerëzit. Mësonte në sinagoga, të cilat për hebrenjë ishin shtëpia të Hyjit. Ai u ndihmonte të gjithëve që kërkonin ndihmë prej tij.
    Një ditë erdhi në Nazaret, ku është rritur. Në sinagogë i dhanë Shkrimin Shenjtë për të lexuar. Ai e hapi dhe lexoi: “Hyji e ka dërguar Shpirtin Shenjtë mbi mua. Ai më ka zgjedhur, që t’u kumtoj të varfërve lajmin e gëzueshëm dhe t’i shëroj të sëmurët”.
    Pasi që e lexoi tekstin nga Isaia profetë, shikoi rreth e rrotull dhe tha: “Sot u plotësua kjo pjesë e Shkrimit Shenjt që e dëgjuat me veshë tuaj.” Të gjithë u mrekulluan për fjalët e bukura dhe thoshin: “A nuk është ky biri i Jozefit”.

    Disa njerëz nga Nazareti dëshironin të shihnin ndonjë mrekulli prej Jezusit, por Jezusi nuk bëri asnjë mrekulli! Ai i qortonte ata, sepse besonin shumë pakë. Për këtë arsye ata u zemëruan dhe e qitën jashtë qytetit. Ata dëshironin që t’ia thyenin qafën në greminë, por ai kaloi pranë tyre dhe e vazhdoi rrugën e vet.

  6. #16
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Peshkimi i mrekullueshëm


    Një ditë Jezusi gjendej në breg të liqenit të Gjenezaretit. Aty kishin ardhur shumë njerëz për ta dëgjuar, sepse ai tregonte gjëra shumë interesante.
    Kur Jezusi pa shumë njerëz, atij i erdhi një ide: Ai hipi në një barkë dhe e luti Simon Pjetrin që ta largonte prej bregut të liqenit! Kështu filluan të lundronin ngadalë nëpër liqe. Pastaj prej barkës filloi t’iu flas njerëzve që ishin në breg të liqenit.
    Pasi e përfundoi fjalimin, Jezusi i tha Simonit: “Hedhi rrjetat, për të zënë peshk!” Simoni e shikoi Jezusin dhe i tha: “Mësues, gjithë natën kemi hedhur rrjetat dhe nuk kemi zënë asnjë peshk! Por nëse ti thua, do t’i hedhë dhe një herë. Pastaj mori rrjetat dhe i hodhi.
    Për befasi, ai zuri shumë, shumë peshk. Ishin aq shumë peshq, sa që i kap droja mos po shqyhen rrjetat. Mandej Simoni i thirri edhe peshkatarët tjerë që t’iu dilnin në ndihmë.
    Jakobi dhe Gjoni lundruan me barkën e tyre deri tek Simoni. Ata i ndihmuan atij për ta mbledhur peshkun. Barkat ishin aq shumë të mbushura me peshk, sa që ishin të rrezikuara të fundoseshin. Të gjithë u befasuan.
    Po ashtu as Simoni nuk mund ta kuptonte. Ai ra në gjunjë para Jezusit dhe tha: “O Zot, më falë, sepse unë jam mëkatarë!” Jezusi e shikoi dhe i tha: “Simon, ngrihu, mos ke frikë! Deri më tani ke qenë peshkatar. Tash e tutje do të punosh për mbretërinë qiellore dhe do të kthesh shumë njerëz për këtë mbretëri.”
    Peshkatarët i sollën barkat e tyre në breg të liqenit, lanë gjithçka patën dhe shkuan pas Jezusit.

  7. #17
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Jezusi thërret Mateun


    Në kohën e Jezusit ishte një doganier, i cili quhej Mate. Qytetarëve iu duhej që t’ia paguanin tatimin shtetërorë. Për këtë arsye, njerëzit nuk e donin Mateun.
    Jezusi kur e pa Mateun i tha: “Eja pas meje!” Mateu shkoi pas Jezusit dhe pastaj e thirri për darkë në shtëpinë e vet. Dijetarët dhe Farisenjtë u fjalosnin me Jezusin. Ata i thoshin si mund të ulesh me njerëz të këqij?
    Jezusi iu përgjigji: “Unë kam ardhur për njerëz, cilët janë të mohuar nga të tjerët: për të varfër, për të sëmurë, për mëkatarë.”

  8. #18
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Jezusi i zgjedh dymbëdhjetë Apostujt


    Në atë kohë, Jezusi u ngjit në një mal për tu lutur. Ishte krejtësisht i vetëm. Jezusi bisedoi gjatë me Atin e vet. Gjithherë lutej, kur kishte për të bërë diçka të rëndësishme.
    Ndërkohë Jezusi kishte shumë nxënës. Me disa prej tyre dëshironte të takohej më shpesh. Atyre dëshironte t’iu tregonte disa gjëra, të cilat nuk kishte dëshirë t’ua thoshte të gjithëve. Këta nxënës, duhej të ishin dymbëdhjetë: pikërisht aq sa ishin fiset e populli të Izraelit.
    Një ditë më vonë, Jezusi i thirri nxënësit e vet dhe i zgjodhi dymbëdhjetë prej tyre. Ja dhe emrat e dymbëdhjetë Apostujve:
    Simoni, të cilin Jezusi e quajti Pjetër,
    dhe vëllai i tij Andreu,
    vëllezërit Jakobi dhe Gjoni,
    Filipi, Bartolomeu, Mateu,
    Toma, Jakobi, Juda, Simoni
    dhe Juda Iskariot, cili më vonë e tradhtoi.


    Popullin e Izraelit Hyji e kishte zgjedhur për popull të vetin. Prej këtij populli vjen edhe Jezusi. Populli hebrenjë është themeluar nga dymbëdhjetë fise, në dymbëdhjetë bijtë e Jakobit, nipat e Abrahamit. Fjala apostull është fjalë greke dhe ka këtë domethënie: lajmëtar apo i dërguar. Ata janë etër për popullin e ri të Hyjit, për Kishën.

  9. #19
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Jezusi mëson popullin



    Nga të gjitha anët vinin njerëzit tek Jezusi. Ata dëshironin ta dëgjonin, çka thoshte. Po ashtu, vinin edhe shumë njerëz të sëmurë. Ata dëshironin të shëroheshin prej sëmundjeve të tyre. Jezusi u thoshte të gjithëve:

    “Nëse jeni të varfër,
    nëse jeni të pikëlluar,
    nëse jeni të salvuar,
    pse më takoni mua,
    të lumët ju dhe gëzohuni;
    sepse Hyji do t’ju shpërblej!”

    Po ashtu të pasurve u thoshte:

    “Kini kujdes,
    nëse i keni të gjitha të mirat,
    nëse ju lavdërojnë
    të gjithë njerëzit;
    Sepse kështu do ta fitoni
    pagën tuaj.
    Të gjithë ju që më dëgjoni, po ju them: t’i doni armiqtë tuaj! Kështu do të dëshmoni, se jeni Bijtë e Hyjit. Sepse Hyji është i mirë për të gjithë njerëzit, ai bënë që të lindë dielli edhe për të këqijtë.

    Jezusi iu shpjegonte njerëzve: “Nëse vini pas meje dhe bëni atë çka po ju them unë, do t’i përngjani njeriut të urtë, i cili e ndërton shtëpinë e vet në themele të forta. Dhe nëse vjen ndonjë kohë e keqe, apo ndodh ndonjë vërshim, shtëpia nuk do të rrëzohet. Sepse është e ndërtuar mirë.

    Kush më dëgjon dhe nuk e vë në veprim fjalën time, i përngjan njeriut, i cili e ndërton shtëpinë përmbi dhe, pa themel. Nëse ndodh ndonjë vërshim, ajo menjëherë rrëzohet!”

  10. #20
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Njeriu i pasur dhe Lazri skamnor



    Ishte një njeri i pasur. Ai vishej shumë mirë, me petka të shtrenjta dhe gostitej për çdo ditë më mirë.
    Ndërsa para derës së tij ishte një skamnor, i cili quhej Lazër. Ky nuk kishte çka të ngrënë. I mblidhte dromcat e bukës për t’i ngrënë, që binin nga tryeza e pasanikut. Ai kishte aq shumë plagë, sa që edhe qentë e pasanikut ia lëpinin.
    Kur vdiq skamnori, engjëjt e quan në prehër të Abrahamit. Ndërsa kur vdiq pasaniku, ai përfundoi në ferr. Ai i çoi sytë dhe prej së largu pa Abrahamin dhe Lazrin në prehrin e tij.
    Atëherë pasaniku i tha Abrahamit: “Ki mëshirë për mua dhe dërgoje Lazrin që të më freskoj pak, sepse jam duke vuajtur shumë”.
    Abrahami i përgjigji: “Ndërmjet nesh e jush është një humnerë e madhe dhe askush nuk mund të kalojë prej këndej e të dalë tek ju, as prej jush këndej.”
    Pasaniku atëherë vazhdoi: “Atëherë, dërgoje Lazrin tek shtëpia e atit tim, që t’i qortojë vëllezërit e mi që mos të vijnë edhe ata në këtë vend mundimesh.”
    Abrahami i përgjigji: “Ata nëse nuk e dëgjojnë Moisiun dhe profetët, atyre nuk do t’iu mbushet mendja edhe nëse shkon ndokush prej këndej.”

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nihilizmi
    Nga SKUTHI në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 10-11-2018, 10:04
  2. A u Kryqezua dhe a u ringjall Jezusi?
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-08-2014, 03:59
  3. Njerëzorja e Jezu Krishtit (Isau a.s.)
    Nga Senadi_ul në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2006, 17:06
  4. Gjithçka mbi Jezu Krishtin Zot
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 06:31
  5. Merjemja a.s, Nëna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •